ME SHKAS!
*** Mos vrisni vetëvetën dhe mos vrisni miqtë dhe aleatët tanë të përjetshëm amerikanë, sepse askush nuk do t’iu gradojë e as ndihmojë për aktet e tilla vetëvrasëse, por vetëm se, do t’iu përdorë si “mish për top”! As më shumë e as më pak!
*** Edhe pse organet përkatëse policore hetimore gjermane dhe ato amerikane, ende nuk e kanë vërtetuar faktin se, Arid Uka ka pasur ndonjë lidhje me ndonjë grup, apo organizatë terroriste islamike ndërkombëtare, vetë deklarata e Aridit, dhënë para organeve policore dëshmon se ai është viktimë e indoktrinimit të fundamentalizmit islamik. Ndryshe, nuk do t’i kishte vrarë dhe plagosur ushtarët amerikanë. Ushtarët, të cilët së bashku me Amerikën, me NATO-në dhe me UÇK-në çliruan dhe pavarësuan Kosovën nga çizmja e hekurt gjenocdiale e regjimit të Serbisë së Slobodan Milosheviqit (1989-1999).
Këtë akt individual terrorist të Ardit Ukës, i cili, pa asnjë arsye vrau 2 ushtarë amerikanë dhe i plagosi 2 të tjerë në Aeroportin e Frankfurtit të Gjermanisë, më 3 mars 2011, e dënuan të gjithë shqiptarët njëzërit, ashtu sikurse Qeveria, Parlamenti, Presidenca e Republikës së Kosovës, Bashkësia Islame, rinia studentore e Univristetit të Prishtinës dhe mbarë populli shqiptar i Kosovës.
Vërtet, një akt i këtillë terrorist i papritur, ishte tronditës dhe i mbështolli në zi gjithë Kosovën dhe shqiptarët, si edhe të afërmit familiarë të Arid Ukës në Mitrovicën e Kosovës, duke përfshirë edhe gjyshin e tij 90-vjeçar, i cili, ashtu sikurse familjarët e tij, me dhimbje pohoi se “kjo, më mirë t’i kishte ndodhur familjes sonë, sesa që u ka ndodhur miqve tanë ameriaknë, të cilëve u shprehim ngushëllimet tona më të thella për humbjen e ushtarëve të tyre.”
As gjyshi e as të afërmit e tjerë familjarë të Aridit, nuk mund të imagjinonin se si ka mundur të ndhodhte një rast i tillë, duke qenë se, sipas rrëfimeve të tyre, Aridi si në sjellje, ashtu edhe në respektin ndaj të tjerëve kishte qenë i dalluar dhe i disiplinuar. Gjithashtu, edhe fqinjtë e Aridit në Gjermani, pohuan se ai kishte qenë i edukuar dhe kishte pasur marrëdhënie korrekte si me fqinjtë, ashtu edhe me shokët e tij, edhe si nxënës në shkollë të mesme, edhe si student në Fakultetin e Mjekësisë, edhe si punonjës në Aeroportin e Frankfurtit.
Sipas dëshmive të theksuara del se, Arid Uka, deri në momentin e kryerjes së krimit, kishte qenë shembullor në sjellje dhe i shkëlqyeshëm në mësime, atëherë, shtrohet pyetja, cili ka qenë motivi shtytës, që ai të bëjë një “kthesë koprenikane” në mendjen, në sjelljen dhe në veprimin e tij makabër, duke vrarë 2 ushtarë amerikanë dhe, plagosur dy të tjerë në aeroportin e Frankfurtit, më 3 mars 2011?
Siç ka pohuar prokurori gjerman Rainer Greisbaum (siç bën të ditur Radio Evropa e Lirë, më 4 mars 2011), në bazë të deklaratës së Arid Ukës, të deponuar në organet policore gjermane, shkak pse ai ka vrarë 2 ushtarë amerikanë dhe plagosur 2 të tjerë, paskësha qenë: “ hakmarrja për misionin amerikan në Afganistan”!?
Çfarë ideje dhe përfundimi vetëvrasës?!?!
-Po, as Afganistani, as Iraku, as Palestina, as Libani, as Pakistani, as Arabia Saudite...etj., nuk kanë asnjë pikëpjekje me historinë, me kulturën, me traditën, me gjuhën, me zakonet, me virtytet dhe me gjenealogjinë e kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike në Ballkan.
Prandaj, asnjë shqiptar nuk duhet të mendojë gabimisht, të preokupohet, të luftojë dhe të vrasë amerikanët apo dikë tjetër, për hir të asnjë interesi të fundamentalizmit islamik ndërkombëtar. Ky fenomen i shëmtuar dhe famëkeq, nuk ka asnjë lidhje me shqiptarët në Ballkan, edhe pse një pjesë e tyre i përket besimit islam.
