Shkruan Flori Bruqi
![[IMG]](https://lh3.googleusercontent.com/blogger_img_proxy/AEn0k_uk6oSe86Qt1v7vAdYO7-CELpOvdMamhY2SOjd08oVUV5EI13Ej_1LbpqbtyGYKDfxo-YTAji1LAFRHY3ZaYZoip0GfGA3kE__YlWVTS72jUjPXl-niJM3sX-_9GyP7qMRF=s0-d)
Sergei Aleksandroviç Esenin(3 tetor 1895-28 dhjetor 1925) ishte nje poet i famshem lirik rus.
U lind ne fshatin Kostandino, (sot Esenin), krahina e Rjazanit, ne nje familje fshatare ruse. Ende femije filloi te jetonte me gjysherit e vet. Nisi te shkruaje poezi ne moshen 9 vjecare. Ne moshen 17 vjecare, kur nisi te konsiderohej nga te afermit e vet si nje mrekulli e letersise, levizi drejt Moskes ku u regjistrua ne Universitetin Shteteror te Moskes si student me korrespondence. Studimet i braktisi pas nje viti e gjysem.

Poezia e tij e hershme frymezohej nga folklori rus. Ne vitin 1915 shkoi ne Shen Peterburg ku zuri shoqeri me poete si Aleksander Blok, Sergei Gorodetskij, Nikolai Klujev dhe Andrej Beli, duke u bere i mirenjohur ne qarqet letrare te ketij metropoli rus. Ndihme te jashtezakonshme ne promovimin e karrieres se tij letrare i dha Blok. Esenin thoshte se nga Beli mesoi formen poetike, kurse nga Blok dhe Klujev lirizmin.

Ne vitin 1915 Esenin botoi librin e tij te pare poetik “Radunica” dhe nje vit me vone “Rituali i vdekjes”. Permes poezise se tij te mprehte rreth dashurise dhe jetes se thjeshte, shume shpejt Esenin u be poeti i dites.

I bekuar nga Zoti, me fytyre te bukur dhe personalitet romantik, ai ra ne dashuri shume here dhe beri 5 martesa te njepasnjeshme.

Martesa e tij e pare u be me 1915 me nje bashkepunetore te tij ne shtepine botuese ku punonte. Ajo quhej Ana Izdrjadnova me te cilen beri nje djale, Jurin, i cili gjate terrorit Stalinist u arrestua dhe vdiq ne nje gulag (kamp perqendrimi dhe pune te detyruar) sovjetik ne vitin 1937.

Ne gusht te 1917 Esenin realizon martesen e tij te dyte me aktoren Zinaida Raik me te cilen pati dy femije, vajzen Tatiana dhe djalin Konstandin i cili shume vit me vone u be nje matematicien dhe statisticien i famshem ne SHBA...

Sipas Anatoly Mariengof:
Nese Sergei vendosi te na braktiste, ai me siguri do kete pasur dyshime mbi forcen e tij krijuese.Nuk mund te kish arsye tjeter per vdekjen e tij,sikunder ai nuk kish kurrafare qellimi tjeter ne jete pervec ruajtjes se vargjeve.
Pak pas vdekjes...
Ne vjeshten e vitit 1921, ndersa po vizitonte studion e piktorit Aleksej Jakovlev, ai njohu balerinen e famshme amerikane me banim ne Paris Isadora Dankan (Isadora Duncan), nje grua e jashtezakonshme rreth 17 vjet me e madhe se ai, e cila nuk dinte asnje fjale rusisht, nderkohe qe Esenin nuk dinte asnje gjuhe te huaj. Ata u martuan ne 2 Maj 1922 dhe vendosen ta bejne muajin e tyre te mjaltit ne nje turne neper Europe dhe Shtetet e Bashkuara te Amerikes.

Por ne kete periudhe te jetes varesia e Esenin nga alkooli kish dale jashte cdo kontrolli. Gjate dehjeve apo edhe drogimeve te tij Esenin fitoi manine e shkaterrimit te dhomave te hoteleve ku flinte dhe te restoranteve ku hante, duke u vene ne shenjester te botes se gazetave ne mbare boten. Keshtu, martesa me balerinen Dankan zgjati per nje kohe te shkurter dhe ne maj te 1923 Esenin u rikthye ne Moske.

Pak kohe me pas ai njohu aktoren Augustina Miklashevskaja dhe u martua me te ne nje ceremoni te thjeshte civile, megjithese eshte i njohur boterisht fakti qe ai nuk arriti te marre kurre divorcin nga Isadora Dankan.

Nje tjeter e dashur e poetit ne kete periudhe ka qene Galina Belislavskaja e cila i dha fund jetes se saj mbi varrin e Eseninit nje vit pas vdekjes se tij.
![[IMG]](https://lh3.googleusercontent.com/blogger_img_proxy/AEn0k_vshsc9vZNbsPu8fF-lJbhh7GO7e139VRXjvPaSINCyJtsYLht7VUstCkS_G4OuL6PY_BudyNU7eJLKH5MFDVXLAdqqRHi7Ht7IUoeEbBUngqK0BcoiiA2SUIs=s0-d)
Ndersa jeta dhe skandalet e Eseninit sa vijne e rendohen ai ben edhe nje femije illegal, djale, me poeten Nadjezhda Volpin. Esenin nuk ia dha kurre atesine atij femije.
Dy vjetet e fundit te jetes se Esenin jane te mbushur me crregullime te personalitetit dhe dehje e drogime te vazhdueshme, por pikerisht ne kete periudhe ai krijoi poezite me te famshme te tij.
Ne pranvere te 1925 Esenin njeh dhe martohet me gruan e tij te peste, Sofia Tolstaja, gjyshi i se ciles ishte gjigandi i letersise ruse dhe boterore, Leon Tolstoi.

Ajo u perpoq qe t'i rrinte afer dhe ta ndihmonte poetin brilant, por tashme ishte teper vone pasi Esenin vuante nga sindroma te renda manjakodepresive, duke u shtruar per kurim nje mujor ne nje klinike psikiatrike.
Ndersa del nga klinika vetem per disa dite me rastin e Krishtlindjeve, ai pret damaret dhe me gjakun e tij shkruan poezine e Lamtumires dhe te nesermen ne mengjez gjendet i vetvarur ne tubat e ngrohjes ne tavanin e dhomes se tij ne Hotel Angleterre, kur sapo kish mbushur 30 vjec.

(Ka te dhena qe ajo ka qene vrasje e organizuar nga agjentet e GPU (KGB e ardheshme) dhe u kamuflua si vetvarje e Eseninit.)
Edhe pse nje nga poetet me te medhenj te Rusise, shumica e poezive te tij u ndaluan gjate regjimit te Stalinit dhe Hrushovit. Vetem pas vitit 1966 poezite e tij u rifuten ne qarkullim ne BS.
Sot Sergei Esenin lexohet akoma nga miliona njerez ne tere boten dhe shume nga poezite e tij jane kthyer ne kenge popullore ruse.

Vdekja e tij e parakoheshme, antipatia qe kishte ndaj tij e ashtuquajtura elite, adhurimi nga njerezit e zakonshem dhe sidomos sjellja e tij sensacionale deri tej limiteve, e kthyen popullaritetin e tij artistik dhe vete Eseninin ne nje figure popullore mitike.

Esenin prehet ne Varrezen Vagankovskoje te Moskes. Varri i tij zbukurohet nga nje skulpture e bardhe mermeri e poetit me ekstravagant qe ka njohur Rusia.

