Agjencioni floripress.blogspot.com

2011/02/20

Thani Naqo: Letër nga Amerika e largët ...

NUK DI KUR DO TË MË BËHET MBARË TË SHKEL NË TROJET E MAGJISHME TË KOSOVËS!

From: Thani Naqo (thaninaqo@hotmail.com)
Sent: Sun 2/20/11 2:41 PM
To: bruqi-flori@hotmail.com

Tunjatjetoj Flori Bruqin!

Ç'ditë e bukur po shpaloset gjithandej!
Nëpërmjet Juve, dërgoj këtë mesazh urimi edhe për të gjithë krijuesit e letrave shqipe që jetojnë e luftojnë akoma për prosperitet në troje të Kosovës. Nuk di kur do të më bëhet mbarë të shkel dhe prek ato troje të plaguara historikisht ndër shekuj dhe që dallgëzojnë nga varret e bashkëkombasve të mi.

Kam krijuar ndjesinë se takimi me kolegët e mi të artit në ato troje do të jetë më i magjishmi kur të shihemi sy në sy dhe të bisedojmë shqiptarçe.

Hej, Flori Bruqi! Të tilla qënkan lidhjet e magjishme të artit! Ato nuk pyesin largësi!

Ju uroj ditë të bukura.

Shkëlqeftë Dielli në Trojet Tona!

Me respekt e dashuri,

Thani

No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...