2011-02-13

Shefki Ollomani: Cikël Poetik e diç më shumë...

https://blogger.googleusercontent.com/img/b/R29vZ2xl/AVvXsEjv9cyhcivmt4WvF32AIfg8QizJIVQM9jJFt9tpXuk7Nauuq0y9x_CNIry72b2ITr13M13QgR0jjLje8YGY-ND3vLC8Rq5OA9pbRVZZk3N_2GrrC6rQgrff-_xr19YIlnoSn2C-blNm4aA/s320/shefki_ollomani.jpg

Shefki Ollomani u lind në vitin 1959 në fshatin Tuhin të rrethit të Kërçovës. Shkollën tetëvjeçare e ka kryer në vendlindje, kurse shkollën e mesme në gjimnazin "Zef Lush Marku" në Shkup. Ka të kryer 3 vite të Fakultetit Juridik në Prishtinë.

Si aktivist dhe veprimtar ilegal i OMLK-së, në Shtator 1982 detyrohet të ndërpresë studimet dhe të emigrojë në Zvicër, ku qëndron deri në Vjeshtë të vitit 1985.

Në Zvicër angazhohet në rradhët e LR(S)SHJ-së, sot LPK, si bashkëpunëtor dhe pastaj si anëtar i Redaksisë së "Zërit të Kosovës", janar 1985 - nëntor 1987.

Ishte anëtar i Redaksisë së organit intern të MLK-së - "Pararoja", 1985 - 1987.

Gjatë viteve 1987 - 1990 ka qenë Redaktor Përgjegjës (në cilësinë e Kryeredaktorit) i organit intern të GKK-së - "Rruga e Revolucionit".

Gjatë viteve 1991 - 1992 ka qenë Redaktor Përgjegjës (në cilësinë e Kryeredaktorit) i organit të ORSH-së - "Kushtrimi i Lirisë".

Në vitet 2002 - 2003 ka qenë Sekretar i Kolegjiumit të Redaksisë së organit të FBKSH-së - "Ribashkimi i Shqipërisë".

Nga viti 2004 është krijues i pavarur (pa parti).

Merret me poezi dhe publicistikë.

Deri tani ka botuar 2 vëllime me poezi, me titull: Vargje lirie për Atdheun (Shkup 2004) dhe …Për lirinë, për Shqipërinë (Shkup 2005). Si dhe 3 libra publicistik me titull: Në rrugë drejtë Lirisë (Shkup 2004), Shqipëria Etnike (Shkup 2007) dhe Çështja Kombëtare Shqiptare (Shkup 2008).



''Zgjohu, ngritu Shqipëri!'' është Libri i tij i Gjashtë që ia boton Shtëpia Botuese "SHKUPI" nga Shkupi.....(Flori Bruqi).



Studiuesi Hysen Ibrahimi, politolog, Suedi-Förslöv,në artikullin me mbi titull  "SHEFKI OLLOMANI, POET, PUBLICIST DHE ATDHETAR" dhe titull "KRIJIMTARIJA POETIKE E Z. SHEFKI OLLOMANI" shkruan në webin http://www.shkoder.net/fjala/2008/hibrahimi.htm ,mes tjerash:



Krijimtarija dhe veprimtarija e z. Shefki Ollomani, tani më ka lënë gjurmët e tijë në krijimtarinë e tijë poetike, publicistike dhe atëdhetare.

Në fushën poetike, z. Ollomani, del me librin e tij me poezi të zgjedhura 1995-2000, libër ky i titulluar "…Për lirinë, për Shqipërinë".

Vet titullimi "…. Për lirinë, për Shqipërinë", nga autori Ollomani, le të kuptoi, prirjen e poetit në ndërtimin e fushës poetike dhe atdhetare, me motive dhe ide, të cilat nuk mund të mohohen nga intelekti i dijes poetike e Kombëtare.

Gjatë leximit të këtij libri, me poezi të zgjedhura nga poeti Ollomani, kemi me vërejtur se në krijimtarinë e tij (i referohemi librit në fjalë) ka preokupime të natyrës patriotike e Kombëtare, e që janë tejet frymëzuese për lexuesin dhe kanë vlerë artistike e poetike.

Të gjitha këto preokupime të çështjes Kombëtare, duke ju përshtatur ngjarjeve aktuale të kohës, arrinë mjaft suksesshëm t'i paraqet përmes poezisë, donëse ka një stil të veçant nga krijuesit e tjerë, që ai në poezinë e vet futë edhe paknaqësit aktuale të kohës, si një kritik i rrept, duke i bërë roje çështjes madhore Kombëtare. Ngjarjet e lëvizjeve Kombëtare, prekun thellë shpirtin e poetit Ollomani, e frymëzojnë për të krijuar dhe për t'u ballafaquar me realitetin herë të dhimbshëm e herë të arsyeshëm, por rrallë shumë rrallë të arritshëm.

Libri i poetit Ollomani "…. Për lirinë, për Shqipërinë", evidenton dëshmitë e gjalla në botën e ngjarjeve të kohës, e që poeti tregon një prirje vërtetë krijuese, tejet kuptimore me një përjetim të thellë shpirtëror, që bëjnë me dije faktorin intelektual e politik Shqiptar, se jeni në përcjellje të çdo "veprimi" të punës suaj, rreth çështjes Kombëtare.

Në poezinë "JAM…", poeti Ollomani, bënë një prezentim, një hyrje modeste, por domethënëse dhe tejet kuptimor. Ai shkruan:

Lexo :

JAM…

Shkruan: Shefki Ollomoni

Jam njeri dhe shqiptar,
Jetoj me nderë, jam krenar.

Jo rastësisht poeti cekë, "Jam njeri dhe shqiptar", "Jetoj me nderë, jam krenar". Kjo për lexuesin tingëllon për të ndikuar në natyrën e qenies individuale, për të menduar secili për veten e tij, se çfar është, çfar jete e jeton, çfar kreanrie ka ?! Poeti vazhdon më tutje:

Jam poet dhe pishtar,
Shkruaj me mall digjem si zjarr.

Jam patriot dhe luftëtar,
Atdheun me zemër, lirinë në ballë.

Jam flakadan dhe zemërluan,
Përmes errësirës me penë e jatagan.

Poezia e cituar në tërësi (gjë që nuk praktikohet gjatë vlerëzimeve poetike), ka një mesazh për njerëzit, për botën e njeriut të sotëm, që t'i këthehet pasqyrimit individual duke u nisur nga vetja, e më postaj të krijohen hapësirat real të veprimit të mëtutjeshëm. Bie në sy formulimi i kësaj poezie : "Jam poet dhe pishtar", "Shkruaj me mall digjem si zjarr", ide sygjeruese, që realizon idenë : "Jam patriot dhe luftëtar", "Atdheun me zemër, lirinë në ballë", "Jam flakadan dhe zemërluan","Përmes errësirës me penë e jatagan". Kjo poezi e poetit Ollomani, nuk është e krijuar e përjetimeve të poetit, por është një "Himn", i librit "…. Për lirinë, për Shqipërinë", e poetit Shefki Ollomani.

Në poezinë e poetit në fjalë: "MOS E LENI…"!

Lexo :

MOS E LENI…!

Shkruan : Shefki Ollomani

Mos e leni idealin të vyshket !
Mos e leni pushkën të ndryshket !
Mos e leni plisin të përlyhet !
Mos e leni fytyrën të nxihet !

Titullimi i kësaj poezie "MOS E LENI…", nga poeti Ollomani, është titullim i motivuar poetik dhe paraqet frymën origjinale të përjetimit të autorit, që presupozon mundësin e "lënjes" të idealit, të pushkës, përlyerjen e plisit dhe fytyrën e nxirë po qe se largohemi dhe e lëmë rrugën drejtë arritjeve dhe synimeve Kombëtare për Liri dhe Pavarësi. Këtu hetohet një prirje e poetit në formulimin poetik. Prek ngadal por me kujdes ngacmon ndjenjen e lexuesit duke provokuar shpirtin kombëtar, në zgjimin nga një amulli e mundshme sipas poezisë "MOS E LENI…".

Në strofën e pestë të kësaj poezie "MOS E LENI…" autori shkruan:

Lexo :

Mos e leni shpresen të shuhet!
Mos e leni besën të zhduket !
Mos e leni krenarinë të kërruset !
Mos e leni zjarrin të fiket !

Kjo vjershë e ndërtuar si një "apel", që thërret të mos e leni, lidhet gjithnjë me titullin e kesaj poezie "MOS E LENI…" që në vetvete ka një pastërti poetike me mesazh për ardhmërinë. Shtrohet pyetja, pse poeti e lidhë tërë poezinë me "Mos e leni"? Pse nuk e ka titulluar me një teskt tjetër ?! Nuk e ka titulluar sepse poezia kishte me marrë një kuptim krejtë tjetër në krahasim me këtë që tani është e formuluar. Poezia e poetit Ollomani, manifeston një protestë në mbrendësi, artikullon frigën e ramjes morale e njerëzore të mundshme drejtë rrugës për Liri. Kështu që për ta mbajtur moralin Kombëtar, autori e piketon me iden e të formuluarit të kësaj poezie.

Lexojmë me vëmendje: "Mos e leni shpresen të shuhet", "Mos e leni besën të zhduket", "Mos e leni krenarinë të kërruset", "Mos e leni zjarrin të fiket"!
Poeti Ollomani prekë ndjenjen kur thot: "Mos e leni shpresen të shuhet"! Pse pikërisht potencon "shpresen"!? Sepse besimi i krijuar për arritjen e qëllimit dhe synimeve tona Kombëtare, dhe kur krijohet një ndjenjë shpirtërore në arritjen e kapshme, vetvetiu krijohet "shpresa", optimizmi real.

Poeti njef mirë mundësinë e arritjeve të veçanta, prandaj ai futë në strofë kur thot: "Mos e leni besën të zhduket" !? Çfar lidhshmërie të vargjeve bënë poeti Ollomani, nga "shpresa" del menjëherë tek "besa"!? Çfar don të thot poeti me vargun e krijuar të poezisë "mos e leni besën të zhduket" ? Sigurisht, se poeti ka njohuri të thella në krijimin e letërisë poetike dhe kap fjalët më me ndikim sikurse tani kur e kemi fjalën për "besën". Fjala "besë", tek populli Shqiptar, është fajlë me peshë të madhe, që zoton veprimin e përbashkët për një qëllim të caktuar, fjalë që lidhet ngusht për të përkrahur deri në arritjen e synimit, fjalë që për asnjë moment nuk guxon të prish marrëveshjen pavarësisht svidave…!
Ose poeti kur thot, po e citojmë : "Mos e leni krenarinë të kërruset", "Mos e leni zjarrin të fiket" ! Edhe "krenaria" ka sombolikën e vet, por gjithësesi është prekëse dhe emocionale vargu i poezisë :"Mos e leni zjarrin të fiket" ! Fikja e zjarrit në voter, simbolizon idenë e mbarimit të asaj familje që vdesin të gjithë burrat, e që mbesin pa djal. Fiket familja, fiket fisi, fiket trashigimija Kombëtare…..etj !

Poeti Shefki Ollomani, me mjaft aftësi poetike, arrinë shumë lartë të prekë opinionin duke krijuar ndjenjën e përjetimit. Orjentimi i poetit Ollomani, ka për synim, që tragjika e krijuar, të mos mbetet mbrenda përmbrenda të kufijëve të caktuar. Ngjarjet, poetin e detyrojnë të merret me mesazhe.