....Hartuesit e ketyre parathenieve e pasthenieve, duke qene kritik zyrtare, ne kete rast e kan ndjere vehten ngushte Po te mos e mjegullonin kesisoj kete periudhe te jetes se Eseninit , atyre do t'u duhej te thelloheshin edhe ne shkaqet pse ai u katandis te gedhihej tavernave me "bandite" e prostituta
Shkakun e kesaj ,ai na e zbulon vet:
Ne vendin tim po ndihem krejt i huajOse me tej:
"C'te besh Atdhe
ketu arriti puna
kujtoja se me ty jam shkrire pergjithnje
po sot s'u dashka arti im, as une
Me c'po shikoj , tani s'u dashkam me
Keto nuk jane vargje por ulérima!
Sa keq, qe nga njehere popujt hutohen pas demagogjise se tiraneve dhe jo vetem nuk i perfillin bijte e tyre me te mire , vecanrisht poetet , por u a bejne jeten sketerre.Kurse pastaj?Pastaj vdis, pa te dua , te te ngre monumente , te te sjell me ceremoni dhe kockat , po t'i kesh lene diku syrgjyn.
E megjitheate poetet kane shpirt te gjere .Vuajne , po kurre nuk e thone fjalen e rende ! perkundraze
"te me vishni kemishe Ruse
te me vini te vdes nen ikone"
Vrau veten apo e vrane?
Deri me sot eshte besuar versioni zyrtare:Sergej Esenini ka varur veten me 28 Dhjetor 1928, ne nje dhome te hotelit "Ingliterra" ne Leningrad (Sant -Peterburg)
Kohet e fundit , ky version eshte vene ne dyshim.Sipas shume Eseninologeve , sapo ka zbritur ne qytetin e Pjetrit , poeti eshte arrestuar , e me pas ,masakruar prej çekisteve .Pastaj kufoma e tij eshte vendosur , ne njeren nga dhomat e hotelit "Ingliterra" qe kontrollohej prej policise sekrete. Me anen e nje kalimi te fshehte, ky hotel lidhej me godinen per bri , ku ndodhej dhe njeri nga seksionet e kesaj policie.Dihej prej shume kujt se dhoma nr.5 , ku u vendos kufoma, perdorej prej çekisteve si dhome perpunimi.Ne akt-ekspertizen thuhet se viktima per t'u varur , perdori tubat e vaskes ,kur ne nje kohe ajo dhome s'kishte fare vaske.Pervec asaj , viktimen nuk e ka par kush te varur , por te shtrire dhe me gjurma goditjesh te forta ne fytyre .Sipas rregullit ekspertiza duhej te shoqerohej me disa fotografi te viktimes se varur gjithashtu te gjithe deshmite mbi ditet dhe oret e fundit te poetit jane leshuar prej punonjesve te policise sekrete , perfshi dhe Erlihun, te cilit gjoja ai i ka dhene poezine e fundit , shkruar me gjak. Thuhet se ajo poezi eshte shkruar te pakten nje vit para tragjedise dhe se dorshkrimi eshte vjedhur ne shtepine e poetit
Une pash fotografite e kufomes , masken e ekspertizes , ku dukeshin qarte , dy kratere nga ana e syrit te djathte , si dhe akt -vdekjen e perpiluar prej mjekut.Lexova dhe deshmi te tjera Pash gjthashtu dhe akte zyrtare edhe presionet e vazhdueshme psikologjike per ta thyer dhe tjetersuar
Ka shume te ngjare ,qe versioni zyrtar i vetvrasjes se Sergej Eseninit , te jete i sajuar dhe qe, poeti te ket dhene shpirt ne duart xhelate te çekisteve , te cilet popullariteti i tij, me sa duket i ka penguar ta likujdojne publikisht , siç bene me pas me te gjithe miqte e vet , qe perfunduan ne pushkatim , perfshi dhe te birin Georgin.kjo nuk te cudit. Arti i madh e cliron njeriun , e bene te ndergjegjshem per personalitetin e vet , kurse diktaturat synojne te kunderten dhe mjer kush i pengon ne arritjen e ketij synimi
Sergej Esenin-in e vrane me doren e vet ,apo te tjeter kujt , kjo pak rendesi ka Por nuk arriten te vrisnin poezine e tij , perkundrazi , ajo u be pjese e jetes shpirterore e miliona njerezve ne Rusi dhe ne mbare Boten
Ne vendin tone ,Esenini u be i njohur perpara 35 vjetesh , me nje permbledhje lirikash , sjell ne Shqip nga nje grup poetesh te rinje , nder te cilit beja pjese dhe une Megjithese perkthimi linte shume per te desheruar , sepse ne sapo e kishim nisur rrugen e artit , ajo permbledhje u prit nga lexuesit , madje dhe ne nje fare menyre dhe ndikoj ne krijimtarine e disa poeteve ....
"Ah, memedhe , t'u bera qesharak!
Nje e skuqur me shkon faqeve dhe druaj
t'i flas ndokuj, se s'me kupton aspak
Ne vendin tim , po ndihem krejt i huaj"
Leter nenes
Gjalle je, nenoke?
Edhe une gjall jam!
Shendet me pac, shendet!
drite e befte krejt kjo mbrmje e lum
Izben tende, qe me mall me pret
Thon se je ligur e je tretur
Nga meraku im , por nuk ankon
Se , peshtjell me nje shall te vjeter
fillikat rruges shpesh kalon
Dhe kur murgetire e kalter bie
nje vegim i zi te kall ty frike
Sikur ne sherr diku ne pije
Vjen dikush e ma keput me thike
Kot e dashur , vuan kaq, besom
Brenga t'i fanit keto nder sy
S'jam aq pijanec i lig sa thone
Si do vdes pa te te pare ty?
Une jam po foshnje, si njehere
Dhe nje shprese veç ushqej ne gji
T'iki nga ky tym e kjo potere
te shtepiza jone aty te vij
Dhe do vij , kur kopshti yne i bardhe
Anekend te vishet me blerim
Vetem ti , si tete vjet me pare
Mos me zgjo aq heret ne agim.
Ti s'me do?
s'te dhimsen sado pakez?
Ti s'me do? s'te dhimsen sado pakez?
Nuk ta mbushkam syrin apo si?
prapseprap ti ndizesh e merr flake
tek shtrengohesh supeve te mi
Mike, epsh e tera, lajka s'dua
As i vrazhdet nuk te sillem dot
Veç me thuaj :sa keshtu si mua
puthur e shtrenguar ke gjer sot?
Une e di, te gjithe hije u bene
Dhe s'ta shuan zjarrin pa mbarim
Preher pa ulur ti s'ke lene
Si po rri tani ne preherin tim
Ne se keto caste ndonje tjeter
Sjell ndermend ti, syckat kur pulit
Mos pande se po merzitem teper
Tjeter kend dhe une kam ne shpirt
S'eshte fat kjo lidhje mendjelehte
po nje flake casti vec, ta dish
Si te njoha rastesishte i qete
"Mirembetesh " do te them serish
Edhe ti do marresh udhen tende
Do besh pluhur ditet plot merzi
Vecse mos lakmo ti marresh mendjen
Kujt s'ka njohur puthje e dashuri
krahe per krah me ndonje tjeter djale
Udhes kur te shkosh ti , ku ta dish?
Mbase dhe une do kem dale
Per shetitje, e shihemi serish
Ti me fort pas tjetrit do te ngjitesh
Dhe me kryet ulur ftotesishte
"Mirembrema " do me pershperitesh
Kurse une "mirembrema, Miss"
Dhe asgje nuk do me trubulloje
S'do me dridhet shpirti per asgje
Kush ka dashur s'mund te dashuroje
Kush u dogj nje here, s'digjet me...
Sa e mire qe Tanjusha
Sa e mire qe Tanjusha
Me te bukur s'kish ne fshat
Sarafani me tantella
C'hijeshi i kish ne shtat
Te perroi para gardhit
Zbriti vajza plot hare
Pertej mjergulles se bardhe
Hena luante me re
Doli djali , uli koken kacurrele para saj
"Lamtumir" me nje tjeter
I tha : Fatin do ta ndaj
U zbeh vajza si qefini
Porsi vesa , erdh' u gri
Si neperke i'u nder gersheti
Zemra ju helmua ne gji
"Oh, po ndaj dhe une erdha
Ftohtas ju pergjegj ajo
"Te te them se do martohem
Me nje tjeter qe me do"
Ne mengjes gjemoi kisha
Cifti s'dihej cili qe
Kurse tutje s'qanin gjelat
Pragu i Tanjes qe ne vaj
Nje sopate e zeze temblin
Plage, i'a kish bere asaj
Pika gjaku kish kurore
Balli vajzes i pa fat
Sa e mire qe Tanusha
Me te bukur s'kish ne fshat
Ere, ere e debores ,moj ere
Ere, ere e debores, moj ere
Merrmi vitet ne krahet e tu
Dua djalke te jem dhe nje here
Apo lule e lugines diku,
Nen nje fyell bariu plot dhimbje
Dua syte t'i mbyll ne harrim
Zile yjesh, me boren e mbremjes
te me bien ne vesh pa pushim
Oh! sa bukur e dredh ajo kengen
Ne tufan deshperimi kur derdh
Do te desha diku me nje kembe
ndane rruges te rrija, si bredh
Hingellima ne terr kur te ndjeja
te pushtoja kacuben perbri...
Zgjati putrat, o henez, drejt meje
Merrmi brengat ne qiell tek ti
Mbremja vetullat ngrysi
Mbremja vetullat ngrysi.Se ç'kuaj
hingellijne n' oborr, nuk e di
Dje na humbi rinia , me thuaj
Dje u puthem se fundi te dy?
Trojke e vone, ç'gerhet? Me ngadale!
jeta jone as la gjurme gjekund
Ndoshta neser, ne shtrat te spitalit
Do te prehem ne paqen e pa funde
Apo ndoshta papritur do ndihem
I sheruar e plot gjalleri
Dhe do rri te mbaj vesh , gjer te shkrihem
Shushurimn' e qershive ne shi
Do harroj ç'plage zemre me brejten
Keta vite te turbullt stuhishe
O fytyrez, e dashur, e shtrenjte
Nder kujtime, veç ti do me ndrish
Mund qe neser te dua nje tjeter
Po. ta dish dhe asaj , ore e çast
Veç per ty per mikeshen e vjeter
I permallur gjithnje do t'i flas
Do ti flas per te bukuren kohe
Kur ne shkriheshim n'enderra blu..
Koka ime e krisur moj koke..
Ku t'u shkrep te me shpijesh keshtu?
Si t'ia them?
Si t'ia bej, e pyeta sarafin
Ne mengjes, kur theva ca para
Si t'i them me embelsi "te dua"
Ne Persishte te bukures Lejla?
Perseri e pyeta sarafin
lehte e lehte, porsi fllad pastaj
Po te perendishme fjale "puthje"
Ne Persishte, si t'ja shqiptoj asaj?
