Posts

Showing posts from March, 2011

Kosova dhe Egjipti – bashkëpunim efektiv kulturor midis Arkivave

Image
Në kuadrin e forcimit të marëdhënieve të ndërsjellta kulturore midis Egjiptit dhe Kosovës dhe në vijim të marëveshjeve të mëparëshme të nënshkruara midis dy palëve, Drejtor i Përgjithshëm i Bibliotekave dhe Arkivit Kombëtar të Egjiptit, Prof. Dr. Muhamed Sabir Arab, në Republikën Arabe të Egjiptit, priti në një takim kortezie Prof. Dr. Beqir Ismailin.
Ky takim shërbeu për shkëmbimin e mendimeve në mënyrë që, ky bashkëpunim të jetë më efektiv për të arritur shkallën më të madhe të mundshme, në përmbushje të interesave të përbashkëta të dy popujve, atij kosovar dhe egjiptian, duke u përqëndrua tek zhvillimet më të fundit në Kosovë dhe u vu theksi në numrin e shteteve që e kanë njohur tashmë pavarësinë.
Ndërmjet të tjerave Prof. Dr. Muhamed Sabir Arab tha:- “Marëdhëniet kulturore mes Egjiptit dhe Kosovës, janë të forta dhe solide. Kjo ka qenë një arritje dhe një bashkëpunim efektiv dypalësh në shumë fusha”.
Ndërsa lidhur me problemin e njohjes së Kosovës si një shtet sovran, ai tha …

Shkruan Elisa Bruqi : NËNA IME

Image
Elisa Bruqi kl e II/1,Shkolla Fillore “ILIRIA”Prishtine
Nënën time Shumë e dua, Se kujdeset fortpër mua,
Me mëson, më ledhaton Për jetë ajo mua me mëson.
Zëri i saj, I ëmbli zë në veshçdo natë më këndon
Sa herë kam nevojë për ndihmë, është e para që vepron.


28 mars 1989

Ishin  prijatar trimërie, mbetet Diellor –Lirie!
Demonstratat gjithë popullore të muajit mars e maj 1989, armiqtë dhe tradhëtarët e popullit tonë i bënë të përgjakshme.
Në përleshje me forcat e armatosura ushtarako-policore ranë dhe u plagosën në fushën e nderit qindra bij e bija të popullit tonë
dhe u burgosën me mijëra të tjerë. Numri i të vrarëve ende nuk dihet, i cili sigurisht duhet të jetë me qindra.
Deri tash u bën të ditur dhe jemi të informuar me emra te këtyre dëshmorëve të rënë gjatë marsit dhe majit 1989, si dhe atyre që
vdiqën pastaj nga plagët të shkaktuara me armë zjarri nga policia e ushtria dhe nga torturat e UDB-së nëpër burgje

1. Gjymshit Badallaj (24 vjeç), nga fshati Zhur, vrarë në Zhur (Prizren)
2. Gjylbear Izet Badallaj (22 vjeç), bujk, Zhur, vrarë në Zhur (Prizren)
3. Hajrim Badallaj (13 vjeç), nxënës, Zhur, vrarë në Zhur (Prizren)

4. Agim RASHITI (19 vjeç), i papunë, nga Dragashi, vrarë në Gjilan
5. Mehmet EJUPI (23 vjeç), nga fshati Sekiraç, vrarë në Podujevë

Intervistë ekskluzive me zotin Hydajet Hysenin organizator i ngjarjeve të vitit 1981-shit ,intelektual krijues dhe ish i burgosur politik

Image
Intervistoi Asllan Dibrani Ta përmendësh emrin  e  zotit Hydajet Hysenit një kohë ishte  frikë nga regjimi jugosllav,po ishte krenari  dhe gëzim  i veçante ta takosh një intelektual,një patriot , një guximtar  dhe një idealist të  veprimtarisë ilegale të  demonstratave të vitit 1981, ku shfrytëzuam rastin ta  zhvillojmë  një intervistë në Prishtinë  në vitin  jubilar të 30-vjetorit  të pranverës se ngjarjeve të vitit 1981 dhe kryetar  aktual i "Shoqatës së ish te burgosurve politik të  Kosovës"që bëri analizë  të thukët rreth ngjarjeve të lartshënuara, po edhe për   artin, kulturën, mediet, luftën e Kosovës, mërgatën shqiptare  etj.  A.Dibrani  :Zoti Hydajet  ky vit shihet se do të jetë manifestimin i ngjarjeve të vitit 1981 ,a mund të na flisni se kush është organizator  dhe inicues?