Në strofën e parafundit dhe të fundit të poezisë "MOS E LENI…", shkruan :

Lexo :

Mos e leni betimin pa realizuar !
Mos e leni lirinë pa e fituar !
Mos e leni atdheun pa e çliruar !
Mos e leni Shqipërinë pa e bashkuar !

Mos e leni as sot, as mot !
Mos e leni atdheun pa zot !
Mos e leni mos, mos, mos !
Mos e leni armiku t'ju sos !

Në të dya strofat, shifet se poeti Ollomani, nuk ka probleme e të formuluarit në fjalë të reja shprehëse poetike. Ka shtrirje të gjërë dhe secila fjalë ka kuptimin e vet, që lidhet ngusht me titullimin e poezisë. Edhe në këto dy strofa në vargjet e poezisë "MOS E LENI…", inkuadron shprehje me ndikim që e prekun jetën konkrete të ngjarjeve. Lexo me vëmendje, "Mos e leni betimin pa realizuar", kështu që poezia arrinë formën e përpjekjeve të poetit. Betimin! Çfar don te thot poeti Ollomani, kur shkruan : Mos e leni betimin pa realizuar !
E dinë ai se është dhënë "betimi" ? Pa tjetër se po. Shifet se poeti është i implikuar në mënyrë direkte apo inderekte me ngjarjet. Apo është një njohës i mirë i rrethanave krijuese, prandaj, ai potencon "betimin", si një fjalë me peshë të njejtë që e cekëm te fjala "besë". Betimi, është një premtim, që lidhet shumë ngushtë për kryerjen e një pune deri në mbarim. Për të mos e lënë punën pa kryer, duhet të betohet njeriu. Betimi, bëhet solemn dhe krejtë hapur për të kryer një detyrë, ose për të luftuar në përputhje me kërkesat Kombëtare.

* * *

Poeti Shefki Ollomani, aplikon një rregullativ të ndërtimit të poezisë, e cila kryesisht shtrihet mbi rrafshin Kombëtar, së paku kjo qëndron në këtë libër "…. Për lirinë, për Shqipërinë", duke dëshmuar një prirje poetike. Poeti i përkushtohet edhe fatit jetësor personal, sikurse në poezinë e shkruar gjatë këthimit të tij në vendëlindje pas 13 vitesh në Tuhin, në vitin 1995, të cilën poezi e titullon : "MBI TROJET TUA - ILIRIDË"!

O Zot i bekuar, jemi vetëm ne shqiptarët, që përjetojmë drama të tilla?! Kjo poezi, pa tjetër se krijon emocione rrënçethëse, edhe tek lexuesit që lexojnë me një vëmendje të përkushtuar, do të vërejnë se kjo poezi ka vlerën e kirijmtarisë, e ndërtuar mbi mallin e 13 viteve të mërguara, që u ndalua nga një pushtet barbarë, për vizitë vendit të vet vendëlindjes. Poezia e poetit Ollomani, kryesisht prekë tri fjalë kryesore në të tri strofat e që fillon me : "Ecë", "Ulem" dhe "endem". Pa tjetër se kjo poezi, është njëra ndër poezitë më prekëse, që lidhë kryesisht problematikën që është trajtuar poeti nga barbarët sllavo/maqedonas.

Po e marrim strofën e parë të poezisë :

Lexo :

"MBI TROJET TUA - ILIRIDË"!
(Në vendlindje, pas 13 vitesh)

Shkruar nga : Shefki Ollomani

Ecë mbi tokën tënde të bekuar,
Ecë mbi malet e gjelbëruara,
Ecë mbi lëndinat e tua të bukura,
Ecë mbi fushat me lule e flutura,
Ecë mbi trojet tua - Iliridë,
Dhe zemra e sytë më mbushen dritë,

Çka mund t'i shtohet tjetër kësaj strofe ?! Asgjë. Përveq përshkrimit në vargje të kësaj tragjedije, kjo me aftësinë e krijimit të poetit Ollomani, poezia vetvetiu shëndrrohet në dramë të llahtarshme. Pas 13 viteve poeti me këmbët e tij, hecë nëpër tokën e vet të bekuar. Hecë mbi truallin e vet etnik. Poezia "MBI TROJET TUA - ILIRIDË", mbrenda përmbrenda poezisë, krijohet përshtypja e mundësisë së një paraqitje para syve, duke hecur poeti mbi tokën e bekuar të stërgjyshëve të tij, mbi malet e gjelbëruara, të bekuara me lule e flutura, mbi truallin - ILIRIDË, dhe zemra dhe sytë e poetit vjen drita ! Këtu poeti errinë aq lart, që kësaj poezie ja jep shpirtin, e "shpirtëzon", e ngjallë duke dëshmuar se është një poet i veçant me prirje poetike. Këtu në këtë poezi shofim, se poeti gjatë ndërtimit të poezisë "MBI TROJET TUA - ILIRIDË", arrinë që të shprehë në vetvete : "Ecë mbi tokën tënde të bekuar", hecje me bekimin e Zotit që e ka bekuar këtë tokë ILIRE, "Ecë mbi malet e gjelbëruara", "Ecë mbi lëndinat e tua të bukura", "Ecë mbi fushat me lule e flutura", "Ecë mbi trojet tua - Iliridë","Dhe zemra e sytë më mbushen dritë" !

Vallë, poeti e cekë në vargun e fundit "dhe zemra e sytë më mbushen dritë", çfar don të thot me këtë poeti Ollomani ? A thua se 13 vite, poeti e konsideron një terr pa dritë ?! Pa tjetër se po. Duke i munguar vendëlindja, poetit i ka munguar edhe drita e syve, dritë e cila lëshon rrezet e energjisë atdhetare, që vinë nga dielli i bekuar. Dritë që poeti e vlerëson një rrezatim, një shkëlqim që e ka ndriquar edhe syrin edhe zemren me t'u kthyer në Atëdhe.

Në strofën e dytë poeti vazhdon me të njejtin përjetim dhe "shpirtëzim"poetik, duke ndryshuar në formulim dhe shprehje të tjera poetike. E lexojmë strofën e dytë të poezisë "MBI TROJET TUA - ILIRIDË :

Lexo :

Ulem mbi livadhet tua të lukëzuara,
Ulem mbi gurët e kalave të lartësuara,
Ulem mbi bregoret në formë plisi,
Ulem pranë varreve të t'im fisi,
Ulem pranë votrës me oxhak,
Ulem pranë kullës me bajrak,
Ulem e përkulem para teje - Iliridë,
Dhe zemra e sytë më mbushen dritë.

Poeti Ollomani, nuk fshehë aspak mallëngjimin në këtë poezi, përkundrazi shprehë hapur brengen e mallit për vendin e lindjes, për livadhet, për gurët e e kalave të lartësuara..., duke pasqyruar përmallshëm përjetimin e tij të këthimit në Atëdhe pas 13 viteve, e që e pasqyron në vargje poetike duke futur elemente prekëse poetike.
Poeti për asnjë moment nuk arrinë të lirohet nga ballafaqimi i përjetimit në Atëdhe, gllabërohet i tëri në ambjentin e përjetimit dhe vuajtjeve të viteve që për asnjë moment nuk e ka harruar vendin. Ulem ! Çka paraqet poeti ketu !? Lexo me vëmendje, me përqëndrim:

"Ulem mbi livadhet tua të lukëzuara", "Ulem mbi gurët e kalave të lartësuara", "Ulem mbi bregoret në formë plisi", "Ulem pranë varreve të t'im fisi" ! Në secilin varg, kemi me vërejtur se poeti gjenë shprehje që i dalin nga thellësia shpirtit. Është për t'u quditur se si ka mundur që aty për aty të rënditë vargjet, gjë që kjo nuk ka mundur të ndodhë. Por, është ma se e vërtetë se ideja e thurjeve të vargjeve, janë aty për aty të krijuara, gjatë përjetimit të poetit në vëndëlindjen e tij. Prandaj janë shumë origjinale, poetike dhe me një vlerë të thellë artistike. "Ulem mbu gurët e kalave të lartësuara, mbi bregoret në formë plisi, pranë varreve të t'im fisi" të gjitha këto te krijuesi kanë çliruar tensione shpirtërore, dridhje shpirtërore, lot shpirtëror, sidomos kur poeti përkulet para ILIRIDËS, e pastaj është ulur mbi varret e fisit të tij.

Edhe strofa e tretë e poezisë është tejet domethënëse, tejet me një fuqi poetike të rrallë. Këtë lloj poezie të një stili të veçant të të krijuarit, nuk mund ta gjeshë tek secili poet. Për këtë po ja lëmë lexuesit që të lexoj vet, këtë poezi dhe krijimtari të poetit të shquar Shefki Ollomani, në librin e tij, "…. Për lirinë, për Shqipërinë".

* * *

Në librin e poetit Shefki Ollomani "…. Për lirinë, për Shqipërinë", me poezi të zgjedhura, do të hasim shumë poezi, që kanë vlerë poetike e artistike. Pa fije dyshimi mund të themi se krijimtarija e poetit Ollomani, ka një disiplinë, ka plan me një strukturë të caktuar të krijimtarisë poetike.
Lexuesi do të hasë në shumë periudha, ngjarje që janë përfshi në poezinë poetit Ollomani, që bëjnë përshtypje se janë të krijuara nga një poeti tejet meritor dhe krijues i vërtetë, me ndjenja poetike.

Poeti Ollomani, në shumë poezi precizon idenë dhe kuptimin, bënë radhitjen e tyre sistematike në kohë dhe ndodhi të ngjarjeve.

Po e marrim poezinë e poetit Ollomani "KËSHTJELLA E LIRISË":

Lexo :

"KËSHTJELLA E LIRISË"

Shkruar nga : Shefki Ollomani

Kështjellë prej gurësh të Ilirisë,
Kështjellë prej gjakut të rinisë,
Kështjellë prej eshtrash të shqiptarëve,
Kështjellë prej kafkash të luftëtarëve,
Kështjellë prej betoni e qëndrese,
Kështjellë prej prej hekuri e bese.

Edhe kuptimi i kësaj poezie ka karakter Kombëtar. Kështjella, sipas poetit Ollomani, paraqitet si një dëshmitar okular i ngjarjeve historike. Duke e ditur se në kështjellat shqiptare, të ndërtuara me mure të larta prej guri, të trasha dhe të pajusura me bedena, vetëm për mbrojtjen e identitetit Kombëtar nga armiq shekullor, vend ky që kemi mundur të sigurohemi nga armiqët barbarë sllav. Në kështjellat tona ështe bërë luftë e tmerrshme, gjë që poeti jo rastësisht komunikon me "Kështjellën" përmes vargjeve poetike, për kristalizimin e ndodhive. Prandaj, poeti e quan me të drejtë : "Kështjellë prej gurësh të Ilirisë", sepse vërtetë kështjallat tona janë të ndërtuara me gurë të truallit ILIR.