Si t'ia bej , e pyeta se fundi
Edhe zemra gati sa s'me la
Si t'i them "je e imja , vetem e imja"
Ne Peresishte te bukures Lejla?
C'mu pergjegj sarafi shkurt e prere
Dashurine fjalet s'e tregojne
dashurine e thone vetem dridhjet
Syte si rubin kur vezullojne
Sa per puthjen , as ajo s'do fjale
Puthja s'eshte nje mbishkrim mbi varr
Puthja leshone ere trendafili
Petalet tek i shkrin te buzet zjarr
Dashuria s'dihet se c'te sjell
Gaz a helm ,duro e mos u ndjej
"Imja je " kete e thone duart
ferexhene kur e flakin tej
Shkretetire e bore
Shkretetire e bore.Hena farfurin
Vendi anembane,dergjur ne qefin
Dhe meshteknat qajne , pyjeve pa jete
Kush keshtu ka vdekur?
Mos valle une vete?
Nje defrim veç tani me ka mbetur
Nje defrim veç tani me ka mbetur
Gishtat gojes e forte fishkelli
Kudo thone mbi mua s'ka tjeter
Skandaloz e rrugaç ne Rusi
Humbje madhe ky nam
Por s'merzitem
Jeta humbje ka plot kesisoj
turp qe zotin besova kaq vite
Po mjerim, qe tani s'e besoj
Kohe o kohez e larget e arte!
Llava e jetes, gjithshka e bene shkrumb
Une veç per t'u djegur me qarte
Pas skandaleve renda gjithkund!
Çke qe me ngerdheshesh ?
Çke qe me ngerdheshesh ?
Doren pse ma tund?
Ty as neper mendje
Nuk te shkoj gjekund
Kam nje mike tjeter
Kaq , besoj e di
As t'i hodha syte
As erdha te ti
Dola ketej pari
Jo se s'rrija dot
Desha veç dritaren
Te shikoja kot..
Enderronjes une jam
Enderronjes une jam, qe territ
Ngjyren blu te syrit e perhumb
Erdha te kjo jete si te tjeret
Tok me ta,t'a shtyje siç te mund
Ne te puth, kete shprehi ma quaj
se kam puthur shume gjer tani
Fije shkrepsesh sikur ndez e shuaj
Gjithesahere flas per dashuri
"Vdes per ty" "Te dua" "Pergjithemon"
kurse shpirti thelle asgje nuk ndjen
Po te rrish e te remosh pasionet
Te verteten kurre nuk e gjen
Ndaj s'ngushtohem forte ,, per te kerkuar
Zjarr e prush prej teje kot me kot
Ti je nje meshteknez e krijuar
Enkas dhe per mua dhe per bote
Gjithesesi edhe pse kaq te afert
Ty te mbaj e zgjedhen ta duroj
Xhelozi nuk ndjej per ty dhe ashper
As qe te gjykoj a te mallkoj
Enderronjes une jam qe territ
Ngjuren blu te syrit e perhumb
Dhe me ty jam mpleksur si te tjeret
Tok me ta, ta shtyj ashtu siç mund...
Rusia sovjetike
Ky urugan kaloj , pak ne mbetem
Sa miq t'afert na mungojne sot
U ktheva rishmez, te ky vend i shkret
Pas tete vjetesh plot
Po kujt t'ia flas nje fjale per te ndare
Kete gezim plot helm qe gjalle jam ende?
Deri mulliri, zog me flatrash traresh
Qendron ne vend symbyllur e s'me sheh
Ketu tani s'me njef njeri
Krejt gjindja nga kujtesa me ka fshire
Edhe shtepine e prinderve te mi
E ka mbuluar pluhuri dhe hiri
Po rishmez jeta zjen
Te rinje e pleq
Me shfaqen parasysh lloj lloj fytyrash
Veçse kapelen s'kam se kujt t'ja heq
Dhe strehe s'gjej ne asnje veshtrim te tyre..
"Mos po lajthis?" vras mendjen i shastisur
"A jam ne atdhe a tjeter kund keshtu"?
Ketu per cilindo jam nje shtegetar i ngrysur
Qe larg i ardhur, Zoti e di nga ku
Dhe cili? une?
Une biri i fshatit
Qe emer do ti lere historise
Vetem sepse dikur, nje meme e ngrate
Poetin skandaloz i dha Rusise
Po zeri i mendjes ,zemres po m'i thote
"Eja ne vete , pse te mbetka hatri?
Nje brezit tjeter me nje tjeter bote
Nje drite e re tani i ndrine ne vatra
E kurse ti tashme je fishkur ca
Rinia sot , kendon te tjera kenge
Dhe, besa , si kendokan keq ata
Jo fshatin , po nje bote kane nene
Ah! memedhe! Çu bera qesharak
Nje e skuqur me shket faqeve dhe druaj
ti flas ndokujt, se s'me kupton aspak
Ne vendin tim , po ndihem krejt i huaj...
Ja! njerzit jane mbledhur lart te zyrat
Siç mblidheshin dikur, kur vinte koha e meshes
Dhe mbare dhe mbrapsh, me fjalet me te ndyra
Fjalosen si e qysh, per hallet e jeteses
Zbret buzembremja , perendim i heshtur
Mbi fushen gri floririn derdh ngadale
Si viçat, tutje ktheses, gjunjte e zhveshur
Fillojne e fshehin plepat nder kanale
Nje kembeprer, veteran tregon
Si, pa u sprapsur as nga gjylja e topit
Dikur nen komandatin trim Budjon
te kuqte ju versulen Perekopit
Keshtu dhe keshtu ne u perleshem ..
Keshtu atje e mundem borgjezine..
Dhe panjat zgjasin deget porsi veshe
Dhe grat ne erresire pshehretijne
Nga mali komsomolasi, ja! Po zbret..
Kumbon fizarmonika anembane
Dhe turma gazmore sokellet
Agjtkat e te varferit Djeman
Ç'te besh atdhe,
Ketu arriti puna..
Kujtoja se me ty jam shkrire pergjithnje
Por sot s'u dashka arti im, as une
Me ç'po shikoj , tani s'u dashkam me..
Megjithate
Mêri nuk mbakam dot
Per ç'te sherbeva , nuk pendohem kurre
Paçka se kenga ime s'duhet sot
Une kendova ahere, kur ti ishe semure..
Po i pranoj te gjitha
Koha bene te sajen
Pas gjurmave te reja , gati jam te shkoj
Ja fal gjithshka Tetorit edhe Majit
Veç te shtrenjten liri s'e leshoje
Lulezo rini! Hidh shtat dhe harlisu
Ti tjeter jete ke dhe tjeter kenge sot
Une diku drejt caqesh , qe s'i njohe po nisem
Ç'me zjen ne shpirt , ta shuaj per ngamot
Loti
Dje per nje kupe me vere
Me nje husar qendrova
I heshtur e me shpirtin vrer
Ne rruge larg veshtrova
"Perse ne rruge", ai me thote
"Shikon e nuk ben ze?
Ti s`ke percjellur gjer me sot
Ndonje njeri ne te"
E ula koken i nemitur
Me duf i peshperita
"Husar,e shtrenjta me ka ikur..."
Se thelli psheretita
Ne kupeze nje pike lot
Prej syrit sec me
"Per vajza qan ti foshnje kot?
Mblidhe veten" trimi me tha
Husar ti brenge s`pe ne jete
Nga une pra mesoje:
"Mjafton nje pike lot, medet,
Qe kupen t`a helmoje!..."
Mos me braktis
Me jep doren te shkruaj
Te marre krahe mendimi.
Me jep pulsin e zemres
Mos te ngrij trishtimi
Me jep buzet e tua
Puthjen ta jap une
Eja , nxito hapat
Mos ke humbur udhe ?
Shkretetire e bore , hena farfurin
Vendi anembane , dergjur ne qefin
Dhe meshtenkat qajne, pyjeve pa jete
Kush keshtu ka vdekur ?
Mos valle une vete ?
Ndermend sjell...
Ndermend sjell e dashur gjithmone
Shkelqimin e flokeve te tua,
Erdh koha qe neve u ndame
E rende ka qene per mua.
Kujtoj ate mbremje vjeshtore
E zhurma gjethesh te thate
Le te ishin te shkurtera ditet,
Se hena na ndrinte me gjate.
Mbaj mend si me the ti nje mbremje:
Do shkojne te kalterat vjete
Dhe ti do t'me harrosh ,i dashur
Do shkosh kushedi me nje tjeter."
Dhe sot dega e mbushur me lule
Per ty c'me kujtoi prap mua.
Sa embel me lule mbulova
Dikur kacurrelat e tua.
Dhe zemra ty pa te braktisur
Nje tjeter duke dashuruar,
Porsi nje rrefenje te dashur
Gjithmon' te kujton pa pushuar.
Yjet
Yje te qarte, yje te lartme!
Cka mbani ne vete, c'fshihni?
Yje, perqendrim idesh te thella
Si shpirtin fort ma roberoni?
Yje te shpeshte, yje te afert!
Mos cka keni te bukur, siperane?
Qe me rremben, yje te qiellit,
Me force diturite ne flakadane?
Dhe perse keshtu, kur ju shkelqeni
Mahnitur ne qiell, krahapur n'perqafje?
Shikoni me kujdes si zemren ma prekni
Yje qiellore, te largetit yje!
Puthme, moj e dashur
Puthme moj e dashur puthme
Gjer ne dhimbje gjer ne gjak
S’e duron dot ftohtesiren
Zemra ndezur zjarr e flake
S’eshte kupa e permbysur
Mes gazmoreve per ne
Ti nje gje kupto moj mike
Vec nje here rron mbi dhe
Shih ne mes te erresirs
Henen qe shkelqim vershon
Sikur t’ish nje korb I verdhe
Permbi toke fluturon
Puthme de se kalbesia
Kengen time ma kendoi
Ka te ngjare qielli lart
Fundin tim parashikoi
Eh moj force qe venitesh
Do te vdes kjo s’ka dyshim
Vetem dua t’I puth mikes
Buzet gjer ne fundin tim
Qe pa turp edhe pa drojtje
Embelsisht kur t’enderroj
Tok me shushurima vishnjesh
"Jam e jotja" – te jehoje
Qe si shkuma permbi kupe
Drita mos na shuhet ne
Ndaj kendo moj mikja ime
Vec nje here rron mbi dhe
Njeriu u zi
Ah, mik, o mik,
Jam shumë, shumë i vrarë.
S’e marr vesh nga m’u shpik kjo lëngatë kështu.
S’e marr vesh,
Fishkëllin nëpär fushën pa jetë erë e marrë,
Apo mos, si gjethnaja në pyll,
Po më bie alkooli në tru.
Koka veshët m’i tund,
Siç i tund zogu flatrat;
Bën të ikë prej qafës,
S’duron dot aty.
Një i zi, një i zi,
Një njeri krejt i zi,
Sterrë i zi,
Vjen e m’ulet te shtrati.
Një njeri sterrë i zi
S’po më lë të mbyll sy.
Dhe ky sterrë njeri
Mban një libër të ndotur në duar.
Papo, krrusur mbi mua,
Si murg mbi dikë nën qefin,
Seç fillon më lexon
Për një palo rrugaç të mallkuar
Dhe në shpirt më kall tmerr e më ngrin.
Ky njeriu i zi,
Sterrë i zi!
"Pa dëgjo, pa dëgjo –
Nis më thotë, -
Te ky libër ka plot
Endërrime dhe plane.
Ky njeri paska rrojtur
Në një vend të botës,
Ku harbojnë gjithkund sharlatanë.
Dhe, për dreq, n’atë vend
Esht’ e pastër dëborë e dhjetorit,
Papo qerthuj gazmoë
