1
“Arkivat janë mjeti dhe arma ma e
vlefshme në dorën e të Drejtit”.
(Bashpunim i At Gjergj FISHTËS me A.Z.ÇAJUPIN):
11 Prill… 2010…
(Ditë e bukur pranvere. Në vorrezat e Tiranës, nga kombinati Stalin, janë një grup veteranë të luftës me gjokse të stolisura me dekorata, janë edhe të gjithë presidentët me kapela republikë…e, dy, tre gra…Aty rreth një grup lab me fustanella këndojnë pafuntë: “eeeeeee…”)
At Gjergj Fishta (arrinë ngadalë me shkopin e tij dhe një t’ panjohur).
I kuj do t’ jet njaj vorr, mbi t’ cillin mvaret
Kunorë lulesh e blertë e qi madhnueshëm
Zotnon mbi fang t’ mjeruem, porsi shatorrja
E njaj Tyrani zemër-gur, i cilli,
Mbi shegj Persijet pa kujdes pështetun,
Ndër kandje t’ prujtna të ksaj jete kndellet,
Mjesá besniku ushtari i tij nën t’ randin
Hekur t’ anmikut rrokullohet dekun
E zhytet n’ gjak? – Njifarë katil barbari...
Mbrendë n’ atë vorr asht kondisë. Ky lé mbi pupla
E rritë n’ ar e n’ mundafsh, mbas epshit lodhun,
Qi fletët e jetës për nën krahnuer ia brejti
E e kalbi gjall, mbi pupla u shkim, si e tmershmja
Flakë e nji vorri shkimet. Prej mermerit
T’ dhênun mbi vorr njat përmendar t’ trishtueshem
Shqipnia, shemtuemun vepres s’ tij, ia vuni
Peng trathtije dér n’ ma të largtat mote;
T’ hijshme kunoren mbasandej blerimesh
Sot nji dorë alabastrit m’ vorr ia pruni:
Nji dorë, e cilla, mjesa ai bani hije
N’ tokë e pranvera çili për té ferra,
I a pat grabitun me përkdhjelje t’ prujtuna
Gjanë edhe nderën. Me atë kunorë mjerimesh
Brengen dishmon, qi ajo per té ka n’ zemer.
Andon Zako Çajupi (pranë At Fishtës,..)
VAJE…
Që ditën që na vdiqe, që kur s' të kam parë,
nga kupat që kam këthyrë, grykët s' janë tharë!
Shumë vjet u bënë, u mbushën pës’e njëzetë
që kur na ke lënë dhe s' të shohë në jetë!
Në ç' kopshte me ferra ke qëndruar vallë?
S' na vjen keq për ty? S' na vjen mall për djallë?
O dreq i shëmtuar mos mëno në botë,
mos u kthe të shomë, se na mbetën lotë.
Motmot që rrojtëm cilin ti s’ hurreve?
Atje tek rri ti, i nise të gjithë më parë...
Mos u kthe të të shohmë, s’ le kend për farë!
Na le të gëzuar, me zëmër të ngrirë;
se mos po këthehe të shoç Shqipërinë:
E ke lënë t’ robruar, tani u bë e lirë;
S’ harrite ta zhdukje, si ti s’ ka parë kurrë!
Për ty, shumë herë, çoç’ do të më pyetë,
Po s' munt t' i përgjigjëm, gëzimi më zë n’ fytë!
Kthej koken me nj' an dhe vështroj tatpjetë:
S’ të vjen keq për Nexhin, s’ të vjen mall për Ramën?
Që, siç’ thotë populli: “Ua bëfsha… t’ ëmën!”…
II…
Ditën e vitit të parë,
U bë qiamet i math,
Nga dielli që pat dalë
Faqez e dheut u sbarth.
Cingërimë e errësirë,
jashtë veriu pëllet!
Iku bor’ e breshërirë,
dheu duket si det!
Është natë, nat e bardhë
vetëtit edhe gjëmon!
Një dreq i Shqipërisë
dergjet sëmur' e rënkon!
Ka tri dit që po mundohet
Dhe me vdekjen po lufton,
Po vdekja s'do të mërgonet
Se shpyrtin' e ti kërkon!
" Perëndi, mos e le gjallë,
- Po lutet Shqipëri e mjerë-
" Të munt të nisë këtë djallë,
" Që për të zezë ka lërë.
" Kush do e marrë, të vijë?
" Shqipëria qysh do rrojë?
" Kush gjak s’do t’ i pijë?
" Sa unë kush dota dojë?
" Kush do ta dojë Shqipërinë!
" Më ndje o Zot i vërtetë!
" Se Shqipëria pa Enver,
" do të rritët ajo vetë".
Engjëlli me këto fjalë,
Nga jet e mjerë’ na shpëtoi,
la Shqipërinë pa djallë!
Dhe, ndë Qiell fluturoi!
III…
Botë, moj Bot' e pabesë
Nuk ke gjë të vërtetë:
Ay ngordhi s’ desh të vdes
Enver s’ vjen më në jetë.
Dotë gdhiet prap një ditë,
Dotë vijë një mëngjes
II…
Ditën e vitit të parë,
U bë qiamet i math,
Nga dielli që pat dalë
Faqez e dheut u sbarth.
Cingërimë e errësirë,
jashtë veriu pëllet!
Iku bor’ e breshërirë,
dheu duket si det!
Është natë, nat e bardhë
vetëtit edhe gjëmon!
Një dreq i Shqipërisë
dergjet sëmur' e rënkon!
Ka tri dit që po mundohet
Dhe me vdekjen po lufton,
Po vdekja s'do të mërgonet
Se shpyrtin' e ti kërkon!
" Perëndi, mos e le gjallë,
- Po lutet Shqipëri e mjerë-
" Të munt të nisë këtë djallë,
" Që për të zezë ka lërë.
" Kush do e marrë, të vijë?
" Shqipëria qysh do rrojë?
" Kush gjak s’do t’ i pijë?
" Sa unë kush dota dojë?
" Kush do ta dojë Shqipërinë!
" Më ndje o Zot i vërtetë!
" Se Shqipëria pa Enver,
" do të rritët ajo vetë".
Engjëlli me këto fjalë,
Nga jet e mjerë’ na shpëtoi,
la Shqipërinë pa djallë!
Dhe, ndë Qiell fluturoi!
III…
Botë, moj Bot' e pabesë
Nuk ke gjë të vërtetë:
Ay ngordhi s’ desh të vdes
Enver s’ vjen më në jetë.
Dotë gdhiet prap një ditë,
Dotë vijë një mëngjes
Shqipëri të rrojë e lirë,
Ajo s’ mbyll’ syt të vdes!
Dotë gëzojn' e të këndojnë,
kur t’a mbulojnë me gurë,
pastaj dotë t’a harrojnë
Sikur ai t’ mos qe kurrë!
Ajo s’ mbyll’ syt të vdes!
Dotë gëzojn' e të këndojnë,
kur t’a mbulojnë me gurë,
pastaj dotë t’a harrojnë
Sikur ai t’ mos qe kurrë!
IV
Vdiq Enveri, vdiq Enveri,
moj e lumtura Shqipëri!
Mendjedreqi, zemërziu,
i lig gjakatar… si ai!
Vdiq Enveri, po këndoni
shqipëtarka, shqipëtarë!
Enverin kur ta kujtoni,
nga gëzimi duke qarë!
moj e lumtura Shqipëri!
Mendjedreqi, zemërziu,
i lig gjakatar… si ai!
Vdiq Enveri, po këndoni
shqipëtarka, shqipëtarë!
Enverin kur ta kujtoni,
nga gëzimi duke qarë!
Vdiq Enveri, gjithë thonë,
gzoni tosk e gegë gjith turrë!
Gojkatran’ i partisë… sonë
s’do të dëgjohet më kurrë!
Vdiq Enveri, që shëmtoi
trimërinë, Skënderbenë,
vdiq Enveri, që robëroi
dhe shkatërroi Mëmëdhenë!
Vdiq Enveri, po ç’të gjeti,
o moj Nexhmij’e mjerë!
Vdiq Enveri, po kush mbeti?
Si ai qen s’ka të tjerë.
Vdiq Enveri! katrahurë,
vonë e mori të tillë dreq?
Nga ferri mos dalë kurrë!
Shpirti ti përjetë t’i heq..!
V…
Doje drit' o qiell, m’ fale lirinë time,
Dhe më mbushe jetën plot me gëzime!...
Tani rroj me shpresë, ndaj s'dua të shkoj,
se, dhe, Perendinë, i lirë e besoj!...
Dhe më mbushe jetën plot me gëzime!...
Tani rroj me shpresë, ndaj s'dua të shkoj,
se, dhe, Perendinë, i lirë e besoj!...
