Posts

Showing posts from September, 2013

Dashuria e zemrës edhe atje e vret(Cikël poetik nga Fatmir Terziu)

Image
Paqloti


























Grashinë e vjeshtës më zgjoi. Paqlot gjunak në xhamin e skithët, la çarmin e tij gri, ngutshëm mori dorazi tinëz, surratin e qiellit të nxirë, pastaj menjëherë hodhi firmën, për më pak errësirë. Hundarak mbi Tamiz, u shfaq dielli dhëmbëshkulur, si një tapet persian që lëviz, paqlotin për të shkundur. Grafika të murrme me korda, pushtuan xhamin tim, litarët u shtriqën tek

Dr. Leonidha Peppo :MBRESA NGA NJË KONGRES EUROPIAN PËR MJEKËSINË, NË AMSTERDAM

Image
1.


Para disa ditësh, në kryeqytetin Amsterdam, të Mbretërisë së Holandës, u organizua Kongresi më i rëndësishëm i Kardiologjisë Evropiane. Ky vend nordik ka një sipërfaqe prej 41.500 km katrorë dhe një popullsi me mbi 16.5 milionë banorë.


Në atë Kongres merrnin pjesë kardologët më të njohur e të shquar europianë, por edhe të tjerë. Sigurisht, ndër ta, kryesorët ishin amerikanët, të parët si gjithmonë, në çdo fushë të jetës. Por, gjithashtu, u bë një grup i madh mjekësh tanë kardiologë, të cilët merrnin pjesë në këtë veprimtari me shumë interes për të gjithë. Sepse, tashmë, është bërë e zakonshme, që mjekë shqipëtarë të jenë aktivë në këto kongrese të rëndësishme.


Dr. Leonidha Peppo mjek kardiolog, Poliklinika nr.4-Tiranë
Sigurisht, ajo që pohuam më lart, bëhet e mundur nga mbështetjet e pakursyera, që japin kompanitë farmaceutike, që punojnë në Shqipëri. Kështu, psh, kësaj radhe grupi ynë i madh u sponsorizua nga Kompania Berlin Chemie” dhe “Menarini Group”, që u jemi shumë mir…

Fritz RADOVANI : 24 Shtator 1915 NJË DATË E PAHARRUESHME

Image
Mali i Zi hyni për të dyten herë në Shkoder…
Shpresat e Shkodranëve sa vinin e shuheshin dita me ditë.
Mjaft njerëz ishin ndër duert e pabesa të malazezëve. Bota ishte kapërthye ndër ngatrresat e mëdha e nuk i binte kujt ndër mend se a ka apo nuk ka kund Shqipni. Secili shtet veç çonte kryet mbi murin e atij komshij që kishte pranë dhe nuk mendonte tjetër, veç çka me i vjedhë apo me i shkye ndonjë copë tokë të mbetun pa mbrojtje. Pjesa ma e madhe e tyne mendonin me shty gardhiqet kufizuese tue marrë çka të mujshin me zhvatë prej fqinjëve. Shtetet e vogla, porsa përendonte dielli, mendonin se a kanë me u zgjue në mengjes pa u pasë shkelë nga thundra e një zaptuesit grabitçarë e vrasës, që gjithë natën ishin si kope ujqish lëshue në vendet e Europës. Nuk të jepej me mendue se a ka ndonjë shtet nga të mëdhejt që shikonte punën e vet apo kërkon me u mbrojtë.



Dedë Gjo’ Luli me djalin e vet Kolen.

Gjithkah e gjithkund veç shihej kjartë rreziku i sulmit të secilit nga ma të fuqishmit. Austria,…

VIOLETA ALLMUÇA :RRËFIMI JETËSOR

Image
Vështrim mbi romanin «Gjurmë dhe Ishuj», (Sheria ) të shkrimtares Puntorie Ziba


Romani « Gjurmë dhe Ishuj » ( Sheria ) është një dallim i sukseshëm i kësaj autoreje, e cila përpos ka një numër veprash në poezi dhe prozë që kanë tërhequr vëmendjen e lexuesit, bën një hop cilësor, duke sjellë para nesh këtë vepër me lëndë të vërtetë jetike njerëzore, sa universale aq edhe spirituale. Lënda e romanit përbëhet nga një materie e endur brenda një fenomeni shqetësues, i cili njihet në mbarë botën si drama e dhunës, në veçanti ndaj gruas. Kjo parantezë për një vepër të konceptuar me ide thelbësore e paraqitur si një dëshmi e vërtetë e realitetit vjen kështu edhe si një roman publiçistik. Pas leximit të librit, përveç ndjenjës mbizotëruese të dashurisë për jetën që ka çdo grua në shoqërinë njerëzore, na vjen edhe si dëshmi një dokument i shkruar në terrenin letrar për publikun e gjerë. Një lloj i tillë romani koncepton idenë se ka të ngjarë të na japë mesazhin e jetës në koherencë dhe të përbë…

Albert ZHOLI : Lamtumirë Halil Qendro, poeti i heshtur i Labërisë dhe Progonatit të lavdishëm!

Image
            Halil Qendro

E kam njohur në vitin 2000. Sapo isha kthyer nga Greqia. U takuam në kafen, ku takohen lebërit, aty në kafenenë pas ish-ekspozitës “Shqipëria sot”. Kur më takoi më shtrëngoi fort dorën dhe më vështroi në sy sikur donte të më përpinte mendimin. I sertë, i ashpër, por tepër korrekt dhe zemërgjerë. Kush nuk e njihte nga afër mendonte se ishte nursëz dhe kapadai. Brenda sertësisë së tij, ai kishte mbledhur përbrenda një botë shpirtërore aq të madhe sa as ai vetë s’e dinte se e zotëronte. Ishte krenar, por dhe sedërli. Atdheun e donte mbi gjithçka. Nuk ishte patriot lodërtar dhe anakronik, por intelektual me botë që vlerësonte dashurinë atdhetare me përmasat e një njeriu të drejtë. Kur u ula dhe bisedova ndjeva peshën e fajit përse kam qenë larg pa dashur këtyre njerëzve me kaq shumë ndjenjë patriotike, por dhe poetëve që me fjalë zemre gdhendnin shpirtrat njerëzor. Mos u largo nga ne të vjetërit, mos u largo nga Progonati, mos u largo nga Labëria dhe pse ke qenë …

Këngët për UÇK-në vazhdimësi e këngëve historike të trimërisë

Image
Nga Dr. Myzafere Mustafa, Instituti Albanologjik


Në stuhinë e shekujve, që nga antikiteti, në mesjetën e hershme dhe të vonshme e deri në ditët e sotme, populli shqiptar është përballur me pushtues të egër të ardhur nga Karpatet, nga Azia dhe nga viset tjera apo dhe me fqinjët që kanë synuar ta nënshtrojnë dhe asimilojnë. Në përballje me armikun ka pasur humbje, por edhe fitore, të cilat janë arritur me sakrifica dhe flijime. Krijuesi gojor nëpërmjet këngës ka krijuar një mjet të përshtatshëm për të fiksuar përballjet, luftërat, sakrificat, fitoret, jehonën e ngjarjeve të rëndësishme historike si dhe për të shprehur ndjenjat liridashëse, patriotizmin, forcën e karakterit etj. Kënga e trimërisë është reflektim i ngjarjeve dhe i rrethanave historike dhe sociale përkatëse në periudha kohore të ndryshme. Nëpërmjet shprehjes artistike krijuesi i këngës synonte që të projektojë dhe të reflektojë dëshirat, synimet, arritjet për një jetë të lirë, pa robëri. Ideja qendrore e këngës së trimë…