"Kështjellë prej gjakut të rinisë", "Kështjellë prej eshtrash të shqiptarëve","Kështjellë prej kafkash të luftëtarëve, "Kështjellë prej betoni e qëndrese", "Kështjellë prej prej hekuri e bese", kanë një kuptim logjik, sepse kështjellat tona e kanë edhe gjakun e rinisë, eshtrat e shqiptarëve, kanë edhe kefkat e luftëtarëve e që poeti e rrumbullakson këtë strofë me vargun, kështjellë prej betoni e qëndrese. Leximi i vëmendshëm, të thellon në parim dhe është shumë imponuese, përshkrimi poetik i tragjikës shekullore të Kombit. Poeti Ollomani, në varg, ljedh fjalët poetike me një cilësi dhe kuptim tejet vlerësues. Këtu gjenë për kështjellën fjalë qëndrese prej betoni, hekuri dhe bese, gjë që nënkupton se sikurse kështjellat që ishin të forta , edhe të parët tanë qëndruan stoik në istikamet e kështjellave. Që këtë Kështjellë ILIRE, mund të kishim quajtur, "KËSHTJELLË FISNIKRORE".

Prandaj, poeti Ollomani, me përsosshmëri gjenë metoden e të formuluarit poetik.

Në strofën e katërt të poezisë "KËSHTJELLA E LIRISË", poeti Ollomani, shkruan:

Lexo :

Kështjellë prej kullash të rrënuara,
Kështjellë prej fisesh të dëbuara,
Kështjellë prej librave të djegura,
Kështjellë prej lëkurave të djegura.

Ose në strofën e fundit:

Kështjellë me themele në tokën arbërore,
Kështjellë me majat a lartësive qiellore
Kështjellë me bedenat e shqiptarisë
Kështjellë e përjetshme, kështjella e lirisë.

Çfar dallimi aq i madh nga strofa në strofë që i bënë poezisë, poeti Shefki Ollomani. Strofa e më epërme, poeti paraqet një zhgënjim, nuk mund pa a përmendur realitetin sado i hidhur që është, për derisa poeti e din mirë se Kështjellat tona prej kullash kanë qenë të rrënuara, lexo:
"Kështjellë prej kullash të rrënuara", pastaj vazhdon vargu tjetër i poezisë, "Kështjellë prej fisesh të dëbuara", gjë që është një realitet se fiset ILIRE, kanë qenë të dëbuara nga kështjellat e tyre, "Kështjellë prej librave të djegura", "Kështjellë prej lëkurave të djegura".

Pa tjetër se poeti në imagjinatën e tij poetike, dallon strofën prej strofe. Strofa e fundit me të parafundit dallojnë, në dy aspekte në :

a) Pesimizëm, zhgënjim, ankim, vajtim.
b) Optimizëm, krenari, lartësi, këndim.

Aftësia e poetit Ollomani, për të krijuar, shifet se ka një përvojë të hershme dhe din të identifikoj krijimtarinë, si në ngritje të poezisë, në rrafshin e poezisë dhe në ramjen e poezisë. Përveq kësaj, ka një prirje të thukët në ilustrimin e poezive mbi bazën e realitetit të kohës.

* * *

Në poezinë e poetit Ollomani "…ILIRIDA IME", përkon me një realitet të hidhur, që implikon relitetin dhe na bën të mendojmë se kjo poezi nuk ka të bëj fare me imagjnatën, duke marr parasysh formulimin e poezisë me shembuj konkret dhe tejet real. Poetin e mundon realiteti i krijuar në rrethana me të cilën gjendet vet ILIRIDA, motivohet me vështërsit e krijuara të jetës së fëmiut, rinisë, cucës iliridjane, vajzës…etj.

Po marrim strofën e parë të poezisë "…ILIRIDA IME" dhe duke e lezuar me vëmendje, do t'i zbulojmë qëllimet e poetit Ollomani.

Lexo :

"…ILIRIDA IME"

Shkruar nga : Shefki Ollomani

Lindur në stuhi !
Rritur n'Iliri !
Fëmijë pa fëmijëri !
Vajzë pa vajzëri !
Cucë pa rini !
Vashë pa nusëri !
Çikë me pikëllime !
Ilirida ime !

Poeti Ollomani, në këtë poezi, evokon jetën qysh nga fëmijëria e hershme e tij, dhe lirisht mund të themi se duke pasur pasrasysh prirjen e poetit që poezinë e vet ta lidhë me kontaktin e jetës rinore në përshtashmëri të plotë të jetës së ILIRIDËS, gjë që këtë ja arrinë me plot sukses, përmbush edhe një obligim ndaj Atëdheut të vet lindjes. Teksti i hyrjes së kësaj poezie, prekë ngadal, shumë ngadal lindjen, kur thot: "Lindur në stuhi", që don të thot se stuhitë e asaj kohe kanë qenë luftëra fizike, psiqike, të ILIRIDËS, për të rezistuar regjimeve të huaja, që e kanë pllakosur trullin e ILIRIDËS, e pastaj del tek : "Rritur n'Iliri", "Fëmijë pa fëmijëri". Shiqoni sa bukur e bën lidhshmërinë e vargjeve poeti, shifet se thuarja e vargjeve është bërë me një kujdes tejet të përpikt dhe të njejten kohë bën përshtashmërinë e tyre. Lindja, rrita, fëmijëria, dhe vazhdon kur thot : "Vajzë pa vajzëri", "Cucë pa rini", "Vashë pa nusëri", "Çikë me pikëllime", Ilirida ime !

Pse poeti Ollomani, përkushtohet në gjinin femërore në kuptimin e poezisë. A mos don të jetë më i hapur për lezuesin apo ka tendencë. Jo, poeti në këtë poezi i kushtohet tërësisht ILIRIDËS, dhe nuk ka tendenca në raport me lexuesinë, duke futur filozofi poetike, me ide të imagjinuara. Por kuptohet se secili varg i poezisë "…ILIRIDA IME", ka një kuptim tejet domethënënës, dhe mbrenda përmbrenda vargut mund të themi se ka filozofi të të shprehurit poetik, që poeti Shefki Ollomani tregon aftësi prej vizionari. Vargjet e kësaj poezie, kanë porosinë e vet, duke vu në spikamë gjendjen e së kaluarës, së tashmës, e po ashtu poeti prekë edhe mundësit e së ardhmes, të cilat nuk i përjashton në asnjë varg të tij. Marrim strofën e fundti të kësaj poezie "…ILIRIDA IME", ku poeti Ollomani shkruan:

Lexo :

Vend i bekuar !
Tokë e paçliruar !
Liri e pafituar !
Shqipëri e pabashkuar !
Nëpër shekuj, mijëvjeçarë...!
Herë plagosur, herë zemërvrarë !
Herë për tokë, herë në marshime!
Ilirida ime!

Marr në përgjëthsi, poezitë e poetit Shefki Ollomani, trajtojnë faktin e çështjes Kombëtare me një shtrirje poetike, me hapësirën ekzistenciale të popullit Shqiptar, me formulime moderne që shprehin në pasqyrim rrethanat universale shqiptare.

Vetëm poezitë të cilat janë tejet kuptimore, e që arrijnë të paraqesin kuptimësinë e mirëfillt në krijimtari, sikurse që janë poezitë në librin "…. Për lirinë, për Shqipërinë" të poetit Shefki Ollomani, rrënojnë çdo gjë që është antivlerë, dhe ndërtojnë çdo gjë që është vlerë.

E tërë poezia dhe krijimtarija e poetit Shefki Ollomani, priret për kah kjartësia e kuptimit të poezisë, futë në përdorim logjikën e të kuptuarit duke i kjartësuar fenomenet dhe qëllimet, për :

ÇLIRIMIN E TOKAVE ARBËRORE

* Hysen Ibrahimi,
15-04-2008
Förslöv-Suedi.

FUND

____________________________________________________________________
PS

I nderuari Shefki,

Unë edhe një herë ju përgëzoi për punën tuaj, dhe ky vlerësim poetik në kritkën poetike, le të ju shërbej si një isnpirim të mëtutjeshme të punës suaj në mdërtimin e krijimtaris suaj, si në poezi, publicistikë, romane, dramë etj. Besoi, se sado pak, kam dhënë një opinion timin, me përpjekje për t'i kontribuar poezisë suaj përmes kritikës sime, duke marrë në konsideratë të lartë kontributin e juaj dhe të vëllezërve tanë të ILIRIDËS në përgjëthësi, që dhanë për Pavarësinë e Kosovës, duke mos kursyer as veprat, e as gjakun.
Ky opinion i imi, le të shërbej si mesazh i shumë kritikëve, për të dhënë opinionet e tyre rreth krijimtarive të poetëve tanë, që kishin me qenë një nxitje edhe më e madhe në punën e tyre të poetëve dhe shkrimtarëve në përgjëthësi.

Është koha që shqiptarët e mërgatës, të mendojmë dhe të japim alternativa, për ngritjen e zërit për të drejtatë e popullit tonë shqiptar në ILIRIDË.
Duke u nisur nga kjo, unë kam një propozim kokret rreth kësaj:
Të formohet një subjekt p.sh. "LOBI PËR ILIRIDËN" dhe të njoftojmë opinionin e gjërë të Europës Prendimore për të drejtatë e popullit shqiptar në ILIRIDË. Përderisa në Kosovë pakica Serbe sipas planit Ahtisari është e trajtuar si pakicë prej 5 % ka tretman shtetformues, pse mos të kenë të drejta populli shqiptar në ILIRIDË, prej 30 % dhe të trajtohet si popull shtetformues dhe gjuha shqipe të jet gjuhë zyrtare. Përndryshe duhet gjetur alternativat tjera.

Me që Ju z. Ollomani, keni cekur në shkresën tuaj, që ma keni dërguar përmes e-mailit ku ndër të tjera shkruani : "Më keni befasuar për të mirë dhe t'ju them të vërteten, ju jeni i pari kritik letrar që shprehni me aq profesionalizëm e ndjenjë artistike, mendimin për krijimtarinë time poetike. Ky është një nderë që ma bëni dhe unë mendoj, me lejen tuaj, që këtë opinion tuajin ta botoj si Parathënje në përmbledhjen e tretë poetike, të cilën do ta botoj kah fundi i këtij viti ose fillimi i vitit 2009" përfundon citati.

Po e ndjej veten të nderuar me falenderimin tuaj, kurse opinionin (kritikën) ju e keni at të drejtë nga unë, bile do të ndihesha i priviligjuar dhe i respektuar, që t'a botoni në Parathënjen e librit tuaj të tretë.

Krejtë në fund, ju përshëndes përzemërsisht, me shpresë se edhe në të ardhmen të rrimë në kontakt vëllazëror, e shoqëror.

E bekuar çoft vepra "…. Për lirinë, për Shqipërinë" dhe veprat të tjera të z. Shefki Ollomani. Zoti e bekoft familjen Ollomani, ILIRIDËN dhe tërë popullin Shqiptar, anekëndë botës kudo që ndodhet,perfundon  studiusi Ibrahimi.... 

VARGJET E MIA

Mbi një letër derdha vargjet
Vargje zemre valë-valë,
Hapen portat, gëzohen pragjet
Brenda hyn shpirti me mallë.

Kullë për kullë e shtëpi për shtëpi
Peshë e çojnë trimen rini,
Vatër më vatër, oxhak më oxhak
Vargjet e mia valojnë - Bajrak.

Vargjet e mia
Frymëzim nga Perëndia,
I këndojnë Lirisë
I falen Shqipërisë.

Vargjet e mia
Melhem për plagë,
Vargje si shkëndia
Barut e flakë.

Vargjet e mia
Këngë e betim,
Vargje si stuhia
Qëndresë e marshim.

Vargjet e mia:
Gëzim e hare,
Tufan e rrufe,
Dritë e shpresë,
Liri e Besë.

