2011-03-06

Humor Politik "Mahitet Arkadia"

REPUBLIKA LETRARE


Kur ra Muri i Berlinit dhe u hapen portat e demokracise, shume shkrimtare tane klithen ne kupe te qiellit:
Ishim te anatemuar, ishim disidente!
Vox clamantis in diserto!
Dhe pernjeheresh u turren ne politike:
Kur mund ta bejme artin e se pamundshmes, si nuk mund ta bejme artin e se mundshmes!
Filluan te kendojne e te vajtojne, te gjemojne e te protestojne.
Kur sharruan thelle ne politike, ajo vezulloi si thike.
Sokrati doli nga kupa e helmit:



Une piva kupen e helmit per te verteten. Me akuzuan se prishja rinine dhe nuk besoja perendite mitike!

Dokrra, dokrra!

Çfare disidentesh ju, qe deri dje kullotnit livadhet e perandorise!

Kush kendonte ode per kullen e fildishte? Kush hipte ne trenin e kalter? Kush udhetonte autostrades se bashkim-pushtimit?

Kush ishte censor e redaktor?

Kush denonconte e botonte?

Kush stolisej me kurora dafinash?

Edhe Platoni u perkund nga gjumi antik:

Ah, ideja e Republikes! Fjale antike Res publica.

Ju shkrimtaret dukeni paksa fantastike. Sakaq ngrini kulla prej letre, mbeltoni pyje te dendura metaforash e simbolesh.

Ku eshte Akademia juaj?

Ah, akademiket si papagajt!

Ata denuan Republiken.

Ku i keni pedagoget qe diferenconin me formula algjebrike e kimike?



Ku jane intelektualet?
Bah, asnje ne Panteon!
Pirro Molosi hapi krahet si shqiponja:

Kush e lidhi shqiponjen me shall?
Rinia shpalli qe dhjete vjet Republiken, e shkroi me gjak neper mure e sheshe, neper koka te njerezve.

Ç’benin atehere prokuroret, gjykatesit e policet tuaj?!

Oh, sa republikane te rinj dergjeshin burgjeve!
Uh, asnje politikan ne burg!
Republika kerkon sakrifica.
Se pari Liria, pastaj demokracia!
Gjergji i Madh zhveshi pallen:
Ç’po llomotisin historianet e politikanet tuaj?
Ku i keni institucionet fiktive: parlamentin e qeverine?
Ku ushtrine e policine?
Si, ore, Parlamenti juaj dorezoi autonomine?!
Juristet e veteqeverisjes thoshin s’humbim asgje.

Eh, politikanet u shkrine ne autonomine e kadifenjte!
Shporruni ketej!

Republika eshte keshtjelle me themele e shtylla te forta.

Nuk behet me letra, por me vepra!

Shkrimtaret u shastisen.
Hapen fjaloret e enciklopedite: gr. polis qytet-shtet.
Ik, ik, politika qenka polici!
Au, ketu u dashka sakrifice!
Aristoteli i keshilloi te bejne se pari katarzen e mimezes.
Shkrimtaret iken nje nga nje duke mallkuar:

Uha, se pari u dashka çlirimi i brendshem, se i jashtmi ardhka vetvetiu!
*
Ne krizen pluraliste ne Arberi lulezoi arti si ne Voskopje.
Jusuf Buxhovi hapi Librin e te mallkuarve.
Ibrahim Rugova beri Refuzimin estetik.
Rexhep Ismajli shestoi Shenje e ide.
Aurel Plasari paralajmeroi: Vija e Teodosit rishfaqet.
Sabri Hamiti vuri Futen.
Mark Krasniqi ngriti Kullen e bubrrecit.
Milazim Krasniqi zbuloi Monedhen e Gentit.
Adem Gashi pikturoi Pellumbin e paqes.
Rifat Kukaj perqafoi Peshurranin e gjyshit.
Daut Demaku shpiku Magjine e urtise.
Zejnullah Rrahmani krijoi Mjeshtrin e vetmise.
Mehmet Kraja vajtoi Vitet e humbura.
Luan Starova u permallua per Kohen e dhive.
Agim Vinca renkoi Kohe e keqe per liriken.
Fatos Arapi klithi Gloria victis!
Musa Ramadani doli Anti procesion.
Arif Demoll u ngrit Ante portas.
Adem Istrefi shau Argatet e dreqit.
Rushit Ramabaja mallkoi Fajnite e apostujve.
Kasem Trebeshina i ra Mekamit.
Ali Aliu lodroi si Don Kishoti te shqiptaret.
Bashkim Shehu shtroi Gostine.
Anton Pashku ofshani Oh, oh, oh!
Uran Butka pohoi Vdekjen e bardhe!
Abdullah Konushevci shpiku Pikat AD.
Visar Zhiti pyeti: Si shkohet ne Kosove?
Agim Gjakova tha: Guxo e vdis!
Teki Dervishi beri Herezine e Dervish Mallutes.
Ali Podrimja u hodh Harakiri.
Din Mehmeti bertiti: Mos vdis kur vdiset!
Dritero Agolli u shtang: Çudira dhe marrezi!
Azem Shkreli deshmoi Zoti nuk eshte shqiptar!
Xaje Nura u trishtua e ra ne Dergje.
Adem Demaçi u rebelua dhe shpalli Vet-mohimin.
Emin Kabashi doli ne shkalle e thirrri: A erdhi nusja?
Ismalil Kadare u pergjigj matane: Ra ky mort e u pame!
*
Keshtu shkrimtaret shkruan Republiken letrare.

