Nga Elisa Bruqi
3 Shpata në gurë
“Sa natë e
çuditëshme është nata e sotme!”-tha Xheku
“Çkemi
fëmijë” u dëgjua një zë..
“Mjaft bëre
shaka Xhek” -tha Ejmi.
“Hej unë nuk
thash gjë” -tha Xheku.
“Mirë pra të besoj”-tha Ejmi.
“Kush foli
pra?”-pyeti Rinesa
“Unë o
fëmijë, këtu lart, në pemë.” -tha një buf.
“Tani edhe
një buf që flet, kush do të flas tani toka?” -tha Xheku.
“Auq më
vrave” -tha toka.
“Hahahahahahah”
-filluan të qeshnin Ejmi dhe Rinesa. Xheku i shikoi dhe filloi të qesh edhe ai.
“Ku po shkoni tani ju të tre?”-pyeti
bufi.
“Po shkojmë
të marrim shpatën në shkëmb” -u përgjigj Ejmi.
“A jeni në
vete?”-pyeti bufi përsëri.
“Po,”-tha
Xheku- “Përse?”
“ Atje ka
fantazma që nëse i afrohesh gurit të mbysin”
“Oh mos!” -u mërzit Rinesa.
“Kam ide” -tha Xheku i gëzuar.
“Na trego,
na trego na trego” -thoshte Ejmi me zë të lartë dhe duke kërcyer lart .
“Shshshshsh, mos bërtit”-pëshpëriti Rinesa. Xheku filloi të shpjegonte: “Shikoni, marrim
tre batanie…”
“Nuk është
koha të flemë o Xhek!” -e ndërpreu Ejmi pak e zemëruar.
“Ti Ejmi nuk
lë kurrë që ta perfundojmë fjalën!” -i bërtiti pak Xheku.
“Marrim
bataniet dhe secili e merr një, e vendosim sipër dhe ne mund të dukemi si
fantazma.”
“Ke të
drejtë!” -thanë Rinesa dhe Ejmi një zëri. Ata morën bataniet dhe i vendosën mbi.
Ata me batanie mbi e gjetën shpatën. Ata u munduan t’a nxirrnin nga guri, por
“Më ndihmo
të marr shpatën!”-tha Xheku.
“Sigurisht”-i
foli lakuriqi. Lakuriqie kapi shpatën me këmbë dhe e tërheqi. Ai e gjuajti dhe Rinesa
me Ejmin e kapën së bashku. Lakuriqi u afrua afër tokës dhe Xheku ua kapi duart
Ejmit dhe Rinesës. Ata filluan të shkojnë në shtëpinë e frikshme. Kur mbërritën
ia dhan gjërat shtrigës.
“Ju lumtë”-tha shtriga
“Meqë jeni
kaq të zotët më gjeni edhe 3 gjëra ose e dini se çfarë ndodhë.”- vazhdoi ajo.
“Heej! Nuk
mund ta bësh këtë!.”-tha Ejmi e zemëruar.
“Sigurisht
që mundem moj çamarroke”
“Ju duhet të gjeni këto gjëra: puplën
e zogut, kapelen e gjigandit mbi retë e zeza dhe guackën në formën e këtij
kungulli budalla.”-tha shtriga.
“Budallaqe
je vet moj shtrigë e keqe!”-tha kungulli.
Shtriga
vetëm kthen kokën e zemëruar dhe kungulli thot i friksuar “Doja të thoja… ke të
drejtë moj vajzë bukuroshe…”
“Mirë po
shkojmë tani”- tha Rinesa.
“Rinesa” -tha
shtriga- “Ti nuk ke prindër, motra ose vëllezër, pse po e bën këtë?”.
“Sepse unë
dua të ndihmoj miqtë e mi të dashur” - përgjigjet Rinesa.