Misioni i Amerikës në Afganistan, nuk ka asnjë lidhje me shqiptarët? Pra, as në Afganistan, as në Irak, e askund tjetër në botë, misionet ushtarake dhe politike të Amerikës, nuk kanë kurrfarë lidhjeje me interesat politike e as religjioze të shqiptarëve në Ballkan.
Pavarësisht se çfarë interesash apo problemesh kanë amerikanët në Afaganistan dhe në vendet e tjera të botës, nuk është çështje e shqiptarëve, që ta “fusin hundën” kinëse në “zgjidhjen” e tyre, sepse shqiptarët në Ballkan, nuk janë kurrfarë faktori ndikues as në kuptimin politik e as në atë religjioz. Ata, mund të jenë vetëm ushtarë të dëgjueshëm të Amerikës. E, jo kursesi vrasës të tyre, sepse amerikanët dhe Amerika janë shpëtimtarët dhe miqtë më të ngushtë të shqiptarëve të Kosovës dhe të Shqipërisë. Kështu që, asnjë shqiptar, e së këndejmi, as fatalisti Ardit Uka nuk ka pasur asnjë arsye, që t’i vriste 2 ushtarë amerikanë dhe t’i plagoste 2 të tjerë në Aeroportin e Frankfurtit të Gjermanisë. Fundja, nuk është në traditën e shqiptarëve, që të nëpërkëmben, të tradhëtohen dhe të vriten miqtë e vërtetë, siç janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat, gjatë historisë së derisotme, disa herë e shpëtuan Shqipërinë dhe shqiptarët, që të mos përfundonin përjetësisht dhe tërësisht nën sundimin kolonial të Serbisë, të Malit të Zi dhe të Greqisë.
Sikur shqiptarët, të ishin ndonjë faktor me ndikim dhe me peshë për politikën dhe diplomacinë rajonale, evropiane apo botërore, ata, së pari, do të kishin zgjidhur problemet e veta njëqindvjeçare me kolonialistët serbë, malazezë, grekë dhe me “maqedonë”. Kjo është çështje mbi çështje për shqiptarët, jo indoktrinimi me fundamentalizmin dhe me terrorizmin islamik.
Prandaj, të gjithë duhet të jemi të vetëdijshëm dhe largpamës (si politikisht, ashtu edhe në aspektin fetar), se shqiptarët nuk janë ata që mund të ndikojnë as pozitivisht, as negativisht në zgjidhjen e problemeve të ndryshme politike e as religjioze në arenën ndërkombëtare, as evropiane, sepse, pikësëpari, janë një popull i vogël (mbi 7 milionë, të copëtuar dhe të robëruar në disa shtete të huaja fqinje) me shumë probleme të pazgjidhura në shtëpinë e vet. Kështu që, nuk i “bën hesap” askush, përveç Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të aleatëve të saj tradicionalë. Këtë e provoi edhe lufta e fundit në Kosovë në vitin 1999, kur Amerika ishte kryeforca motorike që e lëvizi NATO-n për ta bombarduar Serbinë militariste dhe gjenocidale të Slobodan Milosheviqit, me qëllim që ta shpëtonte Kosovën nga vargonjtë e përgjakshëm të kolonializmit shekullor serbomadh (1912-1999).
“Anatomia” e krimit!
