(Demonët bëjnë sikur flenë)
1
Letrën e kishte lexuar disa herë dhe sot në mëngjes Artan Bareli pati ndjesinë se ç’shkruhej në të i dinte të gjitha përmendësh. Ardhja e Anita Traboninit në Amerikë i zgjoi kujtesën e një çerek shekulli të shkuar dhe ai kishte rënë në kurthin e ankthit që sjell pritja.
Ndezi cigaren dhe hodhi shikimin mbi kurorat gjigante të pemëve tropikale. Tufa e shpendëve murmashë oqeanorë vinte rrotull mbi to dhe kjo i kujtoi se shiu do të befte së shpejti. Thëthiu etshëm cigaren dhe pa dashje i doli psherëtima që u pasua me rrathë tymi mbi kokën e tij.
-Eh, Anita Trabonini - tha gati me zë.
Termometri amerikan tregonte 90 gradë nën hije, zagushi e mbetur pezull, por e nxehta e tropikut Artan Barelin nuk e bezdiste aspak. Nëse qëndronte në sallonin e pritjes, atij i duhej të përballej me ankimet e përditshme të nënës për dhimbjen e kockave nga reumatizma, ndërsa pompa, që përdorte i ati me astmë, lëshonte kërcitje dhe atij i linin përshtypjen se dikush ecte përmbi lajthi.
Pasioni i dikurshëm për gdhendje në dru iu rizgjua tre muaj të shkuara kur ai u ndje i ngeshëm nga papunësia për shkak të krizës ekonomike. Rastësisht i pati zënë syri në një garash-shitje gleta, thika dhe çekiçë; i zoti i tyre kishte ndërruar jetë dhe, mikesha e tij, trupmadhe e tejet e shëndoshë, i kërkoi dhjetë dollarë për to.
-Mjaftojnë për qirinjtë e përshpirtjes - kishte thënë ajo, ndërsa ai u pati hedhur një sy relieveve në dru. Talenti i gdhendësit të vdekur tregonte haptazi maninë e tepruar ndaj frutave dhe perimeve.
-Ishte vegjetarian. Sa kam unë njërën këmbë - kishte bërë shaka e zonja e shtëpisë - aq peshonte trupi i Xhonit. Ama, i tha lamtumirë kësaj bote, i ngopur me të gjitha - dhe ai mezi kishte mbajtur të qeshurën kur përfytyroi skenën romantike të seksit të tyre.
Lindur ne vitin 1953, ne Ziçisht te Korces. Ka mbaruar fakultetin e larte Ekonomik si dhe kursin pasuniversitar,prane Institutit te Arteve Tirane ne degen e skenarit te filmit artistik.Tregimet e para i ka botuar qysh kur ishte ne bangot e shkolles se mesme.Ka botuar keto vepra letrare: Vellime me tregime dhe novela “Shtepia e pergjumur”-1977,”Kabina e kuqe”-1985,”Vatra njerezore”-1987, skenarin e filmit artistic ”Perseri pranvere”-1985. Gjithashtu ka botuar vellimin me lirika “Fate paralele”-2006, romanin “Pergjumje iluzionesh”-2006, si dhe se shpejti do te dale ne qarkullim vellimi me lirika “Sinfonite e stineve”. Po ju paraqesim nje cikel me vjersha nga vellimi “Fate paralele” dhe nje cikel tjeter nga vellimi “Sinfonite e stineve”. Thani Naqo ka emigruar ne SHBA dhe jeton ne Florida, se bashku me familjen e tij.