Nga: Bekim REXHEPI
Opozita ndërron kahen, akoma pa qua qëllimin në vend!. Nëse, dje filloi me hetimin e kutive pa mbërri fund e rrugës, sot e fillon me kontrollin e kutive, qa do të thotë kjo, se nesër mund të kërkohet prapë diçka tjetër. Në këtë rrugëtim të partisë socialiste kemi vërejtur paqartësi, pasiguri në hapat e saja dhe në shumë vendime,të cilat dolën jashtë angazhimeve për shtetin dhe interesin e tij.Është e qartë se zgjidhjet në formë të marrëveshjes janë të arritura të vetëdijes politike, ndërsa partia socialiste ka shpërdoruar të gjitha këto forma dhe ka provuar metoda të tjera, të padëshiruara, duke u shmangur nga të gjitha marrëveshjet e mundshme politike.
Prej kohesh kemi parë aksionet e saja, të cilat na lënë në kujtesë një rrugëtim të zorshëm të saj drejtë qartësisë politike. Partia Socialiste marrëveshjeve fare pak u kushtoi kujdes, madje të gjitha marrëveshjet me rivalin i konceptonte si humbje, si humbje e gjithçkaje dhe më këtë pozicionim përfundimisht bë edhe kundër gjithçkaje. Ky pozicionim i PS-së, i pamundësoi edhe rivalëve të saj PD-LSI, të mos tregojnë aspak mëshirë ndaj opozitës, e cila nuk pranon humbjen, nuk e do vendin assesi vendin e saj si opozitë. Në shumë raste opozita-Partia Socialiste, nuk e respektoi rregullin demokratik, nuk respektoi as edhe elektoratin e saj ku ay e kishte vendosur të mbetet në opozitë. PS-ja duke krijuar disa formulime të zbehta dhe thuajse inobligative për shumë çështje në vend, ka krijuar asi iluzione se mund të rrëzoi shumë lehtë qeverinë. Këto dhe si këto iluzione të krijuara nga PS-ja kanë provuar të frenojnë, të bllokojnë shumë procese politike në vend. Fytyra e opozitës u mavijos pikërisht ndaj futjes së Shqipërisë në NATO,kapërcej të gjitha pritshmërit nacionale, ajo u pozicionua me deklarata e protesta,goxha dhe ngjashëm me disa struktura anti-Shqipëri. Dhe po ashtu një tjetër pozicionim i ngjashëm i PS-së, u tregua edhe me liberalizimin e vizave për qytetaret e Shqipërisë, ku BE e hapi këtë të mirë, këtë mundësi për shqiptaret. Ndërsa, akoma i pa shpjegueshëm mbetët pozicionim i PS-së, karshi dy këto marrëveshje të mëdha në vend.Një parti socialiste do të mund të jetë e dobishme vetëm po të ketë qasje më të mirë për qytetaret për vendin dhe po të tregojë pak kulturë demokratike. Një kulturë demokratike tek partia socialiste nuk ekziston dhe as që mund të pritet një ndryshim pozitivë. Përkundrazi, partia socialiste në vend se ta zhvillojë këtë kulturë sikur dëshiron më shumë ta rikthej në skenë sistemin e vjetër diktatorial. Pra antagonizmat e partisë socialiste mjerisht po zbehin fytyrën e demokracisë në vend,po e rëndojnë atë edhe shumë, ndërsa “përkujdestarët” e saj tërheqin vërejtjen se kjo parti qe quhet opozitë po bëhet edhe e zezë ditë për shqiptaret. Thellon përçarje, nxitë manipulime, krijon premisa te një gjendje krizë në Shqipëri, dhe krijon opinion negativë sa këto ngërçe politike nuk mund të tejkalohen pa ndërhyrje nga jashtë. Janë provuar edhe nga jashtë këto ndërhyrje diplomatike, por duket e kot me një parti si kjo socialistja në Shqipëri, e cila ka lidhë kast, pykë – vetveten se pari dhe iniciativat qe synojnë progres në vend. Ka mbajtur parlamentin dhe shumë debate në zhurmë, për shumë çka dhe pa marrë asgjë mbi kurriz të përgjegjshëm. Një opozitë pa peshë mbi kurriz, pa përgjegjësi nuk mund të quhet parti serioze në politikë dhe më këtë gjendje as që mund të pritet farë qasje ndryshe. Ndërsa e dimë se tërë fuqinë e saj të mundshme e ka harxhuar në debate akuzash dhe thirrje për të frenuar e bojkotuar proceset në vend.
Hija e panteritPrej kohesh selia rozë është kthyer në humor, padyshim edhe panteri i saj nuk i ka shpëtuar dot, në këtë listë u futë edhe hija e tij qe ka emrin Gramoz Ruci. Ky komunist me yll e mbi yll, zvarritet në parlament duke përqeshur demokracinë në vend, por ja qe demokracia i lejon deri në kllapa funksionin verbal të tij, kaq mund të bëj hija e zezë e panterit Rama. Rama pak sa i lodhur, dhe paksa i ftohur me zhvillimet sikur ka vënë në lëvizje të trilltë Ruqin, për të rritur akoma më shumë antagonizma ekstrem dhe ekskluzivizëm subjektivë që gjithsesi kan për qëllim të kapërcejnë interesat e vendit dhe të zmadhojnë armikun në trajtën e tjetrit. Mbase është kështu dhe kështu shpërthen bastioni recidivë i panterit rozë,gjatë gjithë këti viti shpresojmë qe në vitin tjetër do të reflektoi një ndryshim brenda selisë rozë dhe interesi i vendit do të gjejë më shumë shprehje se sa ato qe dominuan deri me tani.