Agjencioni floripress.blogspot.com

2012/11/18

Armend Ramë Zemaj: Lufta e UÇK-së nuk indentifikohet me profiter të pasluftës si Muharrem Xhemajli


description

Deputeti i LDK-së Armend Zemaj ka reaguar sot në seancën plenare pas deklaratave të kreut të OVL të UÇK-së Muharrem Xhemajli se pjestarët e FARK-ut nuk mund të pajisen me librezën e veteranit të UÇK-së, duke i krahasuar ato me kohën e komunizmit dhe fashizmit. Deputeti Armend Ramë Zemaj tha se fatmirësisht lufta e UÇK-së nuk indentifikohet me tipat profiter të pasluftës si Muharrem Xhemajli. " I njoftoj të gjithë ata që me shqetësim më janë drejtuar, që në komisionin Qeveritarë është edhe përfaqësuesi i ish-Ministrisë së Mbrojtjes se Republikës së Kosovës, dhe kjo e drejtë sublime e juaja ju takon sipas ligjit dhe kontributit që keni dhënë në luftën për çlirim të vendit", tha deputeti Armend Ramë Zemaj. Më tej, deputeti i LDK-së nënvizoi se përqaj e sundo është motoja e preferuar e komunistëve, duke thënë se si komunizmin ashtu edhe fashizmin, harmonia ndërnjerëzore e bashkimi i tmerron. "Këto dy sisteme nuk duan të shohin as dy veta bashkë. Pikërisht këta lloj njerëzish si Muharrem Xhemajli deklarojnë që pjestarët e FARK-ut që luftuan dhe u vranë per lirinë e Kosovës me emblemën e UÇK-së nuk mund të pajisen me libreza të veteranit të UÇK-së", tha deputeti Armend Ramë Zemaj.

No comments:

Post a Comment

Profesor Dr.sci. Shkodran Cenë Imeraj Familja e Isa Boletinit me origjinë nga Isniqi i Deçanit

                                Historiaani Prof.dr.Shkodran  Cenë Imeraj  Zbritja nga vendbanimi i pjesës kodrinore-malore dhe vendosj...