Në lidhje me këtë pyetje të nëntitullit, po e citojmë në tërësi tekstin integral të deklaratës për masmedia të prokurorit gjerman Rainer Gresibaum për Arid Ukën (të publikuar në REL, më 24 mars 2011), ku thuhet se: “I dyshuari Arid Uka, 21-vjeçar, kishte refuzuar të fliste kur formalisht ishte akuzuar para gjyqtarit për vrasje dhe përpjekje për vrasje, por kishte bërë deklarata të gjata në polici, pak kohë pas sulmit të së mërkurës, ka theksuar zoti Griesbaum. Arid Uka, u kishte thënë autoriteteve se ai kishte shkuar në aeroport në mënyrë specifike për t’i vrarë amerikanët “si hakmarrje për misionin amerikan në Afganistan”. Kur ai e ka parë autobusin me 15 persona të armatosur, të parkuar jashtë Terminalit 2, ai i është afruar një personi të armatosur dhe, nën pretekstin e kërkimit të duhanit, ka pyetur nëse të armatosurit ishin në rrugën e tyre për në Afganistan. Kur ushtari tha po, ai e qëlloi atë nga prapa në kokë”, tha Griesbaum. Ushtari i vrarë ishte 25 vjeçar. Arid Uka pastaj depërtoi në autobus dhe duke brohoritur “Zoti është i Madh”, e vrau shoferin, tha prokurori Griesbaum. Pastaj, ai e qëlloi një ushtar 25-vjeçar dhe një tjetër 21 vjeçar, duke i plagosur që të dy, tha Rainer Griesbaum. Pastaj, ai u përpoq të qëllojë një 22 vjeçar, tha Griesbaum dhe shtoi se ai e mbështeti revolen në kokën e tij dhe e tërhoqi këmbëzen dy herë, por revolja u ndal dhe nuk pati të shtëna. Megjithqë mendohej se në revole ishin edhe gjashtë plumba, bllokimi i saj i parandaloi të shtënat e tjera dhe Arid Uka iku nga autobusi. Por, ushtari i fundit, ndaj të cilit Uka provoi të qëllonte, u dha në ndjekje ndaj Ukës në terminalin e aeroportit, së bashku me dy policë federalë gjermanë dhe e kapën atë. Arid Uka ishte i armatosur edhe me dy thika. Agjencia AP raporton se autoritetet e Gjermanisë besojnë se Uka ishte radikalizuar aktualisht dhe kishte vepruar vetëm, por prokurori Griesbaum tha se incidenti tregon se ekziston rreziku serioz, edhe nëse ekstremistët nuk janë pjesë e rrjetit radikal. Kjo nënvizon rrezikun nga islamistët, që veprojnë vetëm, tha Griesbaum.”(Shih:www.evropaelire.org/content/article/2328266.html/04/03/2011).
Kombi dhe atdheu shqiptar mbi të gjitha!
“Mos shikoni kisha dhe xhamia se feja e shqiptarit është shqiptaria”!
(Vaso Pashë Shkodrani)
Fatbardhësisht, në historinë e derisotme, shqiptarët, gjithmonë, në plan të parë kanë pasur dhe, edhe sot e kanë KOMBIN dhe ATDHEUN SHQIPTAR, jo fenë, ASSESI. Këtë e vërtetoi, edhe lufta e drejtë kombëtare dhe atdhetare shqiptare e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), e cila, ndër të tjera, meritë të veçantë ka se, në radhët e saj, nuk pranoi dhe nuk lejoji që të infiltroheshin elementë të huaj mercenarë islamistë të asnjë vendi (Arabi, Afrikë dhe Azi).
Kjo vetëdije e lartë dhe strategji racionale dhe vizionale ka ndikuar pozitvisht që shqiptarët në Ballkan, ta ruajnë identitetin e tyre kombëtar shqiptar (gjuhën, traditat, zakonet, kulturën etj.), duke mos u përzier me popujt e tjerë, gjë që kjo bëri të mundur, të mos asimilohen dhe të mos zhduken si komb nga pushtuesit dhe sunduesit e huaj mijëravjeçarë.
Prandaj, shqiptari nuk duhet të vrasë dhe të vritet për asnjë ideologji fetare dhe, për “hesape” të tjerëve, por duhet të flijohet vetëm për lirinë e kombit dhe të atdheut të vet-SHQIPËRINË ETNIKE. Ashtu, siç na ka mësuar Rilindësi ynë patriot, Vaso Pashë Shkodrani: “Mos shikoni kisha e xhamia, se feja e shqiptarit është shqiptaria”!
Nëse fëmijët dhe rinia jonë shqiptare edukohen dhe arsimohen në këtë frymë njerëzore, patriotike kombëtare dhe atdhetare shqiptare, atëherë, mirëfilli, mund të flejmë të qetë se, shqiptarët kudo që jetojnë në botë, do të jenë të mbrojtur dhe rezistentë ndaj çdo indoktrinimi të huaj religjioz, politik dhe mafioz etj.
Shqiptarët duhet të flijojnë jetët e tyre, vetëm atëherë, kur Kombi ose Shqipëria Etnike e tyre vihet në rrezik nga armiqtë e tyre shekullorë, jo për kurrfarë ideologjie fundamentaliste islamike apo të krishterë, pavarësisht se kush janë bartësit, mbështetësit dhe nxitësit e tyre.
Shqiptarët kudo që ndodhën në botë, nuk duhet të flijojnë jetët e tyre për hir të ideologjive të huaja qoftë fetare, qoftë politike, pavarësisht nga simpatia, nga indoktrinimi ose nga mashtrimi i rrymave, i grupeve ose i organizatave të ndryshme ekstremiste dhe terroriste mafioze.