DOSJA D

Ne gjykimin e disidentit Adem Demaçi me 1959 kishin deshmuar vete
shoket e penes, per shkrimtarin e talentuar 23-vjeçar qe kishte botuar atehere romanin Gjarpijt e gjakut.
Penat e arta ishin tmerruar nga kushtrimi i Demaçit:
Shqiptaret po torturohen ne aksionin barbar te armeve, po shperngulen per ne Turqi dhe jane te diskriminuar ne jeten politike, ekonomike, arsimore e kulturore. Kosova i takon historikisht Shqiperise dhe bashkimi duhet bere me plebishit ose me lufte çlirimtare. Sot nevojitet uniteti i intelektualeve, ndersa shkrimtaret duhet te jene ne berthamen e organizimit politik.

Ata kishin deshmuar si Pons Pilati para Krishtin ne kalvar te Golgotes, duke denuar me pese vjet burg te rende dashnorin e fjales se lire.
Prometeu ua kishte dhuruar zjarrin, por ata kishin adhuruar terrin, duke hyre ne partine e te verberve.
Demaçi kishte vazhduar Ditarin e shpirtit, duke ngritur flamurin shqiptar me 1964 e 1976. Keshtu ai po shkruante kryevepren e lirise, si feniks i nderdijes e vetedijes shqiptare.
Me vepren Dosja D ky vath shkrimtaresh kishte hyre ne modernizmin jugosllav.
Fahredin Gunga kishte zgjuar Mallkimet e fjetura.
Adem Gajtani kishte kenduar Kengen e mjellmes.
Anton Pashku kishte klithur Vox clamantis in diserto!
Din Mehmeti ishte perbetuar Fatin tim nuk e nenshkruaj.
Ali Aliu kishte lodruar si Don Kishot te shqiptaret.
Rafael Sopi kishte zene qafen ne nje sop te rruges.
Zekeria Cana ishte bere xurxull i historise.
Sylejmanin e kishte marre Drini.
Eh, çfare fati i mallkuar!


MUZA

Per poetet thone se jane pak te perhenur. Veç grate e tyre ua dine tekat.
Poeti Din Mehmeti e ka zakon te zgjohet dy-tri here naten kur e kap frymezimi.
Ç’dreqi po ben, s’me le te fle!- i thote e shoqja.
Muza, muza!- murmurit Dini.
Kush eshte ajo muze? Dashnore a studente jotja?- kllapurit gruaja neper gjume.
Jo, jo, hena, hena! A me hene je ti, qyqja une! Na mbyte me keto letra.

Njehere Dini kishte pase marre nje honorar te majme per vepren e zgjedhur. Si vjen ne shtepi, ia qet zarfin perpara gruas.
Qe letrat!

Ç’eshte kjo?
Muza, muza!

Kur e hap zarfin, plot marka!
Uh, te paça Din! Do ta veshim shtepine, do t’i martojme femijet.
Kur ra kriza, edhe Dini ra ne gjume.
Kur gerhinte, zonja e prekte: Çou, çou Din, hena eshte e re!
Jo, moj fisnike, eshte sosur hena. Tash librin duhet ta botoj me para te mia!

KUKU


Shkrimtari i femijeve Rifat Kukaj, si aktivist partiak, kishte shkuar ne nje mbledhje te jashtezakonshme te Rilindjes per te bere spastrimin politik nga Apeli i 215 intelektualeve:
O shoke, bini pishman ketij pamfleti se nuk i bihet Murit te Berlinit me krye. Autonomia tash ka rene ne shtratin e vet. Qengji i bute i thith dy nena!