Sajojnë tufanët atje.
Ky njeri paska qenë
Ndër horrat, më horri,
Ndër ata që takohen
Fort rrallë mbi dhe.
Ish i pashëm,
Madje dhe poet.
Mbase pak i fuqishëm,
Por që mbresë të linte në zemër;
Dhe ky quante vashëz fisnike,
Mikeshëz të vet,
Një dyzet e kusur vjeçe femër.
Mendje e shkathët dhe duar,
Ja ç’duhet, - thoshte ai, -
Shpirtrat e plogët janë fatzes gjithënjë.
Tjetërsohu me gjeste,
Ja ç’ka më fort rëndësi;
Do të vuash paksa,
Por, s’ka gjë!
Në shqotë e shtrëngatë,
Në thëllimet e jetës,
Ndër humbjet e rënda,
Kur mezi i mban ët,
Të shtiresh i qeshur, i qetë,
Ja ky është arti m’i lartë në botë!"
"O njeriu i zi!
Mos e zgjat, se durimi m’u sos!
Ti nuk je polumbar,
Ndaj të zhytesh më tej mos guxo!
As më duhet në qënkej dikur
Një poet skandaloz;
Gjej të tjerë e lexoua këto!"
Njeriu i zi
Më vështron gjithë krupë,
Sytë i bëhen jeshilë prej vrerit,
Sikur do të më thotë
Se s’jam veç kusar i paskrupullt,
Që mendjen rri vras
Qysh t’i turrem, si brac, ndonjërit.
Ah mik, o mik,
Jam shumë, shumë i vrarë.
S’e marr vesh nga m’u shpik kjo lëngatë kështu.
S’e marr vesh,
Fishkëllin nëpër fushën pa jetë erë e marrë,
Apo mos, si gjethnaja në pyll,
Më ka rënë alkooli në tru.
Nata e akullt.
Hesht udhëkryqi tutje.
Vetëm fill po qëndroj në dritorez.
Mysafirë nuk pres të më vijnë.
Fusha, mbuluar me pluhur gëlqereje të butë.
Si kalorës mbi kuaj,
Drurët në kopësht po rrinë.
Diku qan një zog nae i harruar.
Po trokojnë kalorësit e drunjtë.
Pa u drojtur aspak,
Prpaë njeriu i zi
Vjen më rri në kolltuk i shpenguar,
Ngre cilindrin paksa,
Pastaj rendigotin flak.
"Pa dëgjo, - më gërthet
E më sheh në fytyrë,
Papo duke u përkulur,
M’afrohet më shumë. –
Batakçi të këtillë
S’më ka zënë syri,
Që të vuajë kot
Për gjumë.
Ah, dhe mbase gabohem!
Por, ç’hënë përjashta! Vështro:
I dehuri vallë
Ç’ dashka ende që të kotet?
Ndoshta, me kofshët e trasha,
Fshehtas të vjen "ajo"
Dhe ti do të rrish t’i lexosh
Ndonjë vjershë të mekur, plot ë.
Milet i lezetshëm poetët!
I dua vërtet! –
Pothuaj të gjithë
Të njëjtit avaz ia thonë:
Një kursanteje, me puçërza ballit,
Një përbindësh me flokë të gjatë i flet
Për botëra e botëra,
Kapluar prej epshesh gjithmonë.
Na ishte dikur në një fshat,
S’më kujtohet tani,
Në një familje të thjeshtë fshatare,
Diku në Kalugë a Rjazan –
Nuk e di –
Një djalë sykaltër
E me flokë si ar...
Dhe ky djalë u rrit,
U bë dhe poet,
Mbase pak i fuqishëm,
Po mbresë të linte në zemër,
Dhe quante vashëz fisnike,
Mikeshëz të vet,
Një dyzet e kusur vjeçe femër".
O njeri sterrë i zi!
Mysafir shëmtarak!
Këtë nam e ke ti qysh prej kohësh,
Jo unë!
Mbushem me mllef,
Zemërohem, tërbohem
Dhe turinjve
Ia vesh me bastun...
Hëna vdiq,
Kaltëron në dritorëz agimi.
Ah, moj natë, moj natë!
Ç’ishe sonte kështu kaq e zhgrryer?
Vetëm fill rri tani, me cilindër në kokë,
Në dhomëzën time.
Vetëm fill...
Me pasqyrën e thyer
GOSTI GAZMORE...
Naten e kam qef gostine,
Kryetar kur eshte gezimi,
Dhe ligjevenes tavoline
Eshte liria- idhull imi,
Kur nga fjala e bukur pi !
Kenget gjer ne agim shurdhohen,
Kur vershojne miqt te rinj,
Kurse shishet pakesohen.
SHALLI I ZI...
Veshtroj si i cmendur nje shall pis te zi
Dhe shpirtin e ftohte ma mbyt nj'angushti.
I ri kur kam qene, plot vrull, guximtar.
Nje greke te bukur e desha me zjarr.
Dhe puthjet e saja nuk kishte mbarim.
Por ishte i shkruar i zi fati im.
Nje nate po pinja me miq ne gosti,
Kur portes trokiti nj'i lig jahudi.
"Ti pi e defrehesh" cifuti me tha,
"por grekja e bukur, te shkoi e te la"
I dhashe te holla me e mallkim
Dhe thirra tronditur te vij skllavi im.
Dhe dolem. Vraponim mbi kuajt veri,
Meshira me flinte ketu mu ne gji.
Dhe porsa e pashe, oh, pragun e saj
M'u erren krejt syte, m'u mbushen me vaj.
Dalldisur shoh vajzen qe mua s'me ndjen.
Ne krahe e pushtonte plot afsh nje armen.
Prap syte m'u erren e thika gjemoi
Ai as te puthuren dot s'e mbaroi.
Kufomen e shtyva me kembe. Pastaj,
Vajtova mbi vajzen, mbi gjoksin e saj.
Kujtoj si po dridhej, si lutej ngadal...
Me vdiq dhe kjo greke me shkoi dhe ky mall!
Dhe shallin ja hoqa, s'iu desh ai me,
Celikun e thikes e fshiva me te.
Dhe skllavi kur nata gjith gjurmet i humb,
Kufomat e tyre i hodh ne Danub.
Q'ahere nuk puth sy te bukur me jo,
Dhe nete gezimesh q'ahere nuk njoh.
...Veshtroj si i cmendur un' shallin e zi
Dhe shpirtin e ftohte ma mbyt nj'angushti.
KOKETES...
A mund, kaq verberisht dhe ju,
Si dhe Anesja te besonit?
Ne c'liber valle e gjetet, ku,
Se vdes nga zjarri vagabondi?
Degjoni: mbushet tridhjete vjet,
Po, tridhjete vjet dhe pak me shume;
Un' mbi njezete, por ne jete
Kam qene zgjuar, jo ne gjume:
S'me prek betimi qesharak
Dhe djallezite m'u merziten;
Por edhe juve jo me pak
Besoj ju lodhen tradhetite;
Te ftoht'u beme dhe te matur
Dhe s'presim te na thot' njeri,
Se e perjetshmja dashuri
Tri jave e shumta mund te zgjatet.
Si miq ne ishim pak me pare,
Por ja: merzitja burr'i ashper....
Un'u tregova si e marre
Dhe ju si vajze e pafajshme;
Betimin beme...por....medet!
Pastaj betimin e harruam:
Natashen dashurova vet,
Ju me Kleonin u afruat.
Keshtu u ndame; gjer me sot
Jetojme ne te qet' te lire,
Dhe mund , pa shqetesim te kote,
Ende te ishim miq te mire.
Por jo! qysh heret ne mengjes
Nje flak' tragjike prap u ndes;
Serish ju ngjallet lashtesine-
Ju predikoni perseri
Nje kalorsiake dashuri-
Trishtimin, taktin, xhelozine,
Per bese, s'mundem-jo, vertete.
Un' s'jam femije ndonse poet.
Kur jemi ne ne perendim,
Te dashurise' tua leme rradhen-
Ju vajzes suaj me te madhe,
Un' me te voglit vllait tim:
Eshte rradhe e tyre per te lozur
Dhe lotet lume t'i leshojne
Nga dashuria te marrosur,
Dhe ne t'i marrim neper goje.
TE HUAJES...
Ne gjuhe per ty te pakuptuar,
Te fundit vargje te kushtoj,
Por kete cast te mjegulluar
Vemendjen tende deshiroj:
Gjersa i teri te venitem,
GJersa te digjem larg nga ty,
Ti do te jesh nje yll i ndritur,
Qe do te kem gjithmon' nder sy.
Nje tjeter kur te kesh perpara
Vec zemres sime i beso,
Si ke besuar dhe me pare
Pa ditur se c'te thosh ajo.
PERGJERIM...
Oh, po te jete e vertete,
Se naten kur gjithcka pushon,
Kur rrezet heneza e zbete,
permbi murrana i vershon,
Shkretohen varret e nemitur
Dhe hijet bredhin neper terr,-
Do thirrnja miken e zhuritur:
Tek une eja menjehere!
M'u cfaq ashtu sic ishe ti
Perpara ndarjes plot trishtim,
E ftoht' e zbehte, si qiri,
Ne prag te fundit gjith mundim.
M'u cfaq porsi nje yll i ndritshem,
Si ze i leht' apo si ere,
Apo si nje vegim i frikshem,-
S'ka gje: ti eja menjehere!...
Spo te therras per te qortuar
Me hijen tende, njerezine,
S'po te therras per t'i zbuluar
Territ te varrit fshehtesine,
Dyshimet nuk me brejne mua;
Po te therras me shpirtin vrer,
Qe te te them me mall: te dua.
Jam yti, eja menjehere!
ACARI...
Atje ku vap adjeg si zjarri
ne trojet thare e bere prush
I tmerrshem vigjelon acari
Ne shkretetiren e pafund
Natyre e stepave pa jete
E polli ne nje dite inati
Me vdekje dhe farmak te shkrete
Kuroren, rrenjet ja sperkati
Kur dielli djeg permbi djerine
Nga korrja rrjedh farmaku i shkrire
Pastaj rreshira nis e ngrin
Kur mbremja vjen me ftohtesire
Atje as zogu s'fluturon
As tigri s'shkon, tufan i zi
Te peme e vdekjes sec gjemon
Dhe iken larg me mort ne gji
Kur rete udha ndodh ti shpjere
Permbi kuroren e dremitur
Nga deget helmi nis te bjere
Si shi mby reren e zhuritur
Njeriu urdheroi njerine
Te vinte tek acari plak
Kur rrezet e agimit ndrine
Ai u kthye me farmak
Rreshire pru prej koreve
Dhe nje degez te ronitur
Dhe djerse e ftohte si rreke
I rridhte ballit te venitur
I pruri dhe u lig, u shtri
Pa hyre ne kasolle dot
Dhe vdiq i gjori skllav fatzi
Atje nen kembet e te zot
Rreshiren mori princi e shkoi
Ne helm e ngjeu c'do shigjete
Dhe fqinjeve vdekjen c'u dergoi
Pertej kufireve te vet
KUJTOJ ME MALL NJE CAST GEZIMI...
Kujtoj me mall nje cast gezimi
Perpara sysh mu shfaqe ti
Si vezullim i nje vegimi
Si engjell plot me bukuri.
N'andralla jete zhurmekote
Me dhimbje brengash e merzi
Me grishte larg fytyra jote
Dhe zeri yt plot embelsi.
Nga shqote e koherave qe shkuan
Keshtjell' e endrrave mu shemb
Me mjegull vitet ma mbuluan
Fytyren tende, zerin tend.
C'i ngrysa ditet gjithe brenge
I zymte dhe ne shkreteti
Pa perendi, pa shprese e kenge
Pa lote, jete e dashuri.
Por ja! Me shkrepi prap agimi
Se perseri u shfaqe ti
Si vezullim i nje vegimi
Si engjell plot me bukuri
Dhe rreh me gaz kjo zemra ime
Sepse ju kthyen perseri