At Gjergj Fishta (Pyet…)
E po n’ vorre t’ fatosavet t’ nderueshem,
Qi m’ kto t’ egra male e bjeshkë t’ thepisne,
Si ulàj t’ përgjakun me trimni spartane
Rrebtë tue luftue për Atme e për Liri
Shqypnis iu bane fli, a thue m’ kto vorre
Sot ‘i kunorë Atdhéu ka për t’ ua çuem
Si peng çmimit e bindjet e nderet
Për shka ata psuene për Liri t’ bekueme?
Jo, jo! Për burra, qi me gjak praruene
Namin e kombit e Lirin’ i a sollen,
Atdhéu kunora s’ ka. Për ta nuk dhênet
Gur, as nuk ndezet qiri. Mbi vorr t’ tyne
Shpërthen rrushkulli e fermana, strukë ndër t’ cillat
Pret dhelpna e shqarthi, dér’ qi rrezja e diellit
T’ shkimet e hana për mbas malit t’ ngrihet
E zbét me shndritun n’ hapësirë të Qiellvet,
E kshtu, pa droje t’ ndo‘i anmiku t’ mshehun,
Me rmue ndër vorre, e me shpuplue
Eshtnat e tyne për Atdhé shkatrruem.
Heu po! Burrat e dheut, qi m’ armë mizore
Rrokullin dynden për Liri t’ Shqiptarvet
E flakë ndezen Evropën, e qi e shuma
As vorr nuk patën me u kondisë për s’ deknit,
Veç nper t’ errshmet humnere e nëper prroska
Kurmat e tyne shkapërderdhë për dhé
Prej orlash edhe korbash t’ zez kjén shkyem,
Shqyptarët, po, i kanë harrue; ...
...Si m’ kanë harruemun mue...!
2
Kush është Fritz Radovani?
Fritz Radovani u lind në Shkodër me 6 Janar 1940. Në bombardimin e bamë nga Aleatët me 13 Tetor 1943 në Tiranë, ìu vra i ati Kol Radovani, major i policisë shqiptare dhe u rrit me t'ëmën. Në vitin 1956, në Shkodër ka përfunduar shkollën e mesme Pedagogjike. U emënue nga Ministria e Arsimit në Burrel, në fshatin Macukull. Për arsye shëndetësore u kthye në Shkodër dhe u emënue disenjator në Kabinetin Pedagogjik, ku punoi 4 vjet. Mbas katër vjetësh për arsye të shkurtimit t'organikës kaloi mësues në lagjen Liria po në Shkodër. Gjatë asaj kohë pra, në vitin 1965 ka përfunduar Liceun artistik me korrespondencë në Tiranë. Nuk ìu dha e drejta me vazhdue shkollë të lartë për arsye biografie. Në vitin 1968 në periudhën e Revolucionit Kultural, mbas arrestimit të dytë të vëllaut të madh, u transferua në fshatin Kosmaç, mësues në klasat fillore. Në vitin 1969, u largua nga arsimi (po për arsye biografie) dhe u emënue piktor në fabrikën e Tekstilit Shkodër. Aty nuk vazhdoi vetëm dy vjet me titull “Piktor” dhe kaloi në organikën e asaj fabrike si punëtor reparti stampimi deri me daljen në pension të parakohshëm në vitin 1992.
Që nga viti 1967 nuk ka pas të drejtë as me marrë pjesë në ekspozita pikture.
Që nga viti 1945 dhe deri në vitin 1998 (tue përjashtua vitet 1961–1964) ka pas vazhdimisht një njeri të familjes në burgjet e kampet e shfarosjes, prandej edhe ka qenë gjithmonë i përfshimë në “luftën e klasave” të pushtetit komunist. Në vitet 1945 janë arrestuar dy dajat Paulin e Mikel Prennushi. Paulini ka ba 5 vjet burg e 5 vjet internim. Mikeli ka ba 10 vjet burg. Në vitin 1946 është arrestuar axha i nënës At Mati Prennushi, Provincial i Françeskanëve të Shqipërisë, i cili është pushkatuar me 11 Mars 1948. Në vitin 1948 është arrestuar daja tjetër prift Don Kolec Prennushi, i cili mbas hetuesisë ka vdekur në vitin 1950. Në vitin 1950 është arrestuar vëllau Alfonsi, dhe është dënue 8 vjet burg me grupin e studenteve të Gjimnazit Shkodër. Eshtë arrestuar prapë në vitin 1967 dhe është dënue me grupin e klerikëve të Tiranës, me 10 vjet burg për pikëpamje fetare tue u përfshi në nenin e “Agjitacionit e Propagandës kundër pushtetit”.
Në vitin 1991, në muajin Janar u zgjedh Kryetar i Sindikatës së Fabrikës Pëlhurave të Shkodrës, në periudhën e lëvizjes antikomuniste në Shqipëri. Po këtë kohë u zgjedh edhe anëtar i Kryesisë BSPSh (Bashkimi i Sindikatave të Pavaruna Shqiptare) në Shkodër, për sektorin e propagandës dhe marrëdhënieve mes besimeve. Ka kontribuuar në përmbysjen e qeverisë komuniste të Ramiz Alisë, tue organizuar mbledhje, mitingje, greva dhe në radio “Shkodra” e gazeta, me artikuj kundër komunizmit. Nuk u pajtue asnjëherë me demagogët dhe komunistët e konvertuem në “demokrat” e “socialist”, për këtë arsye edhe nuk kam ba pjesë asnjëherë në asnjë parti politike të djathtë as të majtë. Kjo e ka shtye që në vitin 1997 me u larguar nga Shqipëria ilegalisht, mbasi u kercnue me vrasje. Në vitin 1998 u kthye në Tiranë dhe në vitin 2000 ka emigruar në Australi. Edhe këtu nuk kanë munguar veprimet kundër tij nga metastazat e Sigurimit famëkeq të komunistëve të Tiranës. Falë Shtetit Australian që i ka siguruar jetën.
http://krimetekomunizmit.blogspot.com/2010/07/at-gjergj-fishta-ofm-mendja-zemra-e.html
Këtu ka përfunduar në vitin 2002 librin “Një monument nën dhe” dhe ka vazhduar punën për një botim të dytë të librit “At Pjetër Meshkalla S.J.”, i botuem për të parën herë në Shqipëri në vitin 1993. Në vitin 1992-1993 është bashkautor i librit “Martirizimi i Kishës Katolike Shqiptare 1944-1990”, libër i cili i është dhurue Papës Gjon Pali II, me rastin e vizitës në Shqipëri me 25 Prill 1993. Kam përfundue edhe librin “Gurt’ e Parë” dhe është futë në “labirintet e demokracisë përparimtare”, me mujtë me i dhanë rinisë një punë tjetër modeste nga ana eme. Dy të fundit janë dorëshkrime. Përveç “publicistikës” tashti kam në dorë edhe një libër të vogël (xhepi) për mësimin e bazave të para të GJUHËS SHQIPE (Gegërishtja e sotme), për nxënësit e rritun këtu në Australi që kanë përfunduar shkollat e ulëta e nuk njohin Gegërishten...
“Jo!…Mos me e zgjedhë At Çiprianin, se komunistat punën e parë që kanë me ba, kanë me pushkatue Provinçialin, prandej t’a ruejmë At Çiprianin për ma vonë mbasi asht i ri dhe i vlefshëm shumë për né”. “Ai e mori vetë detyrën e Provinçialit me bindje të plotë se do të pushkatohet, por At Matisë nuk i bante përshtypje pushkatimi se, edhe dy herë ma parë kishte shkue deri te gryka e pushkës, bile, edhe deri tek stoli i konopit në Serbi…” Kështu shkruen At Konrrad Gjolaj OFM, në librin “Çinarët” faqe, 67.
Kush ishte Ky frat i Kuvendit Françeskan që u nis me kambët e veta para plutonit të ekzekutimit? A thue, nuk e dinte kush janë komunistat? A thue, nuk dinte se kujt i shërben Partia Komuniste Shqiptare? A thue, mendonte se ata janë me të vërtetë vllaznit tonë? A thue, nuk dinte për luftën vëllavrasëse nacional – çlirimtare në Jugun e Shqipnisë? Mos ishte mashtrue nga traktatet e marrveshjet e mëshefta gjatë luftës ndërmjet të “mëdhajve” që kishin në dorë fatin e popujve të vogjël? Çka e shtyni me u ba Provinçial?…
At Mati Prennushi OFM, asht lé me 2 Tetor 1882 nga prindët Kolë e Drande (Roza) Prennushi, në qytetin e Shkodres. Asht i familjes Prennushi, nipi i Don Matisë që vdiq në vitin 1904, vit në të cilin Shugurohet Meshtar i nipi At Matia. Mbas mësimeve të para në vendlindje, ndjeku të mësmet në Kolegjin e Troshanit, ku edhe ju kushtue urdhnit të Sh’Françeskut. Vazhdoi edhe dy vjet studime prëgatitore për të lartat në Bosje dhe, në vitin 1904 kryen studimet teologjike në Grac të Austrisë. Ishte njohës i mirë i gjermanishtës frengjishtës, serbo-kroatishtës dhe italishtës.
