Agjencioni floripress.blogspot.com

2011/02/13

VARGJE PËR VETEN

Nuk i di askush, të fshehtat brenda meje
Nuk e di askush, zemërimin që unë mbaj
Ju që thoni se më njihni,
Jo, jo…
Se nga vij, ku shkoj
Dhe çfarë dua nuk e dini
Rrethuar jam prej atyre
Që thonë se më njohin
Por gabojnë.


Ata emrin, vetëm emrin ma dinë
Askush nuk i di, dëshirat e mia
Mendimet e mia, askush nuk i kupton
Fjalët dhe lutjet e mia
Edhe pse me zë të lartë
Askush nuk i dëgjon.
Ndaj dua të iki, larg nga kureshtarët
Se mos të fshehtat e mia një ditë zbulojnë
Por nëse vendos, sërish të kthehem
Të fshehtat e mia
Ata prap s’do ti mësojnë
Nuk më njeh askush
Jo, jo, askush nuk më njeh…

No comments:

Post a Comment

Atdheu im është një vend i vogël me emrin Shqipëri”

Në rrjetet sociale (Facebooc)është hapur debat mbi origjinën e Nënë Terezës(Gongje Bojagjiut), ndërkohë diskutimi në komente devijon deri në...