Aida Tuci
Tendencën duket se e vendosin shtetet e mëdha, ato me shtëpi prestigjioze botimi dhe me kulturë masive leximi. Ndaj vitet e fundit, lexuesi shkon drejt shijeve të shfletimit të librave me natyre historike, apo memuarët e njerëzve të shquar, zbulimi i fakteve për herë të parë, i të pathënave, i sekreteve të një epoke apo regjimi. Ose kjo iu diktohet nga ata që kanë në dorë botimet…Parë këtë, qoftë për nuhatje biznesi që gjithsesi në këtë fushë është më i ndjeshëm dhe i kujdesshëm ndaj klientit lexues, qoftë për bumin e prodhimtarisë nga autorë e kërkesave të lexuesit edhe Shqipëria e ka përqafuar trendin. Kjo vihet re fort në titujt që shfaqen në panairet e tri viteve të fundit. Por çështja nuk ndalet te trendi. Të paktën jo për shtëpitë botuese që operojnë në vend, edhe pse lexuesi duket i uritur për tituj me natyrë historike, sidomos nga ata që zbulohen nga periudha e regjimit diktatorial shqiptar.

Trendi i vërtetë në tregun e botimeve është kaosi. Përkthime joprofesionale, botime të shpejta, të pastudiuara mirë, që sipas Petrit Ymerit, botuesit të Shtëpisë botuese “Dituria”, ndikojnë negativisht te lexuesi. A e vëren vetë lexuesi këtë pikë të dobët? Ata më elitarët, me siguri po.
Të tjerët konsumojnë ç’t’u jepet, sidomos kur titulli është grishës dhe intrigues.
Nga ana e tyre shtëpitë botuese ndodhen përballë dilemës mes cilësisë dhe krizës globale, së cilës as bota e letrave, veçanërisht ajo e letërsisë nuk i ka shpëtuar. “Kjo i bën të ndryshojnë politikat e botimeve me shpresën se diçka do të lëvizë për mirë në të ardhurat e tyre”, – thotë Arlinda Dudaj, e Shtëpisë botuese “Dudaj”. Edhe Bujar Hudhri i “Onufrit”, e nënvizon problematikën që ka sjellë me vete kriza financiare duke i futur edhe botimet në krizë, të cilat duhet të sakrifikojnë për mbijetesë. Megjithatë, tendenca e librave historikë që e ka rritur numrin e kopjeve të shitura vitet e fundit dhe e ka afruar më shumë lexuesin me librin, duket një udhë shpëtimi. Të ardhura më të mira, që ndoshta do të shërbejnë për botime më cilësore të zhanrit që mbetet edhe zemra e letërsisë; ajo artistike.
Cili është trendi i botimeve në Shqipëri në 2-3 vitet e fundit?
Tre botues Bujar Hudhri, Petrit Ymeri dhe Arlinda Dudaj ndajnë mendime të ndryshme
Është krijuar ideja se shqiptarët këto vitet e fundit i qasen më shumë librit historik dhe memuaristikës. Etjen e madhe që lexuesi shqiptar ka për të njohur historinë bazuar mbi dokumente arkivore apo rrëfime të protagonistëve të ndryshëm, duket se nuk e shuan dot as media, e cila ashiqare i kushton hapësirë dhe vëmendje vetëm kësaj fushe të librit. Ndoshta kjo është dhe arsyeja që shumë shtëpi botuese kanë filluar t’i japin një rëndësi të veçantë botimeve historike dhe memuaristike këto 2-3 vitet e fundit, çka mund të tregojë se nga anon trendi i botimeve. Por pavarësisht idesë së krijuar, romanet, autorët bashkëkohorë, të cilët janë të shitur në vendet europiane, janë akoma në trendin e shitjeve edhe në Shqipëri. Botuesit ndajnë mendime të ndryshme përsa i përket kësaj çështjeje. Petrit Ymeri, që drejton botimet “Dituria” por dhe Shoqatën e Botuesve Shqiptarë, thotë se në një treg pa rregulla siç është tregu i botimeve, nuk mund të flitet për trend. Bujar Hudhri i Shtëpisë botuese “Onufri”, mendon se qasja nga librat historikë dhe memuaristikë është në fakt një trend botëror që nuk mund të kalonte pa prekur edhe Shqipërinë. Arlinda Dudaj e botimeve “Dudaj”, mendon se ky bum botimesh të librave historikë, biografikë dhe memuaristikë është bërë thjesht për interesa biznesi. Në përgjigje të pyetjes se cili është trendi i botimeve në 2-3 vitet e fundit, tre botuesit shtrojnë edhe shumë probleme të tjera që ka sot tregu i botimeve.