Vargjet e mia:
Vargje melodike,
Vargje magjike,
Vargje vullkanike.

Vargjet e mia:
Vargje arbërore,
Bukuri lulebore,
Besë burrërore.

Vargjet e mia:
Vargje shqiptare,
Vargje kushtrimtare,
Prijnë flamurtare.

Vargjet e mia
Visare kombëtare,
Vargjet e mia
Vargje çlirimtare.

Vargjet e mia
Lule përmbi gur,
Vargjet e mia
Shqipe në Flamur.

Vargjet e mia
Vargje si liria
Maliherë e dyfekë
Rrethatore me fyshekë
Herë baladë, herë simfoni
Rreze drite mbi Shqipëri.

Vargjet e mia:
Rrënjë pellazgjike
Trungje ilirike
Degë Arbërie
Fryte Shqipërie
Pemë përjetësie.

Vargjet e mia
Vargje njerëzore,
Vargjet e mia
Vargje popullore.

*****************




SONTE

Sonte gjumë unë nuk kam
Sonte vargjet fund nuk kanë,
Sonte zemra po m’gufon
Sonte shpirti po më trazon.

Sonte mendja nuk po lidhet
Sonte trupi po më dridhet,
Sonte frymëzimi po ndriçon
Sonte pena po flakëron.

Sonte nata është e gjatë
Sonte nuk bëhem rehat,
Sonte unë do rri i zgjuar
Sonte kam për të shkruar.

Kur këndoi gjeli n’agim
U zgjova befas, me rrëmbim
Kotur mbi kompjuterin tim
Lodhur, mpirë,... trupi im.

***************************

KEMI…!

Kemi Atdhe e Mëmëdhe,
Jemi t’Parët mbi këtë Dhe.

Kemi Atë e kemi Mëmë,
Diell e Yje na kanë zënë!

Kemi Babë e kemi Nënë,
Vrarë, djegur, të përzënë!

Kemi Farë e kemi Fis,
Shqipëria katandis!

Kemi Duar e kemi Këmbë,
Çdo armik na han me dhëmbë!

Kemi Sy e kemi Veshë,
Që të dy i kem’ shti n’leshë!

Kemi Zemër e kemi Kokë,
S’i përdorim për këtë Tokë!

Gjithëçka kemi, Asgjë s’kemi,
Vëlla me Vëlla ndaras jemi!

Krah për krah nuk luftojmë,
Njëri-tjetrit s’i ndihmojmë!

S’ndihmon Zot e Allah!
Jem’ ”jetima për gjynah”!

***********************

UNË DHE KOMBI

Unë dhe Ti, Ti dhe Unë
Jem’ si deti i pafund,
Të Dy bashkë asgjë s’na tund
Kurrë armiku nuk na mund.

Të Dy tok, dora-dora
S’na ndal shiu, as dëbora,
Të gjithë Botës ia bëjmë fora
Si Kastrioti e Ismail Vlora.

Unë dhe Ti – një Flamur
Qëndrojmë bashkë - gur mbi gur,
Të Dy tok bëjmë një Mur
Që nuk shembet sot as kurrë,
Nuk ka forcë që na nda
Të Dy bashkë bëjmë Kala.

Ti dhe Unë - një Shpirtë kemi
Unë dhe Kombi një Trup jemi,
Të Dy bëjmë një Tërësi
Një Atdhe, një Kombësi,
Të pamposhtur në histori
Pellazgji dhe Iliri,
Arbëri dhe Shqipëri
Të pavdekshme në Gjithësi.

*****************************

JETA IME

Jeta është dhuratë hyjnore,
Është Parajsë përrallore.
Jeta është për t’u jetuar:
Herë duke kënduar
Herë duke vajtuar
Herë duke medituar.

Jeta ime - ylber me ngjyra,
Reflekton si pasqyra.
Jeta ime -  bardhë e zi,
Atom drite në Gjithësi.

Herë më ëmbëlson, herë më vreros!
Herë më zbardh, herë më katranos!
Herë më ngren, herë më plandos!
Herë më pastron, herë më përdhos!
Herë më shpëton, herë më viktimos!
Herë më nderon, herë më marros!
Herë më shëron, herë më plagos!
Herë më ngazëllen, herë më brengos!
Herë më zgjidh, herë më prangos!
Herë më don, herë më muros!
Herë më errëson, herë më ndrit!
Herë më krenon, herë më zvarrit!
Herë më vesh, herë më zhvesh!
Herë më qesh, herë më ngërdhesh!

Herë më zbut, herë më egërson!
Herë më shtang, herë më shliron!
Herë më qetëson, herë më zemëron!
Herë më nxin, herë më vezullon!
Herë më trimëron, herë më frikëson!
Herë më përplas, herë më ngushllon!
Herë më përbuz, herë më ledhaton!
Herë më fal, herë më gjykon!
Herë më lidh, herë më çliron!
Herë më mbyt, herë më shpëton!
Herë më çmend, herë më kthjellon!
Herë më plak, herë më rinon!

Herë më fik, herë më ndez!
Herë më ftoh, herë më mërdhez!
Herë më djeg, herë më përflak!
Herë më përkdhel, herë më përgjak!

Herë më përlot, herë më gëzon!
Herë më kërrus, herë më lartëson!
Herë më shanë, herë më lavdëron!
Herë më vret, herë më gjallëron!

Herë e butë, herë e ashpër!
Herë si pëllumb, herë si gjarpër!
Herë e bukur, herë e shëmtuar!
Herë si nuse, herë e shtriguar!
Herë e dashur, herë e urryer!
Herë bujare, herë e ndërkryer!
Herë si lule, herë si therrë!
Herë si dritë, herë si terr!
Herë në qiell, herë në tokë!
Herë kam mend, herë s’kam kokë!

Herë besoj, herë dyshoj!
Herë pesimist, herë shpresoj!
Herë dorëzohem, herë qëndroj!
Herë di shumë, herë gjë s’kuptoj!
Kjo është Jeta që jetoj
Kjo është Rruga që rrugëtoj
Me vetëdije, pavetëdije
Është dhuratë Perëndie
Nuk i ngjanë moti-motit
Jeta ime – vullnet i Zotit.

****************************

NUK MJAFTON!

Nuk mjafton të quhesh Shqiptar
Kur armikut s'i del përballë!

Nuk mjafton të jesh idealist
Nëse nuk je nacionalist!

Nuk mjafton të thuash jam atdhetar
Kur nuk je  çlirimtar!

Nuk mjafton të jesh patriot
Nëse Atdheut s'i del zot!

Nuk mjafton të quhesh luftëtar
Kur nuk ngjesh pushkë e jataganë!

Nuk mjafton të quhesh vizionar
Nëse s'ke ide, je trutharë!

Nuk mjafton të vetëquhesh komandant
Kur je mendjemadh e arrogant!

Nuk mjafton vetes t'i thuash udhëheqës
Nëse s'ke karizmë e s'je tërheqës!

Nuk mjafton veten ta emrosh lider
Kur ndaj shokëve po vjellë vrer!

Nuk mjafton të quhesh zëdhënës
Nëse s'je prof, por je nxënës!

Nuk mjafton të premtosh
Kur duar e kokë i ke bosh!

Nuk mjafton n'agim të mburresh
Dhe pasdite të përçurresh!

Nuk mjafton të fërfëllosh si furtunë
Dhe pastaj t'ia fusësh gjumë!

Nuk mjafton agjitacioni
Që të shpërthejë revolucioni!

Nuk mjafton as interneti
Që të mashtrohet sërish mileti!

Nuk mjafton radio-televizioni
Që të manipulohet opinioni!

Nuk mjafton komunikata
As gazeta, as deklarata!

Populli don punë, fakte…
Atdheu don çlirim, akte…

Këto troje ilirike
Kërkojnë Shqipëri Etnike.

*******************

ZARET U HODHËN

Zaret vetë i hodhëm
Zaret vetë i mblodhëm!
Zaret i hodhëm, lufta filloi
Zaret i mblodhëm, lufta mbaroi!

Zaret u hodhën
Por asgjë nuk dolën!
Liri nuk na sollën!
Kufinj të ri mbollën!

Zaret u hodhën disa herë
Por s’fituam asnjëherë!
Se Rubikoni nuk u kalua!
Se liria nuk u fitua!
Se Atdheu nuk u çlirua!
Se Shqipëria nuk u bashkua!

Zaret u hodhën, por mungoi guximi!
Zaret u hodhën, por mungoi vendimi!
Zaret u hodhën, por mungoi bashkimi!
Zaret u hodhën, por mbet zhgënjimi!
Zaret u hodhën, por s’na u hoq zarari!
Se Shqiptarëve u mungoi Cezari!

********************************

SA SHUMË USHTRI!

Ca thonë janë tri,
Ca thonë s'ka asnji!
Ca thonë jemi Ne,
Ca të tjerë: “Ja ku na ke”!

Armiqtë hedhin valle,
Pushtetarët pijnë cigare,
Kush s'çanë kokën fare,
Për këto "ushtri" çlirimtare!

Sot i kemi tri "ushtri",
Nesër dhjetë me siguri,
Se shqiptari kështu e ka,
Një "ushtri" në çdo kazá!

Një komandant në çdo mëhallë,
Pak ushtarë, sa për farë,
Asnjë luftëtar për luftim,
Asnjë shqiptar për bashkim!
         
Sa shumë "ushtri",
Etnikja Shqipëri!
Sa shumë "ushtri" pa ushtarë,
Sa shumë "ushtri" me llafazanë!

Sa shumë "ushtri",
Sa pak liri!
Sa shumë copëtim e robëri,
Moj e dashura, e mjera Shqipëri!

*******************************

S’KAM KOHË

S’kam kohë të lakmoj,
më duhet të lexoj.

S’kam kohë të bëlbëzoj,
më duhet të mësoj.

S’kam kohë të përgojoj,
më duhet të mendoj.

S’kam kohë të vendnumroj,
më duhet të hapëroj.

S’kam kohë të ngadalësoj,
më duhet të vrapoj.

S’kam kohë të harxhoj,
më duhet të punoj.

S’kam kohë të errësoj,
më duhet të xixëlloj.

S’kam kohë të mallkoj,
më duhet të bekoj.

S’kam kohë të armiqësoj,
më duhet të pajtoj.

S’kam kohë të vajtoj,
më duhet të këndoj.

S’kam kohë të lotoj,
më duhet të jetoj.

S’kam kohë për prapsi,
Kam kohë për mirësi.

S’kam kohë për ligësi,
Kam kohë për njerëzi.

***********************

NDREQ E PRISH!

Ndërto ditën, natën prish!
Vëllau – vëllanë e gërvish!

Shkatërro të huajtë, prish shqiptarët!
Fillo vendasit, mbaro barbarët!

Ndreq e prish, prish e ndreq!
S’na bjen në fije Zot, as dreq!

Ndreq e prish, shekuj me rradhë!
Prish e ndreq, ndër mijëvjeçarë!

Herë kolor, herë bardhë e zi!
Janë Shqiptarët me Shqipëri!

******************************

BUZËQESHJA E NGRIRË

Nuk mundem të këndoj!
Nuk mundem të vallëzoj!
Nuk mundem të gëzohem!
Nuk mundem të lumturohem!

Nuk mundem të qesh!
Në këtë lëmsh e përshesh!
Kur bota është në terr!
Nga të shoh vetëm tmerr!

