Posts

Showing posts from October, 2015

Lojrat politike në Kosovë

Image
Prestigjozja austriake “Der Standard”, mbi një analizë të imtësishme ka botuar një artikull lidhur me zhvillimet e fundit politike në Kosovë. “Do të lejohet të flas? Para vizitës së presidentit Heinz Fischer në Kosovë, janë dashur ndërhyrje të shumta, në mënyrë që mysafiri të ketë mundësi të flas në Parlamentin e Kosovës”, kështu e ka filluar artikullin gazetarja e “Der Standard”, Adelheid Ëölfl, e cila është një njohëse shumë e mirë e zhvillimeve politike në Ballkan. Duke komentuar vizitën e presidentit austriak në Kosovë, Heinz Fischer, kjo gazetë shkruan se edhe përkundër bllokadës parlamentare, presidentit austriak do t’i lejohet të flas. Sipas të përditshmes, në ditët e fundit nuk ka të drejtë askush të flas, sepse opozita kosovare ka bllokuar parlamentin e Kosovës, përmes aksioneve të hedhjes së gaz lotsjellësit. Opozita është duke protestuar kundër marrëveshjes me Serbinë. Prandaj, edhe është kundër mbajtjes së seancave parlamentare – edhe kundër fjalimit të presidentit Fische…

Kosovë, opozita në dilemë për MSA-në

Image
​Presidentja Atifete Jahjaga i është drejtuar sot Gjykatës Kushtetuese me kërkesën për interpretimin e përputhshmërisë së parimeve të asociacionit me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Lajmin për Klan Kosovën e ka konfirmuar këshilltari për çështje ligjore Selim Selimi. “Presidentja Jahjaga e ka referuar këtë kërkesë në Gjykatën Kushtetuese duke u bazuar në kompetencat e saj kushtetuese për të ngritur çështje kushtetuese në Gjykatën Kushtetuese”, i ka thënë Selimi.




Subjektet opozitare kanë rënë dakord që të mos marrin pjesë në seancën e Kuvendit kur do të miratohet Marrëveshja e Stabilizim Asocimit pasi kanë shumë vërejtje për këtë marrëveshje. Por po ashtu, ata thonë se nuk do të ndërrimin masa për ta bllokuar seancën. Frashër Krasniqi nga Vetëvendosje tha  se subjektet opozitare janë marr vesh që të mos marrin pjesë në seancën e Kuvendit kur do të miratohet MSA. Sipas tij, kjo për shkak se kanë shumë vërejtje për këtë marrëveshje. “Sidoqoftë, për shkak që megjithatë marrëdhënia k…

Presidenti Bujar Nishani: Nuk jap dorëheqjen, aspiroj për një mandat të dytë

Image
Presidenti Bujar Nishani nuk ka ndërmend që të japë dorëheqjen, por aspiron për një mandat të dytë. Deklarata është bërë gjatë mbrëmjes së djeshme në një intervistë dhënë për “Top Story”, të gazetarit Sokol Balla. “E kam deklaruar publikisht disa herë në mënyrë shumë serioze, që jeta ime private dhe e familjarëve të Presidentit ka qenë nën survejim dhe nën përgjim. Kjo është një çështje që në kontekst raporti institucional është shumë serioze. Për mua nuk përbën asnjë lloj problemi, jam shumë krenar për jetën time private dhe të familjarëve të mi dhe për këtë nuk kam asnjë merak, por është nëj çështje që nuk meriton për momentin të ketë prioritet, por unë nuk do të heq dorë derisa kjo çështje të hetohet nga drejtësia”, deklaroi kreu i shtetit. Presidenti Nishani deklaroi se ka prova dhe fakte në lidhje me përgjimin ndaj tij dhe familjarëve të tij, ndërsa shtoi se nuk i është drejtuar Prokurorisë për të denoncuar këtë, pasi sheh si të fortë influencën e qeverisë mbi sistemin e drejtës…