Me datën 4 Prill 1904, Shugurohet Meshtar. Në kartvizitën e Tij lart shënohet:
“Për gazmend t’Asaj ditës së Lume, kur Padër Mati Prennushi i Urdhnit të Sh’Françeskut, me të madhin gzim i rrethuem prej t’Vetve tha Meshën e Parë, në Kishën e Fretenve në Gjuhadol, Shkoder, 4 Prill 1904.”
Pak muej asht në Kuvendin e Françeskanve të Shkodres si mësues, mandej shkon Meshtar në Katund të Kastratit, ku përfshihej edhe Bajza. Aty gjenë të mbërthyeme për brez të Malësorit tonë armët e Lirisë, por të gatëshme me u shprazë mbi çdo armik me guxim, burrni e besë të pashoqe! Aty, gatuhet si buka e magjes së tyne dhe vjen tue ardhë si bukë kakinit deri sa bahet me të pasë lezet syni me e pa. Mes tyne merr zakonet e mira dhe lufton me shpirtë zakonin e gjakmarrjes…aq sa për shumë vite atje, më tregonte At Dioniz Maka, nuk asht ndi pushkë prej Baznjanve…se kudo ndër kuvendet e tyne ndodhej At Matia…Nga Katundi i Kastratit, shkon në Troboin, Gerçë Jugosllavi, në Shkoder profesor i gjimnazit fretënve, Laç të Kurbinit, Iballe të Pukës dhe në Gomsiqe në vitin 1928, në Tiranë në vitin 1941, në Shkoder në vitin 1943 dhe, në vitin 1944 asht Provinçial i Françeskanve të Shqipnisë, me qender në Kuvendin e Gjuhadolit në Shkoder.
“Pak kohë para se me ra Perandoria Turke…– dëshmonte At Dioniz Maka, me 14 Prill 1995, sësi – At Matia njëditë diele mbas Meshe, u çvesh dhe i hypi kalit me alltije në brez i ndjekun nga malësorët e vet besnikë të rreshtuem mbas Tij, u nisën me i ra Shkodres së zaptueme nga turqit, të cilët aty nga viti 1905 kishin mendue me e djegë… Erdhi lajmi në Shkoder…me të marrun vesh Valia, dergoi ndërmjetsit tek Kisha e Madhe e Shkodres, për me e ndalue këte veprim, tue premtue se ushtria turke nuk do të bajë asnjë reprazalje kundër shkodranve. Imzot Guarini i dërgoi një përfaqsues me u dalë para malësorve që po vinin me At Matinë në krye. Përfaqsuesi i Klerit i takoi ata pak pa mërrijtë në Vrakë dhe mbasi ishin marrë garancitë prej Valisë, malësorët u këthyen, Shkodra shpëtoi… At Matia qysh i ri asht dallue për trimni. Kishte një za të trashë dhe pak të marrun… e, si tash, e kam ndër veshë zanin e Tij kur këndonte Gloria!…”
Në vitin 1911, At Matia bashkë me At Buon Gjeçaj janë të dy tek Maja e Bratilës përkrah Dedë Gjo’Lulit, me Flamurin e Gjergj Kastriotit Skenderbeut të palosun në gjoksin e Tyne. Gjaku i Malësorve Trima i shkuem rrëkajë për shekuj me rradhë Fiton! Asht Dita ma e madhe e Popullit Shqiptar, dita e 24 Marsit 1911, gati pesë shekuj plot mbas vdekjes së të Madhit Skenderbe, kur edhe njëherë u ngrit Flamuri i Tij, me Shqipën Dykrenare.
“Flamuri u ngrit në maje të malit Deçiqit, afër Tuzit. Até e solli në mënyrë të fshehtë nga Shkodra, Françeskani Padre Mati Prennushi, i cili e kishte palosë nën zhgunin e Tij”, shkruen Stephen Schwartz, në Albanian Catholic Bulletin, 1994, vol. XV, fq. 150, University of San Francisco, USA.
Por kjo fitore duhej shtri në gjithë Shqipninë! Asht Imzot Lazër Mjedja, që me petkun e Argjipeshkvit merr malët dhe me 10 Qershor 1911, i prinë ngjarjeve të Mëdha të Pavarësisë së Vlonës, tue shkue drejt e në çelën e At Mati Prennushit në Gerçë, ku u përpilue “Memorandumin e Gerçës” bashkë me Ismail Qemalin, Luigj Gurakuqin, At Mati Prennushi, At Buon Gjeçaj, etj… Ngjarje e cila endè sot asht shumë e errësueme për mos me thanë e futun në labirintet e harresës së “Historisë së Re”…
Në vitin 1926, malët ushtuen…Ata nuk u pajtuen me qeverisjen e Ahmet Zogut, i cili mbas vitit 1924 merr tipare tjera drejtuese, tue u pajtue me veprime diktature. Asht ai vit kur pothuej krejt Veriu kërkon largimin e tij nga froni…Kleri Katolik Shqiptar tue mos u pajtue me mënyren e qeverisjes së Zogut, i cili kishte ba marrveshje me Jugosllavinë kundër interesave kombëtare, doli në opozitë të haptë. Zogu dënoi me varje në litar Don Gjon Gazullin dhe, e ekzekutoi vëndimin në Rëmaj të Shkodres, ku Don Gjoni ka vorrin. Ndërsa, një pjesë tjetër e klerit u interrnuen, disa morën dënime të randa, At Matia ishte në listën e të parve që mund të pushkatohën. Asht At Pal Dodaj që ndërhynë tek Zogu dhe e shpëton At Matinë, me kusht që ky të mos shërbente ma në krahinat e malëve të Veriut. Për këte arësye dërgohet në Laç të Kurbinit, Iballe e Gomsiqe të Pukës.
Në vitin 1941, bashkë me Provinçialin e vet At Anton Harapin hapin famullinë në Tiranë, ku çilet edhe një kishë e vogël, në të cilën shërben At Matia deri në vitin 1943, vit në të cilin At Antoni shkon në Regjencë Shqiptare dhe, At Matia e zëvendson në Shkoder, por zyrtarisht asht Provinçial i Fretenve të Shqipnisë, në muejn Qershor të vitit 1944.
At Dioniz Maka thekson: “Në Kishën Françeskane në Tiranë, me 28 Nandor 1942 Ai ka vue Flamurin Kombëtar me Shqipen e flamurit të Deçiqit (1911), pa stemat e fashizmit. Kryente vizita kortezie ndër autoritetët shtetnore edhe italiane, që i kishte të detyrueme por, prej tyne konsiderohej“françeskan me ndjenja të theksueme nacionaliste dhe antifashiste italiane.” (Dëshmi e A.D.Makës, viti 1995, në Shkoder).
Vrasja e kryeme trathtisht kundër At Lekë Lulit, i angazhuem në Luftën Nacional Çlirimtare me Organizatën e Legalitetit dhe veshja e figurës së Tij me motive të ndryshme nga e vërteta, e detyrojnë At Matinë me dërgue një letër në të gjitha famullitë, ku urdhnon në mënyrë të preme mosangazhimin e fretënve me poltikë. Kjo letër ruhet edhe sot nga Arkivi i Shtetit në Tiranë. E theksova këte fakt sëpse ajo letër tregon largpamësinë e Tij dhe aftësinë organizative të At Matisë, të cilin me të drejtë At Konrrad Gjolaj, bashkohës i atyne vitëve e quen: “Ardhjen e At Mati Prennushit, si Provinçial i Françeskanve të gjithë Shqipnisë unë e kam konsiderue si një fat i madh i Kishës Katolike dhe i Françeskanve. Ai asht kenë portreti shpirtnuer, fizik e moral i një françeskani të vërtetë. Inteligjent, trim dhe organizator…” (A.K. Gjolaj “Çinarët”, fq. 65. 1996.).