Buzëqeshja m’është ngrirë
Trupi më është mpirë
Zemra më qanë
Shpirti më ofshanë
Mendja më fluturon
Loti më pikon
Këmbët më janë prerë
Goja më nxjerrë vrerë.

Buzëqesh në shtëpi
Buzëqesh me shokët e mi
Sapo dal në rrugë, në qytet
Buzëqeshja ngrinë, realiteti vret.

Gjak e luftëra rend e pa rend!
Varfëri e ferr në çdo kontinent!
Vuajtje, mjerim, padrejtësi, uri…
Buzëqeshjen ma kanë ngri.

*********************************


KËRKOJ…

Me kandil në dorë,
kërkoj Rrugën, Vërtetësinë.

Me pushkë e shpatë,
kërkoj Lirinë.

Me laps e penë,
kërkoj Drejtësinë.

Me libër e ligj,
kërkoj Barazinë.

Me lutje njerëzore,
kërkoj Paqën, Harmoninë.

Me Llampën e Diogjenit,
kërkoj Njerinë.

Kërkoj pandërprerje,
Mirëkuptim e mirësi,
Sa shumë mizerje,
Vetëm pak njerëzi!

Me pishë e qiri,
Kërkoj dritë, lumturi,
E mira përfundi,
E keqja përmbi!

Kërkoj, kërkoj, ...
Ngado që shkoj,
Në tokë vigjëloj,
Mbi valë po notoj,
Mbi re fluturoj,
Kërkoj, kërkoj, ...

Kërkoj në Tokë, kërkoj në Qiell,
Natën me Hënë, ditën me Diell,
Kërkoj, kërkoj, kërkoj, ...
Ngado që endem, ngado që shkoj.

****************************



DISA DITË…
(Monologu i Shqiptarit)

Disa ditë më shkëlqejnë sytë
Trupin ma përshkon një dritë.

Disa ditë më ndalet fryma
Shpirtin tim e mbulon bryma!

Disa ditë më rreh zemra,
Gufon gjaku nga koka te thembra.

Disa ditë më ngrinë gjaku
Këmbëkryq armiqtë ulur te pragu!

Disa ditë këndoj me gëzim,
Kur shoh Shqipet n’fluturim.

Disa ditë lotoj nga tmerri,
Kur Atdheun e zen terri!

Disa ditë jam trim me fletë,
Disa ditë frikacak i vërtetë!

Disa ditë jam bardhan,
Disa ditë i zi, katran!

Disa ditë jamë i mirë, meleq,
Disa ditë i keq, për dreq!

Disa ditë jam altruist,
Disa ditë egoist!

Disa ditë jam gjuhëshpatë,
Disa ditë gojëthatë!

Disa ditë jam kolos,
Disa ditë përtokë plandos!

Disa ditë jam kumri,
Disa ditë gjarpër i zi!

Disa ditë jam plis,
Disa ditë i pafis!

Disa ditë jam kreshnik,
Disa ditë ia mbath, ik!

Disa ditë jam militant,
Disa ditë pa nagant!

Disa ditë jam patriot,
Disa ditë idiot!

Disa ditë jam tribun,
Disa ditë majmun!

Disa ditë jam mendimtar,
Disa ditë gomar!

Disa ditë jam dëshmor,
Disa ditë tradhtor!

Disa ditë jam liberator,
Disa ditë puthadorë!

Disa ditë jam stoik,
Disa ditë apatik!

Disa ditë jam uragan,
Disa ditë mjeran!

Disa ditë jam optimist,
Disa ditë pesimist!

Disa ditë jam Shqiptar,
Disa ditë Njeri, planetar!

****************************



NJERËZ-DJAJTË!

Luten ditën, vrasin natën!
Luten natën, vrasin ditën!
Luten për vete, vrasin tjetrin!
Nxijnë jetën, shuajnë dritën!

Janë bisha me pamje njeriu!
Disa falen, disa kryqohen!
Fytyrë djalli e dhëmbë ariu!
Nga njëri-tjetri nuk dallohen!

Thirren në fe, thirren n’Zot!
Janë të pabesë, pa karakter!
Janë pa zemër, në sy pa lot!
Ngado shkojnë mbjellin vrerë!

Janë gjarpërinj, janë hiena!
Herë helmojnë, herë kafshojnë!
Si virusët nëpër vena!
Njërëzdjajtë na shkatërrojnë!

***************************


RRI ZGJUAR…

Rri zgjuar në gjumë,
mendimet rrjedhin lumë.

Rri zgjuar në ëndërr,
herë luftëtar, herë dhëndërr.

Rri zgjuar natën e ditën,
përhap dijen, shpërndajë dritën.

Rri zgjuar mendja ime, zgjuar rri,
kandil në shekuj, gacë e shkëndi.

Rri zgjuar zemra ime, zgjuar rri
rreh për dashuri, këndon për liri.

Rri zgjuar shpirti im, zgjuar rri,
kërkon drejtësi, lutet për njerëzi.

Rri hapur syri im, hapur rri
vigjëlon, roje bën mbi Shqipëri.

Rri i zgjuar unë, zgjuar rri,
derisa Ballkani të bëhet Iliri.

****************************



SHQIPËRIA ETNIKE

Gurthemeli i Pellazgjisë,
është Krijesë e Perëndisë.
Panteoni i Perëndive,
është Vullneti i Hyjnive.
Embrion për  Shqipërinë,
këtu Zeusi kish selinë.

Është Legjendë mitologjike,
është Baladë e lashtë kreshnike,
është Etni pellazgjike,
është Hyjneshë ilirike.

Është Tempulli i Dodonës,
Piedestali i Shqiponjës,
është Altari i Lirisë,
sot është Zemra e Ilirisë,
është Rilindja e Arbërisë.

Është si Dielli kur rrezon,
porsi Hëna kur ndriçon,
është Kështjellë gur mbi gur,
është Shqiponjë e Flamur,
është Feniks që nuk vdes kurrë.
Është burim e gurrë lirie,
është betim e gjoks rinie,
është Ylber e Yll Gjithësie,
është Kala - Themel Shqipërie.

Është prush që përvëlon,
është këmbanë që ushton,
është rrebesh që shkatërron,
ortek bore që mbulon,
është tërmet që tmerron.

Është si lulja plotë me erë,
dallëndyshe në pranverë,
është kullë brezash me bajrak fisi,
vatër arbërore me bardhësi plisi.

Është zjarr e vullkan,
është stuhi e uragan,
është furtunë e bubullimë,
është rrufe e vetëtimë,
është top e jatagan,
është princ e kapedan,…
që luftojnë për vatan.

Është gjaku ynë që nuk falet,
zemra jonë që nuk ndalet,
është si buka në çerep,
dhe si uji nën një kep,
është si ajri n'atmosferë,
është si drita në humnerë,
pa të cilat s'ka jetë as nderë.

Shqipëria Etnike është e gjallë,
si baroti e guri strallë,
është një rrënjë që s'shkulet fare,
ëndrra jonë mijëravjeçare,
është si nuse me kurorë lavdie,
Zanë e bukur Ilirie.

Kjo Shqipëria jonë Etnike,
është trimëreshë heroike,
që nuk njeh asnjë pushtet,
derisa të bëhet Shtet.

***************************

Disa Poezi nga Libri im më i Ri

ZGJOHU, NGRITU SHQIPËRI!
          (Shkup, Dhjetor 2009)

DUA

Dua dielli të rrezojë
Dua hëna të ndriçojë
Dua njerëzit të gëzojnë
Dua fëmijtë të lodrojnë.

Dua kafshët të frymojnë
Dua zogjtë të këndojnë
Dua peshqit të notojnë
Dua insektet të gjallërojnë.

Dua drunjtë të gjethojnë
Dua bimët të gjelbrojnë
Dua lulet të lulëzojnë
Dua pemët të frutojnë.

Dua era të freskojë
Dua uji të gurgullojë
Dua zjarri të flakërojë
Dua toka të mbijetojë.

Dua shumë, dua tepër
Dua t’shembet botë e vjetër
Dua jeta të triumfojë
Dua paqa të mbizotërojë.



SHKRUAJ…

Shkruaj kur mendja logjikon,
Shkruaj kur shpirti mediton,
Shkruaj kur zemra këndon,
Shkruaj kur trupi vallëzon.

Shkruaj kur syri loton,
Shkruaj kur gjaku pikon,
Shkruaj kur tragjedia luhet,
Shkruaj kur jeta shuhet.

Shkruaj kur lufta fillon,
Shkruaj kur liria triumfon,
Shkruaj kur paqa fiton,
Shkruaj kur populli feston.

Shkruaj kur më vlon frymëzimi,
Shkruaj kur më gufon gëzimi,
Shkruaj kur më kap trishtimi,
Shkruaj kur më zen zemërimi.

Shkruaj kur dita agon,
Shkruaj kur Dielli rrezon,
Shkruaj kur nata errëson,
Shkruaj kur Hëna ndriçon.

Shkruaj kur bjen borë apo shi,
Shkruaj kur gjëmon me stuhi,
Shkruaj kur shpërthen vargu,
Shkruaj kur ka dasma pragu.


Shkruaj nga dashuria,
Shkruaj nga mërzia,
Shkruaj nga malli,
Shkruaj nga halli,
Shkruaj nga morali,
Shkruaj nga ideali.

Shkruaj kur lulet plot aromë çelin,
Shkruaj kur bari mbulon zabelin,
Shkruaj kur dushku shpërthen,
Shkruaj kur vjeshta vjen.

Shkruaj në dimër e në verë,
Shkruaj pareshtur, përherë,
Shkruaj se aty gjejë pushim,
Shkruaj me bindje e përkushtim,
Shkruaj se kam besim e shpresë,
Shkruaj atë që shohë e ndjejë vetë.


RRUDHAT...!

Rrudhat në ballë!
Si do ja bëjmë vallë?!
Rrudhat në fytyrë!
Ç’është kjo mynxyrë?!
Rrudhat në trup!
Bukuria na humb!

Rrudhat në zemër!
Fol drejt e rri shtrembër!
Rrudhat në tru!
Logjika tuj fluturu!
Rrudhat në shpirt!
Në terr pa dritë!

Shqiptar i rrudhur!
Shqipëri e ndrydhur!
Shqiptar i shtrydhur!
Shqipëri e tkurrur!

Rrudhat e Shqiptarit
Rrudha të jetës, të fatit.
Rrudhat e Shqipërisë
Rrudha të robërisë!

Rrudhat në trup të Shqiptarit
Rrudha të pleqërisë e të hallit.
Rrudhat e kufinjve të Shqipërisë!
Rrudha të përgjakura të historisë!

Rrudhosur Shqiptari!
Rrudhosur ideali!
Rrudhosur trimëria!
Rrudhosur Shqipëria!

I shohim e dot s’i ndalim!
Rrudhat e ballit, të pjekurisë.
I shohim e s’i flakim!
Rrudhat e Trojeve të Shqipërisë!


























NËNAT TONA

Nënat tona shamibardha,
shpirtbardha e pulëbardha.
Nënat tona shamikuqe,
zemërzjarrta e lulëkuqe.
Nënat tona lulëbozhure,
herë me djepa, herë me kobure.

Nënat tona - zana mali,
Nënat tona - xixa stralli,
Nënat tona - trimëresha,
Nënat tona - burrëresha.