Dhe perendi, dhe frymezime
Dhe lote, e jete, e dashur
LETRA E DJEGUR...
Oh, lamtumire, o leter! Ajo me porositi.....
Sa po me dridhet dora tani prej dhembshurise!
Si mund t'i djeg gezimet qe me kish patur shpirti?!
Po mjaft, erdhi ora, digju, o letr' e dashurise!
Jam gati, nuk me tundet me zemera ne gji.
O flake, flak' e etur, cdo flete digje ti...
U ndezen.... flakeruan.....i heshtur tym' i lehte,
Perdridhet e me lutjet e mija larg humbet.
As vuleza mbi zarf tani s'dallohet dot.
Se dylli, ja po shkrin, po zjen....O Zot! O Zot!
U dogj se fundi letra, u nxi ne te cdo flete!
Te shtrenjtat shkronja zbardhin mbi shkrumbezen e lehte.
Dhe zemra me rreh brinjet me vrull. I shtrenjt' o hi,
O ngushellim i vetem i fatit tim te shkrete,
Te pakten ti mos ik prej shpirtit tim te zi.....
SA JU KAM DASHUR...
Sa ju kam dashur! Ndofta dashuria
Nuk eshte shuar krejt ne shpirtin tim!
Po s'dua qe prej dhembjeve te mia
Te ngryseni serish ne deshperim.
I heshtur e pa shprese u pervelova
Me ndrojtje,xhelozi e mall per ju
Po kaq me dliresi ju dashurova,
Sa ,zot!ju dashte tjeter kush keshtu!
KALORESI I VRARE...
Ne pyjet e largeta mbremja po iken.
Te fundmet shkelqime te saj u veniten,
Lugina e thelle ka heshtur;
Zhurmon midis mjegulles lumi me vale.
mes reve qe enden ne qeill ngadale.
Ndrin henez e arte pareshtur.
Korace e celikte dhe heshte e coptuar
Te shtrira po prehen te kodr'e vetmuar,
Mburoja prej ndryshkut po nxin,
Mamuzet te shkreta ne myshk kane mbetur
Dhe s'tunden nga vendi; dhe henez e mekur
Mbi trup te pergjakur po ndrin.
Rreth kodres vertitet besniku dori,
dicka vezullon thelle syve te tij,
Me kryet e unjur kalon;
Luginen po rreh me patkonj gjithe zjarr,
koracen veshtron edhe krejt vetmitar
Po dridhet, se thelli gulcon.
Nxiton neper terr vetmitari dori,
Me shprese e me frike e me drojtje ne gji,
Patkonjte i brengosur rreh shpejt;
Po ngjitet me duf ne kodrine e veshtron
E nxiton...e celiku ne terr tingellon,
Ndene kemben e lodhur te vet.
Afrohet te trup'i kalorsit te shkrete,
Mundohet ta coje, po kocka kercet
Edhe kafka perplaset per toke...
Se thelli i gjori dori hingelliti
Perqark n'erresire veshtrimin vertiti
Dhe heshtaz pastaj uli koken.
Shtegtari qe larg neper terr po kalon,
mes heshtjes te ngjan se mbi kocka po shkon...
Po ja dita zbardh perseri,
Koraca dhe heshta e shkrete po ndrin.
Kalorsi rri shtrire e s'leviz mbi kodrine.
Doriu vec endet rreth tij.
I BURGOSURI...
Lengoj pas kafazit te burgut te zi.
Nje shkabez robinje perballe me rri;
E ngrysur veshtrimin nder qiej vervit,
Tund krahet, dhe gjellen e gjakte skermit,
E shqyen,e flak, dhe me sheh me trishtim,
Sikur kemi bashke te njejtin mendim.
Me grish me veshtrime dhe zjen e kelthet,
"te nisemi" - thote - "ku qjelli therret"
Ne jemi dy zogj, pa liri s'rrojme dot!
mbi male, vella, te versuelmi tok,
Mbi detet e kalter, te cilter si ,
Ku era... dhe une baresim ngamot!..."
LETER E TATJANES, ONJEGINIT...
Po marr guximin qe t'ju shkruaj...
C'do deshit me vec shpirtit tim?
E di, se eshte e drejta juaj
Te me denoni me percmim.
Po ju qe e shihni si po vuaj
Me pak meshire, sado pak,
Nuk do me mprapsni zemerake!
Me pare desha te rri qete
Per turpin tim mbesomeni,
Ju sdo te dinit kur se si,
po te mund te shpresonja vete
Qe, kur e kur me plot hare
te kem t'ju shoh ketu tek ne
Qe t'ju degjoj si kuvendoni,
T'ju them nje fjale dhe pastaj
Ne zemer vec nje mall te mbaj,
Vec gjer sa rish te me takoni...
Po thone se ju s'rrini dot
Ne fshat te heshtur ju merziti
E ne... ne rrojme me te kote
Plot gas se vini e na aviti.
Pse arthte vete ashtu ne fshat,
Na gjette tek ky vend i qete?
T'ju njoh s'do kisha kurre fat,
S'do kisha turbullimn' e shkrete.
Dhe afsh' i shpirtit tim ne jete
Duke u qetuar (kushedi!).
Nje mikut mund t'i behesha mike
Dhe shoqe e jetes e besnike
Dhe zonje e ndershme per shtepi.
Nje tjeter... jo askujt ne jete
Nuk do ti falnja dashuri!
E ka vendosur Qielli vete ,
jam e jotja ne perjetesi;
Gjithe jeta ime me pat qene
Nje peng se ty do te takoj
Se Zoti jeten ma ka dhene
Qe gjer ne varr te adhuroj...
Perhera te kam enderruar
te ndjenja felle thelle ne gjit
me ate veshtrim qe me trondit
Ne zemer shpesh ta kam degjuar
ty zerin... jo s'ish enderim!
Dhe sapo hyre, te kuptova
Me preke fort u pervelova
Thashe esht ai thesari im!
S'eshte e vertete? Po, te kam ndjere
Me flisnje kur me dhemshuri
ndihmoja njerezit e mjere,
Me sillte shpesh lutja qetesi,
Edhe tashi, ndaj kesaj grime
A nuk je ti o endra ime,
Qe n'erresire po ndricon
E vjen me prek me nur e hije?
S'je ti qe plot prej dashurije
Shpres' edhe gas me murmuron?
Kush je ti? Engjelli me shprese,
apo nje lajkatar pa bese?
Ma hiq tashi kete dyshim
Kjo mbase nj'enderr mund te jete
Per zemren time nje zhgenjim
E ndryshe krejt fat' i vertete...
Po dhe keshtu jet dhe fat
vec ty qe sot t'i kam besuar
Me qan me shpirt i ngrate
E mprojtje vij per te kerkuar.
Mendo: jam vete s'kam ku flas
askush nuk mund te me kuptoje
Mendja fillon te me leshoje
Ne heshtje duhet te humbas.
Te pres ti eja sic ma k'enda
Dhe shpresat ngjallm' i perseri,
A ma prish endrren qe tashi
Me te qortuara te renda!
Mbarova! S'mund ta rilexoj...
Po vdes nga frik' turperuar
Po nderit tuaj i besoj
Me plot guxim duke shpresuar..
NJE I DJATHTE E NJE I MAJTE...
N'historinë shumëshekullore, kane ecur dorë pas dore.
Nje i majtë e nje i djathtë, paskan qënë të leftajtë*
Jo vetëm qe s'kishin frikë, por e kishin shumë te lehtë,
Djathtanik e majtanik, qerren e tërhiqnin qetë.
Nje i djathtë e nje i majtë, ja! tërheqin edhe kuajtë,
Njëri tjetrin e ndihmon, dhe karroca fluturon.
Dhe gomari u bë i shkathet kur pa shokun ne te djathtë,
E dini c'na tha kopuku? "S'më bën përshtypje as plugu"
Nje i majtë e nje i djathtë kane tërhequr edhe buajtë.
Qe te tërë zoti i faltë, kurrë s'e lanë qerren ne baltë.
Nje i majtë e nje i djathtë, është ne bot' dhe politika,
Por tek ne, më e leftajtë, është dreqi, vete karrig-ja
Kush guxon ta rrokë i pari, shef partnerin qe tërheq kundra,
Me plot gojën thotë gomari "Ma marcin te keqen ke thundra"
Nje i majtë e nje i djathtë nuk tërrheqin vec cakajtë,
Nuk i le lakmia, smira; s'kane faj, jane egërsirra.
Te mbytur ne gjak e , po të lutemi ty o Zot:
Ti ke bërë mrekullirat; na i zbut dhe egërsirrat.
Qe kështu: Nje i majtë e nje i djathtë,
Te na bëhen te leftajtë.
LULJA...
Nje lulez mes nje libri gjeta,
Te thare edhe pa kundermim;
Dhe per nje cast i shtangur mbeta
E humba thelle n'enderrim.
Kur lulezoi? C'pranvere thua?
Kush e keputi edhe ku?
Nje dore e njohur a e huaj?
Dhe pse e vuri valle ketu?
a per kujtim te nje takimi?
Apo per ndarjen plot trishtim?
A per nje endje pikellimi
Ne heshtje fushash pa mbarim?
Ai, ajo, jetojne valle?
Ku thua jane, ku bredhin ku?
Apo mos ndoshta jane thare,
Si dhe kjo luleze ketu?
DEMONI...
Ne ditet kur se pari nisa
te gjeren jete ta kuptoja,
Kur shihja vashezat e lisat,
Bilbilin naten kur degjoja,
Kur zulma, malli dhe liria,
Dhe frymezimi, poezia
Si zjarr e flake e patreguar,
Ne shpirt me zjejne pa pushuar,
Kur brenga dhe mundim'i heshtur,
Me zuri vend ketu ne gji,
Me vinte plot inat pareshtur,
Ketu ne zemer, nje gjeni;
Gjithnje me sillte shqetesim
Cdo qeshje e tij e cdo veshtrim.
Te fjale e tije plot me vrer
Degjoja te pafundmin ferr.
Ai me shpifje, pa pushim,
cdo gje te shtrenjte e mbulonte;
Te dlirin, t'emblin enderrim
dhe frymezimin e percmonte;
S'besonte dashuri, liri,
Jeten ai gjithnje eprqeshte;
Mbi dhe, per asnje bukuri,
Te thurte lavd ai nuk deshte.
MENGJEZ DIMRI...
Sa dite e bukur! Diell e bore!
Dhe ti, mikeshez engjellore,
Ende ben gjumin ledhatar.
Oh, zgjohu, embel cil qepallat,
Aurores dil e shfaqju ballas,
Shkendrit mbi te si yll polar!
A te kujtohet moti mbreme?
Buciste shqota gjithe gjeme
dhe erresire qe ngado,
si njollez heneza zverdhonte
Mes reve sterre e te trishtonte
po sot, pa dil ne xham e shiko:
Ne te pafundmen kaltersire,
Qilimin madheshtor ka shtrire
Debora, qe prej diellit ndrin,
Vec pylli nxin, po thelle prej tij
Blerojne bredhat e perbri,
Nen akull, lumi vetetin.
Me nje shkelqim prej qelibari
Feks tere dhoma e te zjarri
Lodrojne flaket gjithe gaz;
Ti ndihesh ngrohte aty ne shtrat,
Po shih ketu: doriun at
Ta mbreh ne slite kete cas?
E te rreshqasim neper bore,
Kesaj hareje mengjezore,
Mikeshe e shtreenjte, me revane
Te rendim fushes mbetur shkrete
Dhe pyjeve, gjer dje plot flete,
Dhe bregut, qe ne shpirt e kam!