Kjo asht koha ma delikate dhe e turbullt e atyne vitëve. Në 1944 në Kuvend shkojnë nana shkodrane me kërkue shpëtimin e djelmëve të tyne nga kampet nazi – fashiste, mjaft të rinjë me survejue Klerin se çfarë qendrimit asht tue mbajtë në lidhje me Luftën, disa të tjerë si, Pjerin Kçira me shokë shkojnë me lypë ndihma për jetesë, ndërsa shumica, si mbas zakonit në ato situata kërkojnë me rrah në dy krahët e, këta të fundit pa kalue as një vit do të dëshmojnë “për veprimtarinë antikombëtare të françeskanve”, madje nuk do të kursejnë edhe “pështymjet” e tyne në Fëtyrat e klerikve ndër rrugët e Shkodres…
Posa komunistët marrin pushtetin, në muejn Janar të vitit 1945, asht Sheuqet Peçi i pari që i drejtohet kuvendit të Fretënve në Shkoder. Aty mori përgjigjen që i duhej për me i trensmetue udhëheqësit të vet E.Hoxhës, në lidhje me qendrimin e premë që do të mbante Kleri Katolik ndaj mardhanjeve me Vatikanin dhe qeverinë komuniste të Tiranës. Në mes të Janarit mbas reprazaljeve që bane forcat partizane në Veri kundër Kryengritësve të Parë antikomunistë me Prenkë Calin në krye, nga fundi i muejt asht krimineli i njohtun i luftës nacional – çlirimtare, komandanti i Brigadës I – S, Mehmet Shehu, që me hipokrizinë dhe servilizmin komunist viziton shkollën dhe kuvendin Françeskan, tue i kthye edhe disa armë të vjetra të zbulueme nga Gjeçovi, por që paraardhësi i tij Sheuqet Peçi, i mori para kohe… mbasi ato ma vonë do të plaçkitën bashkë me të gjitha vlerat muzeale të Kuvendit.
At Mati Prennushi asht përballë bishave komuniste, por trimnia dhe guximi i tij janë mbështetë mbi piedestalin historik të Françeskanve Shqiptar, të lamë me gjak ndër shekuj e që mbi Atë piedestal do të ndërtojnë Monumentin e Lavdishëm dhe të Përjetshëm, ku çdo Frat me litarin e Tij u lidh me binomin “Fé e Atdhé” për të cilin Ata dhanë jetën “si me lé”:
At Mati Prennushi, At Çiprian Nika, Imzot Vinçenc Prennushi, At Pal Dodaj, At Gjon Shllaku, At Anton Harapi, At Lekë Luli, At Bernardin Llupi, At Zef Maksen, At Lorenc Mitroviq, At Leonard Tagaj, At Serafin Koda, At Karlo Serreqi, At Bernardin Palaj, At Klement Miraj, At Gaspër Suma, Fra Gjon Pantalia e Fra Ndue Vila…i cili u torturue në mënyren ma të mnershme se nuk i dorëzoi Sigurimit të Shtetit çilsat e Kishës së Fretënve në Gjuhadol, me datën 16 Nandor 1946, në të dalun të dritës së datës 17, kur ata futne nën Elterët e Kishës “armët e municionët” për të cilat akuzuen dhe pushkatuen krejtësisht pa faj
Grupin e Prelatve të kryesuem nga Imzot Frano Gjini, me datën 11 Mars 1948.
Gjyqi u zhvillue në mensën e Kuvendit, por “me dyer të mbylluna”, mbasi asnjeni nuk iu përul torturës mizore të bame mbi trupat e Tyne… Armët dhe gjyqi u filmuen nga gjiruesit jugosllav, thëmeluesit dhe miqtë e “partisë komuniste shqiptare” dhe të Sigurimit.
Dosja “Imzot Frano Gjini me grupin e tij, Nr. 1302/2”, në Arkivin e Ministrisë së Punve të Mbrendshme në Tiranë, asht dokumenti ma i sakti që vërteton skenarin jugosllav të prëgatitun me komunistët shqiptar dhe Sigurimin famkeq komunist të Shqipnisë, që me fakte dhe prova të pakundërshtueshme dëshmon besnikrinë e trathtinë e spijunve tonë ndaj UDB – jugosllave e KGB – sovjetike, në gjithë ekzistencën e vet 66 vjeçare të turpëshme!
Në fjalën e fundit, me datën 11 Mars 1948, në ora 5.00 në Zallin e Kirit, pranë Rëmajt, me dok. Nr. Regj. 67, në praninë e gjykatsit Kap.I Misto Bllaci, para ekzekutimit,
At Mati Kol Prennushi tha: “Jam i pafajshëm, po vdes në krye të detyrës s’eme. Rrnoftë Krishti Mbret, Rrrnoftë Papa, Rrrnofshin Katolikët, Rrnoftë Shqipnia!
U baj hallallë gjyqit dhe ato që do të shtijnë mbi trupat tonë të pafajshëm!”.
Ky ishte fundi i Kalvarit…që edhe mbas 50 vjetësh nuk mujt me u mëshef as nga partia komuniste jugosllave e ajo shqiptare, as nga spijunët e Sigurimit të shtetit…por as edhe nga qendra organizuese të këtij skenari në shumë prej “Demokracive Popullore”, nga Moska staliniste e Beogradi Titist i vitit 1946…
At Mati Prennushi punoi e luftoi për Liri dhe Shqipni demokratike, kundër turqve, sllavëve serb e malazez, diktaturave monarkiste, fashiste, naziste dhe komuniste!
Në një Shqipni t’okupueme nga komunistët bolshevikë stalinjan, ku u dhunue dhe u përdhos Flamuri ynë e Pavarsia Kombëtare dhe ku, u luftue Feja, Ai zgjodhi rrugën e vet të Martirizimit dhe të Flijimit, përpara vdekjes me turp dhe trathtar i Idealit “Fé e Atdhé”…
Ai i qëndroi deri në vdekje Betimit të bamë mbi Elter me datën 4 Prill 1904…
Sot, në 105 vjetorin e Meshtarisë së At Mati Prennushit, lé të jenë këta pak rreshta një lule e freskët e hjedhun mbi Zallin e Kirit, ku endé Këta Martirë nuk kanë “një gurë” të lyem me Gjakun e Tyne të Shenjtë të vëndosun mbi dheun e Tokës Nanë, ndonse, pothuej të gjithë e flijuen jetën e Tyne për Lirinë dhe Demokracinë e Shqipnisë.
Lé të kujtojmë Atë Ditë të 105 vjetve ma përpara kur Ky Burrë u Betue mbi Elterin e Fesë dhe t’Atdheut dhe bani “deken si me lé”, i veshun me zhgunin e Sh’Françeskut t’Asizit deri në fund: Ushtar Besnik i Krishtit dhe i Flamurit Gjergj Kastriotit Skenderbeut!
*****************
3
Ja, vrasësit e atdhetarit Luigj Gurakuqi..!
Fotokopje e origjinalit të letres së Baltion Stambollës, e ruejtun nga Atdhetari Gjon Kamsi, sot në Muzeun e Shtetit në Shkoder. (Foto 2009):
“Kerkoj mbrojtje dergoni të holla ndermjetsoni për pshtim pranë Qeveriës
Italjane. Pyetnij Çatin Saraçin ku asht...? "besa" ndihma!...
Baltjon Stamolla – Carceri Giudiziarie Bari.
Shkelqësis Tij Ahmet Zogu Tirana (Albania)
Shkelqësis Tij Ceno Beg Jakova (Gjakovë)
Çatin Saraçit Hotel de la Ville...”
Ende shumë “shqiptarë” nuk kanë mësue se historinë e bajnë dokumentat!
Fatkeqësisht, si në të gjitha punët vazhdohët “me ecë si gaforrja”, ka thanë dikur… i Madhi At Fishta. Mirëpo, na, edhe sot ndjekim atë rrugë.
Pak ditë ma parë pashë në interne një artikull të një gazetares shqiptare, të quejtun Kozeta Zylo, që shkruente një artikull për vrasësit e Atdhetarit Luigj Gurakuqi, në Bari t’Italisë, me datën 2 Mars 1925. Kjo mbështetej tek një leter e emja, që i kam shkrue z. Ali Ohri, Përgjegjës i Pallatit Mbretnor në Tiranë. Letra ishte “cungue” për me tregue se vrasësi i Luigj Gurakuqit asht trathtari njohtun Çatin Saraçi me Baltjon Stambollën. Asnjeni prej tyne nuk asht i pafajshëm, por, kur shkruhet historia duhet të tregohet fakti deri në fund dhe, jo, i gjymtuem ose edhe ma keq si ndodhë me ne shqiptarët: i transformuem ose i shtrembnuem.
Për këte vrasje asht shkrue mjaft. Ndër këta 85 vjet çka nuk asht lanë pa u shkrue e pa u shpikë për Luigj Gurakuqin… deri tek epiteti “agjent”…, tue e ba deri aty sa, sot, Figura e Tij mos me kenë as në Monumentin e Pavarësisë sonë Kombëtare të 1912, në Vlonë, monument bronxi i ngritun me rastin e 60 vjetorit në vitin 1972, në Sheshin e Flamurit. E, kush mund t’ishte ma pranë Ismail Qemalit se Gurakuqi, Kaçorri, Mustafa Kruja etj…? –Po, Luigj Gurakuqi katolik Shkodre, Kaçorri ipeshkëv edhe ky katolik, Mustafa Kruja “trathtarë” nga Veriu!