Hydajet Hyseni: Si iniciues  jemi  ne  "Shoqata e ish të burgosurve politik"  duke parë  se vërtet  janë ngjarje  me rendësi për   historinë  e Kosovës  kemi bërë përpjekje qe edhe këto …

Është fat apo fatkeqësi të biesh dëshmorë për lirinë që nuk respektohet ???

Image
U mbushën 30 vite që kurë të rënët për çlirimin e vendit 1981 2011 nuk po dihen saktësisht dhe zyrtarisht sa janë ata dhe ku pushon trupi i tyre .Tani kur më shumë mund e sakrifica materiale dhe organizative po manifestojmë 30 vjetorin e atyre ngjarjeve themel i çlirimit të asaj pjese te vendit tonë,mjerisht krahas krenarisë tonë,ne,edhe po turpërohemi para gjakut të tyre derisa nuk kemi listë të kompletuar zyrtare për të rënët,nuk kemi datëlindjet dhe datë rënët e tyre për vendin të cilin kaq pa mëshirë,për kaq vite po e lëndojnë,plaçkitin dhe çfarë nuk po bëjnë për ta zhbërë atë.

Ta mendojmë këtë fatkeqësi institucionale dje dhe sot për 30 vite rresht ,sigurisht se nuk do befasohemi pse nuk është bërë asgjë për të pa gjeturit e luftës së fundit në Kosovë.

Është e rëndë ta pranojmë këtë turp kolektiv,por pa e pranuar te keqen individualisht dhe kolektivisht si dhe parasë të skuqemi më këto akte krimi,ne nuk mund të bëjmë kthesa të atilla çfarë i duhen vendit.

Pikërisht në këtë vlug …

NË 30 VJETORIN E DEMONSTRATAVE TË VITIT 1981- NGA KËNDI IM

Image
Nga Naim Kelmendi

(Kristalizimi i revoltës së përgjithshme)

1. Pikëpamja


Demonstratat e vitit 1981 ishin demonstratat e dyta pas atyre të vitit 1968. Vërtet edhe këto demonstrata arritën që të lëkundin themelet e asaj ish-Jugosllavie, që për shqiptarët e Kosovës, ishte një burg i llojit të vet. Këtë, mbase nuk e dinte as bota e as Evropa, pjesë e së cilës ishte edhe Kosova, ose ishin aleancat e kohës ato që i shikonin me indiferencë shkeljen e të drejtave më elementare të shqiptarëve. Shqiptarët shumicë ishin të privuar nga shumë të drejta elementare, që u takonin, që me ish-kushtetutën e vitit 1974. Me vite ishte mbledhur mllefi kundër padrejtësive të apartatit represiv dhe ish-pushtetit socialist jugosllav ndaj shqiptarëve të Kosovës. Kjo revoltë rezultoi të kristalizohej, të orientohej, dhe të ngritej në një revoltë gjithëpopullore, duke krijuar kështu një etapë të re në historinë tonë shqiptare. Demonstratat studentore të vitit 1981 arritën të homogjenizojnë popullin, ta ngrisin…

Si e njoha Ramiz Kuklecin

Image
RAMIZ KUKLECI – NJË JETË NË SHËRBIM TË ATDHEUT
Në nderim të mësuesit dhe atdhetarit Ramiz Kukleci

Shkruan: Bedri ISLAMI

Si e njoha Ramiz Kuklecin


Kur e kam takuar për herë të parë Ramiz Kuklecin, ndoshta ashtu si dhe dhjetra e qindra të tjerë, kam ndjerë forcën dhe mirësinë e këtij njeriu, emëri i të cilit e meriton të shkruhet me gërmë të madhe në historine e re të Kosovës.

E përfytyroj edhe tani, ashtu të qetë, të urtë, me shikimin mirëdashës, që kishte gjithnjë kujdes të mos ia priste fjalën askujt dhe të të dëgjonte me vëmendje. Ndoshta mund të thuhej edhe diçka krejt e zakonshme, ndoshta një gjë që ai e dinte fare mirë ose edhe shumë më mirë se bashkëbiseduesi, por ai bënte gjithjë durimin dhe kujdesin, që shumë të tjerëve u mungonte.