Historikisht, që nga koha e Skënderbeut dhe, edhe sot, shqiptarët në plan të parë kanë kombin dhe atdhuen, kurse në plan të dytë kanë përkatësinë e tyre fetare. Prandaj, çdo shqiptar, kudo që ndodhet, brenda apo jashtë Shqipërisë Etnike, para së gjithash dhe mbi të gjitha, ideal duhet të ketë kombin dhe atdheun-Shqipërinë Etnike, jo asnjë ideologji fetare qoftë islame, qoftë të krishterë etj., sepse indoktrinimi dhe “përpunimi” nga ideologjitë e ndryshme fetare, siç është për shembull fundamentalizmi islamik, mund të jetë fatale dhe me pasoja të paparashikuara edhe për kombin shqiptar, edhe për Shqipërinë Etnike.
Së pari, të gjithë fëmijëve dhe të rinjve tanë shqiptarë, duhet mësuar ABETARJA dhe HISTORIA e Skënderbeut të lavidshëm..., e deri te heroi ynë i ditëve tona më të reja, Adem Jashari së bashku me tërë familjen Jasharaj, të cilët së bashku luftuan heroikisht për të mbrojtur nderin e kombit dhe të atdheut shqiptar.
Kjo është detyra jonë parësore si prindër, si pedagogë, si politikanë dhe si predikues të tri feve të ndryshme. Ne, së pari, duhet ta njohim dhe ta mbrojmë vetëvetën, sepse vetëm kështu mund t’i njohim dhe t’i respektojmë të tjerët.
Shqiptarët, duhet t’i ndjekin mësimet dhe rrugën e ndritshme të pararendësve të tyre.
Së pari, të mësojnë dhe të kuptojnë se janë një komb me origjinë pellazge dhe ilire, që i përkasin historisë, kulturës dhe qytetërimit të Evropës Perëndimore, jo Lindjes së Afrtë, të Mesme a të Largët, pavarësisht nga fakti se një pjesë e shqiptarëve është me përkatësi islame, të cilën nuk e ka trashëguar nga vendet islamike (Arabia, Afrika ose Azia), por nga sundimi 500-vjeçar anadollak i Perandorisë Osmane.
Ushtarë, aleatë dhe miq të Amerikës po, vrasës as armiq kurrë jo!
Asnjë shqiptar në botë, nuk duhet të ushqejë iluzione të shkreta, të mashtrohet dhe, të jetojë në ëndrra trishtuese për shkak të ndonjë interesi të huaj, me prapavijë të ideologjisë ekstremiste dhe terroriste të fundamentalizmit islamik ndërkombëtar, të mendojë dhe të veprojë (qoftë në mënyrë individuale, qoftë në formë grupore të organizuar) kundër interesave jetike të popullit dhe të shtetit amerikan (qoftë brenda, qoftë jashtë Amerikës), sepse do të bëjë vetëvrasje ngaqë Amerika e as amerikanët nuk janë armiq, por miq dhe shpëtimtarë të shqiptarëve dhe të Kosovës, të cilët ua sollën lirinë dhe pavarësinë nga Serbia kolonialiste dhe gjenocidale.
Këtë të vërtetë të pamohueshme, duhet ta mbajnë parasysh dhe, njëkohësisht ta mbrojnë dhe ta çmojnë lart të të gjithë shqiptarët, pavarësisht se ku frymojnë ata, brenda apo jashtë Shqipërisë Etnike.
Prandaj, nëse këtë borxh të përjetshëm, nuk jemi në gjendje, që t’ia kthejmë Amerikës dhe popullit të dashur dhe të shtrenjtë amerikan, në mënyrën më njerëzore dhe më dinjitoze, ashtu siç na kanë ndihmuar në kohë lufte dhe në kohë paqeje (1999-2011), atëherë, duhet t’u jemi mirënjohës për jetë të jetëve, duke mos harruar kurrë luftën dhe përpjekjet e tyre humanitare, politike, diplomatike, ushtarake, ekonomike, financiare dhe demokratike në çlirimin, në pavarësimin, në ndërtimin, në zhvillimin dhe në përparimin e Kosovës si shtet të pavarur, demokratik dhe paqësor.
Pavarësisht se, akti terrorist i Arid Ukës ka goditur rëndë të gjithë shqiptarët dhe popullin amerikan, si dhe në veçanti familjet e 4 ushtarëve amerikanë, të cilave u shprehim ngushëllimet tona më të thella dhe më të sinqerta për humbjen e bijve të tyre, shpresojmë se marrëdhëniet dhe lidhjet e forta dhe miqësore ndërshtetërore të Kosovës dhe të Amerikës, do të jenë të paprekshme, të ngrohta dhe përherë të qëndrueshme në interesin e ndërsjell shqiptaro-amerikan.