Falsifikimet shkojnë deri aty sa, paturpsisht thohet se edhe dorasin, pra, vrasësin Baltion Stambolla e paskan vra komunistët…Kaq “hakmarrës” me kenë “shokët” komunistë për vrasjen e shkodranit Gurakuqi, kur, vetë Ramiz Alia ka urdhnue heqjen e Luigj Gurakuqit nga boceti i Monumentit të Vlonës në 1972, tue i thanë skulptorve: “Ju shikojen edhe vetë me shokët këte që po të them, por Luigj Gurakuqi nuk është mirë për të qenë në një veper kaq madhështore, mbasi ai ka qenë njeriu më i dashur dhe i besuar i Klerit Katolik!”.
Dhe ja, si asht e vërteta: “Mbas okupacionit italian të Shqipnisë, me ardhjen Kryeministër të z. Mustafa Kruja, Ky i kërkoi qeverisë italiane, që i dënuemi për vrasje Baltjon Stambolla, me vazhdue dënimin në Shqipni. Qeveria italiane asht kenë dakord dhe e ka sjellë Baltjonin në Durrës, prej ku, një makinë e policisë e ka marrë dhe e ka dërgue në Fieri, gjoja “për siguri” larg Shkodres. Atje ka ndejë në një shtëpi ku ruhej nga tre-kater polic shqiptar. Njëditë gjoja se desht me u arratisë, policët e kanë gjuejtë dhe i kanë shprazë një automatik me fishekë në bark. E kanë lanë disa orë pa e çue në spital, mbasi kështu kishte porositë Mustafa Kruja, që Baltjoni mos të vritej në çast, por të vuente nga dhimbjet e mënershme që shkakton arma kur shprazet në bark. Afro 2 – 3 ditë mbas gjuejtjeve Baltjoni ka vdekë nga infeksioni, tue vërritë nga dhimbjet.
Atdhetari Mustafa Kruja i ka tregue ngjarjen babës tem Kol Radovanit, se:
“Ia bana kështu Baltjonit, se ia kishe kaq e gja borxh mikut tem Luigj Gurakuqit!”. (Këte dëshmi ma ka tregue Nana eme, Viktoria Radovani dhe Profosor Gasper Ugashi, të cilve, aso kohe ua ka tregue Kola, Baba i em.)
Tue mosdashtë me dhanë mendim përsonal për vrasjen e Kushrinit tonë të Nderuem Luigj Gurakuqit, ma shumë për mos me u quejtë mendimi subjektiv, kërkova fotokopje të dokumentit të sipërm nga Muzeu i Shkodres, dokument të cilin e kishe pa me sy para sa vitësh në Shtëpinë Muze të Gurakuqit, që edhe ate e kanë shembë “zotni demokratët” tonë të Shqipnisë “socialiste”,…tue marrshue drejtë “Evropës”…edhe këta, si gaforrja në krah të majtë…
Ma shumë se të gjitha fletët që mujshe me mbushë unë me faktet e vrasjes së Luigj Gurakuqit, nga Ahmet Zogu me agjentët e tij të shitun e të blemë nga kushdo, që ka dashtë me vra e me pre në këte të mjerën Shqipni, flet një “copë” letër e vogël e dërgueme nga trathtari Baltion Stambolla, me dy rreshta e tri adresa…të Ahmet Zogut, Ceno Beg Jakovës dhe Çatin Saraçit, që i pabesi dhe trathtari Baltion Stambolla i dergon “miqve” të vet, tue i kërkue shpëtimin me: “mbrojtje, të holla, besën dhe ndihmë..”
Kush i kërkon këto? – Dorasi vrasës dhe i pabesë!
Kujt ia kërkon? – Bashpuntorëve të vet “besnikë”…në këte vrasje!
Besoj, do t’ishte e tepërt me dashtë me vazhdue me argumenta tjerë!
Ndër Atdhetarët Shqiptar, Luigj Gurakuqi asht vra tri herë:
I. Me 2 Mars 1925, nga Ahmet Zogu me veglat e tij vrasës e trathtarë…
II. Në vitin 1972, nga E. Hoxha dhe R. Alia…si i besuar i Klerit Katolik…
III. Në vitin 2005, kur “demokratët” i shembën edhe shtëpinë muze…
Dr. Mentor Quku, studjues, në 2010 e cilëson kështu Atdhetarin Gurakuqi:
“Mendimi im dhe i familjes sime është se, Luigj Gurakuqi, është simbol i bashkimit kombëtar për të gjithë Shqiptarët bashkohës.
Figura si Ai i vinë Kombit shumë rrallë.”
Historia e Shqipnisë, jo, vetëm, që, çdo fletë të saj e ka të lame me Gjakun e Herojve të vet Atdhetar, por, edhe çdo fletë e kalendarit asht plot data vrasjesh.
Nuk ishte mbushë as një muej nga data 2 Mars 1925, siç, thotë populli: Pa i ra ende dheu Fëtyrës së Gurakuqit, edhe një vrasje tjetër e shemtueme përhapë gjak në mbarë Trojet Shqiptare, me 29 Mars 1925, u vra edhe një Burrë i Malëve tona në Shpellën e Shqipëve të Dragobisë, Atdhetari Bajram Curri.
Pak muej kishin kalue që Bajram Curri u takue me mikun e vet Gurakuqin në Shkoder dhe, në shenjë Burrnije e miqësie, sikur, t’ ia ndinte zemra, kur, po, pinin kafe në shtëpinë e Kel Marubit,Bajram Curri i dhuroi Luigjit kutinë e duhanit të vetën, e cila, ruhet edhe sot…
Mbas asaj ditë dy Burrat nuk u takuen kurrma!
Me 20 Dhetor 1924 Don L. Shantoja në gazetën “Ora e Maleve” shkruen:
“Shka asht ma zi në këte luftë të padrejtë e mizore që sistematikisht po ban qeveria serbe, po, e lufton shqiptarin me shqiptar.
Secili komb i ka trathtarët. Dje përdori Esadin, sot përdorë Ahmetin: nesër mund të gjejnë ndonjë tjetër që, ti bahet vegel për me shkatrrue Shqipninë..”
E cila nga këto fjalë nuk asht vërtetue në këta 85 vjet në Shqipni?
A nuk e gjeti edhe tjetrin… e tjetrin… për me shkatrrue Shqipninë!?
Po, përsërisë edhe njëherë, në këte 85 vjetor të vrasjes së Luigj Gurakuqit dhe të Bajram Currit:
“Arkivat janë mjeti dhe arma ma e vlefshme në dorën e të Drejtit”.
4
SHELQET E BREGUT TË BUNËS VAZHDOJNË ME LOTUE !..
Kanë kalue 60 vjet dhe shelqet e bregut të lumit Buna vazhdojnë me lotue!...
Ata nuk janë shelqe lotuese! Janë shelqe që kanë bijtë siduket atëherë, kur padronët e Evropës aty menduene me cungue kufinin tonë shtetnor...Kalimtarët aty mbrekullohën nga bukuria natyrore e atyne krahinave, që për 50 vjet thirreshin “zona kufitare”. Qellimi i këtij shkrimi nuk ka të bajë me studimin e prejardhjes në Shqipni të këtyne shelqeve që të shoqnojnë përgjatë bregut të Bunës, por kujtimet e mija lidhën me rrajtë e këtyne pemve, me stomijet ku ato janë të vëndosuna, me hijet e bukura të degve të tyne, me zallishtat dhe ranishtat e bregut të lumit që janë aq të kandshme për synin e njeriut, të kombinueme me një ngjyrë aq të ambël për synin vrojtues prej mrinave e kaçubave të ferrave që dukën sikur t’ishin çerdhe trumcakësh, babilash e gjithfarë zogjësh edhe ata...shtegtarë! Degët e tyne të rame në një krah përshëndesin kalimtarët me lundrat e tyne shekullore, të latueme me aq mjeshtri nga vetë fshatarët e atyne katundëve që kanë zanë vend aty njëheresh me shkruesit e lashtë të historisë sonë. Dëshmi e kohës së tyne asht edhe Kisha e Shirqit. E pashë njëherë të zhytun rreth gjysëm metri në ujnat përmytës të Bunës. Kur lumi Buna fryhet nga ujnat e liqenit të Shkodres dhe derdhjet e mëdha të Drinit, era e pamëshirshme e shirokut i zenë gryken mu në derdhje të saj në Detin Adriatik dhe, sikur, ta kishin ba me marrveshje të tri palët shpërthejnë mbi fshatrat përrreth tue i ba si t’ishin plaçkë e bombardueme lufte...
