Me poezinë "Tokyo Metro" Johanna Featherstone ngjiz modelin e poetes moderne australiane. Udha e saj është e ngjashme me vetveten, pra me lundrimin e shpirtit poetik modern, për të mësuar më shumë mbi ekzistencën dhe realitetin shoqëror.
Poezia e saj është më pak e ndier për nga vlimet ndiesore, dhe më shumë e theksuar në ngritjen deskriptive të realitetit shoqëror, sesi është krijuar e si vepron mbi principet e njohjes njerëzore. Johanna Featherstone është poete moderne që vështron mbi konceptet sociale të shoqërisë globale, e frymëzuar të njohë duke udhëtuar e duke u interesuar mbi kuptimin dhe ambiciet e ndryshme sociale e ndikuar nga kjo ekzistencë transite.
Në këtë poezi "Tokyo Metro" ajo shpreh modelin individual të shoqërisë japoneze, të cilët janë kaq të prirur, pra të vetëdijësuar për të paraqitur kulturën dhe traditën e tyre drejt një progresi të pazakontë. Racë e njehsuar, pra unike përgjatë udhëtimit të saj. Në të shkruar, në punë shkencore, në kulturë dhe traditë. "Tokyo Metro" pasqyron cilësinë e një kombi përparimtar në shkencë dhe teknikë, mandej ajo shpreh ambiciet e disa vajzave të reja që nëpërmjet shkencës nxitojnë të dhurojnë pak dashuri. Udhët japoneze të mbipopulluara me vajza dhe gra plaka të cilët edhe përkundër modhës së krisur, që kanë rënë në hark e dremitje ato ndeshen përditë me një ekzistencë dinamike e mjaft të pazakontë në veset, traditat dhe kulturën japoneze.
Johanna Featherstone, poete moderne që nëpërmjet poezive të saj paraqet dëshpërimin dhe pesimizmin shpirtëror si një akt që jetojnë brenda realitetit njerëzor. Në poezinë "Expectant" ajo nëpërmjet një guaske deti pasqyron jetën e njeriut modern, i cili, nga dinamizmi dhe depresioni i sotëm i kohës përballet me dëshpërimin, i cili i tundon drejt një ekzistence të ngjeshur me plot probleme dhe sfida jetësore. Por, përkundër dëshpërimit që sjell koha e sotme, ajo i këndon të bukurës në poezi, udhëtimeve shpirtërore duke u mbushur me plot energji shpirtërore. Përkundër depresionit, që ndodh shpeshherë në ditët e sotme, ajo shpreson se fundi mund të jetë më i virtytshëm, më i ngrohtë, nëse shpresojmë mbi vlerat tona të ardhshme. Ndryshimi brenda vetes mund të arrijë ta prekë me dorë të vërtetën e suksesit tonë. Mjafton një mëngjes e një horizont i ri të orientojë veten tonë drejt një ndryshimi që do të na shpie drejt të mirës së nevojshme. Duke pritur nuk mund aq lehtë të pasqyrosh të vërtetën njerëzore ose ndriçimin e shpirtit, por vetëm duke tentuar e shqyrtuar mbi fenomenet e përgjithshme të natyrës mund të ndryshojmë pikëpamjet tona të errëta. Mirëpo, edhe pritja, që do të thotë ndonjëherë durim, mund të sjell harenë e fatlume. Të shpresosh në vetveten, sidomos në një mëngjes me horizont të ri mund të vështrosh artin e shpirtit tënd si modelin më të favorshëm përgjatë kohës që do të ndryshosh në të mirën e domosdoshme.
Poetja Johanna Featherstone, megjithëse e re në moshë, ajo i premton poezisë anglishtfolëse se do ta ngre gjer në "majën" e poezisë moderne. Sepse fjala e saj, jo shumë e ndieshme për nga përmbajtja, por e thellë, e përplasur mes magjisë shpirtërore do të mund t’i pasqyrojë më bukur vlerat e shoqërisë njerëzore, tashmë e globalizuar. Johanna është vërtet një lundërtare e shpirtit edhe në poezi, në artin e saj të talentuar.