Komunistet e Rilindjes ishin rebeluar keq dhe pernjeheresh LKJ-ne e majte e kishin rrotulluar ne krahun e djathte LDK.
Rifat Kukaj kishte mbetur me gishta ne goje dhe me perralla te gjyshes. Ne ato çaste kritike seç i kishte kumbuar kenga e femijerise
Kuku nane, çka i bana vetit!

PASHALLeKU I GODOS

Gjate periudhes se tranzicionit, shkrimtari Sabri Godo kishte hyre
me rrembim me partine e tij ne Muzeun Kombetar.
Godoja kerkonte me ngulm kthimin e pronave private, madje edhe te çifligjeve.
Sigurisht qe kishte nje motivim shume te forte: ose ishte bir bejlurçine, ose deshironte te formonte fare pashalleku te Jugut.
Ne Muzeun Kombetar i kishin thene troç:

Kthej nje here pronat e pushtuara te Ali pashe Tepelenes, e pastaj te te bejme pasha!

SAGA E STAROVES

Pas odisese se gjate Paris-Tunis, si dhjak i Kiros, Luan Starova eshte kthyer me dafina ne Itaken e vet, ku po shkruan ciklin romanor Saga ballkanike. Per te mos mbetur si dhia nder dhen, romanin Koha e dhive se pari e kishte botuar maqedonisht, e pastaj e kishte perkthyer edhe frengjisht, si ambasador i Kiros ne Paris. Me pas me dhite e veta Luani kishte hyre triumfalisht edhe ne Akademine e Maqedonise. Luani tash kerkon Itaken, si Odiseu pas djegies se Trojes. Krimi me i madh komunist ishte perndjekja e dhive, qe ndalonte me ligj edhe perçitjen e tyre. Ah, çfare mekati kunder ligjeve te Zotit! Luani kujton tash si ne perralle fatin e dhive. Njmend alegori me vend, nje pershpirtje per dhite e kecat e Dionizit, simbole tragjike te miteve antike. Babai i tij kishte braktisur dhite e kuqe duke kerkuar dhite e larme. Dhite e kuqe demonstronin neper Shkup me buze te prera e kembe te thyera, si cjapi te kasapi. Kjo eshte nje dhiate e Odiseut per bemat e mbreterve te kuq. Askush nuk i njeh me mire krimet se ata qe i kane bere vete.

Luani ishte vete dhiar e perçor i larem, qe kishte bere shume dhiare. Ishte cjapor me mjeker dhe dhjakonar i Kiros, qe i kishte zene dhjame bishti, duke bere shume kakerdhia.

ehe, dhite e kuqe te Staroves!

EIFELI


Shkrimtari Ismail Kadare i pati mallkuar nga Parisi protestat kunder arrestimeve te disa komandanteve te UÇK-se:
Ne mjediset me sisteme demokratike, siç eshte Kosova, jane te zakonshme, normale arrestimet nga ana e shtetit…Une do te deshiroja qe te arrestuarit te dalin te paster dhe te pafajshem…
Athua si do te reagonin shqiptaret sikur ta arrestonin Kadarene, e pastaj te dilte ne gjyq i paster, i pafajshem?!Madje edhe me keq: sikur dikush ta perdhunonte nje vajze te re per ta provuar se a eshte e virgjer! Ku na mbeten pastaj disidenca e dinjiteti?!

Bah, bah, nga Kulla e Eifelit nuk shihet mire as Parisi!


ADHURIMI

Shkrimtari Bashkim Shehu eshte dashuruar shume me nobelistin serb Andriç. E ka zbuluar pakez si vone, pasi i eshte perkthyer romani i tij Gostia ne Beograd.
E adhuron veçmas stilin e Andriçit. Me shume i pelqen cinizmi i tij se racizmi ndaj shqiptareve.
Bashkimi eshte internacionalist.
Tash jeton dhe krijon ne Barcelone, duke kerkuar gjurmet e t’et ne Luften antifashiste te Spanjes.
S’eshte çudi qe neser te vije e te jetoje edhe ne Beograd.
Aty do ta gostisin per mrekulli!
Fale te qofte Beogradi, Bashkim!

DERVISHI

Dikur Dervish Malluta qe mllefosur shume ne labet e rebeluar kunder tarikatit te tij.
Nje dite nuk kishte mundur ta permbante veten dhe kishte shperthyer:
Kuku lele majko: Dokle, Milo, Majko, Fino ta sundojne Veriun!
Kishte rrokur pushken e gjate, por nje lepur ia kishte prere rrugen ne kufi. Pastaj nje muaj dite e kishin zene ethet e vdekjes. Kur kishte hipur ne fronin e Talias, se pari nje aktori te ri ia kishte dhene nje dacke. Ishte bere shume zhurme ne teater, por ai ishte arsyetur se kjo ishte vetem nje sprove per aktrim.
Nje dite kishte dale para teatrit duke thirrur: Ku eshte populli?!
Perpara teatrit luhej drama historike, ndersa brenda tij drama fantastike.
Per te gjitha keto vepra artistike Dervish Malluta qe praruar me medaljen e arte.