Në verë aty natyra me shijen e saj artistike ka kompozue një kuader të plotë pikture. Pikërisht, në këte vepër arti, mu në një kthesë të Bunës në fshatin Samrishë, në Korrikun e vitit 1948 u ngrit një monument i pavdekshëm i Rinisë Shkodrane...mbi një grumbull dheu përzi me ranë, nën hijën e disa shelqeve që vazhdojnë edhe sot me lotue...
Aty janë vra pabesisht Bardhosh Dani, Mark Triepshi (Cacaj) dhe Brahim Derguti!
Tre djelm të rinjë, studenta të Gjimnazit “29 Nandori” të Shkodres, në përpjekje me disa forca të mbrojtjes së kufinit në bashpunim me sigurimin e shtetit, të cilët ato ditë ma shumë se kurr kontrollonin atë zonë kufini, sëpse u deklarue se qeveria komuniste e Tiranës ishte prishë me “miqtë” jugosllav. U hap fjala ndër ata fshatra se janë vra tre studenta nga qyteti i Shkodres. E pata pa me sy atë vend si fëmijë... ku, mbas pak ditësh daja i em prift Don Kolec Prennushi, pat shkue gjoja tek një i sëmurë i famullisë së tij, që banonte në Samrishë dhe e pat Bekue vendin ku ishin varrosë Ata tre Heronjë! Flitej se dy janë vra në breg të Bunës, ndërsa, i treti asht coptue nga një motoskaf, trupi i të cilit asht këthye nga disa roje kufini jugosllave dhe, mandej, të tre janë varrosë nën shelqe e ma vonë nga familjet e tyne. Sigurisht, përshtypja e Atij vendi më ka mbetë e përjetëshme. Nga bashkohësit ka pak shkrime edhe ata shumë të përcipta. Aktiviteti i Tyne asht vërtetë fillestar por, jo, i papërfillshëm që me mbetë në pak rreshta. Mbas mbylljes së shkollave të Françeskanve dhe të Jezuitve në Shkoder, pothuej të gjithë studentat shkuen me vazhdue shkollën e mesme në Gjimnazin e Shtetit, që iu pat vue emni “29 Nandori”. Ky Gjimnaz njihët si vatër kulture që në thëmelimin e tij në vitin 1922, me drejtorët e parë Luigj Shala, Xhevat Korça, Mirash Ivanaj, Anton Deda etj. që mbyllën jetën Martirë të Atdheut, por jo ma pak edhe qendër e përpjekjeve të vetë rinisë shkodrane për liri dhe demokraci. Në atë Gjimnaz gjithnjë janë kenë të pashueme shkëndijat e luftës kundër okupatorve që shkelën pa mëshirë Atdheun tonë. Me okupacionin sllavo komunist sigurisht nuk u pajtue asnjëherë rinia përparimtare e Shkodres, kështu, vetvetiu zjarri që vlonte në gjiun e inteligjencës dhe Atdhetarve shumë shpejtë përfshiu edhe studentat e Gjimnazit, të cilët pa pikë frike filluen me shkrue ndër mure thirrjet e Tyne për organizim të luftës së përbashkët kundër pushtueve të rinj të Atdheut të shkatrruem nga Lufta e Dytë Botnore. Fillimisht hapat e para u hodhën në fushat sportive të futbollit, tek Kisha Kathedrale, Ara e Pashës, Fusha e tigrit në Parrucë dhe kudo që rinia mund të mblidhej me një shkak pa ra në sy për qellimin e vërtetë.
Takimet në këto fusha sporti sollën edhe lidhjet miqësore të cilat pasuen studentët e të gjitha shkollave tashma të unifikueme, por edhe ringjallën ndjenjat e pashueme të besës mbi të cilat do të triumfonte Ideali i përbashkët, tue krijue Organizatën Antikomuniste të Gjimnazit Shkodres “Përpjekja Shqiptare”, me drejtues Bardhosh Danin. Kjo Organizatë për disa kohë mëshefej nën petkun sportiv të futbollit, shoqatë e cila drejtohej nga Xhevat Gjyrezi dhe nënkryetar Bert Çoba. Shumë shpejtë grupit të parë ku bante pjesë Xhevati, Berti, Lec Vasija, Bardhosh Dani, Mark Triepshi, Ferit Myftia, Simon Deda, Beqo Seknej, Bardh Shiroka, Alfons Radovani, Nexhip Osmani, Injac Kujxhija, Hilmi Hoxha, Augustin Dema, Henrrik Kraja, Zef Gjon Marku, Kol Gjoni etj. që ishte kryesisht grupi i studentave të shkollës së Jezuitve dhe, që, quhej Shoqnia “Besa”, iu afrue edhe një pjesë me të vërtetë e zgjedhun e disa familjeve të tjera të qytetit nga lagjët Muslimane si: Xhabir Hoti, Medin Shpuza, Bib Smajli, Fetah Myrto, Ali Komi, Nuh Vajushi, Haki Tuzi, etj, si edhe shumë të tjerë që banonin në lagjet Dudas e Ndocaj. Të gjithë së bashku në fillim të vitit 1947, u betuen me luftue me të gjitha format ma sekrete kundër pushtuesve sllavo komunist.
Survejimi i këtij grupi filloi nga spijunët Isa Miloti, Faik Zeneli dhe Xhemal Dini.
Në të 17 –tën vjetë të jetës ishte Kryetari i Organizatës “Përpjekja Shqiptare”, djali trim Shkodranë Bardhosh Dani, i vetmi djalë i Atij konaku Burrash që i fali Thëmelëve të “Rozafës” një Gurë aq të çmueshëm e të daltuem me të gjitha virtytet e traditat e Besës dhe të Bujarisë së Trojeve tona Shqiptare. Djalë me të gjitha aftësitë drejtuese dhe organizative që pjekunia e Tij nuk i përpiqte fare me moshën e re. Elokuent dhe i çiltër si ujët e bjeshkve që buron bash si t’ishte ndër lugjet ma të thepisuna e të pakapërcyeshme prej njeriut. Aty ku zogjtë fluturojnë me frikë nga shpendët grabitçarë, bash Aty Bardhoshi kishte “çerdhën” e Tij, prej ku drejtonte Atë Rini, që do të bante vdekjen si me lé për dashninë ndaj Atdheut!
Bardhoshi jo vetëm që shkelqente në mësime po, Ai ishte aq komunikues dhe i afërt me të gjithë shokët dhe shoqet e shkollës, sa kenja e Tij si kryetar i Asaj Organizate ishte aq e natyrshme sa deri vonë Ata pak anëtar që kam njohtë, nuk përcaktonin kurr besimin e Tij fetar, sëpse unitetit dhe bashpunimi ishte aq i fortë sa kjo nuk binte në sy fare nga ana e palës tjetët Katolike. Duhet theksue fort se një marrveshje dhe moskenje e ma të vogles së asaj që thirrët “shkëndi” e vogël fanatizmi ka vazhdue edhe ma vonë me brezin tonë dhe, këte e vërteton miqësia dhe dashnia që asht ruejtë edhe sot mes nesh që nga ajo kohë kur na ishim studenta ndër gjimnaze dhe në pedagogjike të Shkodres. Nuk duhet harrue se në Atë Organizatë kishte në korrikun e 1948 – 49 rreth 120 anëtarë dhe mbrenda kësaj shifre ishin ma shumë se 35 vajza edhe këta nga të dy besimet, prej të cilave kujtoj: Bela (Gjystina) Kapidani, Çiljeta (Çita) Simoni, Albina Marashi, Terezina Dajçi, Zana Kraja, Gjina Dajçi, Motrat Pipa, Rregjina Kola, Lali Glasovi, Linda Boriçi, Ana Daja, Roza Harapi etj. të cilat shumica u përjashtuen nga të gjitha shkollat e Shqipnisë me motivacionin se, “nuk pajtohen me frymen e re të shkollës sonë”, të nënshkruem nga amorali spijun i sigurimit të shtetit dhe ish hetues i vitëve 1945 në qytetin e Korçës, arroganti Skender Villa, pasues besnik i Nesti Havjarit, Dhori Samsurir, Fadil Hoxhës etj. të njohtun si përsekutor komunist spijun.
Nga këto vajza disa vuejtën edhe me vite të tana të rinisë ndër burgje.
