2011-02-14

Prof.dr. Eshref Ymeri *:Nëpër shtigjet e shpirtit të poetit Adem Zaplluzha



Kur njihesh me universin poetik të Adem Zaplluzhës, nuk mund të mos rrish e të përsiasësh gjatë. Para teje shfaqet një krijues me një varg poetik tejet origjinal. Ai t’i prek me ëmbëlsi telat e shpirtit dhe të bën të endesh në botën e ëndërrimeve bredharake.
 Vargu i tij i ndier të gjendet si melhem për shpirtin, ta ngroh atë dhe dhembjen ta shëron. Herë-herë vargu i tij përcjell trishtim, herë-herë edhe vetë shpirtin e poetit e kaplon një dhembje ndjesiplote, por prapëseprapë poeti nuk bie në pesimizëm dhe lexuesin e nxjerr drejt horizontesh me dritë të pashuar.
Tematika e universit poetik të Adem Zaplluzhës është e pamatë. Ajo të rrëmben me larminë e saj fort befasuese dhe të bën ta ndiesh veten mes një fushe të qëndisur me lule shumëngjyrëshe që nuk i duket as fundi, as ana.
Një motiv tepër mbresëlënës në poezinë e Adem Zaplluzhës përbën mërgimi apo kurbeti. Braktisja e vendlindjes, braktisja e atdheut është një dukuri e kahmotshme, e njohur edhe për shumë popuj të tjerë. Por kurbeti për shqiptarët simbolizon një plagë të rëndë shoqërore, sepse asnjë etnie tjetër në Evropë nuk i ka qëlluar të përballojë 26 valë agresionesh të egra, duke filluar që nga antikiteti e deri në fundin e shek. XX.
Pikërisht tema e mërgimit e përshkon tejendanë vëllimin poetik “Letër nga mërgimi”. Heroi mërgimtar i poezisë “Ç’ka t’i them unë?” kuvëndon me lexuesin se si ka nisur një letër me dhembje e lot, të cilën e ka përcjellë me një dallëndyshe. Ja pikërisht këtu vijnë e dalin në të njëjtin shteg trishtues poeti Adem Zaplluzha, poeti dhe këngëtari mitik Neço Muka himarioti, me këngën “Vajzë e valave”, dhe autori i panjohur i këngës popullore “Ç’bën, moj ti, atje përposh?” Heroi i Adem Zaplluzhës i drejtohet dallëndyshes për t’ia zgjidhur një brengë që shpirtin ia ka pushtuar cep më cep, kurse heroina e Neço Mukës u drejtohet zogjve shtegtarë: Ju të bukur zogj, / Te ju kam një shpresë, / Ju që çani dete, male, / Dua t’ju pyés: / Rron apo nuk rron? / Ndonjë lajm a ndonjë shpresë? / Vallë më kujton?” Dhe autori i panjohur i këngës dhembshurore na mallëngjen deri në dhembje të shpirtit: “Ç’bën, moj ti, atje përposh? / Laj fustanet e tim zot, / Herë me ujë e herë me lot, / Erdhi dje dhe iku sot, / E mjera, s’e mbajta dot”.
Por dëshpërimi i poetit për brengat e mërgimtarëve të djegur nga malli, apo të atyre që presin krahapur kthimin e tyre nga dherat e largëta, mbyllet me nota optimizmi në kushtet e reja, kur Kosova nuk lëngon më nën zgjedhën e huaj. Prandaj ai lëshon një thirrje zemërngrohëse për çdokënd që e quan veten shqiptar: “Tani është koha, / Zbardhi agimi i mbarë, / Të kthehet në atdhe / Ai që është shqiptar”.

Motiv tjetër me shumë peshë në krijimtarinë poetike të Adem Zaplluzhës janë tronditjet e rënda që ai përjeton në hapësirat e shpirtit të vet për gjëmën që kishte pllakosur atdheun nën çizmen e huaj. Prandaj në shpirtin e tij ndihet një rënkatë dhe psherëtimë e thellë që gjakun ta trazon: “Dhembjen e kam të madhe, / Më kafshuan hijenat, / Si t’i shëroj plagët / Në trupin e atdheut?”.
Por një katërvargësh befasues ta ndez edhe më shumë kërshërinë për të zbuluar individualitetin krijues të këtij poeti të talentuar, që fatin e vet nuk e përfytyron dot jashtë fateve të atdheut, pa lirinë e të cilit edhe jeta e tij nuk ka kuptim: “Kam mall, / Kam lakmi e nostalgji / Që s’jam / Në mesin e të rënëve.
Ky katërvargësh me një strukturë të thjeshtë sintaksore, nxjerr në spikamë misionin e poetit për ta vënë veprën e vet në shërbim të atdheut, për të cilin është dhe duhet të jetë gati të vetëflijohet sa herë që koha e thërret të dalë në paraskenë. Ky katërvargësh mahnitës më kujton ca vargje jo më pak emocionuese të poetit kombëtar rus - Aleksandër Pushkinit. Kur ishte nxënës i Liceut të Carskoje Sjellosë, që matanë kangjellave ai dikur pati ndjekur me sy një vargan ushtarësh që qe nisur në marshim për t’u përballur me armatën e Napoleonit në betejën e Borodinosë. Prandaj në ato çaste poeti i ardhshëm hodhi në letër këto vargje kuptimplota: Bij të Borodinos’, ore heronj kulmianë! /Ju pash’ kur për në luftë nxitonit për matanë; /Me shpirt të ndezur flakë ju ndiqja si furtunë. Në të betejës fush’ pse s’derdha gjak dhe unë?
Vargjet e sipërcituara dëshmojnë fare qartazi se dashuria për atdheun poetët i nxjerr vetvetiu në kapërcyellin e vetëflijimit të vullnetshëm.
Por ca kujtime të pashlyeshme më ngjallin këto vargje nga poezia “Marshi i martirëve”: “Mos kalo i shkujdesur / Nëpër udhën e lotve, / Në atë varr të gjallë / Dhe pranë tij / Pushojnë eshtrat e martirëve të rinj”.
Në gjysmën e dytë të vitit 1999, më qëlloi rasti ta vizitoja disa herë Kosovën, si shoqërues-përkthyes i ca grupe gazetarësh nga Ukraina dhe Rusia, që qenë dërguar me sponsorizimin e Zyrës së Shtypit të NATO-s në Bruksel. I ramë Kosovës kryq e tërthor, që nga Kaçaniku e deri në Pejë, që nga Prizreni e deri në Prishtinë. Gjithandej sytë më zunë varre martirësh të lirisë, mbi të cilat kurorat ngjanin si lulëkuqe të mbjella anekënd Kosovës. Ishin çaste shumë prekëse. Duhej derdhur shumë gjak para se të vinte liria. Prandaj ngjyra e gjakut për ne shqiptarët është simbol lirie se liria jonë rrënjët gjithmonë i ka pasur të vaditura me gjak. Vargjet e mësipërme të poetit m’i tronditën sërish përjetimet e asaj kohe dhe më sollën në kujtesë vargjet lapidare të Lame Kodrës: “Një kuçedër e tërbuar po pi gjak, / Një popull i robëruar kërkon hak”.
Lufta për mbijetesë e popullit shqiptar të Kosovës, kreut tw kombit shqiptar, vazhdimisht ka shërbyer si një motiv i fuqishëm për krijimtarinë letrare të shumë poetëve dhe shkrimtarëve kosovarë. Ajo ka qenë një luftë e gjatë, mbinjëshekullore, mes egërsisë së hienave serbe dhe dashurisë për jetën të palës shqiptare. Është kjo arsyeja që poetit Adem Zaplluzha i del kjo ofshamë e thellë sfiduese që poshtë honeve të shpirtit të tij:
“Nga na erdhët në këtë vend, / O djaj të zinj? / Mos dolët nga ferri i Dantes / Për t’i ikur kujtesës? / Por vonë e kuptuat / Se rrapi i ka rrënjët / Përtej çmendisë suaj, / Përtej amshimit”.

Nga këto vargje që të duken sikur janë skalitur me durim në një masiv graniti nga dalta e një dore mjeshtërore, buron një ide e madhërishme që ka flatruar hijerëndë nëpër hapësirat mbrëshqiptare gjatë rrjedhës së shekujve: shqiptari ka qenë, është dhe do të mbetet një rrap me rrënjë bukur të thella në këto troje stërlashtore dhe nuk ka stuhi në botë që të mund t’ia trondisë ato sadopak. Prandaj edhe poeti Adem Zaplluzha del vetvetiu në të njëjtin kapërcyell, si edhe Noli ynë i madh që lëshonte një zë fort të kumbueshëm: “rron, or rron, dhe s’vdes shqiptari!”
Mes gjithë këtij prodhimi të begatë poetik, poeti Zaplluzha ka botuar edhe dy vëllime satirike, të titulluara “Bajraktarët e Vatanit” dhe “Don Kishoti dhe Rosinanti”. Jam dy vëllime që përcillen sa me endje për tematikën boll të pasur, aq edhe me një zemërtrazim për ca dukuri jo pak të pështira që shëmtojnë realitetin shqiptar. Është kjo arsyeja që poetin e talentuar e bën që ta mprehë mirë tehun e satirës së vet të pamëshirshme kundr dallkaukëve, gënjeshtarëve, ziliqarëve, parazitëvve, smirëzinjve, të pabesëve, servilëve, lajkatarëve etj. Por në këtë mes, poetit ia lëndon më shumë shpirtin përçarja mes politikanëve, një plagë përjetësisht e pashërueshme kjo që mbartet edhe poshtë, në radhët e njerëzve të thjeshtë. Kjo përçarje e mallkuar, si puna e një mikrobi me një aftësi mbijetese të jashtëzakonshme, shqiptarët nuk i ka lënë të qetë për asnjë çast. Prandaj edhe armiqtë tradicionalë të kombit shqiptarë kanë ditur ta shfrytëzojnë me shumë marifet këtë përçarje të gjëmshme, për të arritur deri aty, saqë trojet tona etnike të na i bëjnë çarçaf.
Tani dëshiroj të ndalem pakëz edhe në lirizmin karakteristik të poezisë së Adem Zaplluzhës. Lirizmi i tij të rrëmben me thellësinë e ndjenjave të autorit, me pasurinë e papërsëritshme të mjeteve artistike, si metaforat elegante, krahasimet tejet të gjetura, epitetet karakteristike, personifikimet e pashembullta apo paralelizmat e goditura artistike.
Në poezitë lirike të autorit gjallon jeta e një krijuesi me ndjenja të pastra, si pikat e vesës mbi gjethnajë. Mbresa të veçanta më la poezia “Letrat” nga vëllimi “Zjarri dashurisë” e sidomos vargjet: Ikën dallëndyshet, / Foletë mbetën të shkreta, / Në kositjen e barit / Fshihet e vërteta”.