I thjeshtë, i qetë, me fjalën që tingëllonte butë, krejt njerëzore dhe që dashje pa dashje, të mbeste në memorje, si diçka që duhej të të mbeste, si diçka e zakonshme dhe e natyrshme.


Ramiz Kukleci
01.10.1928 – 31.03.1999

Unë e mbaj mend gjithnjë atë…

Kuvendi miratoi buxhetin, hapet rruga për privatizimin e PTK-së

Me 66 vota pro Kuvendi i Kosovës miratoi buxhetitn e qeverisë së Kosovës për vitin 2011. Në këtë Ligj është përfshrië edhe neni 4 me të cilin parashihet privatizimi i PTK-së.
Me këtë Ligj buxhetor gjithashtu është paraparë edhe rritja e pagave për rreth 75 mijë punëtorë të cilët janë në marrëdhënie pune në Institucionet e Kosovës.
Tri partitë opozitare kanë kundërshtuar këtë projekt buxhet me arësyetimin se neni 4 i këtij Ligji buxhetor parasheh privatizimin e PTK-së. Por me miratimin e këtij Ligji për buxhetin, hapet rruga për privatizimin e PTK-së edhe në baza ligjore.
Kryetarja e Komisionit për buxhet dhe financa, Safete Hadërxhonaj ka theksuar se kanë qenë dy amendamente për nenin 4, njëri i propozuar nga Qeveria dhe tjetri nga opozita dhe votat në mbledhjen e komisionit kanë qenë të njëjta sa i përket këtyre amendamenteve. Duke pasur parasysh këtë, Komisioni ka rekomanduar që të dyja të vihen në votim.
Me përfshirjen e këtij neni, opozita ka paralajmëruar se do të votojë kundë…

Lemshi juridik i Enver Hasanit dhe Jakup Krasniqit

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka lënë hapësirë për interpretime të ndryshme. Juristët kosovarë shprehen të ndarë rreth asaj nëse Kosova pas largimit të Pacollit ka ushtrues presidenti apo jo? Po ashtu, nuk është e qartë nëse duhet konsideruar që për 35 ditë Behxhet Pacolli ishte president. Sidoqoftë, juristët pajtohen se tash është në dorë të Kuvendit që të procedojë shpjet me zgjedhjen e presidentit.
Behxhet Pacolli një ditë më parë u largua nga zyra e presidentit, duke thënë se po largohet dhe nuk po jep dorëheqje. Gjykata Kushtetuese në aktvendimin e bërë publik të mërkurën, tha se procedurat e zgjedhjes së presidentit më 22 shkurt, ishin antikushtetuese.
Rrjedhimisht, Kosova nuk ka president. Dilema mbetet nëse kishte gjatë kësaj periudhe pesëjavore Kosova president dhe nëse tani ka ose jo ushtrues detyre të presidentit. Sipas profesorit në Fakultetin Juridik, Mazllum Baraliut nuk ka.
“Fatkeqësisht Kosova tash nuk ka as president, e as ushtrues detyre të presidentit, për arsye se…

Myzejene Selmani, kundërkandidatja e Pacollit

Image
Kundërkandidatja e Behgjet Pacollit për postin e Presidentit të Kosovës vije nga subjekti i njëjtë politik, nga AKR, dhe ajo është deputetja Myzejene Selmani.
Sipas raportimeve në medie të ndryshme, thuhet se deri më tani janë mbledhur 100 nënshkrime, nga të cilat 40 janë nënshkrimet e nevojshme për tu thirrur mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit, e cila duhet të mbahet të hënën.
Nënshkrimet do t’i dorëzohen Zyrës përgjegjëse të Kuvendit të premten paradite.
Krahas kësaj, tanimë janë mbledhur edhe nga 30 nënshkrimet e nevojshme për kandidatët për presidentin e ardhshëm të Kosovës dhe të njëjtat do të dorëzohen po ashtu të premten.
Seanca e ardhshme e Kuvendit do të ketë në rend të ditës zgjedhjen e Presidentit.

