Agjencioni floripress.blogspot.com

2011/03/07

Ekskluzive: Letër e Nexhmije Hoxhës drejtuar Dushan Mugoshës


I dashur shoku Dushan.
Me keqardhje të madhe mora vesht largimin tënd nga Shqipnija. Veçanërisht më erdhi keq që nuk mundëm të takohemi para se t'iknje. Me gjithë se kemi ndenjur pak kohë bashkë e ndjej mungesën t'ënde në mes t'onë ashtu si edhe shokët më t'afërt. Sigurisht do të kujtojsh jo vetëm shokët që jetove dhe bashkëpunove gjatë këtyre dy
vjetëve e ma, por sigurisht do të marrë malli dhe për malet e fushat e Shqipërisë që i lave me djersë dhe që u pive dhallën. A po jo ?
Jo vetëm ne, por gjithë populli Shqiptar do të ketë një mik të dashur të tij e sigurisht kur të sjellë rasti të kthehesh ndonjë herë në vendin t'onë, do të shohësh se me punë do të të shpërblejë atë që ke bërë për shpëtimin dhe naltësimin e tij.
Sigurojmë me bindje të plotë që do të shtojmë gjithnjë hovin e punës që të forcojmë e të naltësojmë Partinë t'onë dhe ti sigurojmë dhe popullit t'onë pushtetin e tij. Se vetëm kështu do të shpërblejmë dhe ndihmën t'uaj të vlefshme.
Dushan, thuaju shokëve të Jugosllavisë, se shokët Shqiptarë ndjekin me admirim hapin e tyre dhe kërkojnë emra që të ndjekin dhe shembullin e tyre heroik. Thuaju që gjithë populll Shqiptar ndjenë për popujt e Jugosllavisë dhe për luftën e tyre një dashuri të madhe. Të gjithëve të fala shoqërore. Mos na harro. Po të mundësh na kujto dhe me ndonjë cop letër. Udhë e mbarë dhe u pjekshim për së shpejti në botën e lirë. Vdekje fashizmit - Liri popullit.
Të fala shoqërore Nexhmija

No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...