Petrit Ymeri:
“Trendi” është kaosi dhe mungesa e profesionalizmit
Nuk mund të flasim realisht për trend botimesh në Shqipëri, sepse shumica e botuesve botojnë realisht çfarë t’u dalë përpara. Ky është “trendi” kryesor. Janë shumë pak ata botues që kanë plane disavjeçare me kolana të menduara, të studiuara, e të përgatitura, të cilat vijnë duke u plotësuar vit pas viti. Ndaj do të thosha se “trendi” kryesor në tregun e botimeve në përgjithësi është çrregullsia dhe mungesa e profesionalizmit. Kjo, për fat të keq. Ky lloj trendi negativ ndikon negativisht tek lexuesi, pasi e çorienton atë, e huton dhe e largon këtë të fundit nga libri. Është fakt se tek ne botohet një pjesë e mirë e botimeve dhe autorëve të shquar, si letërsi artistike, ashtu dhe vepra historike, filozofike etj. Mirëpo duke mos i botuar me një lloj mendimi apo radhe, kjo ndikon keq tek lexuesi dhe ai nuk ka atë që meriton të ketë. Problemi tjetër që shtrohet është: Në çfarë niveli i jepen lexuesit këto botime? Jo gjithmonë autorët e mëdhenj jepen të përkthyer në cilësinë e veprës. Tjetër çështje që unë do të shtroja përsa i përket botimeve këto vitet e fundit është dhe fakti se, si pasojë e krizës globale, ku nuk bën përjashtim as tregu i botimeve në Shqipëri por dhe në Europë, ka rënie të dukshme të numrit të titujve të rinj dhe të tirazheve të botimeve. Pasojë e kësaj tek ne është se ka rënë edhe cilësia e botimeve që i ofrohen lexuesit, sepse janë rritur shumë çmimet për të marrë të drejtën e një autori të mirë. Në këto kushte, shpeshherë mjaft botues e gjejnë rrugëdaljen duke blerë të drejtën e atyre autorëve që sigurohen më lirë. Megjithatë nuk mund ta them se në këto 2-3 vite nuk janë sjellë autorë të rëndësishëm. Në përgjithësi kam mendimin se në Shqipëri botohet letërsi e mirë, autorë dhe romancierë të mëdhenj dhe përveç këtyre botohen edhe vepra të fushave të tjera, si në fushën e historisë, memuaristikës, sociologjisë, antropologji, filozofisë etj.
Arlinda Dudaj: Një orvatje për të shpëtuar nga kriza
Në këto dy vite tejet të vështira për librat dhe botimin në përgjithësi, trendi i botimeve ka njohur ndryshime të njëpasnjëshme, mbase kjo ka ardhur edhe për shkak të krizës e botuesit kanë menduar të ndryshojnë diçka nga politika që kanë bërë më parë, me shpresën që diçka mund të lëvizë për mirë në të ardhurat e tyre. Nuk di të them nëse kjo ka rezultuar gjithnjë frytdhënëse, po duhet parë si një orvatje për të shpëtuar nga kriza. Kemi parë në këto dy vite një gëlim librash me kujtime, apo biografi të caktuara personazhesh të njohur. Mbase disa edhe krejt pa vlerë, mbase edhe është ekzagjeruar e kjo ka çuar në një bumerang, por është e vërtetë që ka një interes të publikut për këtë fushë. Gjithsesi, unë personalisht nuk është se kam ndryshuar kushedi sa shumë në politikën time të botimit, pasi librat me biografi e kujtime i kam pasur në kolanë, kam vijuar të botoj letërsinë më të mirë botërore, të ndjek autorët e mi e t’i promovoj fort, dhe kjo gjithsesi më ka ndihmuar t’i mbijetoj krizës. Ndërkohë pohoj se libra si Kurban, i Edi Ramës, Joseph Anton i Salman Rushdie-s apo trilogjia e jetëve të grave të famshme, si Maria Callas, Coco Chanel dhe ajo e Merilin Monroe janë pëlqyer shumë nga lexuesi shqiptar. Por po kështu edhe veprat letrare të Jose Saramagos, David Grossman etj
Bujar Hudhri: Biografitë dhe kujtimet si trend botëror
Pas dy dekada të botimit privat në vendin tonë, duhet pranuar se të paktën janë evidentuar disa shtëpi botuese me një profil të qartë. Sado modest të duket ky numër, do ta quaja një arritje të madhe të kulturës sonë, duke patur parasysh se çfarë vështirësish i duhet të kalojë libri, nga autori apo përkthyesi, deri te lexuesi. Nuk do të ishte pavend të përmendja këtu një paradoks: rritja cilësore e përgatitjes dhe shtypjes së librave, të një niveli europian do të thosha, dhe çmimi i shitjes së librave, pothuaj i pandryshuar prej vitesh. Nisur nga kjo situatë jo fort pozitive, çdo botues, në politikën e tij botimore udhëhiqet domosdo edhe nga projekte që do t’ia mundësonin mbijetesën në këtë biznes të vështirë. Dhe sigurisht, më të vështirë e kanë botuesit që katalogun e tyre e kanë kryesisht me autorë shqiptarë (sigurisht nuk e kam fjalën për ata kolegë që e kanë mbështetur biznesin tek autorët që paguajnë vetë!). Ndaj në katalogët e botuesve mund të gjesh kategori të ndryshme librash: letërsi shqipe, e përkthyer (klasike apo bashkëkohore), biografi, kujtime, psikologjikë, enciklopedikë etj., etj. Këto të fundit janë më të kërkuara se librat artistikë dhe ky është një trend botëror. Në kontekstin shqiptar, ky trend është edhe më i justifikuar për një arsye të thjeshtë. Ndërkohë që lexuesit shqiptar nuk i ka munguar letërsia më e mirë botërore (minus bashkëkohoren, sigurisht) librat e kategorisë non-fiction as që mund të mendoheshin për t’u botuar. Me këtë shpjegohet etja e madhe e lexuesve për këto libra biografikë (që flasin për politikanë, shkrimtarë, artistë, sportistë, shkencëtarë etj.) Por për çudi, për të njëjtën arsye (të mungesës) librat nga letërsia bashkëkohore e kanë të vështirë rrugën për tek lexuesi shqiptar, sepse nuk njihen prej tyre. Sigurisht, e kam fjalën për letërsinë e vërtetë dhe jo për ato bestseller. Nga përqindja që zë në katalogun e lexuesit, secila kategori librash apo autorësh, mund të bëhet lehtësisht dallimi mes botuesve. Por ajo që nuk duhet harruar, mbetet se çdo botues shqiptar bën një punë të lavdërueshme e të dobishme, pavarësisht se sa dhe çfarë boton.

No comments:
Post a Comment