2012-12-10

Nga gjiri im kanë dalë poeti dhe shkrimtari




Nga Kujtim Stokju


ZËRI JONË



Zëri jonë është i urtë dhe i mençur
Dhe t’gjithë së bashku kemi bërë mrekulli
Dhe unë kam një emër të madh
Emrin popull, e kam t’vulosur n’histori.

Mua më kanë quajtur me emra të ndryshëm
M’kanë thënë se jam turmë, shoqëri dhe masë
Prej meje kanë dalë majat më t’larta t’pushtetit
Dhe ju mua popullin,më ndatë në dy-tri klasë.

Unë jam punëtori, fshatari,shpikësi,intelektuali
Nga gjiri im kanë dalë poeti dhe shkrimtari
Unë jam ai që krijova qytetrimin dhe kulturën
Unë jam dëshmia e lavdishme e historisë.

Të gjithë ata që janë mbi mua, nga unë kanë dalë
Strategë,mbretër,presidentë e kryeministra
Por ata vdesin,nga unë do të dalin të tjerë
Ngandonjëherë na bëhen mbi ne si tigra.

Vërtetë unë populli, jam si ujët që derdhet mbi tokë
Jam si fusha që jap bereqet kur plugohem
Dhe stuhi të tmerrshme kalojnë mbi mua
Dhe të gjitha këto s’më bëjnë t’plogështohem.

Unë nuk harroj se edhe për mua vjen vdekja
Dhe prap punoj me më t’madhin përkushtim
Dhe unë çdo gjë me dëshirë e jap
Bëhem dhe fli për vendin tim.

Unë ngandonjëherë buças e dridhem si tërmet
Që t’mos harroni historinë e spërkas me gjak
Dhe unë më pas përsëri harrohem
Dhe për mua kujtoheni,kur zjarri është n’prag.

Unë shpesh ju kujtoj mësimet e së djeshmes
Që të mos mendoni se jam i marrë
Zëri im del fuqishëm prej shpirtit
Dhe dëgjohet,në t’gjithë botën mbarë.

Unë kam thjeshtë pesë gërma, POPULL
Energji e pashtershme,gjithmonë në krijim
Prandaj mos m’përbuzni dhe m’harroni
Por dëgjojeni me kujdes zërin tim.


KTHETRA PËRVLUESE

Mbi ballin tënd që ndrinte si ylberi
Dhe sytë ëngjëllor me t’ëmblin shikim
Shikoja lotët që t’rridhnin prej syve
Rëndë plagosën shpirtin tim.

Këto lotë ishin kthetrat e dashurisë
Që me to vadisje rrënjët e saj
Sa thellë rrënjët i ke mbjellë
Duke m’kapërthyer shpirtin e pa faj
Si lulkuqet n’arën e grurit
Mbi shpirtin tim janë shpërndarë.

Dhe pastaj prisnim me pa durim
Nga kjo pemë frytin pë të vjelë
Sikur n’tundës qumshtin tundim
Presim gjalpin për të nxjerrë.

Eh, pastaj dhallin se shikoja
Që e pija me shumë zjarr
Gjalpin t’gjithë unë e mblodha
Ky është fryti dashurisë parë.

BETEJA IMAGJINARE


Qëndroj i menduar para fushes së shahut
Dy ushtritë janë rreshtuar n’luftë përballë
Ushtarët janë gati me egërsi të përleshen
Të bardhët lëvizin para me ngadalë.

Fusha e luftës me katror bardhë e zi
Dy ushtritë do ndeshen për vdekje o fitore
Kjo llahatri e tmerrshme u shpik që n’lashtësi
Ushtarë,oficerë,kala dhe mbretër
Armatosur me heshta dhe parzmore.

Ushtarët ndeshen dhe bien një nga një
Oficerët trimërisht komandojnë në betejë
Mbretëreshat përshkojnë fushën anembanë
Mbretërit shikojnë betejën brenda në kala.

Ushtarë të zi veshur me shallvare
Turren drejt të bardhëve me tërbim
Beteja bëhet tmerrsisht e përgjakshme
Këtë luftë nga lindja e kemi trashëgim.

Strategji e lashtë për t’zhdukur njëri tjetrin
Ndeshen në katrorët bardhë e zi me kthesa
Betejën imagjinare e bëj me këto ushtri
Mbretërit për fitore deri n’fund, kanë shpresa.

Beteja është e llogaritur saktësisht
Humbjet si lojtar ju nuk i vëreni
Qëllimi është të fitoni me çdo kusht
Fitoren në pushtetin e rreptë ju e keni.

Jeta njerzore është si kjo fushë,bardhë e zi
Me halle dhe brenga me triumfe lirie
Dhe kush betejën më në fund e humb
Do të lidhen me zinxhirë skllavërie.

Dhe kështu gurët më binden mua
Që nuk jam i famshmi strateg
Ndeshem ethshëm dhe t’fitoj dua
Betejë enigmatike që në të t’ rrëmben.




Kujtim Stojku ka lindur në Dibër me 12.2.1964. Pas mbarimit të shkollës në vendlindje ka mbaruar gjimnazin. Ka studiuar në Institutin e Kulturës Italiane pranë fakultetit të gjuhëve të huaja dega Italisht me 1995. Më pas ka ndjekur studimet në Nations University për degën master në Sh.B.A. Ka filluar të shkruaj poezi që në moshen 13 vjecare. Ka botuar artikuj të ndryshëm në Tirane nga viti 1990 në gazeta te ndryshme.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...