Sigurimi i shtetit i forcoi pozitat e veta në Gjimnazin e Shkodres, me mjaft nga ata vagabondë e rrebel të sjellun nga “llomi” i Shqipnisë së Jugut, të cilët i kanë shërbye deri sa u plakën dhe u matufosën sherbëtorë të PPSH dhe të Sigurimit komunist. Disa nga këta i kujtoj edhe unë si: Nasho Jorgaqi, Koço Opari, Peço Fidhi, Alfred Uçi, Anesti Boçka, Haxhi Pela, Ramadan Perhati, Mirdash Kalo, Jani e Sokrat Çomo, Emil Mborja, Mili Misja, Tefta Ziko, Bardhyl Haxhihyseni, Çiril Pistoli, Sadush Kumbaro, etj.
Me ta fatkeqësisht mbetën në kujtesën e shkodranve endè sot, si: Agim Bejleri, Ferit Mandija, Marjan Zhagari (i ngarkuem nga spijunazhi jugosllav në Shkoder), Vehbi Çanga, Bardhyl Dushi, Iljaz Fishta, Jonuz Tuli. Ilir Gjylbegu, Qemal Jashari, Isa Miloti me korrjer Xhemal Dinin, Hamid Beqja, Satber Jubani, Halit Isufi, Selah Cena, Bep Jubani e shumë të tjerë që koha do ti zbulojë, mbasi veprat e tyne nuk i kalbë as dheu pa u dëshmue!
Krimineli Hilmi Seiti posa vjen në Shkoder kërkon nga Ministria e Mbrendshme: “Në Gjimnazin e Shkodres vlon propaganda antikomuniste, na dërgoni sa më parë 100 (njëqint) konviktor nga Jugu!...” (Arkivi M.M.Tiranë, 1998). Kalimi i postit të kryetarit të Degës së Mbrendshme nga duet e kasapit Zoji Thëmeli tek terroristi Hilmi Seiti, u pasue me një dendsim të spijunve konviktor dhe me arrestime të shumta nga rinia shkodrane, por ajo që do të ve në dukje asht edhe rrjeti i madh i hetuesve dhe spijunve nga vetë qyteti i Shkodres, të cilët për fatin e keq kanë lanë një njollë të keqe por edhe të madhe në historinë e lashtë të shumë familjeve me tradita qytetare, mbasi ata jo vetëm i kanë shërbye sigurimit të shtetit por edhe kanë rekrutue shumë djelmë të rinjë nga disa familje të nderueme shkodrane, tue i çnderue përjetësisht si spijun të divoçem të tyne.
Hapja e dosjeve të Sigurimit asht një domosdoshmëni për shpalljen publike të disa vetve, mbas shumë prej këtyne monstrave vazhdojnë me kenë spijun të sigurimit edhe sot në shumë nga vendet Përendimore, të cilat nën maskën e “gjuhës angleze” i kanë vue në shërbimin e dyfishtë “kapitalisto-komunist”, vetëm nga interesi i kapitaleve të tyne ndër bankat Përendimore, që me kenjen gjallë të baballarve të tyne “miljonerë”...
Në ata vite ishin të përkushtuem me shpartallue Rininë Heroike Shkodrane mjaftë nga ata kriminel që kanë edhe mbi varrezat e tyne të pashlyeme njollat e gjakut si: Kasem Troshani, Lilo Zeneli, Hamdi Ulqinaku, Ali Xhunga, Hysni Ndoja, Xheudet Miloti, Nesti Kopali, Ahmet Suji, Jonuz Dini, Gjon Prennushi, Çesk Shoshi, Fadil Kapisyzi, Abdyl Hakiu, Dul Rrjolli, Zoji Shkurti, Dhimiter Çifligari, Elez Mesi, Pjerin Kçira, Alush Bakalli, Shyqyri Qoku, Asllan Lici, Xhemal Selimi, Dulaç Lekiqi, Bilo Bregu, Idriz Çoba, Ali Qorri e sa të tjerë që nuk mund të harrohen për krimet e tyne ndaj shkodranve.
Mbas vrasjes së Bardhosh Danit, Mark Triepshit dhe Brahim Dergutit, u vra edhe i riu Asim Rusi. Ndonse trathtia për këte vrasje i mbet një fshatari të Anës së Malit, por nga Fatbardha Shkupi kam mësue emën tjetër, i cili duhet të dalin nga hapja e dosjeve, mbasi edhe vetë Bardha nuk kishte fakte të mjaftueshme për te.
Një fakt asht i pamohueshëm se lëvizja studentore, mbas vrasjes së Bardhosh Danit pësoi një tronditje të madhe, aqsa edhe me përpjekjet e bame tue u mbledhë në shtëpinë e Alfons Radovanit dhe Viktor Lukës, mbetën ma shumë tentativa organizimi sesa organizim i mirëfilltë. Elementi “spijun” depërtoi aqsa arrijti me zbulue krejtë Organizatën “Përpjekja Shqiptare” dhe, me daten 10 Maji 1950, Sigurimi arrestoi Et-hem Bakallin, Mergim Danin, Alfons Radovanin, Nexhip Osmanin, Viktor Lukën, Ferit Myftinë, Gjon Mark Ndojn dhe Njazi Uruçin e Pjerin Vatën, që dy të fundit ishin mbajtë dy-tri ditë para 24 orë në sigurim dhe ishin “lirue”, për humbje gjurmësh të denoncimëve të tyne, gja e cila del edhe në dosjen e hetimeve nr. 2452 (Arkivi MM Tiranë) të bame në vitin 1950 nga vetë Hilmi Seiti, Ali Xhunga dhe Kasem Troshani. Ky grup mori dënime të randa tue mbyllë edhe aktivitetin e Organizatës, kështu provohet se me shpartallimin e kësaj Organizatë nuk pat ma forca që mujtën me formue organizata vërtetë antikomuniste në shkollat e mesme të Shkodres.
Lexoi në librin e z.Ahmet Bushatit “Në gjurmët e një ditari”, faqe 197, një shkrim të keqinformuem në lidhje me vazhdimsinë e “dy grupëve” të studentave në Shkoder, në vitin 1953 e ma vonë, ku përmendën Pjetër Arbnori, Bep Jubani etj. “që do të mbyllin me lavdi ciklin prej tetë vitësh që studentët e gjimnazit të Shkodres kishin zhvillue thuejse pa ndërpremje ...”. Fatkeqsisht, me përjashtim të Dr. Ali Spahisë, emnat tjerë janë emna që i kanë sherbye sigurimit të shtetit dhe, pikërisht Bep Jubani asht një student bashkohës i emi, i cili në vitin 1952 – 53 ishte anëtar i divoçem i komitetit të rinisë komuniste të shkollave të bashkueme Gjimnaz e Pedagogjike të Shkodres, me drejtor Skender Villën dhe sekretar i rinisë Jani Çomo. Kur shkolla Pedagogjike kaloi nga ndërtesa e grumbullimit përballë Gjimnazit, me drejtor Gani Daiun, nga Elbasani, sekretar i PPSH Enver Thanasi, vlonjat dhe, sekretar i komitetit të rinisë komuniste ishte vetë Bep Jubani, një nga ata spijun që u shpërblye nga sigurimi edhe me bursë në BRSS. Për ma tepër në dosjen teme kam pa në vitin 1992, në degën e mbrendshme të Shkodres edhe një deklaratë të lëshueme nga Bep Jubani, në vitin 1956, ku, shkruhet: “Se... F.Radovani asht ai që i ka shkrue traktet e shpërndame në shkollën Pedagogjike...”, gja, e cila asht vetëm shpifje e tij, mbasi unë nuk kam shkrue kurr të pakten një trakt, jo pse nuk kam dashtë, po, kam pasë frikë për palc... nga vetë rrethanat e mija të familjes seme, së cilës nuk i janë nda burgjet nga viti 1945 – 1989...prandej edhe shënova këte fakt, i cili nuk duhet të ndodhin në asnjë libër e, sidomos nga përsona që e njohin Shkodren qyshë se kanë marrë mend... ndërsa, kur bahet fjalë për figura të Ndrituna si Bardhosh Dani me shokë, emnat e spijunve pranë veprës së Tyne antikomuniste dhe heroike nuk kanë vend!
Aktiviteti antikomunist i Rinisë Shkodrane asht aq i gjanë dhe burrnor sa vetëm me fakte të pamohueshme do të arrijmë me vërtetue dy cilësitë e papërsëritëshme të Asaj kohë aq të lavdishme dhe të trishtueshme, tue kujtue humbjen e jetës së Atyne Djelmve që ranë për Liri dhe Shqipni Demokratike me Bardhosh Danin në Krye:
1. Uniteti i Rinisë Shkodrane pa paragjykime Besimi e krahine.
2. Rinia Shkodrane luftare e pamposhtun kundër komunizmit.
Sot asht domosdoshmeni që në një ambjent të bukur pranë Gjimnazit “28 Nandori”,
në një lulishtë apo shesh sportiv të Shkodres, duhet të vëndosën bustet ose një “Gurë i daltuem” me emnat e këtyne djelmve që ranë për Liri, mbasi kështu edhe Rinia e sotme do të kuptojnë por edhe nuk duhet të harrojnë kurr, sesa barbare dhe e pashpirtë ishte diktatura komuniste që sundoi në Shqipni për një gjysëm shekulli...
