Sekreti i Shqiptarëve
“Vepra e zotëri Shefqet Ballës, paraqet në mënyrë plastike një pasqyrë reale dhe objektive të historisë politike, kulturore, ideologjike dhe artistike të shqiptarëve që nga kohët më të lashta e deri në ditët tona. Një vepër të këtillë, vepër kjo në të cilën janë shtruar në një hapësirë shumë të kufizuar çështjet jashtëzakonisht të shumta, mund të shtjellojë një personalitet me entuziazëm dhe me kulturë enciklopedike”, thotë profesor Skënder Rizaj.
Janë tri nga sekrete që ka evidentuar autori Shefqet Balla në këtë libër për shqiptarët; Lidhja me dheun e të parëve, drejtësia apo hakmarrja me çdo kusht ndaj padrejtësive dhe kujdesi për ruajtjen apo vazhdimësia e farës shqiptare.
Pas dy botimeve të suksesshme të guidave për bukurit turistike të Kosovës, Shefqet Balla, vjen para lexuesve shqiptarë me librin e tij, “Sekreti i shqiptarëve”. Libër i cili që nga sot është në duart e lexuesve dhe është i ekspozuar në Panairin e Prishtinës.
Përmes rrëfimit të historisë së shqiptarëve dhe të krijimit të dy shteteve shqiptare, Shqipërisë dhe Kosovës, Balla ka dhënë edhe sekretin për shqiptarët. Në fakt, një popull me një histori kaq tragjike mijëra vjeçare duhet ta ketë edhe sekretin e tij, se si ka mbijetuar dhe ruajtur gjuhën dhe traditën e tij kombëtare i pushtuar për shumë shekuj. Janë tri nga sekrete që ka evidentuar Balla në libërin për shqiptarët; Lidhja me dheun të parëve, drejtësi apo hakmarrja me çdo kusht ndaj padrejtësive dhe kujdesi për ruajtjen apo vazhdimësia e farës shqiptare.
Kjo vepër e cila më shumë i shkon monografisë, jep një pasqyrë të gjerë të historisë së popullit shqiptar, duke përfshirë zhvillimet politike që nga koha e Ilirisë së Lashtë, problemet me fqinjët, luftërat çlirimtare të shqiptarëve në kohë të ndryshme, pastaj zhvillimet ekonomike, kulturore, arsimore etj. Një e veçantë tjetër e këtij libri, është se autori ka trajtuar në mënyrë brilante problemin e shqiptarëve jashtë kufijve të shtetit shqiptar. Në të shtatë pjesët e këtij libri të cilat Balla i emëron me “Kreu”, ka arritur të japë jo vetëm historinë e popullit tonë, por edhe gjitha ato karakteristika që ka populli ynë, duke veçuar ato më fisnike.
Veprën “Sekreti i Shqiptarëve”, profesor Skënder Rizaj, e ka klasifikuar si një pasqyrë reale dhe objektive.
“Vepra e zotëri Shefqet Ballës, paraqet në mënyrë plastike një pasqyrë reale dhe objektive të historisë politike, kulturore, ideologjike dhe artistike të shqiptarëve që nga kohët më të lashta e deri në ditët tona. Një vepër të këtillë, vepër kjo në të cilën janë shtruar në një hapësirë shumë të kufizuar çështjet jashtëzakonisht të shumta, mund të shtjellojë një personalitet me entuziazëm dhe me kulturë enciklopedike. Them kështu, ngase kjo vepër e rrallë është pak a shumë në harmoni me veprat e rralla të dijetarëve të rrallë që ua kanë kushtuar tërë jetën çështjeve të veçanta që janë zënë në gojë nga Shefqet Balla, në veprën e tij në fjalë”, shkruan profesor Rizaj.
Agjencioni floripress.blogspot.com
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?
Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
Kërko brenda në imazh Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme Haki Taha, u lind n...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...
-
Organizatorët e protestave antiqeveritare në Serbi kërkuan nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që të paraqesë planin e tij për Kosovën ...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...
No comments:
Post a Comment