Autoprotret i Bruno Schulz-it
Bruno Schulz
Në nëntor 1942, Bruno Schulz, mësues vizatimi dhe punëdoreje në kolegjin e djemve në Drohobycz, u vra nga një oficer i Gestapos teksa po çonte në shtëpi bukën. Tregimet e mbetura të Schulz-it përshkruajnë botën e përmbysur po në njëjtën kohë komike të një qyteti të vogël polak në vitet e paraluftës. Kjo është një botë e sjellë në jetë me të njëjtën mjeshtri sikur ajo e shenjave të penelave të Marc Chagall. Faqet e Schulz-it janë të dendura me artin e rrëfimit që befason e mahnit kënduesin, përveç të tjerave edhe me mbingarkesën e bukurisë së tyre.
Epoka e Gjenit
1.
Dëshmitë e përditës jane rendite brenda kohës n’ radhë, si përgjatë tërheqjes së nji filli. Pararendëset e pasardhëset e tyne, i kanë dyndë e ngjeshë tok ndodhitë njana mbi tjetrën pa ndonji hapsinë. Ky rend asht shumë i vlefshëm për çdo rrëfim n’ t’ cilin vazhdimësia dhe rrjedhshmëria janë n’ zemër të tij.
Por ç ’ duhet t’ bajmë vallë me ato ndodhi t’ cilat nuk kanë zanë vendin e tyne n’ kohë; ngjarje te cilat kanë ndodhë shumë vonë, mbasi e gjith koha asht shpërnda, përvetsu, e përpjestu; ngjarje t’ cilat janë lanë jashtë dere, t’ pashënume kund, pezull n’ ajër, t’ pastreha e endacake?
A asht e mundun qi koha asht aq e ngushtë tërthoreve sa mos me i zan të tana ? A mund t’ jetë e vërtetë se krejt ulëset brenda kohës janë shitë? Të vrenosun ne ngasim tuj duhatë përgjatë shinave trenit t’ ndodhive, e gatisim veten për udhë.
Për hatër t’ Zotit, a ka ndosht nji mundsi me lypë për kohë?
Ku asht bileta-shitësi?
Nuk duhet me u ngazlly, e as me u trazu; ne mund me e zgjidh kët pun me kthejtsi e me njësitë tona t’ përmasës.
A keni ndi ndonjiherë për rrymat paralele t’ kohës brenda nji kohe me dy-linia. Mos u habitni se ka nji degë linie t’ kësisojtë kohe, diqysh e dyshimtë dhe e paligjshme, por kur dikush si dhe ne, asht i ngarkum me kontrabandën e mbi-numërimit t’ ngjarjeve qi nuk mund t’ shënohen, at'here ai' s' mund me qen sqimtar.
T’ mundohemi t’ gjejmë në nji pikë t' hitoris nji deg t’ këtillë linie. Nji binar t’humbun dikun ku ti shtyjmë m’ nji-anë kto ndodhi t’ trume. Nuk duhet t’ frigohemi. Ajo do t’ ndodhë edhe pa u shqu prej nesh: lexuesi nuk do ‘t’ topitet.
Kush e di? Ndosht edhe njitash, kur jem duke e përfolë, ky manovrim i dyshimtë asht tuj na ndjeke ka pas, e ne n’ t’ vërtetë, po avitemi drejt nji qorrsokaku.
No comments:
Post a Comment