AKUILONI...
Perse, o i rrepti Akuilon,
Kallamet fort perkul kur fryn?
Pse rete kaq me duf i shtyn?
Prej horizontit c'i debon?
Dikur, shtellunga resh te nxira
Mbulonin qjellin pa mbarim,
Dikur, plot hir, me lartesira
Lekundej lisi pa pushim...
Po ti u ngrite dhe gjemove,
Me duf, me vrull e me lavdi -
Nga qjelli rete i debove,
Rrezove lisin gjeth-flori.
S'ka gje, tani le te ndricoje
Fytyre e djellit plot me gaz,
Me rete flladi te lodroje
Dhe me kallamet ne c'do cast.
TE DESHA...
Te desha fort dhe ndoshta zjarr'i pare
Ne shpirtin tim s'u shua pergjithnje
Po ç'ta lendoj nje plage te perthare
Nuk dua te sendisesh kurre me
Te desha fort,i heshtur shpreseshuar,
Me ndrojtje,me zili,pa hapur goje.
Me ç'afsh e ç'zjarr te pata dashuruar,
Nje tjeter,dhente Zoti te te doje.
ZOÇKA...
Në vend të huaj unë ruaj,
zakonin e atdheut tim.
Kur vjen pranvera e uruar,
një zoçke unë i jap liri.
Përse të rroj unë pa shpresë,
Përse unë zotin ta qortoj.
Kur, qoftë edhe një krijese,
lirinë mundem t'ia dhuroj.
DELIBASHI...
Të shtëna matanë kodrave;
Kampi ynë e i tyre shihen bash’;
Në një kodër para kozakëve
Hakërrohet i kuqi delibash.
Delibash! Në llavë mos u fut
Mëshiroje jetën;
Amin në çastin e zbavitjes trim i patut’:
Do të të ngjeshin heshtën.
Hej, kozak! Të ndeshesh mos u ngri:
Delibashi në të gjitha gjasat
Do të të presë me jataganin
Kokën e krisur nga shpatullat.
Turresh, sa i pari ka ushtuar.
Shikoni! Kë? ...
Delibashin e lënduar,
Dhe kozakun pa kokë.
NATA...
Zëri im për ty i butë dhe i dobët
Prish qetësinë e vonë të natës së errët.
Pranë arkës sime një qiri i pikëlluar
Digjet; vargjet e mia, shkrihen gurgulluar,
Rjedhin, plot dashuri, rrjedhin, të gjitha për ty.
Në terr shkëlqejnë para meje sytë e tu,
Më buzëqeshin, dhe unë dëgjoj zëra:
Miku im, miku im fisnik ... dua ... jotja ... jotja.
DADOS...
Mikesha ime e vetmisë,
moj pëllumbeshë e drobitur!
Tej n'ato pyjet plot me pishë,
më pret , më pret pa u mërzitur.
Ti në dritare përgjërohesh,
si një rojtar'e përkushtuar
dhe shtizat shpesh të ngatërrohen,
në ato duart tërë rrudha.
Shikon ti derën që nuk hapet
dhe shtegun që humbet në pyll.
Dhe parandjenja dhe meraket,
shpesh ta shtrëngojnë gjoksin ty.
Të duket ja...
Dedikuar J.N.Tolstoit...
Digju prapë o llamp' e zjarrtë,
O mike e ditëve plot gëzim
Vezullo o gotë e artë,
O këngë e shenjtë e shpirtit tim
Ku jeni ju o miq të shtrenjtë,
O shokë të dashur të Kup(r)idit
Na thërret prapë or' e shenjtë,
Sërish po shkrin dëbor' e dimrit
Në ditët e zymta të syrgjynit
Shpirti plot plagë veç ndjen gaz,
Në orët e shtrenjta të kujtimit
Që ju o miq më latë pas
Përpapa meje ke qëndruar...
Ja ti o streh' e bujarisë,
Ti muz' e shpirtit të shqetësuar
Ku prehet zjarri i dashurisë
Atje ku kënga na bashkonte,
Ku të gjithë ishim betuar
Se shpirti ynë do jetonte,
Plot afsh e zjarr i dashuruar,
Se zemr' e lodhur s'do pushonte,
S'do prehej kurrë në kraharuar,
Atje ku ishim krejt të lirë
Dhe ngrinim gotat një nga një
Këndonim këngë që pa pirë,
Bërtisnim s'pyesnim për asgjë
Atje dëgjoj sërish një këngë,
Këngë poeti të pagjumë
Prandaj të lutem që pa brengë,
Mbushma gotën që dhe unë
Me ju prapë të i lirë,
Të pi, të dehem kam dëshirë.
Pranim...
Të dashuroj ty, paçka se turfulloj
Paçka se këtë punë dhe turp padobi
Në më të pakuptimtën pafatsi
Ndër këmbët e tua e pranoj!
Mua as në fytyrë e as ndër vite...
Erdhi koha, koha të jem i mënçur!
Të shquaj prej gjithë shënjave
Sëmundjen e dashurisë në shpirt:
Pa ty është mërzi, - unë gogësij;
Para teje pikëllim, - unë vuaj;
Dhe, nuk pushoj, ta them dëshiroj,
Ëngjëlli im, si unë ty të dashuroj!
Kur dëgjoj të vijë nga salloni
Hapi yt i lehtë, a fustani që fërgëllon
A zëri i virgjër, plot pafajsi,
Papritur krejt mendja më shkallon.
Buzëqeshja jote – gëzimi im;
Largimi yt – trishtimi im;
Për ditën e torturave – çmim
Për mua është dora jote e zbehur.
Kur për (пяльцамп ???) me zell
Ulesh ti, anohesh shkujdesur
Sytë dhe krelat tutje i heq
Unë dhëmbshuruar, qetë, heshtur,
Dashuruar me ty, si mituri!
Ti them ty pafatsinë time,
Mjerimin tim në xhelozi
Kur ec, me orë, në kohë të keqe,
Ta kesh kuptuar këtë tani?
Dhe Llotët e tua në vetësirë,
Dhe fjalët së toku në qoshe
Dhe udhëtimi në Opoçkë
Dhe pianofortja në mbrëmje?...
Alina! Mëshiromë shpresa ime
Nuk guxoj të kërkoj dashuri
Se ndoshta, prej mëkateve të mia
Ëngjëlli im, dashurisë dot nuk i rri!
Por shtiru! Ky vështrim
Gjithçka mund të shprehë për çudi!
Ah, të më mashtrosh mua s’ka vështirësi,
Unë kur mashtrohem ndjej gëzim!
Ti dhe ju...
E shkreta ju zemërza ti
Ajo, si të thuash, ka ndryshuar
Dhe me gjitha ëndrrat e gëzuara
Në shpirt e dashuruar është zgjuar.
Para saj ja vlen të qëndroj,
Ti mbyll sytë para saj s’kam fuqi;
I them asaj: sa e dashur jeni!
Dhe mendoj: sa të dashuroj!
Hëna...
Perse moj hene argjendore,
ti larg nga rete pa pushim,
permbi kanatet e dritores,
vershon te mekurin shkelqim?
Sa here qe me shfaqesh ti,
ne shpirt me zgjohen shqetesime,
dhe brenga plot me dhembshuri,
deshire plot me flakerime.
Oh,ikni,ikni o kujtime!
o dashuri fatkeqe fli!
O,le te mos me shfaqet me,
te perdja e erret ne dritore,
nen driten tende argjendore,
fytyr' e dashur si gjithnje,
fytyr' e embel engjellore
e vashes qe s'do ta shoh me.
O embelsi e dashurise,
plot ledhatime,plot me gaz,
plot me shkelqim te lumturise,
a mund te kthehesh rishmez pas?
I shpejte porsi nje vegim,
me ndrite ti ne fluturim;
U zhduken hijet krejt papritur,
se erdh agimi menjehere,
dhe ti moj hen'e ndritur
ne qiell u mbyte atehere!
Agimi driten pse shperndau?
Nga vash' e shtrenjte pse me ndau?
Dritarja...
Nje nate e mbaj mend fort mire,
kur hena rrezet argjendore
vershonte permbi mugetire,
nje vashez pashe ne dritare.
Ajo e heshtur po qendronte,
po ankthi po ia digjte gjine,
me padurim ne shpirt,veshtronte
te udheza neper kodrine.
"Un' jam ketu!",-nje ze ne terr
u ndje dhe vasheza gufoi,
dritoren celi menjehere...
dhe terri henezen mbuloi.
"O lum si ti",- i thashe me mall
"te pret gezimi,puthjet ,dhelet,
po mua ndonje mbremje valle,
ndonje dritore do me celet?"
Dëshirë lavdie...
Kur isha idehur krejt ne dhele dashurie,
Kur rrija heshtazi mbi gjunje e te veshtroja
Plot gaz e mall ne gji,-edashur,ti e dije
Qe une per lavdi ahere nuk mendoja;
Gjithmone qendroja larg prej zhurmes e remetit,
Merzi ndjeja ne gji nga titull’ ipoetiti,
Kapitur pa pushim nga shqota e shtrengata,
As qe i vija re qertimet e levdatat,
A mund te ndjeja ankth ne shpirt te perveluar,
kur ti me shihje drejt me sy te dhembsheruar,
kur floket mi lemoje embel e ngadale
e thoshje a me do a je i lumtur valle?
Nje tjeter ti keshtu a do dashurosh?
Me thuaj kurre ti o mik sdo me harrosh?
Aher i heshtur krejt e dashur te veshtroja
Aher te kisha ne shpirt e kurre nuk mendoja
Per brengen,pikellimin e per te renden ndarje…
Askurre nuk mendoja..Po cndodhi?Lote,fsharje
E shpifje,tradheti,me erdhen ne mend.
Papritur per nje cast..po cjam,ku jam ne cvend.
Qendroj si shtegtar i ndjekur nga rrufete
Qe nuk edi per ku e shpie rruga e shkrete
Tani ne zemer kam nje deshire te re
Lavdi,lavdi kerkoj qe ti atje ku je
Gjithmone ta degjosh e dashur emrin tim
Gjithmone te me kesh ne mendje pa pushim
E gjithshka perreth per mua tete flase
Qe ti te me kujtosh me dhembshuri cdo cast
Te gjitha pergjerimet e lutjet plot me lotë
Detit...
Stuhi rebele lamtumire!
Ne çast te ndarjes perseri,
Ti dallget çon perpjet i lire
Dhe zjen,shkelqen me krenari.
Si gjeme e britme pikellimi
E shokut qe na le dhe shkon,
Vikama jote dhe buçimi
Ne gji,se fundi,me kumbon.
O vend i shtrenjte i zemres sime
Ne bregun tend plot bukuri
I zhytur thelle ne mendime
Sa shpesh kam bredhur ne vetmi!
Jehona jote buçimtare,
Me mbushe plot gezim e jete
Dhe heshtja jote magjistare
Dhe vrulli çamarok o det!
Nje varke e bindur peshkatare
Lundron e ruajtur nga ti
Dhe mes tallazit shket krenare;
po ti terbohesh,ç'mendesh fare;
Anije mbyt ne thellesi.
S'm'u dha prej brigjeve shkembore
Te ikja veç njehere,o det,
Te nisja rendjen,dallget prore;
Atje ku ti gjemon,buçet.
ne ç'vis,ne ç'vis te kesaj bote
Po shkoj tani ne shtegetim?
O det,nga shkretetira jote
Nje gje me dhemb ne shpirtin tim.
O lamtumire!Lamtumire!
Ne shpirt do te te kem perjete
Do ta degjoj me plot deshire
Jehonen tende larg,o det!
Ne shkretetira,neper pyje,
Ku rruga po me çon tani,
Do marr me vete shkulmen,hijet,
Shkelqimin tend plot bukuri.
Sergej Esenini, për veten...