Nënat tona dëbuan Turqinë,
Nënat tona mundën Greqinë,
Nënat tona rrënuan Jugosllavinë,
Nënat tona mposhtën Serbinë,
Nënat tona vullkan, tërmet e dridhje,
Pak me pushkë, më shumë me lindje.

Nënat tona lindën djem Ilirie,
lindën vasha Arbërie,
lindën shqiponja Shqipërie,
lindën Zeusë e Promethe,
lindën Pirro e Ante,
lindën Lekë e Skënderbe,
lindën Teuta e Adema…,
Nënat tona me shtatë zemra.

Shterroi kroi, lumi e deti,
Në vatrat tona përkundet djepi,
Nënat tona lindin dragonj,
Nënat tona rrisin heronj.

O NJERI!

O Njeri, o Njerëz!
O motra, o vëllezër!
A dini kush jeni?!
A dini nga vini?!
A dini pse jetoni?!
A dini ku shkoni?!

O Njeri, ti mend s’u mbushe!
Kurrë s’u gdhende, kurrë s’u zbute!
Egërsirë linde, egërsirë mbete!
Si në paqë, si n’tërmete!

Mos vra veten për çdo ditë!
Lëshoje terrin, dil në dritë!
Se kjo botë s’është e jotja!
Janë në ty jeta e mortja!

O Njeri pa logjikë!
Nga vetvetja ti ke frikë!
O Njeri pa vetëdije!
Mendja jote fije-fije!
O Njeri pa ndërgjegje!
Kurrë nuk fole, s’mu përgjegje!

O Njeri, ndal urrejtjen e racizmin!
Ndal vëllavrasjen e fashizmin!
O Njeri, ndal grykësinë e mashtrimin!
Ndali luftërat e shfrytëzimin!

O Njeri, flake xhelozinë dhe egoizmin!
Flake padijen e primitivizmin!
O Njeri, largo veset, vuajtjet, paudhësinë!...
Përqafo të vërtetën, gëzimin e drejtsinë!

O Njeri me shpirt hyjnie!
S’i del zot kësaj dhuntie!
O Njeri, krijesë hyjnore!
Mos shkatërro ç’të bjen përdore!

O Njeri, ke përgjegjësi!
S’je i vetmi në Gjithësi!
O Njeri, pa njerëzi!
Për çdo ditë zi e më zi!
O Njeri, që s’je Njeri!
Zbute zemrën, shpirtin përtri!
O Njeri, bëhu NJERI!
Si t’krijoi

MOS…!

Mos mendoni se humbi Shqipëria
Mos thoni se vdiq trimëria
Mos besoni se s'ka bashkim kombëtar
Mos kujtoni se s'ka më luftëtarë.

Mos shpresoni, por punoni!
Mos pritni, por luftoni!
Mos luteni, por veproni!
Mos flini, mos ëndërroni!

Mos duro, mos u bë qyq!
Mos Shqiptar, mos rri duarkryq!
Se liria nuk vjen vetë,
Po e presim mbi dymijëvjetë!



KY SHEKULLI I RI

Ky Shekulli i Ri,
është një shekull tjetër,
por me shumë prapësi,
sikur Shekulli i Vjetër!

Ky Shekulli i Ri,
me moshën 8-vjeç,
i moçëm për dredhi,
tekanjoz e kryeneç!

Ky Shekulli i Ri,
i ri porsi fëmi,
mbrapsht ia filloi,
si shekulli që shkoi!

Ky Shekulli i Ri,
erdhi me shumë premtime,
për paqë dhe liri,
por solli veç mjerime!

Ky Shekulli i Ri,
është një vazhdimësi,
e shekullit  plak,
mbushur luftëra e gjak!

Ky Shekulli i Ri,
ky shekull i zi,
jetën po na nxi,
me këto padrejtësi!

Ky Shekulli i Ri,
shekull me ligësi,
me plagë të vjetra ngeli,
plagë të reja çeli!

Ky Shekulli i Ri,
me emër Njëzetenji,
gjë të mirë nuk solli,
për këtë Njerëzi!

























ÇAMËRI, IKONË KOMBËTARE!

Çamëri na dogji malli,
Sytë na nxjerrin xixa stralli.

Sytë lot na lotojnë,
Zemrat gjak na gjakojnë.

Vjen një zë nga Janina,
Zgjohi vëllezër, bini trima!

Bubullinë, gjëmon Preveza,
Flakadanët thotë i ndeza!

Flamurkuqin ngre Konica,
Pas i shkon dhe Gumenica.

S'mbetet prapa as Filati,
Tani thotë ka ardhë sahati.

Shqipe mali e zemër burri,
Parga trime dhe Kosturi.

Sikur Marko, Foto e Bubulina,
Qëndron Arta e Florina.

Thonë s'durohet më Greqia,
Margëlliçi e Paramithia.

Çamëria në këmbë është ngritë,
Po kërkon diell e dritë.

Mbarë Çamëria po betohet,
Me Shqipërinë të bashkohet.

Ti je motra e Mollosisë,
Je pasardhëse e Thesprotisë.

Ti je bija e Ilirisë,
Shtojzovalle e Shqipërisë.

Çamëri, ikonë kombëtare,
Tokë e Shenjtë Shqiptare.


























ATDHEU DHE UNË

Mendja jote - mendja ime,
Gjykojnë drejt, pa gabime.

Zemra jote - zemra ime,
Rrahin fortë me ngazëllime.

Besa jote - Besa ime,
Rreze drite me vezullime.

Qëndresa jote - qëndresa ime,
Bashkë e tok në luftime.

Pena jote - pena ime,
Shkruajnë shqip me ligjërime.

Shpata jote - shpata ime,
Janë dy skaje të një vetëtime.

Syri yt - syri im,
Ditë e natë në vigjëlim.

Zëri yt – zëri im,
Bubullimë dhe kushtrim.

Betimi yt – betimi im,
Krah për krah në marshim.

Vullneti yt - vullneti im,
Të pandarë në amshim.

Fati yt – fati im,
Herë i ëmbël, herë pelim.

Ëndrra ime - ëndrra jote,
Vizion i një epoke.

Lufta ime - lufta jote,
Ardhmëria e kësaj toke.

Rruga jote - rruga ime,
Rrugë e gjatë, plot shtegtime.

Fitorja jote - fitorja ime,
Këngë e valle, shumë gëzime.

Liria jote - liria ime,
Lule e bukur plot shkëlqime.

Jeta jote - jeta ime,
Histori me shumë flijime.

Unë dhe Atdheu:
Sikur Leka e Anteu,
Sikur Pirro e Prometheu,
Si Bardhylli e Skënderbeu.

Unë dhe Ti jemi Nji,
Ti i Shenjtë, unë Njeri,
Jemi bashkë në përjetësi,
Unë Shqiptar, Ti Shqipëri.







FJALA

E para qe Fjala,
Fjala - si vala.

Fjala e ëmbël të shëron,
Fjala e idhët të helmon.

Fjala e lehtë – vullnet,
Fjala e rëndë të vret,

Fjala e mirë – shëndet,
Fjala e keqe të tret.

Fjala e gëzueshme të ndrit,
Fjala e kobshme të lebetit.

Fjala - më e butë se pëllumbi,
Fjala - më e fortë se plumbi.

Fjala - të ngroh zemër e kokë,
Fjala - të fut nën tokë.

Fjala - të ngren në këmbë,
Fjala - të thyen duar e dhëmbë.

Fjala - shpëton atdhe,
Fjala - të rrëzon përdhe.

Fjala lëviz male,
Fjala largon halle.

Fjala trazon dete,
Fjala sjellë tërmete.

Fjala ndez kryengritje
Fjala shuan etje.

Fjala jep kushtrim,
Fjala shpallë çlirim.

Fjala bashkon trojet,
Fjala shterron krojet.

Fjala është për trimat,
Fjala shkrep vetëtimat.

Fjala është për burrat,
Fjala freskon gurrat.

Fjala është Besë,
Fjala është shpresë.

Fjala është Betim,
Fjala është besim.

Fjala është fillimi,
Fjala është mbarimi.










NË KËTË BOTË…

Në në këtë botë pa njerëzi,
është vështirë të jesh Njeri!

Në këtë botë pa drejtësi,
është vështirë të fitosh Liri!

Në këtë botë plot marrëzi,
shumë urrejtje, pak dashuri!

Në këtë botë plot me halle,
ujqër e qengja hedhin valle!

Në këtë botë përplot çudi,
gjysma bardhë, gjysma zi!

Në këtë botë plot ligësi,
lot e dhimbje pakufi!

Në këtë botë plot me klithma,
të therë zemra, të kap dridhma!

Në këtë botë plot shtrëngata,
të ngrinë bora e të djeg flaka!

Në këtë botë lakadredhë,
pushtetari dredhë e zhdredhë!

Në këtë botë me andralla,
pak t’vërteta, më shumë përralla!

Në këtë botë dallga-dallga,
këmbë e duar lidhë me pranga!

Në këtë botë thërrime-thërrime,
e mira me t’keqen shpinë për shpine!

Në këtë botë si cektinë,
jeta e vdekja këmbkryq rrinë!

Në këtë botë kasaphanë,
vret vëllau-vëllanë!

Në këtë botë të çakërdisur,
herë i mençur, herë i krisur!

Në këtë botë të gjakosur,
luftëtërat, vrasjet s’kanë të sosur!

Në këtë botë plot mallkime,
s’ndihmojnë lutje, as përgjërime!

Në këtë botë me psherëtima,
si xhelati, si viktima!

Në këtë botë me trauma,
të zihet fryma, të del shkuma!

Në këtë botë plot llahtari,
shumë tmerr e lemeri!

Në këtë botë me lakmi,
pak ngopje, shumë grykësi!

Në këtë botë plot dredhi,
shtatë hile, një trimëri!

Në këtë botë me trishtim,
pak gëzime, shumë hidhërim!


Në këtë botë ferr-skëterrë,
mbillesh lule, shpërthen therrë!

Në këtë botë si greminë,
njeriu përbin njerinë!

Në këtë botë përplot terror,
shumë djaj, pak shenjtorë!

Në këtë botë hallakamë,
mbushur shtriga e shtriganë!

Në këtë botë paradoksale,
liri, barazi,... - fjalë banale!

Në këtë botë iluzore,
pak fushë, shumë bregore!

Në këtë botë kaotike,
plot shpërthime vullkanike!

Në këtë botë dramatike,
shumë përleshje tragjike!

Në këtë botë plotë huti,
qarje - qeshje varg e vi!

Në këtë botë me xhelozi,
orë e çast një pabesi!

Në këtë botë me varfëri,
vjedhje, krim dhe uri!

Në këtë botë me rënkime,
pak këngë, shumë vajtime!

Në këtë botë lara-lara,
të qesh fati, të humb fara!

Në këtë botë vandaliste,
pak solidare, shumë egoiste!

Në këtë botë të tymosur,
blozë e hi – katranosur!

Në këtë botë fillim pa fillim,
vuajtjet, luftërat s’kanë mbarim!

Në këtë botë fund pa fund
e mira të keqen nuk e tund!

Në këtë botë, si n’atë botë,
mjaltë e helm në një gotë!

Në këtë botë, mbi këtë Tokë,
të dridhet zemra, t’luajnë mend në kokë!

Në këtë botë, në këtë Planetë,
bashkë: njerëz, engjuj, djaj e lanetë!









ME TY, POEZIA IME!

