Nga Elisa Bruqi
2 Njeriu pa kokë
Fëmijët po
ecnin. Rrugës kishte shumë lakuriqë por ata ishin shumë të vegjël. “Eja të
pushojmë, pak kemi ecur 10 orë!” -tha Ejmi.
“Epo kanë kaluar vetëm 10 minuta.” -tregoi
Rinesa.
“Sa përtace
je edhe ti Ejmi!” -tha Xheku
“Aaaaaaa” -bërtiti
Ejmi nga dhimbja dhe u rrëzua në tokë. Një merimangë e kafshoi në qafë. Ejmit
iu morrën mendët. Ajo shihte 4 Xheka e 5 Rinesa.
Rinesa shpejt mori disa gjethe shëruese. Ejmi u qetësua dhe
filluan të ecnin përsëri. Ata duke ecur, e panë një kalë të bukur të bardhë si
bora e sy të kuq si zjarri.
Ata u
mahnitën nga bukuria e tij, por, kur u afruan ta përkëdhelnin e panë se një
burrë është mbi të.
“Na fal
zotëri por kali juaj na mahniti nga bukuria e tij dhe ne nuk mundëm të duronim
pa e përkëdhelur.”-tha Ejmi duke shikuar kalin.
“Mendoj, mendoj
se …. Mendoj se është njeriu pa kokë” -tha Rinesa. “Vrapooooniiiii” -thirri Xheku.
Ejmi u ngjit mbi kalë, por mbrapa njeriut pa kokë. Ajo mori kungullin dhe
kërceu nga kali. Xheku i cili shkonte në
në një degë
të një pemës. Ata bërtitën nga gëzimi. Ata shkuan tek shtriga dhe ia dhan
kungullin.
“Më lëshoni
more njerëz” -tha kungulli
“Uau” -u
habitën të gjithë përveç shtrigës.
“Hata fare” -tha Xheku
“Më lëshoni
se edhe unë kam jetë!”-vazhdoi kungulli
“Epo
qytetarët tanë thonë se ti nuk ke jetë.”-tha Ejmi
“Mos të pyeta se ç’mendojnë të tjerët moj pirate”-ia
ktheu kungulli.
“Ti qenke
një kungull i keq”-tha Ejmi përsëri
“Mjaft
biseduat ju fëmijë trazovaq”-tha shtriga “Ka të drejtë”-tha kungulli. “Edhe ti
kungull, mbylle gojën”-tha shtriga e zemëruar-“Tani shkoni dhe ma bini
shpatën”-vazhdoi ajo.
“Na duhet
pushim o e ligë”-tha Rinesa
“A do të
shkoni tani apo prindrit, motrat….” -tha shtriga dhe e ndërpreu Xheku “Shkojmë
vajza.” Ata dolën nga shtëpia dhe filluan ta kërkojnë shpatën në gurë.