A është kjo qeveria me e korruptuar? Shikoni argumentet e opozitës

Image
Denoncime të përditshme vijnë nga opozita për korrupsion të qeverisë. Tendera të dhënë pa garë, tendera të dhënë me negociata, të dhënë në mënyrë të drejtpërdrejtë. Këto janë denoncimet që Partia Demokratike ka bërë çdo ditë në konferenca për median dhe nga deputetët e saj në Kuvend. Sipas demokratëve, çdo tender apo koncesion është i paracaktuar, dhe fituesit rezultojnë të gjithë të jenë miq të kryeministrit ose afër tij. Më poshtë janë denoncimet e opozitës të renditura: Denoncimi më i fortë është për atë që Partia Demokratike e quan korrupsioni i shekullit, dëmi më i madh i shkaktuar financave të shtetit, marrëveshja e Edi Ramës me CEZ. Janë 600 milionë euro që u ndanë me CEZ. 600 milionë euro, fatura e detyrime të pranuara nga vetë kompania që i kishte në ngarkim për t’i shlyer. Këto jo vetëm iu falën, por në fund, qeveria i dha edhe 95 milionë euro CEZ-it për mbylljen e marrëveshjes. Ndërkohë, janë me dhjetëra tenderat e dyshimtë, gati skandaloz të denoncuar nga Partia Demokratike…

PD: Saimir Tahiri është regjistruar duke folur me trafikantët, është drejtpërdrejtë i përfshirë

Image
Partia Demokratike i është rikthyer akuzave për ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Duke u nisur nga operacionet antidrogë të ditëve të fundit, PD me anë të sekretarit të Përgjithshëm, Arben Ristani akuzojnë ministrin e Brendshëm se është i përfshirë në mënyrë të drejtpërdrejtë në trafiqet e drogës. “Disa ngjarje tronditëse për vendin kanë ndodhur ditët e fundit. Dekonspirimi i aksionit antidrogë për kapjen e grupit që trafikonte deri në 1 ton heroinë në vit në Itali dhe njëkohësisht kapja nga policia italiane e të tjerë avionëve të vegjël të ngarkuar në Shqipëri me narkotikë. Në të dy rastet, është policia italiane që ka informacionin dhe organizon aksionet. Në të dy rastet, Saimir Tahiri, drejtpërdrejt i përfshirë. Është dokumentuar nga partnerët, biseda e ministrit tonë të brendshëm me kokat e trafikut, duke u justifikuar para tyre, pas zbulimit të drogës në një banesë në Durrës. “Nuk e keni prej meje”, u thotë Tahiri kokave të trafikut. Po sigurisht nuk e kanë prej Saimir Tahir…

The Guardian: Edi Rama nuk po mban premtimet e dhëna në fushatë elektorale

Image
Ishim mësuar që të shihnim shkrime me vlerësime për kryeministrin Edi Rama tek e përditshmja britanike “The Guardian”. Por këtë herë nuk ndodh kështu. Gazeta shkruan këtë herë për çështjen e digave në lumenjtë e Ballkanit, një çështje që e ka trajtuar edhe më parë në një shkrim investigativ në shkurt.







“The Guardian” shkruante në total janë 2 mijë diga që do ndërtohen, duke rrezikuar një ekosistem unik në Europë. Në Shqipëri do të ndërtohen më shumë se 435 diga. Por tashmë një nga projektet më problematike, ai i digës së Mavrovës në Maqedoni, do të anulohet me shumë gjasa, edhe pse projekti kushton mbi 100 milionë euro. Shkak është bërë rreziku që mund të shkaktojë diga ndaj specieve të rrezikuara, siç është rrëqebulli i Ballkanit.

















Spartak Ngjela “përlotet” nga gazetarja e “Zërit të Amerikës”. Avokati: Shqipëri mos ki frikë, se kë bijtë në Amerikë

Image
Spikeria shqiptarë e Zërit të Amerikës, iu kujtoi shqiptarëve mbrëmë se ata nuk janë vetëm; kur e diskreditoi Ilir Metën si hajdut, si abuzues dhe si një njeri që duhet të tërhiqet nga politika si abuzues. “Kam 200 mijë vota”, thoshte idioti dhe hajduti shqiptar, dhe këtë ia thoshte politikës amerikane, a thua se ata nuk e dinë që ato janë vota të blera dhe të vjedhura nga thesi socialist në Shqipëri. Po shqiptarët çdo të bëjnë? Po të ishin në emancipimin e duhur, sot nuk duhej ta linin Metën që të hynte në zyrë; dhe as të hynte në pallatin apo pallatet e tij të ndërtuara me gjakun e shqiptarëve. Në fund të fundit, politika perëndimore dhe ajo amerikane në veçanti po na ndihmojnë maksimalisht; tani duhet pritur se çfarë do të bëjnë shqiptarët – kur një gazetare amerikane me origjinë shqiptare i thotë hapur hajdutit shqiptar që drejton Parlamentin Shqiptar se, ti je hajdut! “Si ua bën zemra dhe jetoni në pallate luksozë”, i tha gazetarja amerikane drejtpërsëdrejti Metës, “kur shqiptarë…