Ky katërvargësh më kujtoi korrikun e vitit 1999, kur, siç e përmenda më lart, Kosovën po e vizitoja për herë të parë, si përkthyes i atyre gazetarëve nga Ukraina dhe Rusia. Ishte pisku i verës, por shumë parcela me grurë vazhdonin të mbeteshin të pakorrura. Dhe kjo për faktin se popullsia ishte njoftuar për minimin e territorit të Kosovës nga kriminelët serbë, të cilët, për shkak të bombardimeve të NATO-s, në tërbim e sipër, kishin minuar zona të tëra.
Ato parcelat e pakorrura nëpër Kosovë, më kujtuan asokohe një katërvargësh nga një poezi e Nekrasovit, me titull “Parcela e pakorrur”: “Ёshtë vjeshtë e tretë, / Stërqokat janë larguar, / Pylli është zhveshur, / Fushat janë shkretuar”.
Pikërisht këtë katërvargësh nekrasovian, tani ma solli ndër mend zoti Adem me atë katërvargshin e sipërcituar. Kjo dëshmon për faktin se sa lehtë përqasen fantazitë e krijuesve në botën e magjishme të poezisë.
Dashurisë poeti i këndon me një shpirtngrohtësi përflladitëse. Në poezinë “Sytë e tu”, poeti thotë: “Asgjë nuk ka mbetur këtu, / As lot më nuk kam / Për ta larë vesën e mëngjesit / Nën këmbët e tua”. Ky katërvargësh bëri që të më vetëtinte një katërvargësh pushkinian, ku autori përshkruan valët e detit, të kapluara nga zilia se cila prej tyre do të shtrihet më shpejt poshtë këmbëve të së dashurës së tij: “Kujtoj një det para stuhisë: / Zilie valësh i përpirë, / Tek vinin radhë, duke azdisë, / Ndër këmb’ të saja për t’u shtrirë!..”.
Mendoj se poezia e Adem Zaplluzhës e ka përballuar dhe do ta përballojë me shumë sukses provën e kohës dhe do të hyjë plot dinjitet në thesarin e modeleve më të mira të poezisë shqiptare. Ai e ka pasuruar gjuhën tonë poetike, duke i dhënë hapësirën e duhur ligjërimit me një strukturë sintaksore tejet të larmishme. Poeti dhe përgjithësisht artisti është pasqyrë e vetëdijes kombëtare të popullit të vet. Kjo është edhe arsyeja që artisti shqiptar këmbët i ka të ngullura fort në tabanin kombëtar, kurse politikani shqiptar këmbët i ka të ngulura fort në kolltukun që gëzon falë politikës. Prandaj edhe për politikanin shqiptar vetëdija kombëtare është disi e diskutueshme.
Njohja nga afër me poezinë e Zaplluzhës, me traditën e tij poetike, na bën të bindemi se ajo ka hyrë në historinë e kombit shqiptar si pjesë përbërëse e kulturës së tij shpirtërore.
Dëshiroj të shpreh bindjen se krijimtaria artistike e Adem Zaplluzhës ka tërhequr dhe do të vazhdojë të tërheqë vëmendjen e studiuesve të letërsisë, të kritikëve, të gjuhëtarëve, të cilët, me metoda shkencore do të mundohen të zbulojnë të fshehtat e shpirtit të poetit dhe t’i përgjigjen pyetjes se ku fshihet magjia e ndikimit të tij mbi shpirtin e njeriut.
Trashëgimia poetike Adem Zaplluzhës jo vetëm që mishëron në vetvete vlera të larta artistike, por përfton edhe një tingëllim të ri. Në poezinë e tij vjen e shpërfaqet jo vetëm shpirti i vetë poetit, por edhe shpirti i mbarë popullit shqiptar.
Poeti, ashtu si edhe puna e muzikantit, është mjaft i ndjeshëm ndaj kadencës së vargut dhe ndaj tingullit. Prandaj ky merak nuk i ndahet për asnjë çast edhe poetit Zaplluzha në strukturimin e vargjeve të tij. August Shlegeli (1767-1854), historian i letërsisë gjermane, kritik, poet dhe përkthyes, ja se si shprehet për shkrimtarin romantik gjerman Ludvig Tik (1773-1853):
“Gjuha në veprën e tij duket sikur ka hequr dorë nga shëmbëllimi lëndor dhe ka marrë trajtat e një flladi të lehtë. Fjala e tij të krijon përshtypjen sikur nuk shqiptohet, por tingëllon më e ëmbël se kënga”.
Në fund, dëshiroj të theksoj se krijimtaria poetike e Adem Zaplluzhës, si edhe e çdo krijuesi tjetër, duhet të shërbejë si objekt përsiatjesh edhe për psikologët, meqenëse përmes shpirtit të poetit lexuesi vëzhgon shpirtin e mbarë popullit.
Psikologu dhe filozofi i mirënjohur zviceran Karl Gustav Jung (1875-1961), në veprën e vet me titull “Psikologjia dhe krijimtaria poetike”, shkruan:
“Është mëse e qartë se psikologjia, duke qenë shkencë e proceseve të shpirtit, mund të hyjë në lidhje të drejtpërdrejtë me studimin e letërsisë, me kritikën letrare. Se shtrati kryesor i të gjitha shkencave, ashtu si edhe i çfarëdo vepre arti, është shpirti. Prandaj shkenca e shpirtit, besoj, duhet të jetë në gjendje të përshkruajë dhe të shpjegojë dy gjëra në ndërvarjen e tyre: së pari - strukturën psikologjike të veprës së artit dhe, së dyti, parakushtet psikologjike të individit artistikisht produktiv”.

Tiranë, 20 nëntor 2010                                                   Prof. dr.Eshref Ymeri



--------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
KUSH ËSHTË ERUDITI SHQIPTAR ESHREF YMERI?



---------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Adem Zaplluzha lindi në Prizren me 1943. Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në vendlindje, ndërsa Akademinë Pedagogjike në Prishtinë.
Një kohë punoi si mësues nëpër fshatra: Studenqan të Therandës (ish Suharekës) dhe Hoça e qytetit afër Prizrenit. Ndërkohë punësohet si përkthyes në Korporatën Enregjetike të Kosovës. Me shkrime filloi të merret kryesisht me poezi që nga mosha fëmijërore. Rrugën letrare e nisi me vjershën e parë për fëmijë të cilën e botoi në revisten: “PIONERI”, me 1957.

Si i punësuar në Korporaten Energjetike të Kosovës bashkë me shokët e punës dhe pendës formoi grupin letrar: “Lulëkuqet e Kosovës”. Në Kuadër të punës së këtij grupi letrar qe botuar përmbledhja: “Ngjyra e kohës”, në të cilën u botua një numër i poezive të tij. Veç krijimeve që i publikoi në revistat për fëmijë botoi edhe nëpër gazetat e kohës që dilnin në Prishtinë dhe Shkup. Është anëtar i Lidhjes së shkrimtarëve të Kosovës.
Jeton në Prishtinë ndërsa aktivitetin letrar e zhvillon në Klubin letrar: “Fahri Fazliu” në Kastriot.
Veprimtaria letrare u pasurua me shumë tituj që deri më tani ka të botuar këto libra:

BIBLIOGRAFI LETRARE

1.“Puthje”-poezi “Rilindja”, Prishtinë,1974.
2. “Ecjet e Viteve të Mëdha”, poezi,”Jeta e Re”, Prishtinë 1995.
3. “Çamarokët e Theporres”, poezi për fëmijë ,”Shkëndia”,Prishtinë 1996.
4.”Muret”,poezi, “Jeta e Re”, Prishtinë,1997.
5. “Morfologjia e Dhembjes”, poezi, “Faik Konica”, Prishtinë 2ooo
6. “Ai vjen Nesër”, poezi, Qendra e Kulturës, Klubi letrar “Fahri Fazliu”, Kastriot, 2oo7
7. “Letër nga Mëgimi”, poezi, Klubi letrar “Fahri Fazliu” Kastriot , 2oo7
8. “Letër Nga Mërgimi 2 “ poezi, “Qendra e Kulturës”, Klubi Letrar , Fahri Fazliz, Kastriot 2oo7
9.”Udhëndarja”, poezi, “Qendra e Kulturës”, Klubi Letrar , “Fahri Fazliu” Kastriot , 2oo8
1o.”Thirrje e Gjakut”, poezi,”Qendra e Kulturës”, Klubi letrar, “Fahri Fazliu”Kastriot 2oo8
11.”Asgjë Sikur Molla”, poezi,”Qendra e Kulturës”, Klubi letrar “Fahri Fazliu” Kastriot, 2oo9.
12. “Vesa në Lotin Tim”, poezi, “Qendra e Kulturës”, Klubi Letrar “Fahri Fazliu”, 2oo9,
13”Puthja e Gozhduar”, poezi,”Qendra e Kulturës”, Klubi Letrar, “Fahri Fazliu” Kastriot , 2oo9.
14.”Kashelasha në Vargje”, poezi për fëmijë,” Qendra e Kulturës, Kastriot, 2oo9.
15. “Pema e Bekuar”, E përkthyer, Rumani, 2o1o.
16,”Bajraktarët e Vatanit”, poezi satirike, Klubi letrar, ”Fahri Fazliu” Kastriot , 2o1o.
17.”Hijet e ndryshkura”, poezi,”Qendra e kulturës”, Kastriot, 2o1o.
18.”Stuhi në Kutulishte”, poezi,”Qendra e kulturës”, Kastriot, 2o1o.
19. “Posa ikte Nata”, poezi, “Qendra e Kulturës “, Kastriot, 2o1o.
2o.”Loja e Myshqeve”, poezi,”Qendra e Kuturës”, Kastriot, 2o1o.
21.”Lumëbardhi dhe gjëma”, poezi,”Qendra e Kulturës”, Kastriot, 2o1o
22. “Metafora e Heshtejes”, poezi, “Qendra e Kulturës”, Kastriot, 2o1o
23.”Hyji në Prekaz”, poezi,”Qendra e Kulturës”, Kastriot, 2o1o.
24.”Sinoret e Hinores”, poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot 2o1o
25.”Don Kishoti dhe Rosinanti”, poezi, Shoqata  e Shkrimtarëve, Kastriot, 2o1o
26.”Zjarri i Dashurisë”, poezi, Shoqata e Shkrimtarëve-Kastriot, 2o1o
27.”Kur Likenet Vallëzojnë”, poezi, Shoqata e shkrimtarëve-Kastriot, 2o1o
28. “Ditari në Vargje”, poezi, Shoqata e Shkrimtarëve-Kastriot, 2o1o
29. “Tingujt që nuk Përfundojnë”, poezi, Shoqata e shkrimtarëve –Kastriot, 2o1o.
3o.  “Shtegu i Mallit”, poezi, Shoqata e shkrimtarëve-Kastriot, 2o1o
31.”Korniza e thyer’,Poezi, Shoqata e shkrimtarve, -Kastriot, 2o1o
32. “Zgjimi i Gjemes”,Poezi, Shoqata e Shkrimtareve-Kastriot 2o1o
33. “Vallja Mistike”, Poezi, Shoqata e Shrimtareve- Kastriot, 2o1o






MOLLA E NDALUAR
Ne kalojmë vijimthi
Si kujtesa e vrarë
Shkulma gjaku gjithandej
Në trupin e atdheut
Kuja zbret
Nga degët e thyera
Molla e Kuqe
Nuk kalbet kurrë
Në kujtesën tonë
Atje posht vargmaleve
Diku në fund të lisave
Çirçet prangosin
Forcën e djemurisë
Shumë pak kohë
Kanë mbetur peng
Sa për t’ i përkujtuar
Feniksat e së nesërmës
Që ta kafshojnë serbez
Mollën e ndaluar
VALLJA E NUSEVE
Ecnin si të sëmura
Kërkonin në atë udhë
Piskamat e gjyshërve
Ato gjëma të dhembëshme
Që dëpërtojnë përtej vetëdijes
Sytë padashje takohen
Me të sotmen
Dhe si për çudi
I kërkojnë metaforat
Nëpër fjalitë e humbura
N’shtegëtime të stërzgjatura
I patëm shqetësimet
Duke i pritur diagnozat
Pa shpresë
Si të lënguarit në krevat
Heshtjet ishin
Dhembjet tona
Ato ishim ne
Në kalvarin e Bllacës
Bleta e përlotur
Dënesë buzëlumit
Fiken ëndërrat e foshnjeve
Në djepat e djegur
Bulzojnë shelgjet
Kthimi ishte
Rruga për në parajsë
Në sofrat shkrum
Përtypnim kafshatën e djegur
Vallja e nuseve
Nisi në fushat e Dukagjinit
Në djepat e Kosovës
Inkarnacion
DITA E TYMOSUR
Nuk di
Cilët zogj sonte
Fluturuan mbi mëhallë
Shpendi i keq
I thirri erërat
Bryma stolisi
Çatitë e rrënuara
Stinët disi
Ngadalë po kthehen
Ujërat e zeza
Vërshuan qytetin
Nëpër çdo cep
Është duke mbirë
Një bar i panjohur
Botanistët po i shfletojnë
Librat e vjetër
Askund asnjë fjalë
Për këtë dukuri
Në qytetin e studentve
Urithët po gërmojnë
Tokën e djegur
Etjet zbresin deri
Në rrënjë
Kallet flakë
Dita e tymosur
MACET E QELBËZUARA
Merreni këtë kurm
Që të mos tretet
Amaneti i tokës
Pas thirrjes së gjakut
Rrënjët nuk bezdisen
Nëse luleve
U vie era baltë
Në parzmën
E kësaj toke
Tymosen djajtë
Malli për atdhe
Nuk shuhet
Nëse zogjtë shtegëtarë
Kthehen në pranverë
Sytë e skamnorëve
Drejtohen kah qielli
Kur pluhuri i rrugëve
Matet me pëllëmbë
Këtu përherë
Mbyllen dyert
Kur trokëllijnë patkonjtë
E kuajve të harlisur
Pas betejave të humbura
Ushtarët e dështuar
Nëpër trastat e shqepura
I kërkojnë letrat e dashurisë
Qyteti i numron
Kronikat e zeza
Macet e qelbëzuara
Mjaullojnë nëpër çati
MALLKIMI
Ishe korb i zi
Gjithmonë këndejpari
I shitove zogjtë e shenjtë
He të vraftë zana
Të të falur
S’ më lejon varri
Dielli as Hëna
Mbi këtë tokë
Vajtuan shumë nëna
SA SHUMË PLUHUR
Sa shumë pluhur
Po çohet për asgjë
Lulet mallkojnë
Motin e lig
Shirat nuk vijnë
Në tokën e premtuar
Në pragjet e ngurta
Plakat me shamia të zeza
I lajnë pisllëqet
E ushtarëve të dështuar
Stinët ikin
Njera pas tjetrës
Zogjtë me krah të thyer
Fluturojnë pa u ndalur
Prej çatisë në çati
Sa shumë pluhur
Po qohet
Për origjinën e majmunit
Të çmendurit qeshin
Kur qindëkëmbëshi
Bënë salto mortale
BEKIMI I MUJIT
Erdhët Nga përroni i keq
Për të mi marrë ëndërrat
Si ti lartësojë rrënjët
Kur këndoj pa fjalë
Përherë thonë
Kah fundi i derdhjes
Shterren lumenjtë
Në tëbanat e Gurit të Zi
Plakat tjerrin
Leshin e ogiçave të therrur
Këndej pari gjithëmonë
Ka pasur etje
Shirat nuk vinin
Kur kishim nevojë
Pranë mrizit të zanave
Kurrë nuk kaluan mallkimet
Muji i bekoi
Burimet e krojeve të bardha
NËNAT
Nëpër pragje
Na’i vranë burrat
Na’e shanë flamurin
Siç e shajnë Zotin
Çdo ditë
Nga tmerri
Plakat mbetën statuja
Të trishtuara
E shpendi krenar
Qeshej
Me paburrërinë
E ushtarëve të çmendur
Na vranë
E na përçanë
Si lugët e poçarit
Nënat
Me nga dy djepa
Maleve shtruan sofrat
Djemurisë
Që vinin zingjir
Për t’ i dal zot
Tokës së djegur