Me ty kalova fëmijërinë,
Me ty përjetova rininë,
Me ty arrita burrërinë,
Me ty mësova historinë,
Me ty pata shumë gëzime,
Me ty, Poezia ime!

Me ty nisa të krijoj,
Me ty nisa të vargëzoj,
Me ty u rrita në robëri,
Me ty këndova për liri,
Me ty u nisa në shtegtime,
Me ty, Poezia ime!

Me ty godita çdo armik,
Me ty kandili nuk u fik,
Me ty trokita prag më prag,
Me ty shërova varrë e plagë,
Me ty në dasma e n’flijime,
Me ty, Poezia ime!

Me ty pena nuk u tha,
Me ty kombi nuk u nda,
Me ty shpresa nuk u shua,
Me ty besa u forcua,
Me ty n’fitore e ngadhnjime,
Me ty, Poezia ime!







ZGJOHU, NGRITU SHQIPËRI!
(Shqipërisë Etnike)

Re të zeza të kanë mbuluar!
Diell e Hënë të kanë errësuar!
S’je në ëndërr!
Por je zhgëndërr!
Në terr të zi e n’robëri!
Zgjohu, ngritu Shqipëri!

Laku n’fyt po t’shtrëngon!
Pranga trupin ta mundon!
Okupimi po t’shkatërron!
Armiqtë sulen me egërsi!
Me ushtri e me djallëzi!
Zgjohu, ngritu Shqipëri!

Mjaft Ti fjete dhe u përgjume!
Mjaft Ti ndejte e ngujume!
Mjaft Ti prite ditë-përditë!
Hape terrin - bëhe dritë!
Ndize zjarrin nga një shkëndi!
Zgjohu, ngritu Shqipëri!

Më dhemb zemra kur rënkon!
Kur  nga dhembjet Ti gjëmon! 
M’hapet goja e s’mund të flas!
Jap kushtrim e po bërtas!
Por askush nuk më dëgjon!
Por askush nuk më beson!
I gjithë trupi të është shkri!
Zgjohu, ngritu Shqipëri!



Kam shumë zjarr e shumë dhimbje,
Kam shumë vuajtje e shumë dridhje,
Kam shumë mall e dashuri,
Kam shumë dhembje e krenari,
Kam shumë ankth e burrëri,
Zgjohu, ngritu Shqipëri!

Shpatë e Damokleut të rrin mbi kokë!
”Pako” e ”Traktate” hartojnë me okë!
Rezoluta (1244) e 14 Pika!
Gjithësecila më e mprehtë se thika!
Trupin copa ta copëtojnë!
Shpirt e zemër të dërrmojnë!
Trojet Tua t’i pushtojnë!
Marimangat thurrin robëri!
Kameleonët endin tradhti!
Zgjohu, ngritu Shqipëri!

Serbia jepë autonomi!
Bota jepë gjysmëpavarësi!
Ç’janë këto hile një dreq e di!
Gjithçka janë veç jo liri!
T’ka hy n’Kullë Bajlozi i Zi!
Zgjohu, ngritu Shqipëri!

Janë ndryshkë armët mbi tavan!
Pastro shpatë e jatagan!
Dil në shesh dhe n’mejdan!
Shpërthe vrullshëm si vullkan!
Ja Vdekje – Ja Liri!
Zgjohu, ngritu Shqipëri!

Mos i le armët të ndryshken!
Mos i le teshat të myken!
Mos e le luftën në mes!
Mos e le idealin t’vdesë!
Mos harro - je Iliri,!
Zgjohu, ngritu Shqipëri!

Gjithë Kosova n’re të zeza!
Nënat, motrat shamizeza!
Frynë stuhia e shfrynë era!
Lufta të troket te dera!
S’ka liri, s’ka pavarësi!
S’ka bashkim, as drejtësi!
Rroki armët përsëri!
Zgjohu, ngritu Shqipëri!

Zgjohu, ngritu - del te dera!
Se sërish po vjen pranvera.
Se liria s’vjen çdo ditë,
Ikë nga terri - del në dritë!
Del në dritë e n’liri!
Mos duro më tirani!
Sllavo-grekë, as dredhi!
Zgjohu, ngritu Shqipëri!



Shkruar nga :Shefki Ollomoni












ILIRIDA




Ilirida - Shqipëria Verilindore, Lugina e Vardarit ose Maqedonia Perëndimore, ka qenë e banuar që në periudhën më të lashtë parahistorike, të Neolitit, nga popullsi bartëse të Kulturës Mediterane. Më vonë, nga kjo popullsi parahistorike u formuan Pellazgët dhe fiset Ilire, të cilët në Iliridë, përveç tjerash, ndërtuan edhe këto qytete historike: Oeneu (Tetova), Draudaku (Gostivari) dhe Uskana (Kërçova) të cilët banosheshin nga fisi Ilir i Penestëve. Linkestët dhe Enkelejtë banonin rreth qyteteve Strugë, Ohër (Lyhnidis) dhe Manastir (Heraklea). Kurse pjesa veriore e Maqedonisë, Shkupi (Scupi), Kumanova, etj., ka qenë e banuar nga fiset ilire të Dardanëve dhe Paionëve.

Në Enciklopedinë serbe theksohet: "Maqedonia në periudhën antike ishte shtet i pavarur, i banuar me fise iliro-thrakase, nga maqedonasit iu dha emri MAQEDONI". Më poshtë thuhet: "Shtrihej rreth brigjeve të Detit Egje. Në histori është njohur me emrin Maqedonia, me kryeqytet Selanikun. Më vonë Filipi II, i ati i Lekës së Madh, i zgjeroi kufijtë në Veri. Kjo njihej me emrin Maqedonia II, me kryeqytet Stobi (Shtipi). Kufiri i Maqedonisë II shtrihej deri te lumi Astibo dhe rrjedha e poshtme e lumit Erigon". (Malla Enciklopedija, Prosveta, Beograd, 1978, f .461).

Pra, siç shihet, Maqedonia antike asnjëherë nuk është shtrirë në veri të lumit Erigon (Crna Reka), dhe se në perëndim asnjëherë nuk e ka pasur territor të saj Maqedoninë e sotme Perëndimore. Ata ishin të banuara me fiset tjera ilire, si: dardanët, paionët, lynkestët, penestët, enkelejtë etj. Këtë e dëshmojnë edhe gërmadhat e vendbanimeve të vjetra dhe objektet e shumta arkeologjike të zbuluara anekënd hapësirës së Maqedonisë së sotme.

Kurse, sa iu përket maqedonasve pellazgo-ilirë, një historian do të theksonte: ”Herët u paraqitën në histori dhe shumë herët u zhdukën”. Kjo tregon, se maqedonasit antikë nuk patën jetë të gjatë në histori. Në shek. III p.e.s nuk u dëgjuan më fare, ndërsa Leka i dëgjuan më fare, ndërsa Leka Ieonjetnive dhe ndarja e tyre nga shteti Madh vazhdoi të "veprojë" në arenën historike. Ai bëri bujë dhe la gjurmë të thella në histori. Edhe sot është i pranishëm në lëminë e historisë. Për të dihet se është i biri i Filipit II e i nënës Olimpi dhe se mësues e ka pasur Aristotelin (aristokrat Telin, filozof ilir). Leka i Madh ishte kushëri i Pirros së Epirit. Që në moshë 6 vjeçare mbet jetim dhe e mori në mbrojtje dhe e rriti mbreti i Taulantëve, Glauku, i cili më pas i ndihmoi që të bëhet mbret i Maqedonisë. Çka është me rëndësi, Leka i Madh, ishte mbret i Maqedonisë prej v. 336 deri në v. 323 p.e.r., pra, deri në vdekjen e tij. Përkatësinë etnike iliro-maqedonase, askush nuk mund t'ia mohojë, prandej edhe quhet Leka i Maqedonisë (Aleksandri i Maqedonisë).

Pra, më mirë do të ishte që historianët dhe politikanët sllavo-maqedonas të mos merren me kuazishkencë, sepse kjo sjell huti brenda vetë popullit sllavo-maqedonas. Përpjekjet e tyre që të jenë pasardhës të një populli të stërlashtë, me të cilin mburret historia antike dhe historia më e re, janë pretendime të kota, sepse nuk munden të jenë edhe sllavo-maqedonas edhe maqedonas antikë. Nuk munden të jenë në të njëjtën kohë edhe sllavë edhe ilirë, sepse maqedonasit e Lekës së Madh kanë jetuar në një hapësirë dhe në një kohë krejtësisht tjetër. Fisi i Maqedonëve të Lekës së Madh ka qenë fis pellazgo-ilir. Këtë e dëshmojnë vetë historianët dhe filozofët helenë (grekë) të asaj kohe, duke i quajtur Maqedonët, ashtu si edhe Ilirët, fise "barbare", pra fise të huaja, jo greke, që nuk kishin gjuhën dhe etninë e tyre.

*****

Shteti që sot zyrtarisht quhet Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë (IRJM), për herë të parë si gjysmështeti, si Republikë i ish-Federatës Jugosllave, u konstitua në vitin 1945.

Republika e Maqedonisë u nda nga ish-Federata Jugosllave pas mbajtjes së Referendumit të 8 shtatorit 1991, duke shpallur po atë vit edhe pavarësinë shtetërore. Ende pa përmbushur kushtet e parashtruara nga Komisioni i Badinterit u bë njohja e Maqedonisë si shtet i pavarur, dhe më 1993 ajo u pranua anëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Me gjithë njohjen e saj si shtet i pavarur nga OKB-ja, Republika e Maqedonisë (apo zyrtarisht: IRJM - FYROM) ende ka shumë probleme të pazgjidhura me fqinjët e saj.
Kështu, Bullgaria nuk ia njeh kombësinë (etninë), duke pretenduar se në Maqedoni ka vetëm pjesë të kombit bullgar e jo ndonjë komb maqedonas. Greqia nuk ia njeh as etninë, as emrin shtetit sllavomaqedonas, duke pretenduar se ajo është e vetmja "trashëgimtare" e emrit antik "Maqedon dhe Maqedoni". Serbia Maqedonisë nuk ia njeh pavarësinë e Kishës Ortodokse Maqedonase, duke tentuar që ta mbajë gjithmonë nën sqetullën e saj këtë kishë. Kosova nuk ia njeh kufijtë Maqedonisë, sepse Serbia mbolli "mollën e sherrit" midis dy vendeve kur ia dhuroi Maqedonisë një pjesë të madhe të tokës së Kosovës. Republika e Shqipërisë e njeh Maqedoninë si shtet të pavarur e sovran dhe nuk ka probleme ndërshtetërore me të, por populli shqiptar i Iliridës nuk e njeh Maqedoninë si shtet të vetin, sepse nuk është i barabartë me popllin sllavo-maqedonas, sepse nuk është popull shtetformues në këtë republikë.
*****

Pas ardhjes në pushtet të VMRO-DPMNE, kjo parti dhe qeveria e saj përpiloi një program pune ku pjesën më të madhe të këtij programi e përbën problemi ekonomik dhe zgjidhja e këtij problemi. Kurse problemi politik lihet nën hije të ekonomisë. Çështjet e pazgjidhura etnike, implementimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit etj., lihen në plan të dytë, edhepse ato janë problemet numër një me të cilat përballet shteti i Maqedonisë. Në këtë mënyrë qeveria e VMRO-s po ikë nga problemet e mprehta reale politike dhe shkon e fshihet pas problemeve ekonomike, të cilat poashtu janë të mëdha dhe duan zgjidhje urgjente, por jo në kurriz të problemeve etnike dhe të pabarazisë ligjore ndërmjet etnive.