Intervista e Ilir Metës, komentet se si u sulmua Zëri i Amerikës në rrjetet sociale

Image
Ka sjellë shumë zhurmë e pështjellim intervista e kreut të LSI-së dhe Kuvendit në Zëri i Amerikës. Një intervistë që për shumë qytetarë ka qenë e para e vërtetë ndaj të cilës është përballur Ilir Meta, ka sjellë edhe shumë reagime ndaj gazetares Ardita Dunellari. Meta u përball me pyetje që zakonisht për hirë të vërtetës në median tonë nuk i gjen dhe për këtë ai reagoi në mënyra të ndryshme, duke i rekomanduar gazetares që të “nisë gazetarinë nga fillimi”, apo duke i thënë që të vinte në Shqipëri dhe të “bëhej prokurore për të luftuar korrupsionin”. Pas intervistës në studio, Zëri i Amerikës e ka hedhur videon në profilin në Facebook. Këtu kanë vërshuar me dhjetëra e qindra komente, që shumë kanë qenë kundër gazetares dhe VOA-s që mban një punonjëse të tillë. Ka pasur edhe komente pro gazetares për intervistën e bërë. Ajo që bie në sy është fakti që komentet pro Metës duket se kanë qenë të porositura. Dhe në duke mos dashur që të imponojmë mendimin e lexuesit, u japim më poshtë komen…

Jana Arsovska :Ç’kodimi i krimit të organizuar shqiptar (Decodin albanian organized crime )

Image
“Ç’kodimi i krimit të organizuar shqiptar”. Ky është titulli i librit të pedagoges së Universitetit  të Kalifornisë në SHBA, Jana Arsovska  e cila ka hetuar për disa vite mbi mafian shqiptare nëpër botë. Libri që është një botim që ka bërë bujë në SHBA dhe në vende të tjera, ndërsa në Shqipëri nuk është thënë asnjë fjalë. Në këtë libër autorja e ka studiuar krimin e organizuar shqiptar që nga fillesat e tij, në kohën e komunizmit dhe deti në ditët tona. Autorja që është profesoreshë në Universitetin e Kalifornisë e ka bazuar librin e saj, në studime të ndryshme, intervista dhe raporte nga shërbimet sekrete të vendeve të huaja dhe disa raporte të OKB-së, në lidhje me droga, dhe organizatat kriminale që janë në botë.
Krimi i organizuar gjatë komunizmit në Shqipëri Është e rëndësishme të dihet se rrjetet kriminale preekzistuese, njohuritë e posaçme, dhe aksesi në zhvillimin e veprimtarive kriminale janë faktorë të rëndësishëm mundësish që shpjegojnë, pjesërisht, rritjen e krimit të organizu…

Shënime për romanin e Daut Gumenit, “Bletë dhe fishekë”

Image
”Një popull i tërë e ka trurin në rrezik!” Nga Ylli S. Hoxhaj 1. Letër për autorin:
I nderuar Daut Gumeni:
Si jeni dhe si i kaluat pushimet e verës? Qofshi mirë me shëndet dhe na gëzofshi përherë me krijime e vepra të mëdha si “bletë dhe fishekë “.…
Kujtimet e largëta të rinisë shkollore, si një “copëzë” e humbur e asaj kohe,bukuria e rrëfimit tënd, mesazhet e mëdha që sjell romani yt; si lexues e bashkënxënës, më çuan tek këto shënime të thjeshta, të cilat nuk pretendojnë ndonjë analizë të plotë të veprës, (veç ca mendime të copëzuara), por që dëshiroj të jenë: një bashkëbisedim miqësor me Autorin dhe një ftesë për lexuesit, të cilët nuk duhet të humbasin rastin pa e lexuar këtë roman të mrekullueshëm:
Kristiansand: 20 gusht 2015 * * * *
2. Ç’do të meritonte romani “bletë dhe fishekë”:
Nëse do të kërkoja që me një fjalë të vetme të përfshija të gjitha konsideratat dhe vlerësimet për këtë libër të pazakontë, do të thosha, që në fillim: “Bravo!…Bravo!… Bravo!”… I nisa kështu këto pak mendime, …