2011-02-14

Shundi dhe kiçi i kanë kapluar radiot dhe televizionet kosovare

Nga Akademik Akil Koci


Se kënga e jonë e bukur shqipe është zëvendësuar me do këngë të quajtura ,,popullore,, që janë një
bastard i melosit të fqinjëve tanë. Shundi dhe kiçi i ka kapluar radiot e televizionet kosovare,
të cilët as që çajnë kokën për to vetëm shikojnë që ta plotësojnë programin e tyre muzikor..
Tash më nuk ka dyshim, se këto këngë i këndojnë lloj lloj të vetëquajturit këngëtarësh por, është mjerim kur ato këngë i këndojnë edhe të themi këngëtar që kanë të kryer jo vetëm shkollën e muzikës por edhe fakultetin e Arteve, pra ajo është mjerim. Kemi shumë raste të tilla, që parakalojnë në ekranet tona televizive dhe në valët e radiove të shumta anë e mban Kosovës. Pra, janë të shumtë të tillët por një
kësi rasti që do ta paraqesim është eklatant ku shumë këngëtar të njohur(s`paku si thonë vetë, “me renome pa fije turpi këndojnë këngë të krijuara dhe të stërkrijuara nga arsenali me vulgar, dhe kështu e shkatërron këngën tone të bukur shqipe, në vend që t`a begatoi nga folklori i pasur i trevës rurale prej nga edhe kanë ardhur. Prej tyre s`paku është pritë, që si këngëtar,pedagog-profesor të muzikës
në ca shkolla fillore dhe të mesme të i mësojë nxënësit, intelektualët e ardhshëm që ta ndiejnë muzikën dhe ta shijojnë atë si vlerë artistike, kurse ata me ato shumë këngë që i këndojnë dhe shumëzuara në CD-a janë të kompozuar prek atij apo prej ndonjë diletanti. Shembull më i mirë për këtë që them janë këngët, nga arsenalet e tyre si janë , “Matura” dhe “Shko”. Këta këngëtarë që u kemi dhënë mësim, unë dhe shumë kolegë të mi, në Fakultetin e Arteve në Prishtinë, s`paku unë turpërohem kur ia fillon këngës të bazuar në melosin oriental, magjupsh, sërb, maqedonas, turk, arap e ku ta di unë se çfarë tjetër ka në to. Kanë qenë këngëtar simpatik, në fillim të karrierës, kur fillonin të këndonin ato këngë të zonës rurale prej nga edhe e ka prejardhjen, por me të kënduar në kafene, ata jo vetëm që ia ka prish shijen vetit por edhe shumë dëgjuesve, shijen për këngën e bukur shqipe. Pra si thash prej tyre është pritë
që në shkollë ku jep mësim ta këtë korin, orkestrën dhe ndonjë ansambël tjetër, apo grup vokal. Ata këndojnë dhe sigurisht e “kompozojnë” .Njëra prej këngëve të tilla është kënga me titull “ Matura e cila nuk është asgjë tjetër por një bastardim i melosit tone shqiptar. E çka është më interesant ajo për video klipin e bërë shfrytëzon po ata nxënës të cilëve u jep mësim dhe me ditar në dorë në njërën prej klasave të shkollës realizon në mënyrën më primitive.
Turp, Turp, Turp.
Emocionet kukamës gjatë këndimit të këtyre dy këngëve qe janë nga bagazhi i tij i madh këtyre huqeve këngë që janë të njëjta me ato të njeriut primitive.
Asgjë nuk ka edukative në këto këngë pos kukamës, vajtimit për vajzën ose dashurinë e humbur por me një tekst që ta qon mundin kur ta dëgjon, në vend që të këndon për gëzimin dhe harenë ose s`paku për të bukurën.
Është fakt se edhe dashuria është e bukur, pa mare parasysh se në çfarëdo moshe ajo paraqitet por
si ashtë thane në tekst është shumë mbrapsht. Ja po i citojmë ca ,,vargje,, të shkëputura prej këngës
Shko.
Nuk e di se ke ndryshu
Ti nuk je ajo
Që unë të kam njohtë,
Nuk di ç po ndodh me ne,
Sot nuk ishe siç ishe dje.
Shko nuk prish punë
Dashuria është e verbër,
Këtë ta kam pas thënë njëherë tjetër
Udha e mbar shko nuk prish punë.
Jeta qenka rrugë e vështirë
Lamtumirë.
Ti ke ardhë në jetën time
Sikur stina më e bukur
Më ke thane se zemrën tande
Vetëm unë të baj të lumtun.
Nëse ty të kujtohet
Edhe unë mbaj mend sikur sot
Kur pran meje çaje me lot.
Pjesë nga teksti i këngës siç e këndojnë këta këngëtar.Pra, ngjan edhe kjo.Në mungesë të produksionit të vërtetë siç ka qenë përpara që të gjitha këngët i bënin në Produksionin e Radio Prishtinës, nën kujdesin e profesionistëve sot veprojnë ,,profesionistët, që më së paku kanë lidhje me muzikë dhe këngën shqipe.
Ata bëjnë zgjedhjen e këngëve dhe këngëtarëve dhe natyrisht se rezultati asht katastrofal.
Pra ,shkatërrohet një vlerë kombëtare-kënga e cila na ka përcjellë gjatë tërë ekzistimit të popullit tone.
Njëherë e përgjithmonë duhet thënë STOP, por nga kush. Shoqata e kompozitorëve të Kosovës nuk funksionon,
Produksioni nuk ekziston, Ministria e kulturës që e ka për detyrë që për kë silloj këngë të formoj komision dhe të i vë nën mbikëqyrje këto këngë dhe të sanksionohen me dënime ose me tatime siç vepron tërë bota.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...