Duhet theksuar se, në mars-prill të vitit 2001, Kryeministri i atëhershëm i Maqedonisë kërkoi ndarjen e saj, por shqiptarët nuk e pranuan këtë tezë, sepse Kryeministri i atëhershëm sllavomaqedonas u jepte shqiptarëve vetëm dy-tre komuna të këtij shteti, kurse pjesën e ”luanit” të trojeve shqiptare të Iliridës propozonte ta mbante për vete! Kurse në maj të po atij viti (2001), kur UÇK kishte shti në dorë luginën e epërme të Vardarit dhe ishte afruar te portat e Shkupit, Kryeministri u tërhoq nga ideja dhe ngarkoi Akademinë e Shkencave të Maqedonisë për ta elaboruar më tej tezën e ndarjes së saj. Nuk vonoi shumë dhe gazeta Veçer e datës 25 maj 2001 botonte hartën e ndarjes së Maqedonisë. Ky skenar jorealist e antishqiptar nuk u realizua atëherë, por skenari vazhdon të qëndrojë në sirtarët e kësaj partie sllavomaqedonase.

Sllavomaqedonasit VMRO-istë duan ta ndajnë Maqedoninë, por faji përballë Europës dhe botës ”duhet” t’u mbetet Shqiptarëve, që ne të etiketohemi e anatemohemi nga faktorët politik relevantë ndërkombëtarë si ektremistë, nacionalistë, separatistë, paqeprishës,… deri edhe terroristë! Por, faktikisht dhe historikisht, Maqedoninë (ta quajmë kushtimisht) Etnike e kanë ndarë vetë ideologët sllavomaqedonas të VMRO-së së shekullit të kaluar: Jane Sandanski (nga Maqedonia e Pirinit), Goce Dellçevi (nga Maqedonia e Egjeut), Nikolla Karevi, etj., të cilët nuk luftuan në koalicion me shqiptarët e Hasan Prishtinës për të krijuar Shqipërinë Etnike dhe Maqedoninë Etnike, por luftuan për të pushtuar sa më shumë territore të Shqipërisë Etnike në prag të shekullit të kaluar. Prandaj tani Maqedonia sllavomaqedonase e Pirinit gjendet nën Bullgari, kurse Maqedonia sllavomaqedonase e Egjeut gjendet nën Greqi. Dhe jo vetëm kaq, por politika antishqiptare e VMRO-së së sotme moderne dhe e të gjitha partive tjera politike sllavomaqedonase ende vazhdon me avazin e vjetër. Ata me ngulm po përpiqen të mbajnë të pushtuara tokat shqiptare të Shqipërisë Etnike (Iliridën) dhe po vazhdojnë të injorojnë të vetmit aleatë të tyre natyrorë në Ballkan – Shqiptarët, me të cilët i bashkon idea për krijimin e Shqipërisë Etnike dhe Maqedonisë Etnike. Dhe Maqedonia Etnike e tyre nuk shtrihet në tokat shqiptare të Iliridës, por gjendet në Bullgarinë e Pirinit dhe në Greqinë e Egjeut, si dhe në Maqedoninë e sotme juglindore (rrjedha e poshtme e Vardarit).

Sllavomaqedonasit dhe Shqiptarët kanë të përbashkët të njëjtin pushtues shovenist – Greqinë, por këtë fakt pushtetarët sllavomaqedonas të Shkupit nuk e marrin parasyshë dhe vazhdojnë të armiqësohen më tej me Shqiptarët, duke mos qenë të vetëdijshëm se në këtë mënyrë ata po godasin, më shumë se Shqiptarët, vetveten dhe çështjen e tyre kombëtare. Me apo pa "aleatët" sllavomaqedonas, kombi shqiptar do të vazhdojë rezistencën dhe luftën e tij për bërjen e Shqipërisë Etnike.

Mosimplementimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit dhe vazhdimësia e diskriminimit të shqiptarëve të Iliridës nga pushtetmbajtësit sllavomaqedonas të Shkupit, vetëm se do ta shpejtojë ndarjen dhe shpërbërjen e Republikës së sotme të Maqedonisë (IRJM-FYROM). Dhe faji do të rëndojë mbi ta, sepse bota demokratike nuk është as e verbër e as naive që të mos e identifikojë fajtorin e kësaj ndarjeje.

*****

Republika e Maqedonisë është shtet unitarist multietnik, ku pushteti ushtrohet nga lart – poshtë, dhe ku sundon etnia sllavomaqedonase mbi etninë shqiptare dhe mbi pakicat tjera kombëtare. Ky lloj pushteti etnocentrist është burim i konflikteve të vazhdueshme ndëretnike. Multietniciteti i shtetit është njëherit dhe pasuri e atij vendi, por vetëm kur bëhet decentralizimi i pushtetit qendror, kur pushteti dhe të drejtat e qytetarëve ushtrohen nga poshte-lartë. Kjo formë e qeverisjes bën të mundur që etnitë dhe pakicat e ndryshme që nuk kanë etni, gjuhë, fe e as tradita të përbashkëta, megjithatë mund të bashkëjetojnë në paqë dhe harmoni ndëretnike në një shtet të tillë ligjor.

Gjithë kohën ka pasur premtime të pushtetit maqedonas se do t’i plotësojë kërkesat dhe të drejtat e shqiptarëve, por nuk i ka plotësuar kurrë. Poashtu tërë kohën, sidomos gjatë fushatave elektorale, ka pasur premtime të partive shqiptare për zgjedhësit shqiptarë se do t’i avansojnë të drejtat e tyre kombëtare, se do t’i përmbushin kërkesat e tyre politike, kombëtare, ekonomike, të arsimit etj., por kur kanë hyrë në qeverisje nuk i kanë mbajtur premtimet. E gjithë politika e sllavomaqedonasve dhe e partive shqiptare është ndërtuar dhe është zhvilluar mbi premtime gojore dhe shumë pak gjëra janë të shkruara e të inkorporuara në ligj. Edhe ato të drejta të sanksionuara në kushtetutë dhe ligjet e shtetit nuk janë realizuar fare ose tepër pak në praktikë.

Çdo shtet jodemokratik njëherit është edhe ilegjitim për etninë që shtypet e shfrytëzohet politikisht dhe ekonomikisht. Pjesëmarrja e partive politike të etnive tjera në Parlament dhe në Qeveri, pa përmbushur standardet demokratike, pa rrespektuar dhe zbatuar marrëveshjet paraprake dhe ligjet në fuqi, nuk e bën një shtet legjitim. Përfaqësuesit e shqiptarëve në pushtetin maqedonas, deputetë apo ministra, deri më sot kanë shërbyer vetëm si dekor dhe për të legalizuar pushtetin e sllavomaqedonasve karshi botës. Pushteti legal kur është jodemokratik, ai automatikisht është pushtet ilegjitim, i paligjshëm dhe i papërfillshëm nga etnia apo pakicat që janë objekt i padrejtësive të pushtetit legal.

Shqiptarët në Maqedoni, që nga viti 1945 e deri më sot, nuk kanë qenë të barabartë me sllavomaqedonasit, prandaj kurrë nuk e kanë pranuar atë si shtet të vetin, sepse janë nëpërkëmbur e diskriminuar vazhdimisht nga të gjitha qeveritë e Shkupit. Për këtë shkak, më 24 mars 1990 shqiptarët që jetojnë në trojet e tyre në Maqedoni e shpallën Iliridën Republikë Autonome, por nuk e vazhduan punën e mëtejshme për jetësimin e saj në vepër! Kurse në pranverë të vitit 2001 shqiptarët e Iliridës iu bashkangjitën thirrjes së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK) për luftë nacionalçlirimtare dhe ndarje nga Maqedonia.

*****

Asnjë marrëveshje nuk mund të ketë karakter të përjetshëm. Ajo, çka është edhe më keq, Marrëveshja e Ohrit as nuk është implementuar në tërësi as edhe pas kaq vitesh të përpilimit të saj. Kjo Marrëveshje është shumë e vështirë që të implementohet në tërësi, sepse kundër saj ka qenë gjysma e popullit sllavomaqedonas. Këtë e dëshmoi edhe Referendumi Popullor i 7 nëntorit 2004, i organizuar nga partia aktuale në pushtet - VMRO-DPMNE, ku rreth 445.000 qytetarë sllavomaqedonas votuan kundër Marrëveshjes së Ohrit!

Marrëveshja e Ohrit është Marrëveshje për ekzistencën e Maqedonisë, ajo nuk është marrëveshje vetëm e shqiptarëve, por edhe e sllavomaqedonasve. Prandaj pushtetarët VMRO-istë të Shkupit janë të obliguar që ta implementojnë atë deri në shkronjën e paragrafin e fundit tä saj, nëse nuk duan shpërbërjen apo ndarjen e Republikës aktuale të Maqedonisë.

Marrëveshja e Ohrit ka luajtur rolin historik të ndërprerjes së luftës dhe tani është obligim i të gjitha forcave politike që të angazhohen për zgjidhjen e çështjeve të hapura dhe ende të pazgjidhura politike e kombëtare në Maqedoni. Një gjë e tillë mund të realizohet vetëm përmes një dialogu konstruktiv, ku hiqen “temat tabu” dhe me ndihmën e forcave demokratike ndërkombëtare të gjenden format dhe mënyrat e zgjidhjes së problemeve pa gjakderdhje të reja. Republika Shqiptare e Iliridës ende është opcion politik dhe kombëtar i popullit shqiptar të Iliridës.

Si duket pushteti maqedonas nuk ka mësuar asgjë nga konflikti ushtarak shqiptaro-maqedonas i vitit 2001! E meta e historisë është se ajo, në një formë apo në një tjetër, përsëritet. Historia përsëritet kur njerëzit, partitë politike apo pushtetet shtetërore nuk mësojnë apo nuk duan të mësojnë asgjë nga ngjarjet historike. Dhe atëherë historia përsëritet, por përsëritet me një egërsi, intenzitet dhe përmasa shumë më të mëdha se sa herën e kaluar.

Prandaj, si dje edhe sot, Maqedonia po përballet me konflikte të hapura e të fshehura ndëretnike. Ky shtet nuk është demokratik dhe si i tillë nuk ka të ardhme. Ardhmëria e Maqedonisë qëndron vetëm në decentralizimin demokratik të pushtetit qendror, i cili shprehet përmes konceptit të demokracisë konsensuale, autonomisë rajonale, federatës apo konfederatës.

Rruga tjetër është vetëvendosja demokratike e popullit shqiptar të Iliridës, përmes Referendumit Popullor dhe ndarja e tij nga Maqedonia, duke formuar shtetin e ri - Iliridën, me të drejtë bashkimi me Shqipërinë ose Kosovën.

Përndryshe, Ilirida është Shqipëri Verilindore, e banuar në masën 90% nga shqiptarët autoktonë pellazgo-ilirë që nga antika dhe deri në ditët tona. Kurse në nivel republikan Shqiptarët përbëjnë rreth 45% të numrit të përgjithshëm të popullsisë së Maqedonisë.

Ilirida është pjesë integrale e Shqipërisë Etnike.

http://floart-press.blogspot.com/search?q=SHEFKI+OLLOMONI

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...