ECJA MARATONIKE
Klithma e gjakut
Oshëtinë nën dhe
Urat thehen
Pas kapërcimit të djallit
Ne kalojmë
Përtej vetëdijes tonë
Dhe në lashtësinë e legjendës
E prekim identitetin
Udhët nuk ndalen
Për të pirë ujë
Në ndërgjegjen e rrrejshme
Etja mbizotëron
Ne ecim si budallenjtë
Dhe aspak nuk kuptojmë
Që kurrë s’do të mbërrijmë
Në takimin e paracaktuar
SI ÇDO HERË
Nëpër një jetë të leckosur
E kërkonte krenarinë
Dhe pandërprerë
Dhe ëndërronte përherë
Ringjalljen e Doruntinës
Në erë
Nuk di
Se sa male
I la pas Kostandini
Për të arritur një ditë
Në kujtesën e besës e të shqimit
Në kullat e ngujimit
Mbeti peng dashuria
Urrejtja rritej
Pas çdo orgazme
Fëmijët ca
Lindin me fe
Ca edhe pa te
Si çdoherë mbi këtë dhe
LUMI I KUJTIMIT
Kur çakajtë
Trokitin
Në dyert e hapura
Lumi gjallron
Në damartë e lagjes
Shirat zbresin
Deri në tokë
Dhe humbin në hapësirë
Pa u takuar me rrënjët
Komshiu për komshiun
Ujk e përtej ujkut
Në trishtim zgjohen
Zanat e fjetura
Ca degë të thata
Shortohen në shegë
Në kurorën e mollës
Buron lumi i kujtimit
E rritet
E rritet një degë
NJË LETËR
Një letër
E gjeta or vëlla
Në rrënjët e një molle
Kurse tjetra
Rrinte pezull
Ti kurrë s ‘ma solle
Letra ësht shkruar
Me gjak dhe lot
Një gjëmë e kahershme
Në kujtesën e pluhërosur
Kumbon ende sot
Nuk mundem më
Të jetojë nën këtë çati
Duke pritur letra
Prej Mollës së Kuqe
E nga Nëna Çamëri
Edhe kështu e plagosur
Dykrenorja me shpresë jeton
Që një ditë të shenjtë
Mollën e harruar
Me vallen çamçe
Në Janinë ta feston
KA HESHTUR MORTJA
Pas një rruge të gjatë
Natën vonë
Trokas në derë
Hanxhiu mjekërbardhë
Ia behu
Me një fener
Trajve u vjen era
Mish të tymosur
E hanxheshës në dorë
I dridhet vera
E vjeshtës së brymosur
Bluda e drunjtë
Mbushur me lakra
E mish dhie të terur
Të terur në flakë dëllinjash
Buzë dritares
Dëgjohet mokra
Duke rrëfyer
Për kohën e tretur
Në mur
Janë varur armët
As lahuta nuk jehon
Se ka heshtur mortja
Kahmot në tokën tonë
HANXHIU
Hape derën
Lum hanxhiu
Gjum më nuk kam
Mbeta si lisi i thatë
Ti nuk di
Se sa i vetmuar që jam
Erdha të kuvendojë me ty
Ashtu thjesht
T’ i ndërrojmë ca llafe
Ndoshta
Nga kjo jetë farmake
Do pimë
Nga një kafe
Duhet të kesh durim
I zoti i hanit
Tek ty
Lloj lloj njerëzish vijnë
E di
Për ty s’ është një soj
Ku ata kokën
Dhe këmbët i shtrijnë
Erdha sonte te ti
Vetëm për të ikur
Nga lëkura ime
Por ty të gjeta hanxhi
Me shumë plagë
E me pak thërrime
PUTHJA E DJALLIT
Vjedhurazi si hija
Kalojnë zërat e natës
Dhembja kafshon
Rrënjët e një molle
Vdekshmëria në këtë skëterrë
Nuk ka të ndalur
Jeta si mashtrim
E ka marrë tatpjetën
Lulet ndër pemë
Humbin aromën
Çatitë lakohen
Nga pesha e skamjes
Në aktin e tretë
Zhvaroset puthja e djallit
KULLA E KAFKAVE
Këndej më
Nuk është fillimi
As mbarimi i kësaj dite
Përherë vazhdon ecja
Për të arritur
Deri të Çele Kulla
Ku s‘ka kthim prapa
Bleta nën krah
Bart mjaltin farmak
Në kujtesën e trishtuar
Nën rrënjët e Mollës
Sogjeton kulla e kafkave
Muzgu i mbrëmjes
I zgërdhihet ditës
Për peshën e rëndë
Që zhurmon në ndërdije
PARA PËRJETËSISË
Mallin e kisha mallkim
Më ndiqte pas heshtjes
Kurdoherë në jetë
Më demonizuan
As vetë nuk dija përse
Por pas meje vinte anatema
Si hija e trishtuar
Njerëzit
Kurrë nuk e kuptuan
Apo nuk deshtën
Për të hyrë në lëkurën time
Andaj
Me një satanizim
Që s ‘ durohet
I arnuam plagët
Që kullonin dhembje
Në frymëmarrjen e krenarisë
I shoshitën të gjitha rrugët
Që çonte deri te Pema
Por kulla e kafkave
Përjetojë vdekjen e dytë
Kur ia shkundën gjethet
E mollës së ngjyrosur
Në atë çast
Demi i Zi i tundi brirët
Nga toka e plasaritur
Kulloi gjaku arbëror
Që i kishte rrënjët
Përtej lashtësisë
MARSHI I MARTIRËVE
Mos kalo i shkujdesur
Nëpër udhën e lotëve
Në atë varr të gjallë
Dhe pranë tij
Pushojnë eshtrat e martirëve të rinj
Aty zanat sogjetare
Përkulen deri në tokë
E përtej tokës në gjithësi
Dhe me një xhelozi të pashoqe
Kujdesen për çdo pëllëmbë dheu
Që ka aromë lirie
Mos vajto nënëlokja ime
As flokët mos i shkulë
Ata janë në udhëtim
Të pandërprerë
Për në pavdekshmëri
U lindën nga një nënë
Në robëri i rriti kjo tokë
Iu dha gji një zanë
E tani
Udhëtojnë e udhëtonë
Nëpër kujtesën tonë
Kudo nëpër botë

SHEMBJA
Qeshni ju o mjerana
Vetëknaqësinë e keni
Si mashtrim
Për trurun e përdhosur
Mos ecni zik zak
Për ju dhembja
Kurrë nuk përfundon
Shiun e pritur
Do ta përjetoni si etje
Mallkimi ju zë atëherë
Kur jeni më të shlirë
Delja e zezë
Iku nga kullosa
Tëbanat mbetën
Pa të vetmen çobaneshë
Nëpër lëndina
S’ mbeti fije bari
Sivjet kullosat
Ua kthyen
Shpindën deleve
Në këtë tokë
Po lozin engjujtë
Një valle të vjetër
Ne duam një valle të re
Çamçe apo Kosovarçe
Unë as emrin s’ ja di
Bashkim për liri
NË FUSHAT E KURSHUMUSË
Mos është kjo lojë
Pjellë e djallit
Që me një shpërthim
Tronditës
Buron nga thellësia
Sytë lemeriten
Nga pamjet trishtuese
Prej gurit të zi
Çurgon gjaku valë
Në fushat e Kurshumlisë
Qanë një varr i rrafshuar
E pret njeriun e mirë
Të lind si trimi i uruar
Atje është e shenjtë
Tokjona Dardan
Që pret dorën e Arbërit
Për përçafim e liri
EC E EC
Ti që s’ ke memorje
Mikeshë e ke dhembjen
Muri prej kafkave
Ende lëngon
Nën rrënjët e Mollës së Kuqe
Ec pakëz nëpër histori
Në Kongjel
Ende shqip
Këndon një gjel
Urat nuk i shemb koha
Edhe nëse themelët
Urithi i gërmon
Nëse të qon udha
Në Lindje
Mos e ndal hovin
As hapin
Asnjë grimë
Ti ke për të arritur
Në Toplicë
Deri në agim
Merre udhën
Parasysh or vëlla
Kalo nëpër Bllacë
Bardholin, Kastrat
Pastaj
Pusho pakëz në Berbat
Se atje
Të pret paramenda jonë
Që e varrose atë natë
Ec e ec
Kurrë mos u ndal
Të pret rruga e gjatë
Deri te rrënjët tua
Ku duhet rikthyer prap
Ec e ec
Pak më larg
Gjendet një lumë
E pranë tij kroi
Shko deri atje
T’ ua trazosh
Gjumin e zanave
------------------------------------------------------------------------------------------------
KUSH ËSHTË POETI ADEM ZAPLLUZHA 
---------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Adem Zaplluzha lindi në Prizren me 1943. Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në vendlindje, ndërsa Akademinë Pedagogjike në Prishtinë.
Një kohë punoi si mësues nëpër fshatra: Studenqan të Therandës (ish Suharekës) dhe Hoça e qytetit afër Prizrenit. Ndërkohë punësohet si përkthyes në Korporatën Enregjetike të Kosovës. Me shkrime filloi të merret kryesisht me poezi që nga mosha fëmijërore. Rrugën letrare e nisi me vjershën e parë për fëmijë të cilën e botoi në revisten: “PIONERI”, me 1957.

Si i punësuar në Korporaten Energjetike të Kosovës bashkë me shokët e punës dhe pendës formoi grupin letrar: “Lulëkuqet e Kosovës”. Në Kuadër të punës së këtij grupi letrar qe botuar përmbledhja: “Ngjyra e kohës”, në të cilën u botua një numër i poezive të tij. Veç krijimeve që i publikoi në revistat për fëmijë botoi edhe nëpër gazetat e kohës që dilnin në Prishtinë dhe Shkup. Është anëtar i Lidhjes së shkrimtarëve të Kosovës.
Jeton në Prishtinë ndërsa aktivitetin letrar e zhvillon në Klubin letrar: “Fahri Fazliu” në Kastriot.
Veprimtaria letrare u pasurua me shumë tituj që deri më tani ka të botuar këto libra:

BIBLIOGRAFI LETRARE

1.“Puthje”-poezi “Rilindja”, Prishtinë,1974.
2. “Ecjet e Viteve të Mëdha”, poezi,”Jeta e Re”, Prishtinë 1995.
3. “Çamarokët e Theporres”, poezi për fëmijë ,”Shkëndia”,Prishtinë 1996.
4.”Muret”,poezi, “Jeta e Re”, Prishtinë,1997.
5. “Morfologjia e Dhembjes”, poezi, “Faik Konica”, Prishtinë 2ooo
6. “Ai vjen Nesër”, poezi, Qendra e Kulturës, Klubi letrar “Fahri Fazliu”, Kastriot, 2oo7
7. “Letër nga Mëgimi”, poezi, Klubi letrar “Fahri Fazliu” Kastriot , 2oo7
8. “Letër Nga Mërgimi 2 “ poezi, “Qendra e Kulturës”, Klubi Letrar , Fahri Fazliz, Kastriot 2oo7
9.”Udhëndarja”, poezi, “Qendra e Kulturës”, Klubi Letrar , “Fahri Fazliu” Kastriot , 2oo8
1o.”Thirrje e Gjakut”, poezi,”Qendra e Kulturës”, Klubi letrar, “Fahri Fazliu”Kastriot 2oo8
11.”Asgjë Sikur Molla”, poezi,”Qendra e Kulturës”, Klubi letrar “Fahri Fazliu” Kastriot, 2oo9.
12. “Vesa në Lotin Tim”, poezi, “Qendra e Kulturës”, Klubi Letrar “Fahri Fazliu”, 2oo9,
13”Puthja e Gozhduar”, poezi,”Qendra e Kulturës”, Klubi Letrar, “Fahri Fazliu” Kastriot , 2oo9.
14.”Kashelasha në Vargje”, poezi për fëmijë,” Qendra e Kulturës, Kastriot, 2oo9.
15. “Pema e Bekuar”, E përkthyer, Rumani, 2o1o.
16,”Bajraktarët e Vatanit”, poezi satirike, Klubi letrar, ”Fahri Fazliu” Kastriot , 2o1o.
17.”Hijet e ndryshkura”, poezi,”Qendra e kulturës”, Kastriot, 2o1o.
18.”Stuhi në Kutulishte”, poezi,”Qendra e kulturës”, Kastriot, 2o1o.
19. “Posa ikte Nata”, poezi, “Qendra e Kulturës “, Kastriot, 2o1o.
2o.”Loja e Myshqeve”, poezi,”Qendra e Kuturës”, Kastriot, 2o1o.
21.”Lumëbardhi dhe gjëma”, poezi,”Qendra e Kulturës”, Kastriot, 2o1o
22. “Metafora e Heshtejes”, poezi, “Qendra e Kulturës”, Kastriot, 2o1o
23.”Hyji në Prekaz”, poezi,”Qendra e Kulturës”, Kastriot, 2o1o.
24.”Sinoret e Hinores”, poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot 2o1o
25.”Don Kishoti dhe Rosinanti”, poezi, Shoqata  e Shkrimtarëve, Kastriot, 2o1o
26.”Zjarri i Dashurisë”, poezi, Shoqata e Shkrimtarëve-Kastriot, 2o1o
27.”Kur Likenet Vallëzojnë”, poezi, Shoqata e shkrimtarëve-Kastriot, 2o1o
28. “Ditari në Vargje”, poezi, Shoqata e Shkrimtarëve-Kastriot, 2o1o
29. “Tingujt që nuk Përfundojnë”, poezi, Shoqata e shkrimtarëve –Kastriot, 2o1o.
3o.  “Shtegu i Mallit”, poezi, Shoqata e shkrimtarëve-Kastriot, 2o1o
31.”Korniza e thyer’,Poezi, Shoqata e shkrimtarve, -Kastriot, 2o1o
32. “Zgjimi i Gjemes”,Poezi, Shoqata e Shkrimtareve-Kastriot 2o1o
33. “Vallja Mistike”, Poezi, Shoqata e Shrimtareve- Kastriot, 2o1o






