Posts

Showing posts from November, 2012

Kush jane firmetaret qe n[nshkruan Deklaraten e Pavaresise

Image
Nga Flori Bruqi








Ismail Qemal bej Vlora (1844-1919)

Ngriti flamurin ne Vlore. Firmetar i Aktit te Pavaresise. Kryetar i Qeverise se Perkohshme, Minister i Jashtem, diplomat, guvernator, atdhetar. Me 28 nentor, ngriti flamurin shqiptar ne Vlore. Deklaroi ne Vlore pavaresine e Shqiperise. Firmosi i pari Deklaraten e Shpalljes se Pavaresise me siglen "Ismail Kemal". Ne deklarate shkruhej: "Ne Vlone me 15/28 te Vjeshtes se Trete 1328/ 1912. Pas fjaleve qe tha z.Kryetari Ismail Kemal beu, me te cilat tregoi rrezikun e math ne te cilin ndodhet sot Shqiperia, te gjithe delegatet me nje za venduan qe Shqiperia me sot te bahet ne vehte, e lire e mosvarme".

Ismail Qemal bej Vlora u zgjodh kryeminister Qeverise se Perkohshme Ndihmoi levizjen e armatosur te shqiptareve ne kryengritjet e pergjithshme te viteve 1910-1912. Me 22 janar 1914 jep doreheqjen dhe pushtetin ja dorezon Komisionit Nderkombetar te Kontrollit. Largohet nga Shqiperia per ne Itali ku edhe vdes ne rrethana te dy…