Eskalon protesta të punëtorëve të PTK-së, disa të arrestuar

Image
Protesta e sindikalistëve të PTK-së e mbajtur para selisë së Kuvendit të Kosovës ka eskaluar tej mase dhe kjo shtuar nevojën e ndërhyrjes policore. Një grup prej qindra punëtorësh me pankarta dhe brohoritje kanë kërkuar heqjen e nenin 4 të Ligjit për buxhetin me të cilin parashihet privatizimi i PTK-së. Me këtë rast Policia e Kosovës ka përdor gazin lotësjellës për të shpërndarë protestuesit. Njoftohet se në mesin e protestuesve ka edhe të arrestuar.
Protestës i janë bashkangjitur edhe deputetët e Vetëvendosjes të cilët kanë lëshuar Kuvendin dhe i janë bashkangjitur protestës së punëtorëve sindikalistë të PTK-së

Qeveria i kërkon sqarim shtesë Gjykatës Kushtetuese

Qeveria e Kosovës i ka dërguar një shkresë zyrtare Gjykatës Kushtetuese me anë të cilës i kërkon sqarim shtesë se a përbëjnë shkelje kushtetutese ata deputetë të cilët e bojkotojnë seancën kuvendore në të cilën votohet për zgjedhjen e presidentit. Qeveria i ka dërguar këtë kërkesë Gjykatës Kushtetutese pas paralajmërimit të partive opizitare se ata përsëri do të bojkotojnë seancën e Kuvendit në të cilën do të zgjidhet presidenti i Kosovës

Feith: Të respektohet Kushtetuesja dhe prania në Kuvend

Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar në Kosovë, Piter Feith, i ka bërë thirrje aktorëve politikë në vend që të respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Përmes një komunikate ai ka theksuar se dhe deputetët që e çuan çështjen në Kushtetuese tani e kanë detyrim moral e politik që të jenë pjesëmarrës në procesin e zgjedhjes së presidentit.

Feith thekson se këtë qëndrim ndajnë dhe përfaqësuesit e të gjitha vendeve anëtare të BE-së në Prishtinë.

Ambasada e SHBA-ve në Kosovë kërkon respektimin e Kushtetueses

Ambasada Amerikane në Kosovë del me deklaratë publike lidhur me Mendimin e Gjykatës Kushtetuese

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës vë në pah aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me rishikimin e vendimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës të datës 22 shkurt 2011.

Ne i ftojmë të gjithë qytetarët, si dhe institucionet dhe partitë politike të Kosovës që të respektojnë dhe ta përmbushin këtë vendim të marrë nga gjykata më e lartë në vend. Është me rëndësi për zhvillimin e mëtejmë të sundimit të ligjit në Kosovë që vendimet e Gjykatës të respektohen si në praktikë, po ashtu edhe në teori.

Ne i kushtojmë vëmendje të posaçme mendimit të Gjykatës se të gjithë deputetët e zgjedhur të Kuvendit janë të obliguar që të kryejnë detyrat e tyre për të cilat janë zgjedhur nga populli i Kosovës, përfshirë edhe obligimin për të marrë pjesë në procedurat për formimin e institucioneve kushtetuese të Kosovës. Gjykata thekson (paragrafi 83 i mendimit të saj) se “Të gjithë 120 deputetët e Kuv…

Pro et contra përgjegjësisë politike

Image
nga Ymer Halimi


1

Përgjegjësia e te parit, ne politikë, është e pashmangshme
Kërkesa për “qeveri me duar te pastra” është jetike në këtë kohë, por duart e pastra ne politikë nuk përfaqësojnë edhe ndërgjegjeje te pastër e cila është thelbësia e një politikani apo politike te mirëfilltë demokratike. Ndërgjegjja është implicite, por shtysë i veprimit te kujt do qoftë qe është e ndarë nga duar te pastra?! Ata që kanë duart e papastra mund ta kenë ndërgjegjen e pastër për shkallën e vetëdijes, sepse zbatojnë urdhër, në hierarki, te atyre që u duken duart e pastra, por që kanë ndërgjegjeje te papastër. Prandaj, do te ishte mirë që kërkese “për duar te pastra” te qeverisë, karshi disa proceseve që janë e po zhvillohen ne Republikën e Kosovës, tash e sa vite, te kërkohet edhe “ndërgjegjeje te pastër”?!


Papastërtia ne politikë, te ne, ka zanafillë më të hershme. Si do që të jetë, papastërtinë e pushtetarëve tanë e ka kontaminuar ne masë edhe “perëndimi”. Sepse, për qëllime të caktuara, sipas ne…