ZEF PERGEGA
I dashur mik Flori
Sot me 22 shtator 2012 erdha ne biblioteken e qytetit ku banoj, sepse ka dite qe kompjuteri im ka marre virus. Te them te drejten nje puhise e holle ndjenjash ma pushtoj shpirtin dhe thashe se Flori sot ka perfunduar pushimet dhe eshte ndare nga deti me impresione te thella. Kur cela kompjuterin pashe ate brenge qe ta travlonte gjithe qenien. Keni te drejte se ju jeni pjese e korit te bilbilave te lirise se fjales te kombit tend. Ju keni marre nje medalje miresie e trimerie te cmuar per veprat qe keni bere. Ju keni nje familje te mrekullueshme dhe nje gjenerate qe rriten me edukaten qe ju keni manifestuar ne perputhje me identitetin kombetar. Ju jeni njeri i guximit qytetar dhe letrar.
Thee se nje cjerrje korbi nuk mund te prishe korin e bilbilave te kombit tone, per te cilin shkrove kengen me te bukur. Ketu vlen te permendet mesazhi i shkrimtarit amerikan Mark Twen qe te mos i pergjigjesh kurre injorantit se ai te terheq pas nivelit te vet dhe pastaj te shkel ne menyren me te perdhosur. Krejt qellimi eshte te te ndalin hovin, te te injorojne frymezimin krijues, te te baltosin ndjenjat patriotike.
Ne shtepine e nene Xhume Maleçka, bukeshkelesi Spiro Butka
Ata qe nxijne e shajne figurat dhe simbolet shqiptare nuk kane fytyre kombetare, por maske gjakatare. Vuajne nga kapslleku intelektual. Berlloku eshte pune e fshesave dhe jo e penes. Gjithe materialin qe posedoni mund ta dergoni ne gjykate dhe tek pronaret qe i posedojne faqet ne internet. Besoj se kete tymnaje do ta shperndaje dielli i te vertetes. Nuk eshte asgje me shume se nje flluske me qelb!
Te uroj suksese dhe nje inspirim te begate. Te fala ty dhe familjes!