Regjisoret e Kosovës, vazhdojnë që të jenë të margjinalizuara nga gjinia mashkullore, pasi që deri me tani në Kosovë nuk ka ndonjë regjisore e cila ka arritur që të bëjë film të metrazhit të gjatë.
Regjisori dhe profesori, Isa Qosja, thotë se në Kosovë ka regjisore femra, por ai nuk i di shkaqet se pse asnjëra prej tyre deri me tani nuk ka bërë film të metrazhit të gjatë.
Të jesh regjisor nuk ka shumë rëndësi se a je mashkull apo femër. Puna vlerësohet dhe varet nga aftësia e individit, pa shikuar shumë gjininë por produktit e prodhuar.
Por nëse flasim me shifra atëherë del se, femrat në Kosovë pak apo fare janë të interesuara të jenë regjisore.
Nëse shikojmë nëpër vite, kinematografia e Kosovës nuk ka qenë fusha shumë interesante për femrat. Shoqëria kosovare ka prodhuar pak apo fare, femra regjisore gjatë viteve të kaluara ndërsa viteve të fundit ka ndryshuar ky mentalitet.
Mirëpo shifrat thonë se as edhe një femër kosovare nuk ka prodhuar një film, së paku jo në shiritin filmik.
Por numrat e femrave regjisore në Kosovë nuk mungojnë. Madje, ka regjisore të atilla të cilat kanë marrë pjesë në shumë festivale ndërkombëtare dhe në Kosovë janë kthyer me një varg çmimesh.
Regjisorja Burbuqe Berisha thotë se të qenit regjisore në Kosovë është një gjë e vështirë dhe se, sipas saj, edhe ato regjisore që janë nuk kanë përkrahje nga institucionet e Kosovës.
“Që nga viti 2003, kur unë jam kthyer në Kosovë me disa shpërblime, është dashur që Ministria e Kulturës të me jep përparësi për krijimin e një filmi të metrazhit të gjatë. Por, ndryshe shikohet këtu puna e regjisoreve femra”, ka thënë për Express, regjisorja Berisha.
Ajo deri me tani ka realizuar një numër të madh filmash të metrazhit të shkurtër, mandej të metrazhit të mesëm por edhe filma dokumentar.
“Por, pavarësisht kësaj, kam konkurruar me një skenar në Qendrën Kinematografike të Kosovës (QKK) por kurrfarë përparësie nuk kam vërejtur në vlerësimin e këtyre skenarëve”, ka thënë Berisha.
Deri me tani Burbuqe Berisha ka marrë pjesë në më shumë se 20 festivale, kurse filmat më të suksesshëm të saj janë filmat: “Suxhuk Open”, “Kosova 9/11”, “Harmonika”, etj.
Ndërkaq, profesori në Fakultetin e Arteve në Universitetin e Prishtinës, Isa Qosja, thotë se në Kosovë ka një interesim të madh të femrave për t’u bërë regjisore.
“Kemi regjisoren Blerta Zeqiri, mandej Burbuqe Berishën, Shota Bukoshin, Kaltrina Krasniqin dhe plot regjisore të tjera që kanë dëshmuar që mund të bëjnë filma të metrazhit të gjatë, edhe pse deri me tani kanë bërë vetëm filma të metrazhit të shkurtër”, ka thënë Qosja.
Ai mendon se ndoshta ka ardhur koha që një regjisore të bëj një film të metrazhit të këtillë. “Ato mund të dallohen për energjinë e tyre krijuese prej nesh.
Bile-bile unë mund të them se ato kanë më shumë koncentrim dhe me tepër disiplinë artistike sesa meshkujt”, thotë ai.
Express po ashtu ka tentuar që të flasë me regjisoren Arzana Kraja, por ajo ka qenë e zënë me xhirime të serialit “Kafeneja e jonë”, ku ajo luan rolin e producentes.
Një regjisore, që pas Berishës ka pasur sukses në aspektin ndërkombëtar ka qenë edhe regjisorja Blerta Zeqiri, e cila me filmin “Exit” kishte marrë pjesë në disa festivale ndërkombëtare të filmit me metrazh të mesëm në Francë.
Por, një regjisore, që ende nuk ka mundur të dëshmohet është regjisorja Kaltrina Krasniqi, ndërkaq nga gjenerata e re më se shumti premton, regjisorja e porsadiplomuar, Shota Bukoshi.
Nga Ardian Jasiqi, Milot Hasimja