MOLLA E NDALUAR
Ne kalojmë vijimthi
Si kujtesa e vrarë
Shkulma gjaku gjithandej
Në trupin e atdheut
Kuja zbret
Nga degët e thyera
Molla e Kuqe
Nuk kalbet kurrë
Në kujtesën tonë
Atje posht vargmaleve
Diku në fund të lisave
Çirçet prangosin
Forcën e djemurisë
Shumë pak kohë
Kanë mbetur peng
Sa për t’ i përkujtuar
Feniksat e së nesërmës
Që ta kafshojnë serbez
Mollën e ndaluar
VALLJA E NUSEVE
Ecnin si të sëmura
Kërkonin në atë udhë
Piskamat e gjyshërve
Ato gjëma të dhembëshme
Që dëpërtojnë përtej vetëdijes
Sytë padashje takohen
Me të sotmen
Dhe si për çudi
I kërkojnë metaforat
Nëpër fjalitë e humbura
N’shtegëtime të stërzgjatura
I patëm shqetësimet
Duke i pritur diagnozat
Pa shpresë
Si të lënguarit në krevat
Heshtjet ishin
Dhembjet tona
Ato ishim ne
Në kalvarin e Bllacës
Bleta e përlotur
Dënesë buzëlumit
Fiken ëndërrat e foshnjeve
Në djepat e djegur
Bulzojnë shelgjet
Kthimi ishte
Rruga për në parajsë
Në sofrat shkrum
Përtypnim kafshatën e djegur
Vallja e nuseve
Nisi në fushat e Dukagjinit
Në djepat e Kosovës
Inkarnacion
DITA E TYMOSUR
Nuk di
Cilët zogj sonte
Fluturuan mbi mëhallë
Shpendi i keq
I thirri erërat
Bryma stolisi
Çatitë e rrënuara
Stinët disi
Ngadalë po kthehen
Ujërat e zeza
Vërshuan qytetin
Nëpër çdo cep
Është duke mbirë
Një bar i panjohur
Botanistët po i shfletojnë
Librat e vjetër
Askund asnjë fjalë
Për këtë dukuri
Në qytetin e studentve
Urithët po gërmojnë
Tokën e djegur
Etjet zbresin deri
Në rrënjë
Kallet flakë
Dita e tymosur
MACET E QELBËZUARA
Merreni këtë kurm
Që të mos tretet
Amaneti i tokës
Pas thirrjes së gjakut
Rrënjët nuk bezdisen
Nëse luleve
U vie era baltë
Në parzmën
E kësaj toke
Tymosen djajtë
Malli për atdhe
Nuk shuhet
Nëse zogjtë shtegëtarë
Kthehen në pranverë
Sytë e skamnorëve
Drejtohen kah qielli
Kur pluhuri i rrugëve
Matet me pëllëmbë
Këtu përherë
Mbyllen dyert
Kur trokëllijnë patkonjtë
E kuajve të harlisur
Pas betejave të humbura
Ushtarët e dështuar
Nëpër trastat e shqepura
I kërkojnë letrat e dashurisë
Qyteti i numron
Kronikat e zeza
Macet e qelbëzuara
Mjaullojnë nëpër çati
MALLKIMI
Ishe korb i zi
Gjithmonë këndejpari
I shitove zogjtë e shenjtë
He të vraftë zana
Të të falur
S’ më lejon varri
Dielli as Hëna
Mbi këtë tokë
Vajtuan shumë nëna
SA SHUMË PLUHUR
Sa shumë pluhur
Po çohet për asgjë
Lulet mallkojnë
Motin e lig
Shirat nuk vijnë
Në tokën e premtuar
Në pragjet e ngurta
Plakat me shamia të zeza
I lajnë pisllëqet
E ushtarëve të dështuar
Stinët ikin
Njera pas tjetrës
Zogjtë me krah të thyer
Fluturojnë pa u ndalur
Prej çatisë në çati
Sa shumë pluhur
Po qohet
Për origjinën e majmunit
Të çmendurit qeshin
Kur qindëkëmbëshi
Bënë salto mortale
BEKIMI I MUJIT
Erdhët Nga përroni i keq
Për të mi marrë ëndërrat
Si ti lartësojë rrënjët
Kur këndoj pa fjalë
Përherë thonë
Kah fundi i derdhjes
Shterren lumenjtë
Në tëbanat e Gurit të Zi
Plakat tjerrin
Leshin e ogiçave të therrur
Këndej pari gjithëmonë
Ka pasur etje
Shirat nuk vinin
Kur kishim nevojë
Pranë mrizit të zanave
Kurrë nuk kaluan mallkimet
Muji i bekoi
Burimet e krojeve të bardha
NËNAT
Nëpër pragje
Na’i vranë burrat
Na’e shanë flamurin
Siç e shajnë Zotin
Çdo ditë
Nga tmerri
Plakat mbetën statuja
Të trishtuara
E shpendi krenar
Qeshej
Me paburrërinë
E ushtarëve të çmendur
Na vranë
E na përçanë
Si lugët e poçarit
Nënat
Me nga dy djepa
Maleve shtruan sofrat
Djemurisë
Që vinin zingjir
Për t’ i dal zot
Tokës së djegur