Këta janë bazat historike mbi të cilat një ditë Rinia e ardhëshme duhet të ndërtojnë godinën e re Demokratike, që i përket me e gëzue Asaj e, vetëm Asaj, që asht pa asnjë kundërshtim e ardhshmja e Rinisë Heroike Shqiptare!

5
NJË ZA “USHTON” EDHE SOT: “A KA SHQIPNI EDHE PER MUE..?!”
65 VJET MA PARË...
Askush nuk ia njohti zanin predikatarit të vet në Tiranë!..
Askush nuk e njohti Burrin e cunguem dy kambësh me sharrë druevari, madje, edhe Nana e vet dyshoi, a asht apo, nuk asht djali em Ky, i zhytun në një brrakë pislleku në një qeli të Tiranës...?! I nguli sytë e Saj si Shqipja, në Fëtyrën e qeshun të djalit të vet...e, Burrnisht, kërkoi:
“Ma vritni, ju lutem ma vritni, banje këte mirësi...mos e leni kështu djalin..!”, u tha, Bija e Rozafës, xhullinjve komunistë...dhe, ata, ia plotësuen “dëshirën...”, plot 65 vjet maparë...
Me datën 5 Mars 1945, në orën 5.00 të mengjezit, Don Lazër Shantojën bashkë me një nga Atdhetarët ma të devoçëm të Shkodres Sulçe Beg Bushatin, i pushkatuen në Tiranë, brinjë Lanës.
Ja, kush ishte Ky “armik i popullit” që, “zani i Tij” ushton...edhe sot, që prej vitit 1924:
Zani i të vdekunit!
Carlyle e fillon historinë që shkroi mbi revolucionin e Francës së vitit 1848 me këto fjalë të Montesquieu: “Lum ai Popull që ka një histori të mërzitëshme!”
Po kje, se, qetësia e monotonia e ndolljëve historike përbajnë lumninë e një kombi, atëherë, Shqiptarët e sotëm do të ishin me të vërtetë njerëzit ma të mjerë të botës. Historia e Shqipnisë së lirë asht një kaos luftash, ngatërresash, trathëtinash, ambicionesh, partishë kaq të mëdha, të shpeshta, të ndyta e të damëshme, që nuk ia gjenë askund shoqën në botë.
Sot me hapjën e Kuvendit Kushtetues, Populli Shqiptar çilë një fletë të re e ngulë një cak të rinj, që ka me shënue një epokë në historinë kombëtare. Me Kuvendin Kushtetues na Shqiptarët dëshrojmë dhe prëtëndojmë me ditë tek e fundit se ku jemi! Do të flasim me letra të hapuna! Jemi tepër të lodhun e të mërzitun prej ndolljëve të vjetëve të shkueme: lypim që historinë e kombit tonë ta përshkojë mbassodi jo, ma, era e duhisë, por flladi i një jete ma të stabilizueme e të normalizueme.
Me datën e Kuvendit Kushtetues historia shqiptare do të filloi me u ba ma monotone! Do ta dimë edhe na njëherë atë “ubi cosistam” t’Arkimedit, pse me droje, dyshime, kërcënime, pasiguri të vazhdueshme ekzistenca e jonë nuk mund të vazhdohet ma.
Mjaft e kemi pa Shqipninë e mjerë të bame dyqan për fitimin ekskluziv të disa klasave të privilegjueme: mjaft ma qëndroi livall kulloset ku, rend mbas rendit u lëshuan politikanët e improvizuem; mjaft duruam porsi fushë eksperimentale për aventurierët kozmopolitë; mjaft pësoi e bame skakjerë lojnash diplomatike. Mjaft!
Sot Popullit i ka ardhë shpirti në fyt: sot Populli do me ditë kategorikisht:
A ka a nuk ka Shqipni?
Të mendojmë se kësaj pyetje qeveritarët tonë të deritashëm nuk i janë përgjigjë endè!
Se ka Shqipni sot e beson, ndoshta, ministri, deputeti, oficeri, nëpunësi: me njëfjalë i frangarpaguemi, por Populli që luftoi, që pagoi, që u dogj, që u vorfnue, që u fik....nuk mund ta besojë kurrë!
Janë disa vite që Shteti ynë i rinj valëzon nëpër udhën e haptë të lirisë. Si lexohët në një prej vjershave ma të bukura e të përmenduna të Henrrik Ibsen, edhe Shqipnia i ka ngja “një anijës që udhton me një të vdekun mbrendë”. Në barkën e Shtetit tonë të rrënuem ekonomikisht nuk gjejmë sot tjetër, përveç, një trup të vdekun.
Ky i vdekun asht Populli!
Qeveritarët tonë deri sot, u kujtuan me mbajtë Shqipninë e..., mbytne Popullin!
Por, ky Popull, sot flet! Prej gjumit të vdekjës ngritë zanin me shpresë, por edhe me guxim e kërcënim, pyet:
A ka Shqipni edhe për mue?
Po, kje se, Misët e Kuvendit Kushtetues, me ligjët që do të bajnë e me drejtësinë që do të ndjekin nuk kanë me mujtë me iu përgjigjë kësaj pyetje, atëherë, ajo Mbledhje, nuk ka me kenë tjetër veçse, mbaresa e një farsës dhe fillesa e një tragjedisë!
Hyu mos e prëmtoftë!
Y. (Don Lazër Shantoja).
Nga gazeta “Ora e Maleve”, Viti II. Shkoder, e Shtunë, 19 Janar 1924. Nr. 4.
■“...Prej gjumit të vdekjës ngritë zanin me shpresë por, edhe me guxim e kërcënim, pyet:
A ka Shqipni edhe për mue?...”
■Përgjigje nga Fritz Radovani:
E di mirë Don Lazër, se çka jé tue më pvetë,
E di mirë Don Lazër, se ku Ty t’kanë tretë,
E di mirë Don Lazër, se çka pret prej meje,
E di mirë Don Lazër, se çka t’ndriste mendja,
E di mirë Don Lazër, se çka priste gjuha,
E di mirë Don Lazër, se çka asht fjalëshpata,
E di mirë Don Lazër, se çka të gufoi zemra.
E di mirë Don Lazër, se çka të thante buzën,
E di mirë Don Lazër, se çka t’prishë buzëqeshjën.
E di mirë Don Lazër, se kush t’ vërboi sytë,
E di mirë Don Lazër, se kush desht me t’mbytë.
E di mirë Don Lazër, se kush t’ theu dy krahtë,
E di mirë Don Lazër, se kush s’ desht gojëmjaltë,
E di mirë Don Lazër, se kush ti sharroi kambët,
E di mirë Don Lazër, se kush ti theu dhambët,
E di mirë Don Lazër, kush desht me t’ zhigatë...
E di mirë Don Lazër, se n’ç’kjamet të pau Nana,
E di mirë Don Lazër, se çka i lypi hasmit ....
E di mirë Don Lazër, se çka i the’ Asaj...
E di mirë Don Lazër, si t’ngushlloi Nanë-locja,
E di mirë Don Lazër, si s’e lanë me të prekë...
E di mirë Don Lazër, edhe ku, Ajo...ka vdekë...
E di mirë Don Lazër, si shunglloi Rozafa,
E di mirë Don Lazër, si n’për gji t’mkoi tamth...
E di mirë Don Lazër, si t’vajtoi me ankth,
E di mirë Don Lazër, si belbzoi Tirana,
E di mirë Don Lazër, sesi ushtoi Dajti,
E di mirë Don Lazër, sesi u skuq Lana...
E di mirë Don Lazër, se kush të trathtoi Ty,
E di mirë Don Lazër, sesi kryet pat thye...
E di mirë Don Lazër, kush t’shporoi Ty n’parzëm,
E di mirë Don Lazër, Zemërshqipja,...u shue.
E di mirë Don Lazër, kush armët desht me t’fye,
E di mirë Don Lazër, se n’ Kryq mori shenjë...
E di mirë Don Lazër, ...Flut’rove me Enjë...
E di mirë Don Lazër, pse, pat Shqipni për Ty
E di mirë Don Lazër, ata ujq t’kanë shkye!
E di mirë Don Lazër, se Ajo,... asht barka Yte...
E di mirë Don Lazër, se bash brinj Rozafës...
Ti, s’ don ma t’ vajtojmë...
Rreth e rrotull Saj Ti, do, të vallzojmë...
Ti, po, m’ fton të këndojmë...
Në liqe t’ Shkodres s’Ate...
“Mbi të bukrat vala...Eni të lundrojmë...”.