Posts

Showing posts from March, 2013

BIZNISMENI PEJAN EKREM LLUKA HETOHET NGA HETUESIT SLLOVENË

Image
Hetuesit sllovenë kërkojnë provizionet e dhëna në Kosovë





Në fokus të hetimit të Zyrës Kombëtare për Hetime janë pagesat disamilionëshe të provizioneve me rastin e hyrjes së Telekomit të Sllovenisë në tregun kosovar dhe mbipagesat me rastin e blerjeve të firmave në Slloveni (Najdi.si) dhe në Maqedoni (On.net). Hetuesit kanë vizituar njëkohësisht edhe selinë e Factor Banka dhe shtëpitë e personave të përfshirë.

Në procedurën parapenale, sipas të dhënave të policisë, janë nëntë persona të dyshuar. Shtatë prej tyre janë privuar nga liria më 28 mars, të cilët janë lëshuar pas kryerjes së bastisjeve të shtëpive. Se për kë bëhet fjalë zyrtarisht ende nuk dihet.

 Por sipas informatave të gazetës “Dnevnik”, janë katër ish-anëtarë të Bordit drejtues të Telekom Slovenija: Bojan Dremel, Dushan Mitiq, Zhelko Puliiq dhe Filip Ogris Martiç, si dhe tre ish-anëtarë të Factor Banka: Ciril Dragonja dhe Boris Pesjak, ish-pronarja e ndërmarrjes Najdi.si Zvone Jagodiç dhe Aleksander Sasho, si dhe biznesme…

Zef Pergega është lapidar i dritës së syve…

Image
Zef Pergega është lapidar i dritës së syve… http://www.albdreams.net Nga Flori Bruqi Zef Pergega është një emër i nderuar i dasporës shqiptare i cili me poezitë e shumta na bën përshtypje të jashtëzakonshme .Vargjet e tij realiste shprehin botën e brendshme të një poeti i cila ndien dhembje për Shqipërinë,Kosovën,Kosovën Lindore ,Malësinë e Madhe,Iliridën , lypsarët, gëzim për fatin e mbarë të atdhetarëve të tij të dashur, krenari që është shqiptar, lidhje të ngushtë me vendin e largët tek i cili i shkon mendja vazhdimisht dhe shpresë për kthim sa më të shpejtë atje ku e ka kaluar fëmijërinë e hershme, rininë dhe një pjesë të pjekurisë së tij, deri atëherë kur ka shkuar në vendin e demokracisë/në Amerikën e largët /…
I tillë është në çdo varg, në çdo poezi, në prozë , publicistikë dhe në aktivitete të shumta të cilat ai i bën pa rreshtur dhe pa u lodhur fare duke shkruar për fytyrat më të ndritura të kombit tonë: për Akademik Mark Krasniqin,Ramush Haradinajn,Flori Bruqin etj…
Në këtë konte…

Vdekja nuk ekziston, shkencëtarët: Njerëzit nuk vdesin

Image
Robert Lanza


Të gjithë besojmë se kemi një jetë mbi tokë. Pas një periudhe kohe vdekja I vjen secilit dhe ne besojmë se do vdesim sepse ashtu na është thënë. Por askush nuk ka ngritur pyetjen çfarë ndodh me shpirtin e njeriut, ku shkon ai dhe më e rëndësishmja a vdes njeriu. Teoria e re shkencore thotë se “vdekja nuk është akti final”, shkruan në blogun e tij Robert Lanca, ekspert për teknologjinë e avancuar të qelizave. Njëri nga aspektet e njohura të fizikës kuantike është se disa aspekte nuk mund të parashikohen në mënyrë absolute. Në vend të kësaj, ekziston një sërë observimesh të mundshme, secila me probabilitet të ndryshëm. Një shpjegim i shpeshtë, interpretimi i “shumë botëve”, thotë se çdonjëra nga këto observime të mundshme korrespondon me një universum tjetër (multiuniversum). Teoria e re shkencore e quajtur biocentrizmi shumë pak ka spastruar këto ide.


Ekziston numër i pakufishëm i universumeve dhe gjithçka që do të mund të ndodhte, ndodh brenda tyre. Vdekja nuk ekziston në…