ECJA MARATONIKE
Klithma e gjakut
Oshëtinë nën dhe
Urat thehen
Pas kapërcimit të djallit
Ne kalojmë
Përtej vetëdijes tonë
Dhe në lashtësinë e legjendës
E prekim identitetin
Udhët nuk ndalen
Për të pirë ujë
Në ndërgjegjen e rrrejshme
Etja mbizotëron
Ne ecim si budallenjtë
Dhe aspak nuk kuptojmë
Që kurrë s’do të mbërrijmë
Në takimin e paracaktuar
SI ÇDO HERË
Nëpër një jetë të leckosur
E kërkonte krenarinë
Dhe pandërprerë
Dhe ëndërronte përherë
Ringjalljen e Doruntinës
Në erë
Nuk di
Se sa male
I la pas Kostandini
Për të arritur një ditë
Në kujtesën e besës e të shqimit
Në kullat e ngujimit
Mbeti peng dashuria
Urrejtja rritej
Pas çdo orgazme
Fëmijët ca
Lindin me fe
Ca edhe pa te
Si çdoherë mbi këtë dhe
LUMI I KUJTIMIT
Kur çakajtë
Trokitin
Në dyert e hapura
Lumi gjallron
Në damartë e lagjes
Shirat zbresin
Deri në tokë
Dhe humbin në hapësirë
Pa u takuar me rrënjët
Komshiu për komshiun
Ujk e përtej ujkut
Në trishtim zgjohen
Zanat e fjetura
Ca degë të thata
Shortohen në shegë
Në kurorën e mollës
Buron lumi i kujtimit
E rritet
E rritet një degë
NJË LETËR
Një letër
E gjeta or vëlla
Në rrënjët e një molle
Kurse tjetra
Rrinte pezull
Ti kurrë s ‘ma solle
Letra ësht shkruar
Me gjak dhe lot
Një gjëmë e kahershme
Në kujtesën e pluhërosur
Kumbon ende sot
Nuk mundem më
Të jetojë nën këtë çati
Duke pritur letra
Prej Mollës së Kuqe
E nga Nëna Çamëri
Edhe kështu e plagosur
Dykrenorja me shpresë jeton
Që një ditë të shenjtë
Mollën e harruar
Me vallen çamçe
Në Janinë ta feston
KA HESHTUR MORTJA
Pas një rruge të gjatë
Natën vonë
Trokas në derë
Hanxhiu mjekërbardhë
Ia behu
Me një fener
Trajve u vjen era
Mish të tymosur
E hanxheshës në dorë
I dridhet vera
E vjeshtës së brymosur
Bluda e drunjtë
Mbushur me lakra
E mish dhie të terur
Të terur në flakë dëllinjash
Buzë dritares
Dëgjohet mokra
Duke rrëfyer
Për kohën e tretur
Në mur
Janë varur armët
As lahuta nuk jehon
Se ka heshtur mortja
Kahmot në tokën tonë
HANXHIU
Hape derën
Lum hanxhiu
Gjum më nuk kam
Mbeta si lisi i thatë
Ti nuk di
Se sa i vetmuar që jam
Erdha të kuvendojë me ty
Ashtu thjesht
T’ i ndërrojmë ca llafe
Ndoshta
Nga kjo jetë farmake
Do pimë
Nga një kafe
Duhet të kesh durim
I zoti i hanit
Tek ty
Lloj lloj njerëzish vijnë
E di
Për ty s’ është një soj
Ku ata kokën
Dhe këmbët i shtrijnë
Erdha sonte te ti
Vetëm për të ikur
Nga lëkura ime
Por ty të gjeta hanxhi
Me shumë plagë
E me pak thërrime
PUTHJA E DJALLIT
Vjedhurazi si hija
Kalojnë zërat e natës
Dhembja kafshon
Rrënjët e një molle
Vdekshmëria në këtë skëterrë
Nuk ka të ndalur
Jeta si mashtrim
E ka marrë tatpjetën
Lulet ndër pemë
Humbin aromën
Çatitë lakohen
Nga pesha e skamjes
Në aktin e tretë
Zhvaroset puthja e djallit
KULLA E KAFKAVE
Këndej më
Nuk është fillimi
As mbarimi i kësaj dite
Përherë vazhdon ecja
Për të arritur
Deri të Çele Kulla
Ku s‘ka kthim prapa
Bleta nën krah
Bart mjaltin farmak
Në kujtesën e trishtuar
Nën rrënjët e Mollës
Sogjeton kulla e kafkave
Muzgu i mbrëmjes
I zgërdhihet ditës
Për peshën e rëndë
Që zhurmon në ndërdije
PARA PËRJETËSISË
Mallin e kisha mallkim
Më ndiqte pas heshtjes
Kurdoherë në jetë
Më demonizuan
As vetë nuk dija përse
Por pas meje vinte anatema
Si hija e trishtuar
Njerëzit
Kurrë nuk e kuptuan
Apo nuk deshtën
Për të hyrë në lëkurën time
Andaj
Me një satanizim
Që s ‘ durohet
I arnuam plagët
Që kullonin dhembje
Në frymëmarrjen e krenarisë
I shoshitën të gjitha rrugët
Që çonte deri te Pema
Por kulla e kafkave
Përjetojë vdekjen e dytë
Kur ia shkundën gjethet
E mollës së ngjyrosur
Në atë çast
Demi i Zi i tundi brirët
Nga toka e plasaritur
Kulloi gjaku arbëror
Që i kishte rrënjët
Përtej lashtësisë
MARSHI I MARTIRËVE
Mos kalo i shkujdesur
Nëpër udhën e lotëve
Në atë varr të gjallë
Dhe pranë tij
Pushojnë eshtrat e martirëve të rinj
Aty zanat sogjetare
Përkulen deri në tokë
E përtej tokës në gjithësi
Dhe me një xhelozi të pashoqe
Kujdesen për çdo pëllëmbë dheu
Që ka aromë lirie
Mos vajto nënëlokja ime
As flokët mos i shkulë
Ata janë në udhëtim
Të pandërprerë
Për në pavdekshmëri
U lindën nga një nënë
Në robëri i rriti kjo tokë
Iu dha gji një zanë
E tani
Udhëtojnë e udhëtonë
Nëpër kujtesën tonë
Kudo nëpër botë

SHEMBJA
Qeshni ju o mjerana
Vetëknaqësinë e keni
Si mashtrim
Për trurun e përdhosur
Mos ecni zik zak
Për ju dhembja
Kurrë nuk përfundon
Shiun e pritur
Do ta përjetoni si etje
Mallkimi ju zë atëherë
Kur jeni më të shlirë
Delja e zezë
Iku nga kullosa
Tëbanat mbetën
Pa të vetmen çobaneshë
Nëpër lëndina
S’ mbeti fije bari
Sivjet kullosat
Ua kthyen
Shpindën deleve
Në këtë tokë
Po lozin engjujtë
Një valle të vjetër
Ne duam një valle të re
Çamçe apo Kosovarçe
Unë as emrin s’ ja di
Bashkim për liri
NË FUSHAT E KURSHUMUSË
Mos është kjo lojë
Pjellë e djallit
Që me një shpërthim
Tronditës
Buron nga thellësia
Sytë lemeriten
Nga pamjet trishtuese
Prej gurit të zi
Çurgon gjaku valë
Në fushat e Kurshumlisë
Qanë një varr i rrafshuar
E pret njeriun e mirë
Të lind si trimi i uruar
Atje është e shenjtë
Tokjona Dardan
Që pret dorën e Arbërit
Për përçafim e liri
EC E EC
Ti që s’ ke memorje
Mikeshë e ke dhembjen
Muri prej kafkave
Ende lëngon
Nën rrënjët e Mollës së Kuqe
Ec pakëz nëpër histori
Në Kongjel
Ende shqip
Këndon një gjel
Urat nuk i shemb koha
Edhe nëse themelët
Urithi i gërmon
Nëse të qon udha
Në Lindje
Mos e ndal hovin
As hapin
Asnjë grimë
Ti ke për të arritur
Në Toplicë
Deri në agim
Merre udhën
Parasysh or vëlla
Kalo nëpër Bllacë
Bardholin, Kastrat
Pastaj
Pusho pakëz në Berbat
Se atje
Të pret paramenda jonë
Që e varrose atë natë
Ec e ec
Kurrë mos u ndal
Të pret rruga e gjatë
Deri te rrënjët tua
Ku duhet rikthyer prap
Ec e ec
Pak më larg
Gjendet një lumë
E pranë tij kroi
Shko deri atje
T’ ua trazosh
Gjumin e zanave
------------------------------------------------------------------------------------------------


*Prof. Dr. Eshref Ymeri është i biri i Hasan Ymerit, veteranit të Luftës së Vlorës të vitit 1920, të cilin Presidiumi i Kuvendit  Popullor të Republikës Popullore të Shqipërisë, me dekret nr. 4040, datë 14 korrik 1965, e ka dekoruar me medaljen “Për veprimtari patriotike”,  me këtë motivacion: “Për trimërinë, guximin dhe vetëmohimin që tregoi në luftë kundër pushtuesve imperialistë italianë më 1920 për çlirimin e Vlorës”.

Është i lindur në Smokthinë, në fshatin Mesaplik, më 25 dhjetor 1940. Shkollën fillore e kreu në vendlindje në vitin 1952. Kurse shkollën 7-vjeçare e mbaroi me rezultate të shkëlqyera në fshatin Ramicë në vitin 1955. Në vitin 1959 përfundoi gjimnazin “Ali Demi” në Vlorë. Për rezultate të larta në mësime, atë vit iu dha e drejta për të vazhduar studimet universitare në Bashkimin Sovjetik, në njërin nga universitetet e Shën Peterburgut (ish-Leningrad).

