2011-03-07

Gjurmët e publicistikës së Konicës dje dhe sot

Faik Konica paraqitet si një nga themeluesit dhe mjeshtrit e publicistikës shqiptare. Për afro gjysmë shekulli ai shkroi me qindra artikuj, pamflete, polemika, shënime, ese, etj, të cilat i botoi në organet që drejtonte vetë. Si publicist, kritik letrar dhe veprimtar politik që ishte, ai gjatë të gjithë veprimtarisë së tij, la gjurmë të gjithanshme e të thella në lëvizjen kombëtare, politike, ideore dhe kulturore shqiptare.


Nga Florentina Lata




Editori i revistës politike-letrare-kulturore “Albania”(1897-1909)-Faik Konica, siç është thënë nga shumë studiues të veprave të tij, është polemisti më i madh në kohën e vet. Konica konsiderohet kritiku i parë i letrave shqipe njëkohësisht edhe themeluesi i kritikës letrare. Ndryshe nga patriotët e tjerë, ky intelektual me frymëzim perëndimor e ambicie të mëdha, mendon dhe përpiqet të krijojë një vatër të lëvizjes shqiptare në mes të Evropës. Qysh në moshën 21-vjeçare, e nxori revistën “Albania”-n e cila ishte ne gjuhën Shqipe dhe Frënge . Në këtë revistë ai botoi vjersha, proza poetike, skica, tregime, portrete, ese, artikuj të ndryshëm etj. Ndonëse krijimtaria e tij mbeti e shpërndarë për një kohë të gjatë në shtypin e kohës dhe një pjesë është e papërfunduar, ai gjithmonë njihej dhe vlerësohej për veprat e rëndësishme si "Doktor Gjilpëra zbulon rrënjët e dramës së Mamurrasit", cikli i tregimeve "Katër përralla nga Zullulandi", udhprshkrimi "Shqipëria si mu duk…" Ajo që duhet theksuar ka të bëjë me faktin se në trashëgimin dorshkrimore dhe atë të botuar, në krijimtarinë e Konicës vendin kryesor e zë publicistika.

Tema qendrore e publicistikës së Konicës ishte ajo atdhetare, problemet e lëvizjes kombëtare, fati i Shqipërisë etj.

Në një nga shkrimet e tij ai shkruan se “Armiqtë’ e Shqipërisë janë Shqiptarë,jo të tjerë. “Dëgjoni mire,në mos e dini!S’janë armiq vetëm duke ndenjur duart në gji,po ditë për ditë edhe ndryshe punojnë kundër mëmëdheut”.

Shqetësimet e Faikut për gjendjen dhe fatin e atdheut të robëruar shihen kudo ne shkrimet e tij. Sipas tij, s’ka në Evropë vend më të bukur e më të pasur se Shqipëria e megjithatë shqiptarët e gjorë vdesin nga uria dhe fajin për këtë e kanë pushtuesit turq që s’bëjnë asgjë për zhvillimin ekonomik dhe kulturor. Konica bën krahasime konkrete të Shqipërisë dhe vendeve tjera ne rajon dhe arrin në konkluzione praktike, kur arsyeton se çfarë të mirash do t’i sjellë Shqipërisë turizmi me bukuritë dhe begatitë e saj. Por turqit nuk bëjnë asgjë,- thotë ai,- dhe harrojnë të mirat që u kanë sjellë shqiptarët me gjakun e tyre. Në këtë gjendje të rëndë është atdheu i shqiptarëve, kur vendet e tjera të Ballkanit janë çliruar, “Shqipëria po fle akoma” dhe ai pyet “Kur do të zgjohet e shkreta?”

Me penën e tij bëri shumë miq dhe armiq. Disa miq i ktheu në armiq. Luftoi pothuajse me të gjithë: me Kristaq Zagrafin, , me Ismail Qemalin, Shahin Kolonjën, Asdrenin, Naimin, Gaspër Jakovën, me Nolin, Nikollë Ivanajn, me të cilin kërkoi edhe dyluftim. Polemizoi edhe me Avni Rrustemin…

“Mendimet e mëdha ,mendimet e bukura kanë edhe dëshmitarët edhe tradhtarët e tyre”... shkrimet e Konicës për dikë edhe nuk ishin të lehta për ti kuptuar dhe për këtë arsye u quajt “shkrimtari më i urryer në letërsinë shqipe”. Sepse ishte shumë më i ngritur se pjesa dërrmuese e atyre që e lexonin e si të tillë, nuk mund ta kuptonin filozofinë e shkrimeve të tij. Shkrimet dhe gjykimet që ai bënte në kohen e tij ngjajnë më shqetësimet tona sot. Një qind vjet më pas dhe asgjë pa ndryshuar. Mjafton vetëm ta lexojmë vëmendshëm veprën komplete të tij, për t’i kuptuar “ndryshimet” e kohës sot .

“Beg Faik – Dominik Koniza”, u lind më 15 mars 1876, në Konicë. Prozator dhe poet, publicist dhe estetist, kritik letrar dhe përkthyes, ai me veprën e tij të shumanshme pasuroi dhe ngriti në lartësi të reja fjalën shqipe dhe mendimin letrar shqiptar. Konica paraqitet si një nga themeluesit dhe mjeshtrit e publicistikës shqiptare. Për afro gjysmë shekulli ai shkroi me qindra artikuj, pamflete, polemika, shënime, ese, etj. të cilat i botoi në organet që drejtonte vetë. Si publicist, kritik letrar dhe veprimtar politik që ishte, ai gjatë të gjithë veprimtarisë së tij, la gjurmë të gjithanshme e të thella në lëvizjen kombëtare, politike, ideore dhe kulturore shqiptare.

Shkruan : Flori Bruqi : Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme e shqiptarëve

Kërko brenda në imazh                     Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme                                     Haki Taha, u lind n...