Agjencioni floripress.blogspot.com

2012/11/18

Studiues dhe akademikë: Të ruhet standardi i gjuhës shqipe


Studiues dhe akademikë: Të ruhet standardi i gjuhës shqipe

Korçë, kujtohet përmes një simpoziumi përvjetori i 40-të i Kongresit të Drejtshkrimit

Dhjetëra studiues, gjuhëtarë dhe akademikë nga të gjitha viset shqiptare, por edhe universitete të ndryshme të botës janë mbledhur ne Korçe për te kujtuar Përvjetorin e dyzetë te Kongresit të drejtshkrimit. Ata kanë sjellë në vëmendje rëndësinë e padiskutueshme të kongresit të drejtshkrimit për gjuhën dhe kulturën kombëtare, por gjithashtu kanë evidentuar edhe problematikën me të cilën përballet sot gjuha shqipe. Shume referues studiues dhe akademikë , kanë theskuar domosdoshmërinë e ruajtjes dhe moscënimit të standardit të shqipes letrare, i cili u vendos nga Kongresi i Drejtshkrimit.
Në të njëjtën linjë të ruajtjes dhe përsosjes të normës letrare të gjuhës sonë kanë qenë edhe gjuhëtarë nga Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi. Sipas Prof Isa Bajçincës, i cili ka qenë edhe firmëtar i rezolutës së Kongresit të Drejtshkrimit, mbetet shqetësues deformimi që i ka ndodhur dhe po i ndodh gjuhës shqipe në trevat e tjera shqipfolëse si dhe ndikimi i sllavizmave.
Ndërsa për albanologun e Universitetit të Çikagos, Victor Friedman, standarti është ai që pasqyron unifikimin e gjuhës, ndërsa dialektet janë në funksion të pasurimit të saj.
Universiteti i Korçës Fan Noli, i cili organizoi Akademinë Solemne, në kuadër të 100 vjetorit të Pavarsisë, ka nderuar me çertifikata mirnjohjeje edhe disa prej pjesmarrësve të Kongresit të Drejtshkrimit

No comments:

Post a Comment

Profesor Dr.sci. Shkodran Cenë Imeraj Familja e Isa Boletinit me origjinë nga Isniqi i Deçanit

                                Historiaani Prof.dr.Shkodran  Cenë Imeraj  Zbritja nga vendbanimi i pjesës kodrinore-malore dhe vendosj...