Pas prishjes së marrëdhënieve dhe ndërprerjen e të gjitha marrëveshjeve që udhëheqja sovjetike bëri me Shqipërinë, në qershor të vitit 1961 u kthye në atdhe dhe filloi studimet në Universitetin e Tiranës për gjuhë dhe letërsi ruse. Për arritje të larta që pati gjatë studimeve në universitet, në mbarim të tyre, në qershor të vitit 1966, Universiteti i Tiranës e emëroi pedagog në Katedrën e Gjuhës dhe të Letërsisë Ruse të Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë. Meqenëse ishte një njohës shumë i mirë i gjuhës ruse dhe specialist i përgatitur i përkthimit, Instituti i Studimeve Marksiste-Leniniste pranë Komitetit Qëndror të Partisë së Punës të Shqipërisë, në maj të vitit 1975, e dërgoi me shërbim në Republikën Popullore të Kinës për të ndjekur nga afër botimin në gjuhën ruse të vëllimit të dytë të veprave të zgjedhura të Enver Hoxhës. Puna për botimin e këtij vëllimi vazhdoi për gjashtë muaj.
Hasan Ymeri (1890-1970): Kosovën e kemi tokën tonë, edhe ajo Shqipëri është. Dëgjo këtu, more bir: po nuk u bashkuan të katër vilajetet që kemi pasur, Shqipëria kurrë s'ka për të bërë prokopi. Pa Kosovën, Shqipërisë bota s'do t’ia vërë veshin kurrë. Shqipëria pa Kosovën është si një fëmijë i plevitosur që kurrë s'ka për t’u bërë përpjetë. Shqipëria pa Kosovën shpatullat i ka kallkan.  Hasan Ymeri (1890-1970): Kosovën e kemi tokën tonë, edhe ajo Shqipëri është. Dëgjo këtu, more bir: po nuk u bashkuan të katër vilajetet që kemi pasur, Shqipëria kurrë s'ka për të bërë prokopi. Pa Kosovën, Shqipërisë bota s'do t’ia vërë veshin kurrë. Shqipëria pa Kosovën është si një fëmijë i plevitosur që kurrë s'ka për t’u bërë përpjetë. Shqipëria pa Kosovën shpatullat i ka kallkan.
 Pas  Hasan Ymeri (1890-1970): Kosovën e kemi tokën tonë, edhe ajo Shqipëri është. Dëgjo këtu, more bir: po nuk u bashkuan të katër vilajetet që kemi pasur, Shqipëria kurrë s'ka për të bërë prokopi. Pa Kosovën, Shqipërisë bota s'do t’ia vërë veshin kurrë. Shqipëria pa Kosovën është si një fëmijë i plevitosur që kurrë s'ka për t’u bërë përpjetë. Shqipëria pa Kosovën shpatullat i ka kallkan.
botimit me suskes të këtij vëllimi, në tetor ai u kthye në atdhe. Në fakultet punën e vazhdoi deri   më 31 gusht të vitit 1977. Për shkak të disa mosmarrëveshjeve që pati me organizatën e partisë të fakultetit, kjo e fundit vendosi ta qarkullojë nga universiteti, duke ia nisur dosjen për në Kukës, me pretekstin se nuk kishte qenë në bazë, por ishte emëruar pedagog drejtpërsëdrejti nga bankat e universitetit. Këtë lloj qarkullimi ai e vlerësoi si të padrejtë, sepse qe organizuar në shenjë hakmarrjeje kundër tij.
 Megjithatë, ai shkoi e mori takim me nënkryetarin e Komitetit Ekzekutiv të Rrethit të Kukësit që mbulonte sektorin e arsimit dhe e vuri në dijeni se nuk do të paraqitej në punë, derisa padrejtësinë që i ishte bërë  ta zgjidhte në strukturat e larta të partisë.
Ndërkohë, Shtëpia Botuese “8 nëntori” filloi ta zinte me punë si përkthyes të jashtëm, meqenëse në vjeshtën e vitit 1977 kishte filluar të shtohej intensiteti i punës për përkthimin dhe botimin në gjuhë të huaja të veprave të zgjedhura të Enver Hoxhës.
 Më në fund, pas një viti e gjysmë përpjekjesh për sqarimin e së vërtetës, dikush nga strukturat e larta të partisë dha porosi për tërheqjen e dosjes së tij nga Kukësi për në Tiranë dhe përcjelljen e saj për në Shtëpinë Botuese “8 nëntori”, duke marrë paraprakisht miratimin edhe nga Instituti i Studimeve Marksiste-Leniniste, meqenëse ishte fjala për ta emëruar përkthyes të veprave të Enver Hoxhës në gjuhën ruse. Aty filloi punën në mars të vitit 1979. Nuk kishte kaluar më shumë se një vit e gjysmë nga puna e tij si përkthyes, kur instituti i lartpërmendur dha porosi për emërimin e tij si shef të Redaksisë së Botimeve në Gjuhë të Huaja në atë shtëpi botuese (redaksi kjo që kishte në organikë  42 veta, bashkë me personelin ndihmës), detyrë që e filloi më 1 gusht të vitit 1981 dhe e la në fund të tetorit të vitit 1990.
Gjatë atyre viteve redaksinë (që disa vepra të Enver Hoxhës i përkthente dhe i botonte në 7 gjuhë të huaja) e drejtoi me shumë sukses,  përballoi edhe vetë një volum të madh pune (bashkë me përkthyesit e tjerë të sektorit të gjuhës ruse), duke marrë përsipër drejtpërsëdrejti edhe punën e përkthyesit të veprave të Enver Hoxhës, të botuara në gjuhën ruse. Për kontributin e rëndësishëm që dha në drejtimin e redaksisë dhe në përkthimin e veprave të Enver Hoxhës, Presidiumi i Kuvendit Popullor të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë e dekoroi me medaljen “Naim Frashëri” të klasës së dytë.
Në fund të vitit 1991 largohet me dëshirën e vet nga Shtëpia Botuese “8 nëntori” dhe më 1 janar 1992 rifillon punën si pedagog në Katedrën e Gjuhës dhe të Letërsisë Ruse të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës. Këtu punën e vazhdoi deri më 31 gusht 2003. Më 01 shtator të po atij viti largohet për në pension.
 Nga e djathta në të majtë: Anita (nusja e Plarentit), Plarenti (biri ynë) me djalin në krahë (Drinin), Eshrefi, Havaja, Kesiana (bija jonë)
Nga e djathta në të majtë: Anita (nusja e Plarentit), Plarenti (biri ynë) me djalin në krahë (Drinin), Eshrefi, Havaja, Kesiana (bija jonë)
 
I.                Aktiviteti pedagogjiko-shkencor  

1.  Tekste mësimore

1968----Tekst mësimor për zhvillimin e gjuhës së folur të studentëve të kursit të parë të gjuhës ruse (botim i Shtëpisë Botuese të Librit Universitar).
1972----Tekst mësimor për zhvillimin e gjuhës së folur të studentëve të kursit të dytë të gjuhës ruse (botim i Shtëpisë Botuese të Librit Universitar).
1974----Tekst mësimor për gramatikën e gjuhës ruse për të katër kurset e studentëve të gjuhës ruse, me grup autorësh (botim i Shtëpisë Botuese të Librit Universitar).
1981----Tekst mësimor (me analiza teksti) për studentët e kursit të parë dhe të dytë të degës së gjuhës ruse, me bashkautor (botim i Shtëpisë Botuese të Librit Universitar).
1982----Tekst me tema bisedimi në ndihmë të specializimit të mësuesve të gjuhës ruse për zhvillimin e gjuhës së folur ruse (botim i Institutit të Studimeve Pedagogjike).
1984----Formula bisedore. Tekst në ndihmë të specializimit të mësuesve të gjuhës ruse për shkathtësimin e shprehive të folurit në gjuhën ruse (botim i Institutit të Studimeve Pedagogjike). 
2002----Gjuha e folur ruse. Tekst mësimor për studentët e të katër kurseve të degës së gjuhës ruse (botim i Shtëpisë Botuese të Librit Universitar). 

2.  Lëndë mësimore praktike që ka dhënë në universitet.
  
Gjatë kohës që ka punuar si pedagog në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë dhe në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, ka dhënë:
Lëndën e gjuhës së folur ruse në të katër kurset.
Lëndën e gramatikës praktike të gjuhës ruse në kursin e parë dhe të dytë.
Lëndën e analizës së tekstit në të katër kurset.  

3.  Kurse leksionesh që ka dhënë në universitet

Leksionet e stilistikës së gjuhës ruse (bashkë me seminaret).
Leksionet e gjuhësisë së përgjithshme.
Leksionet e letërsisë ruse (bashkë me seminaret).
Leksionet e përkthimit (bashkë me ushtrimet e përkthimit).  

4.  Artikuj metodiko-shkencorë dhe shkencorë

Artikuj të tillë janë botuar në gazetën “Mësuesi”, në revistën “Studime filologjike” dhe “Gjuha jonë” gjatë viteve ’70-80 të shekullit të kaluar. 

II.           Përkthime socialpolitike 

Në Shtëpinë Botuese “8 nëntori”, gjatë viteve 1977-1991, ka përkthyer 3200 faqe për veprat e zgjedhura të Enver Hoxhës që u botuan në gjuhën ruse në 6 vëllime (me rreth 1000 faqe çdo vëllim).

III.      Përkthime artistike 

Gjatë viteve 1998 e në vazhdim, ka përkthyer e botuar vepra të shkrimtarëve:  
Aleksej Prijma: “Edgar Kejsi” (Shtëpia Botuese OMSCA, Tiranë 1999).
F.M. Dostojevski:
1. “Një zemër e dobët” (Shtëpia Botuese OMSCA, Tiranë 1998 dhe Shtëpia Botuese ABC, Tiranë 2008).
2. “Sozia” (Shtëpia Botuese OMSCA, Tiranë 2000).
3. “Pollzunkovi” (një roman me nëntë letra) (Shtëpia Botuese OMSCA, Tiranë 2000).
4. “E zonja e Shtëpisë” (Shtëpia Botuese OMSCA, Tiranë 2001).
5. Një grua bote dhe një burrë poshtë shtratit” (Shtëpia Botuese OMSCA, Tiranë 2002).
Italo Kalvino: “Përralla italiane” (Shtëpia Botuese DeaS, Tiranë 2000).
Ky është profeti Muhamed, i dërguari i Zotit për mbarë njerëzimin (përgatiti për botim dhe botoi Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam. Përkthyer në gjuhën ruse, Tiranë 2008).
Nikollaj Kolada: “Nishani” (dramë; vënë në skenë në Teatrin Kombëtar në vitin 2006).
Ludmilla Razumovskaja: “E dashur Elena Sergejevna” (dramë; vënë në skenë në Teatrin Kombëtar në vitin 2007).
Vath Koreshi: Skenar i filmit “Porta Eva” (përkthyer në gjuhën ruse; prodhim shqiptaro-rus. Regjisor: Albert Minga. Producent Aleksandër Mihajllov. U xhirua në Shqipëri në vitin 2000 dhe doli në ekran në vitin 2001).
Zheni Kostandinova: “Vanga” (Shtëpia Botuese OMSCA, Tiranë 1999).   
Zhorzh Amadu: “Zonja Flora dhe dy burrat e saj” (Shtëpia Botuese OMSCA, Tiranë 2001).
Kobo Abe: “Një grua e burgosur në rërë”. (Dorëzuar për botim në Shtëpinë Botuese “Bota Shqiptare” në vitin 2009).
Leonid Grossman: “Pushkini”. (Dorëzuar për botim në Shtëpinë Botuese EDFA në vitin 2009).

IV.      Fjalorë

Fjalor i termave të mbrojtjes kundërajrore (me bashkautorë) (Botim i Akademisë Ushtarake, Tiranë1990).
Fjalor frazeologjik italisht-shqip (me bashkautor) (Shtëpia Botuese AFЁRDITA, Tiranë 1997).
Fjalor sinonimik i gjuhës shqipe (me bashkautorë) (Shtëpia Botuese TOENA, Tiranë 2002).
Fjalor i madh frazeologjik italisht-shqip (me bashkautorë) (Shtëpia Botuese EDFA, Tiranë 2007).
Fjalor sinonimik i gjuhës shqipe (i pasuruar dhe i ripunuar) (me bashkautorë) (Shtëpia Botuese EDFA, Tiranë 2007). 

V.           Redaktime fjalorësh

Fjalor rusisht-shqip (grup autoresh) (Shtëpia Botuese EDFA, Tiranë 2005).
Fjalor shqip-rusisht (autore prof. as. Mukades Mançe) (Shtëpia Botuese EDFA, Tiranë 2007).

