Posts

Showing posts from April, 2011

Cikël poetik nga Laureta Mema

Image
Laureta Mema ka lindur më 1979, në Kukës ku ka mbaruar shkollën tetë-vjeçare. Të mesmen dhe të lartën i kreu në Universitetin e Tiranës, për letërsi frënge. Më 2003 filloi studimet pasuniversitare në Amerikë. Në Universitetin e Arizonës ka mbaruar masterat ndërdisiplinarë për “Studime Franceze” dhe “Studime Feministe. Më 2006 ka filluar doktoraturën në Universitetin e Washingtonit për “Kritikë letrare dhe letërsi Frënge”. Ndërkohë që shkruan tezën në vitin 2009 merr diplomën “Estetika dhe Letërsia” në Universitetin e Gjenevës. Në 2010 Laureta mendon të mbarojë tezën për Bodlerin dhe të kthehet në Shqipëri ku ka vendosur të vazhdojë punën e saj si kritike letrare dhe shkrimtare.

Laureta Ka botuar “M’dha Shpirt”, një libër me poezi të cilin Poetja më e njohur moderne Mimoza Ahmeti e ka prezantuar kështu:

“Laureta Mema është një autore e re e cila hyn me guxim në letërsinë shqipe me poezine e saj të freskët moderne. Shquhet për një origjinalitet e sensualitet sa gjuhësor aq edhe femini…