Jam një bir fshatari. Kam lindur më 21 shtator 1895 në lokalitetin e Kuzminit të qarkut të Rjazanit, po në gubernën e Rjazanit.
Qysh në moshën dy vjeç, meqë babai ishte i varfër dhe kishte shumë frymë në familje, më dërguan te gjyshi nga nëna, i cili ishte mjaft në gjendje dhe kishte tre djem të rritur beqarë, me të cilët kalova gjithë fëmijërinë. Dajët e mi ishin djem çapkënë dhe kokëkrisur. Kur u bëra tre vjeç e gjysëm, më hipën në një kalë pa shalë dhe më lëshuan revan. Mbaj mend që u tremba shumë dhe u kapa fort pas jeles së kalit.
Pastaj më mësuan të bëja not. Njëri nga dajët (dajë Sasha), më merrte në barkë, më zhvishte e më hidhte si këlysh në ujë. Unë përplasja krahët si i çoroditur e i tromaksur dhe, kur mua gati më mbahej fryma, ai bërtiste: „Eh kuçkë! S’je për asgjë! Fjalën kuçkë ai e kishte përkëdhelje. Më vonë në moshën tetë vjeç, një daje tjetër unë i zëvendësoja shpeshherë qenin e gjahut, duke notuar nëpër gjole për të kapur rosat e egra. Isha mësuar për bukuri të ngjitesha nëpër pemë. Për këtë ua kaloja të gjithëve. Kur mëllenjat nëpër mështekna nuk e linin ndokënd të flinte, unë ngjitesha shpejt dhe merrja çerdhet. Një herë rashë, po nuk pësova ndonjë gjë të madhe, u gërvisha pak në fytyrë e në bark, po theva një shtamë me qumësht që do t’ia çoja gjyshit që po kosiste.
Midis fëmijëve isha gjithnjë i parë dhe sherrxhi i madh, dhe kthehesha në shtëpi përherë i gervishur. Për këto prapësira më bërtiste vetëm gjyshja, kurse gjyshi më nxiste nganjëherë edhe vetë për sherr dhe i thoshste gjyshes: „Mos e nga moj budallaqe. Ashtu do të bëhet më i fortë".
Gjyshja më donte me gjithë shpirt dhe dashuria e saj nuk njihte kufi. Të shtunave më lanin, më prisnin thonjtë e më lyenin kokën me vaj, se flokët e dredhur mezi më kriheshin. Po edhe vaji s’më bënte shumë dobi. Përherë bërtisja e madje edhe tani sikur s’para i pres me kënaqësi të shtunat.
Të djelave më dërgonin gjithnjë në kishë dhe që të siguroheshin se veja vërtet, më jepnin 4 kopejka. Dy kopejka për naforë dhe dy për t’i hedhur te kondizma e Shenjtorit, po unë paguaja vetëm për naforën, kurse te shenjtori bëja sikur hidhja, po s’hidhja gjë dhe ia mbathja në varrezë e luaja me kalamjtë.
Kështu më kaloi fëmijëria. Kur u rrita, donin të më bënin mësues fshati, ndaj më shpunë në një eminar fetar, pas mbarimit të të cilit duhej të shkoja në Institutin Pedagogjik të Moskës. Për fat të mirë, nuk ndodhi kështu. Metodika dhe didaktika më kishin ardhur në majë të hundës dhe as doja të dëgjoja më për to.
Vjersha kam filluar të shkruaj herët, nëntë vjeç, por, me ndërgjegje të plotë, krijimtarisë i hyra kur u bëra 16-17 vjeç. Dhe vjersha të kësaj moshe i kam botuar në librin tim të parë "Përshpirtja".
Kur u bëra tetëmbëdhjetë vjeç, habitesha pse gazetat nuk m’i botonin krijimet që u dërgoja dhe befas ia mbatha në Petërburg. Atje nuk më pritën keq. I pari që njoha ishte Blloku, i dyti, Gorodeckij. Kur takova Bllokun, më rrodhën djersët çurg, sepse për herë të parë po shikoja një poet të gjallë. Gorodeckij më njohu me Klujevin, që s’ia kisha dëgjuar ndonjëherë emrin. Me Klujevin u bëmë miq të ngushtë, miqësi që e vazhdojmë edhe sot, pavarësisht se kemi gjashtë vjet pa u takuar.
Tani ai jeton në Viterg, më shkruan se ha bukë me krunde e se ka mbetur për faqe të zezë dhe se i lutet Zotit që të mos vdesë me turp.
Viteve të luftës dhe revolucionit, fati më përplasi sa andej këndej. I rashë Rusisë kryq e tërthor nga Oqeani i Ngrirë i veriut, e deri në detin e Zi dhe atë Kaspik, nga Perëndimi në Kinë, Persi dhe Indi.
Kohën më të mirë të jetës sime quaj vitin 1919. Atëherë kaluam një dimër me 5 gradë temperaturë brenda në dhomë. S’kishim asnjë shkop dru.
Në PKR nuk hyra asnjëherë, sepse e quaj veten shumë më të majtë.
Shkrimtari im më i dashur është Gogoli.
Kam botuar shtatë libra. Tani po punoj mbi diçka të madhe, të titulluar „Vendi i horrave".
Në Rusi, kur s’kishte letër, me Kusikovin dhe Mariengofin i shkruanim vjershat në muret e manastirit të Përkushtimit, ose i recitonim ku të mundnim nëpër bulevard. Amatorët më të mirë të poezive tona ishin prostitutat dhe banditët. Me ta ishim miq përherë. Komunistët na urrejnë tmerrësisht.
U dërgoj përulësisht të fala gjithë lexuesve dhe pakëz vëmendje përpara tabelës „Lutem mos qëlloni!"
Berlin, 14 maj 1922