VI.      Publicistikë

Prej vitit 1991 dhe deri tani ka botuar 217 artikuj publicistikë për probleme që shqetësojnë vendin tonë dhe mbarë kombin shqiptar, përfshirë këtu edhe artikuj me tema shoqërore dhe artikuj polemikë.

VII. Botime të tjera

Shqipëria në dokumentet e arkivave ruse (me bashkautor) (Shtëpia Botuese TOENA, Tiranë 2006).
Tradita e politikës ruse ndaj kombit shqiptar (me bashkautor) (ndodhet në proces botimi).

       VIII. Kualifikimi shkencor 

16. 12. 1989----merr gradën shkencore “Kandidat iShkencave” (me vendim nr. 208 të Komisionit të Lartë të Atestimit).
14. 12. 1994----Grada “Kandidat i Shkencave”, sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 351, datë 30.06. 1993, konvertohet në gradën shkencore “Doktor”.
13. 12. 1994----merr titullin “Asistent Profesor” (me vendim nr. 11 të Komisionit të Kualifikimit Shkencor).
11. 05. 2001----merr titullin “Profesor” (me vendim nr. 53 të Komisionit të Kualifikimit Shkencor).

       Fakulteti i gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës, në kuadrin e programit TEMPUS, më 2 dhjetor 2001, e përfshiu në një grup  pedagogësh të përkthimit nga gjuhë të ndryshme (si anglishtja, frëngjishtja, gjermanishtja  dhe italishtja) dhe e dërgoi në Britaninë e Madhe, pranë Universitetit të Uestminsterit, ku qëndroi një javë për shkëmbim përvoje nga fusha e përkthimtarisë.

       Përveç aktivitetit të tij të gjatë si pedagog universiteti, përkthyes, gjuhëtar, leksikograf dhe publicist, është i mirënjohur edhe si interpret (përkthyes gojor) i gjuhës ruse. Kështu, si interpret   nga rusishtja  në shqip dhe nga shqipja nërusishte,  ai ka marrë pjesë: 

a) në të gjitha konferencat e PABSEK-ut dhe BSEK-ut të zhvilluara në Tiranë që prej themelimit  tëtyre deri para do kohësh;

b) në disa aktivitete të Bankës Botërore dhe të Fondit Monetar Ndërkombëtar të zhvilluara nëTiranë;
c) në disa aktivitete të UNICEF-it dhe tëIOM-it tëzhvilluara në Tiranë.

       Poashtu, si interpret nga rusishtja në shqip dhe nga shqipja në rusishte, ka shoqëruar:

1. Delegacionin e Parlamentit Shqiptar, të kryesuar nga Kryetari i tij, zoti Pjetër Arbnori, gjatë vizitës së tij:

       a. në Shën-Peterburg, ku ishte i ftuar nga Universiteti i atij qyteti për të marrë pjesë në një sesion shkencor në përkujtim të 5-vjetorit të vdekjes së albanologes së shquar ruse Desnjickaja (01 qershor 1995);

       b. në Moskë, ku u zhvillua Konferenca e radhës e PABSEK-ut (04-07 qershor 1995).

2. Delegacionin e Parlamentit Rus, të kryesuar nga zëvendëskryetari i tij, zoti Sergej Baburin, i cili zhvilloi një vizitë në vendin tonë nga data 17 deri më 19 mars 1999. Gjatë qëndrimit në Tiranë, kryetari i delegacionit rus zhvilloi bisedime me:

       a. Presidentin e Republikës, prof.dr. Rexhep Meidani;

       b. Kryetarin e Parlamentit, prof.dr. Skënder Gjinushi;

       c. Kryetarin e Këshillit të Ministrave, zotin Pandeli Majko;

       ç. Kryetarin e Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Shqiptar, zotin Sabri Godo, bashkë me anëtarët e atij komisioni;

       d. Kryetarin e opozitës, prof.dr. Sali Berisha.

3. Delegacionin e Parlamentit të Armenisë, të kryesuar nga Kryetari i tij, gjatë vizitës që bëri në vendin tonë më 28 qershor 2000, kur filloi punimet edhe Konferenca e radhës e PABSEK-ut.

4. Delegacionin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit gjatë vizitave që bëri në Armeni:

a. në tetor 1998;

b. në shkurt 1999.

5. Delegacionin e Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë, të kryesuar nga ministri Safet Zhulali gjatë një vizite që ky bëri në Ukrainë prej 24 deri më 27 shkurt 1997, me ftesë të Ministrit të Mbrojtjes së Ukrainës, gjeneral Kuzmuk.

       Tani ka nëpër duar dhe është duke e përfunduar Fjalorin e Madh Frazeologjik Rusisht shqip. Në të njëjtën kohë, është duke punuar paralelisht edhe për përgatitjen për botim të një Fjalori të Madh Frazeologjik Anglisht-Shqip.

       Nuk është i angazhuar në asnjërën prej partive politike. Është i martuar. Bashkëshortja e tij, Hava Cani-Ymeri, ka mbaruar Universitetin e Tiranës për gjuhë dhe letërsi ruse në vitin 1972. Ka punuar si mësuese e rusishtes dhe e anglishtes dhe në prill të vitit 2007 ka dalë në pension. Kanë dy fëmijë - Plarent dhe Kesiana Ymeri. Që të dy kanë përfunduar studimet universitare dhe pasuniversitare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Plarenti tani punon në një kompani të njohur amerikane për prodhimin e aparaturave mjekësore dhe farmaceutike, në qytetin Santa Barbara të shtetit të Kalifornisë, kurse Kesiana punon pedagoge e vjolës dhe e violinës në një akademi harqesh në qytetin Cincinnati të shtetit Ohajo (Ohio).

---------------------------------------

*****

   Fotografia është e bërë në ballkon, se kështu ishte dëshira e nipit të vogël, Drinit.,thotë profesori dhe doktori i mirënjohur shqiptar me repuracion ndërkombëtar Eshref Ymeri .Drini i vogël,nuk pranonte në asnjë mënyrë që ta bënim atë foto rreth tryezës së drekës. S'kishim rrugë tjetër. Jo më kot i thonë asaj fjalës që fëmija e vogël në htëpi është si puna e mbretit. Kjo fotografi, në këtë 71-vjetor të ditëlindjes sime, ka një gjë të veçantë. Pas dymbëdhetë vjetësh, për herë të parë, unë dhe Havaja (bashkëshortja e tij e devotshme- Flori Bruqi, po i festojmë bashkë me fëmijët festën e dyfishtë të 25 dhjetorit dhe Vitin e Ri. Aq më tepër që tani kemi mes nesh edhe nusen e djalit, Anitën, qytetare amerikane, e cila, kur lindi djali më 14 qershor 2004, nguli këmbë te Plarenti që t'i vinin një emër shqiptar. Dhe Plarenti, edhe për kënaqësinë e Havasë dhe timen, i vuri emrin Drin.
  Fotografia e dytë është e babait  të të profesor Eshref Ymerit , Hasan Ymeri (1890-1970). i cili ishte i lidhur si mishi me thojin me Kosovën.

    Nikita Hrushovi bëri një vizitë në vendin tonë në vitin 1959. Zbriti në Tiranë më 26 maj dhe u largua më 3 qershor. Asokohe Eshrefi  ishte në maturë, në gjimnazin "Ali Demi" në Vlorë. Pasi mbaroi provimet e maturës, shkoi për pushime pranë familjes, në Mesaplik. Të nesërmen e asaj dite, në drekë, pasi hëngrëm bukë dhe po shlodheshin në hijen e ftonjve në oborrin e shtëpisë së tij, babai  i tij e hodhi fjalën te vizita e Hrushovit dhe e pyeti, jo pa ironi (se ai ia  njihte  huqin):

    "More bir, po ky Rushovi kaq mik i madh qenka për ne, se andej nga mbledhjet e fshatit këta të partisë na kënduan gazetën dhe na thanë se e paskan pritur me salltanete të mëdha?"

    Unë,thotë Eshrefi, si i brumosur me ideologjinë e partisë, vura në përdorim gjithë bagazhin tim, duke i shpjeguar se Hrushovi është mik i madh i popullit tonë, se shoku Enver ka thënë se Bashkimi Sovjetik është si ajri, si uji dhe si dielli për vendin tonë.

    "Po mirë, more bir, po meqë ky Rushovi qenka mik e shkuar mikut, pse s'i thotë Titos që atë Kosovën ta kthejë këtejë nga ne, se atë e kemi tokën tënë, edhe ajo Shqipëri është".

    Unë u zura ngushtë. Megjithatë, me ato që kishim mësuar në lëndën e historisë në shkollë, u mundova t'i shpjegoj se atë punë nuk e kishte në dorë as Titua, as Hrushovi. Ai më dëgjoi sa më dëgjoi dhe pastaj vazhdoi:
    "Dëgjo këtu, more bir. Po nuk u bashkuan të katër vilajetet që kemi pasur, Shqipëria kurrë s'ka për të bërë prokopi. Pa Kosovën, Shqipërisë bota s'do t’ia vërë veshin kurrë. Shqipëria pa Kosovën është si një fëmijë i plevitosur që kurrë s'ka për t’u bërë përpjetë. Shqipëria pa Kosovën shpatullat i ka kallkan".

    Këto fjalë të babait tim,  më mbetën të ngulitura në kokë që asokohe, paçka se kanë kaluar më shumë se 50 vjet. Që asokohe dashuria për Kosovën nuk m'u nda për asnjë çast në çdo hap të jetës sime, çka jam munduar ta shpreh edhe në publicistikën time modeste gjatë këtyre viteve që kanë kaluar pas shembjes së sistemit të urryer komunist që na kishte zënë frymën dhe s'na linte të shkruanim një rresht për të, sidomos për tradhtinë e komunistëve shqiptarë. Prandaj, siç e di edhe ti, më mirë se unë, ndjenjat nacionaliste edukohen dhe duhet të edukohen, para së gjithash, në familje(Eshref Ymeri).

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...