ZJARRI

Shkrimtari Basri Qapriqi ishte tmerruar shume nga zjarri i marsit ’04:
Popujt e Ballkanit nuk jane krijues idesh, jane krijues te dobet. Ata jane imitatore te shkelqyeshem. Kane pasion te çuditshem me i perngja tjetrit…

Çuditerisht, para zjarrit kishin heshtur te gjithe: akademiket, shkrimtaret, gazetaret, hoxhollaret dhe ne fund edhe grate.

Ani shkrimtaret: ata te cilet kane bere me dhjetera tekste heroike per kenge dhe dine ç’eshte dhembja…Ata vetem duhej te mbronin veten, shpirtin e vet nga e keqja, nga e liga.

Ani grate: ato kane dokumentim dhe kane deshmi te shumta per dhunimet masive gjate luftes….

Ani Mandela yne, qe s’e luajti as hapin! Sigurisht te gjithe ata ishin tmerruar nga zjarri, sepse ishin djegur nje here. Tash i frynin edhe kosit. Nuk e dinin se zjarri heq zjarrin. Marsi eshte perendi e luftes!

Hem! Fajtor Prometeu qe vodhi zjarrin dhe ua dhuroi njerezve.

Poeti Basri e di mire se pergjasimi eshte parim i metafores.

Basriu eshte mediteran dhe ka ide fantastike.

Gjithmone lundron me valet me hene.

Tash i ka hipur Pagazit te PEN-it shqiptar.


HAJNIA LETRARE

Opinioni shkencor ishte tronditur per nje plagjiature te Sabri Hamitit ne vepren Tematologjia, botim i veçante i Akademise se Shkencave dhe te Arteve te Kosoves.
Teme e vepres Tematologjia te Hamitit ishte hajnia letrare.
Akademiku ishte zene me kerpesh perdore duke vjedhur si ne bahçe te babes nga dy fjalore enciklopedike letrare: Dictonnaire des Genres et notions litteraires i Parisit dhe Recnik knjizevnih termina i Beogradit.
Akademiku diku kishte bere plagjiature te mirefillte, diku kompilime, ndersa diku i kishte ngaterruar nocionet e termat letrare.
Ai tregoi se eshte perkthyes i mire i serbishtes, por çalaman i frengjishtes.
Uha, kjo s’eshte vjedhja e pare! Sabriu i ri ka vjedhur me pare titullin e romanit Njqind vjet vetmi te Markezit.
Kjo eshte metodologji postmoderne e bioletres.
Mos ia shihni aq per te madhe ne pleqeri! Njeriu parlamentar nuk ka pasur kohe t’i asimiloje mire termat e nocionet letrare.
Ka kujtuar se kurre nuk do t’i arrije kush ato burime dhe se brezat e rinj do t’i hulumtojne me metoda krahasimtare.
Sot te gjithe po vjedhin e plaçkisin ne tregun e lire, pse te mos vjedhe edhe Akademia me nam e nishan!
Shume njerez me alamet grada shkencore nuk kane guxuar t’i botojne kurre punimet e tyre te kompiluara.
Megjithate, Sabri Hamiti i ka bere nje sherbim te mire Akademise, duke permbushur nje boshllek te kritereve shkencore e artistike. Ajo tashme ka tejkaluar modernen dhe duhet te integrohet ne rrjedhat postmoderne shkencore.
Falja Zot keto gafa se nuk jane mekate!
Thone se Dinastia e Hamiteve sot sundon kryeqytetin.


MBRETI

Shkrimtari Daut Demaku thote se i perket mesit te arte, sepse aty qendron mbreti, qe mban drejtpeshimin e popullit.
Ai zakonisht pershendet Rrofte Mbreti!- duke treguar berrylin e djathte.
Edhe Çaraveshi ia pret: Rrofte!- por nga admirimi i madh dora i rreshqet ne shoke e teposhte.
Pastaj ata qeshin dhe luajne lojen: Fluturoi, fluturoi zogu!

Presidenti amerikan Donald Trump do të shtyjë përpara marrëveshjet Kosovë-Serbi që përfshijnë interesat amerikane

                          Nga Flori Bruqi,PHD  Vuçiç është duke u përballur me protesta masive në Serbi. Sigurisht, ai ka interes që të shpë...