Sergej Esenin
Esenini per veten:
Vjersha kam filluar të shkruaj herët, nëntë vjeç, por, me ndërgjegje të plotë, krijimtarisë i hyra kur u bëra 16-17 vjeç. Dhe vjersha të kësaj moshe i kam botuar në librin tim të parë “Përshpirtja“.

Kam botuar shtatë libra. Tani po punoj mbi diçka të madhe, të titulluar „Vendi i horrave“.

U dërgoj përulësisht të fala gjithë lexuesve dhe pakëz vëmendje përpara tabelës „Lutem mos qëlloni!“
Lexoni:
http://www.newworldencyclopedia.org/entry/Sergei_Yesenin

- http://vagalecs.narod.ru/yesen.htm. Retrieved December 17, 2007.
- http://zhurnal.lib.ru/editors/v/vagapov_a_s/. Retrieved December 17, 2007.
- Poetry (English translation). Retrieved December 17, 2007.
- Poetry (English translation). Retrieved December 17, 2007.
- Poetry (English translation). Retrieved December 17, 2007.
- Biography, photos and poetry (Russian). Retrieved December 17, 2007.
- Yesenin's poetry (Russian). Retrieved December 17, 2007.
- Yesenin's museum in Viazma (Russian). Retrieved December 17, 2007.
- Alexander Novikov sings songs based on Yesenin's poetry (10 songs in WMA format. 17, 2007.
- Carlyle, Olga Andreyev. Modern Russian Poetry. New York: Viking Press, 1972. ISBN 0670483877
- Davis, Jessie. Isadora Duncan's Russian husband, or, Child of the Terrible Years: The Life of Sergei Yesenin (1895-1925) to Commemorate the 95th Anniversary of his Birth and the 65th Anniversary of his Death. Lincoln Davies Press, Liverpool, England, 1990. ISBN 0569092345
- Terras, Victor. A History of Russian Literature. London: Yale University Press, 1991. ISBN 0300059345
No comments:
Post a Comment